Përse duhet vettingu

July 19, 2017 10:11

Përse duhet vettingu

 

Nga Bedri Islami

Reformë, antireformë. Sovranitet, ndërkombëtarë. Reformistë, antireformistë.Vendas, të huaj. Dorëheqje, qeveri teknike, rroftë 88-ta, poshtë 88-ta. Gjykatë Kushtetuese, Komisioni i Venecias, protesta, pritje me ankth, pyetje shprese: kur po fillon, si po fillon, me cilët do të fillojë?

Optimistë të pandreqshëm që presin nga Vettingu të bëjë gjithçka së mbari, deri edhe rrugët, buzëqeshjet, dashuritë. pesimistë të pandreqshëm që nuk presin asgjë dhe mendojnë se e gjitha është një lojë e pafund, që sillet rreth një kuji.

Kuji jemi ne, njerëzit.

Një gjykatëse e Gjykatës së Lartë merr 50 mijë euro për një vendim gjyqësor. Megjithëse e dënuar, ende askush nuk e ka shkarkuar zyrtarisht nga detyra.A e shqyrtoi kush pasurinë e saj? Sepse nuk ta do mendja se sapo e filloi lojën e pasurimit të pandershëm. Kush do ta bëjë? Kolegët e saj? Pika ne që presim!

Një anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që, pasi ka mbyllur përmes miqve, pushtetit dhe me proçedurë çështjet e nxehta të tij, mes të cilave edhe fitimet e pashpjeguara, marramendshëm të larta, tani na shitet si shef i një strukture që nuk thotë asgjë. Për më tepër është i lënduar se shteti po e përndjek. I “diplomuar” në kursin e plepave të Durrësit – është në gjendje ta sjellë dynjanë si thoshte dikur Hasan Zyko Kamberi. Ju kujtohet ai plaku bejtexhi , më shumë se një shekull më parë? Ai e kishte ditur se paraja hedh ujët përpjetë!

Çuditërisht, ky anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë nuk justifikon dot 2 milionë euro. Por as që i bëhet vonë për këtë. I ka kopsitur gjërat.

Në skenë del Fullani, i cili tani kërkon “me ligj” atë që deri tani ka marrë pa LIGJ. Një vjedhje spektakolare në bankën e Shqipërisë, kur ai ishte zoti i plotfuqishëm mund të kthehet në dobinë e tij, ndoshta edhe mund të dekorohet nga Nishani, pasi vjedhja mund të ishte shumë herë më e madhe. Pëfitimet e deritashme janë qesharake ndaj atyre që synon. Thonë se ka patur depresion nga shkarkimi i tij: ndoshta për këtë mori rrugët jashtë shtetit që të gjejë qetësinë!

Për të transferuar një prokuror që heton një çështje të nxehtë, paguhen në dorë 150 mijë euro.

Një qytetar thotë haptas se “të gjitha çështjet ku kam paguar, i kam fituar. Ku nuk pagova, kam humbur”.

Në parajsën e Lalzit kanë vilat e tyre shumica e strukturës gjyqësore.
Askush nuk e di si i kanë bërë dhe me cilat para.

Për më tepër askush nuk i pyet. Të paktën deri më tani.

Kryeprokurori i shtetit sapo ka shitur nje truall me vlerë miliona euro, por askush nuk e di se sa e ka blerë, nga cili, cila ishte vlera reale në kohën e blerjes, sa ka fituar nga shitja, dhe nëse ka paguar në kohën e duhur detyrimet financiare që rrjedhin nga blerjet, por edhe nga shitjet.

Drejtësi rrumpallë.

Një gjykatësi tjetër i “shitet” një vilë e stërmadhe me çmim rrogën e 10 ditëve.

Një gjykatës deklaron se ka marrë dhuratë nga motra, e cila jeton jashtë shtetit, mbi 250 mijë dollarë. Por motra është punëtore kopshti, jeton në një banesë me qira, nuk vjen në Shqipëri sepse nuk ka të holla, megjithëse ka dhuruar një çerek milionë dollarë. Ka pyetur njeri se ku është dëshmia e këtij dhurimi, si është bërë transferimi i të hollave, si janë fituar nga motra, etj. Askush!

Tani, disa haptas e disa tinzisht, nuk e duan Vettingun!

Janë kundër reformës, si një gjë e natyrshme. Mund ta dojë reformën 90 për qind e popullit, kjo nuk ka rëndësi. Nuk e duan ata dhe e kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

Kushërinjtë e vegjël e kanë dërguar tek kushërinjtë e mëdhenj!

Është dashur apo nuk është dashur reforma?

Është dashur apo nuk është dashur Vettingu.

Gjyqtarët janë hedhur në sulm për ta përmbysur atë. Pas tyre qëndrojnë politikanët dhe oligarkët. Sa më i dobët shteti, aq më të fuqishëm janë ata.

Vettingu nuk është i mjaftueshëm.

Duhet edhe ndëshkimi. Sjellja e çudtishme e faljes së mëkateve dhe e korrupsionit të pashoq do të sjellë një tjetër valë korrupsioni.

Kush ka frikë nga reforma?

Është e qartë: tre lloje të ndryshëm: drejtësia: prokurorë, gjyqtarë e avokatë, që nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ku janë shitur majmur vendet e punës e deri tek sekserët e avokatisë. Së dyti, politikanët, që mendojnë se shpejt vjen radha e Vettingut ndaj tyre. Pasuria e stërmadhe mund t’u pakësohet, por edhe mund të kalojnë vitet e mbetura diku tjetër. Së treti, oligarkia financiare, që deri më tani i ka mbyllur çështjet me paratë e pista.

Vettingu është i domosdoshëm. Më shumë se kaq, është jetik.

Bashkësia e gjyqtarëve dhe e prokurorëve kundër Vettingut në fakt është kundër nesh.

Duhet apo nuk duhet mendimi, dora apo vendimi i ndërkombëtarëve?

Është e gjitha në dorën e politikës, parlamentit, të një tresheje liderësh apo edhe të popullit?

Një popull që hesht është i destinuar të shtypet.

Mos e harroni këtë!

July 19, 2017 10:11
Komento

16 Komente

  1. Koba July 19, 13:51

    Keni shume te drejte.Z.Islami.Po a e dini saka pague Like Floriri per gjyqine tij??Plot 2.5 milio Euro.Gjykatesve u ra nga gjysem milioni per shoq. Relatorja qe Ariana Fullani.Po ajo siguroi dhe mandatin e dyte per te shoqin si guvernator.Ky i fundit fitoi 56 rroga mujore.Qe i ngelshin ne gryke.Gjin Gjoni ka marre pare rryshfet pa hesap. sidomos nga nje turk qe e lehtesoi me burgim ne shtepi dhe turku fajtor nu zhduk.Nuk po di robi i shkrete ke te kapi ma perpara.Vetingu duhet te behet me urgjence dhe tu konfiskohet pasuria e vene me korrupsion .Korrupsioni ka dale shume mbi uje.Beni nje skanim Gjirit te Lalzit apo RONHILLIT ne Tirane.

    Reply to this comment
  2. Koba July 19, 13:53

    Keni shume te drejte.Z.Islami.Po a e dini saka pague Like Floriri per gjyqine tij??Plot 2.5 milio Euro.Gjykatesve u ra nga gjysem milioni per shoq. Relatorja qe Ariana Fullani.Po ajo siguroi dhe mandatin e dyte per te shoqin si guvernator.Ky i fundit fitoi 56 rroga mujore.Qe i ngelshin ne gryke.Gjin Gjoni ka marre pare rryshfet pa hesap. sidomos nga nje turk qe e lehtesoi me burgim ne shtepi dhe turku fajtor nu zhduk.Nuk po di robi i shkrete ke te kapi ma perpara.Vetingu duhet te behet me urgjence dhe tu konfiskohet pasuria e vene me korrupsion .Korrupsioni ka dale shume mbi uje.Beni nje skanim Gjirit te Lalzit apo RONHILLIT ne Tirane.Z.Moderator po u vjen keq per Like Hajdut Floririn??

    Reply to this comment
  3. Dash July 19, 14:08

    SAKTE , bravo….

    Reply to this comment
  4. MOKO July 19, 14:43

    Ore analiste,perse si bini drejt problemit,e te thoni se ky sistem,eshte sistemi i pasurimit te maskarenjve,te hajnave,te krimineleve,te drogaxhinjve? Perse nuk tregoni se ky sistem eshte i pa fuqishem te sjelle drejtesi,te zhduke korupsionin,te favorizoje te varfrin,e te ndeshkoje grabitesin? Ku nje bote klasa e pasur eshte permbusur me ligje,ne cilin vend te botes,grabitja e pasurive te popullit i eshte kethyer te demtuarit? Vetem ligji i tokes,si ligj fashisto-komunist,hedh poshte kushtetuten dhe sistemin,rezon nenin e pare te asaj paçavure qe e ka votuar populli dhe basardohet sa here suan trustet,e korporatat e pushtetit.Mendoni se do zgjidhni gje me keto qe shkruani? Keto i dine te gjithe,se pak nga keto poshtersi i ka provuar ne kurizin e vet.Keto poshtersi kane vetem nje zgjidhje: NJE REVOLUCION QE TE MOS OYESE AS PER SALI,AS PER EDVIN,AS PER ILIR,E AS PER SOJIN E TYRE QE KANE VJEDHUR,GRABITUR,VRARE KETE POPULL. TE TJERAT,VETING,APO GJYQTARE JANE PORDHE ME NAGJAZME,PASI KEMI NGRENE GROSHET E REJA TE KETIJ VITI.Ju keshtu ju rekomandojne te shjruani,e merni ato para se do risni femijet,se nuk duhet te futen ne veting,vetem ghykates e prokurore e te lihen jashte si pa faj politikanet,e pushtetaret te te gjjitha niveleve.Ai ish senatori amerikan,nuk u muar me gjykatesit,por me Sali Berishen,dje,mos e haruat,me Saliun dhe femijet,po sa jane si Saliu ne politiken shqiptare sot,sa kane qene dje? A nuk kane vjedhur,nuk kane grabitur? E sa Fullanin,ate lerjani Erjon Braçes qe per nja dy vjet resht,vetem ate kishte shembull,per vjedhje,por per çudi e haroi,????

    Reply to this comment
  5. Arben July 19, 15:08

    VETINGU MUND TI DUHET BEDRIUT, SE POPULLIT

    SHQIPETAR I DUHET DREJTESIA.

    Reply to this comment
  6. Dr. Frankenstein... July 19, 16:22

    Me kete shkrim duket se fillove te kthehesh prape ne rrugen e zotit, Bedri. Qe edhe kesaj here i ke leshuar mesazhet e duhura si me pikatore, per kete s’po dua te ngacmoj me shprese se ne vazhdim do e shtosh dozen e kritikes kunder faktoreve reale te kasaj situate mizerable ne drejtesi, dhe jo vetem kunder atyre qe u sherbejne me koke ne thes interesave te tyre te ngushta. Shprehja e fundit eshte lapidare. Ajo eshte thelbi i asaj se ku duhet te perqendrohet kryesisht trajtimi i temave te analisteve. Ose me popullin, ose kunder popullit. Rruge te mesme s’ka !

    Reply to this comment
  7. ETHEM July 19, 16:37

    Z.BEDRI SHUME I SAKT SI GJITHMONE.POR VETINGU DO TE NGELET NJE SLLOGAN NE KETE VEND DERI SA TE VDES EDHE SHQIPTARI QE ENDE NUK KA LINDUR.TEK NE NUK DO BEHET KURR DREJTESI E MIRFILLT.SE ESHTE GJALLE SALIU.AI KA INFEKTUAR ÇDO GJYQTAR E PREKUROR QE KUR I DERGOI NE KURSIN E PLEPAVE.ATA NUK MUND TE DENOJNE NJERI-TJETRIN E CA ME PAK POLITIKANET SI SB E IM E LB E KO.JO ME KOT LIGJI ESHTE BERE PER TU ZBATUAR PAS 10-12 VJETESH.ATHERE SALIU,I BIRI DHE E BIJA E KANE GJERTUR FOLEN E FSHEHJES SE MILJARDAVE TE VJEDHURA.DHE NUK JANE VETEM KETA.NDONSE RAMA PO ULURIN QE VETINGU TE BEHET SA ME PARE DHE TE BEHET DREJTESIA E MUNGUARE,AI NUK PO E ZE ME NE GOJE GETDECIN,21 JANARIN,RRUGEN E KOMBIT.SIÇ DUKET I KANE AMNISTUARE DHE ATO SI SHUME TE TJEREA.DHE RAMA AKOMA PO QEVERISE ME MINISTRAT TEKNIK SE ESHTE I RRETHUAR NGA TE GJITHE:S’FUNKSJONON KUVENDI,KLD,GJYKATA,PREKURORI,SHISH.ETJ.DHE RAMES I KA NGELUR DEGJESA ME POOULLIN E NJEMIJEHALLEVE.BERI ÇUDI LISTA ME 100 PERSONA NE FB QE DISA E ANATEMUANE TRADHETI KOMBETARE.I PARI SALIU.DHE KAQ U DESH TE HIDHESHIN NE SULME FALANGAT E TIJ.RAMA DUHET TI BJERE KOKES SE KORRUPSIONIT.AI KETE E DI.POR KUSH DO I NDESHKOI PESHQIT E MEDHENJE..?NDAJ PO BLLOKOHET VETINGU DHE NUK KA PER TU DENUAR ASNJE I KAPUR PER VJEDHJE ME BLLOK NE FORE OSE QE KA VRARE NE MES TE DITES DHE PERSERI DEKLARON NE TOP-STORY:”PO TE KISHTE VAZHDUARE PROTESTEN. .AI NUK DO TE ISHTE MA..”KUPTOHET QE RAMA DONISHTE I VRARE ME URDHER TE TIJ SI DHE 4 PROTESTUESIT.KJO ESHTE TNERR.DHE ME MIRE NJE FUND I TMERRSHEM SE SA NJE TMERR PA FIND.MENDOJME QE KM RANA I DUHET DHENE KURAJO PER TE BERE SHTETIN QE KA PREMTUARE.OSE AI OSE ASNJE TJETER.

    Reply to this comment
  8. We People. July 19, 17:38

    STOP BEDRI ME KETO ARTIKUJ
    ANTIKOMBETARE GJUME-NDJELLES !!
    .
    CDO LLOJ VETINGU PER TE “PASTRUAR” DREJTESINE ME KETE KLASE POLITIKE KRIMINALE ESHTE “DIRTY JOB”…
    .
    VETINGU ESHTE NJE TULLUMBAC QE KA PLASUR ME KOHE..BASHKE ME SYTE QE I PLACIN BEDRISLAMIT !
    .
    VETINGU ESHTE JO VETEM ANTISHQIPTAR POR NJE GARANCI ABSOLUTE..NJE JELEK ANTIPLUMBI PER SALISATANAIN….SEPSE SIC KA NISUR VETINGU OSE DO STERGJATET PAMBARIMISHT…OSE DO MBAROJE PASI TE NGORDHUR SALISERBI…DHE LAPIDARI I TIJ DO JETE NGRITUR ME I MADH SE I ZOGUT KURVES BURGAJETIT
    .
    Dy here qeveria amerikane ka bere gafa qe kane lene gjurme ne histori
    E para
    ishin kampet e perqendrimit te amerikaneve me origjine japoneze ne WW2 nga 1941-1947 qe me ne fund I demshperbleu ne kohen e Reganit ne vitet 80 me miljarda dollare
    E dyta
    invazioni dipllomatik dhe I sherbimeve secrete amerikane ne vitet 1990-1992 nga Beogradi duke vene ne krye te shtetit shqiptar nje monster filoserb me emrin Saleh
    ka ardhur koha qe administrate amerikane te investigoje gafat dhe gabimet fatale nga dyshja anti-amerikane Rajersonovic-Biberovic.
    ka ardhur koha qe qeveria amerikane te investigoje lidhjet e disa zyrtareve amerikane me ish udb jugosllave ne dem te kombit shqiptar
    ka ardhur koha qe qeveria amerikane te investigoje dhe denoje zyrtarisht aktin e turpshem te marrjes pjese te kolonelit diplomat Rajeson ne fushaten elektorale ne janar-mars 1992
    ka ardhur koha qe qeveria amerikane te investigoje dhe denoje zyrtarisht aktin e turpshem te interferences rajersonit per arrestimin dhe denimin e Fatos Nanos si genocide antikomunist I panevojshem
    ka ardhur koha qe qeveria amerikane te investigoje se kush zyrtare amerikane dhe shqipare u “demshperblyen” me floririn e londres..dhe pse pikerisht u abuzua me florin e londres ?!
    Me ka zene lemeria qe kur ne Shqiperi honorable Donad Lu shpiku reformen per drejtesi,pas dekrinializimit te famshem,ku me I humburi doli Edi Rama dhe votuesit e 23 qershorit..me I fituari ..ylli ne ngjitje.
    Gjithe shtypi shqiptar ( edhe gazeta Dita) jane verbuar dhe nuk shikojne qe kjo eshte nje manover tip “kale troje” po behet per te reabilituar pergjithmone krimet e kupoles 2B dhe per te vendosur K/M ne 2017 gjarperin Lul Basha I cili do kujdeset me pas per mosprekjen e SRB-it dhe ne rast te ngordhejs se tij natyrale ti beje nje varrim madheshtor si DEMON kratit tjeter te tropojes mender me thene A.Hajdarit.
    Me e vogla qe mund te mendojme eshte se miqte tane po na konsiderojne si te Ferma e Kafsheve te George Orwellit…PSE
    ***
    Berisha nuk eshte se ka kryer krime.JO..Ai eshte treguar
    PERBINDESH
    KANIBAL
    MONSTER
    TERRORIST
    TRADHETAR
    DJALL…etj etj
    Dhe miqte tane e tolerojne se gjoja hodhi komunizmin qe eshte ne vetvete nje genjeshter kriminale qe nuk eshte vendi dhe koha ta argumentojme.Por le te analizojme disa krime te kesaj drakule te viqidolit qe nuk ka zog kurve ne bote ta shpetoje apo ta amistoje:
    .
    1-Ky MONSTER nuk duhet te falet kur drejtesia e Enverit denoi Hysen Shoshorin ne burg kurse ky kerkoi varjen ne litar.
    .
    2-Ky PERBINDESH nuk duhet te perdhoste PERSONALISHT me dinamit varrin e Enver Hoxhes ne nje kohe qe I ka pire kafen dhe I ka ndenjur te oxhaku..e deri te varkat..Nuk duhet te shkelte zakonin e malsorit
    .
    3-Ky DJALL nuk duhet te beje rolin e te “shtypurit nga diktatura” kur ajo I dha mundesine te kuronte jashte vajzen e tij me operacjone kozmetike…dhe deri ti fshinte bythen Andi Bushatit nipit te H.Kapos si BABY SITERES
    .
    4-Ky DEVIL per here te pare ne historine e Shqiperise jep urdher luftarak me Shik-un qe VERIU te pushtonte ushtarakisht JUGUN
    .
    5-Ky DEMON urdheron perdorimin e lendeve kimike luftarake (si Sadami ) ne Vlore-Gjirokaster..ku per fat dy pilotet atdhetare devijuan avjonet.
    .
    7-Ky FRANKESHTEIN MONSTER shkaterroi me themel ushtrine & shtetin ne 1997 ku si pasoje u vrane mbi 4000 shqiptare…dhe u pushtuam “miqesisht” nga te huajt
    .
    8-Ky QELBESIRE me xhenazen e Hajdarit,shpertheu K/M dhe pushtoi institucjonet dhe duhej ose burgim I perjetshem ose egzekutim ne rrethana renduese ( ah keto amerikanet qe e falen)
    .
    9-Ky MASKARA kreu nje genocid cnjerzor kunder fisit Haklajve duke perdhosur varrezat,duke vrare femije e pleq dhe duke I rrafshuar shtepite me dinamit
    .
    10-Kjo BISHE GJAKATARE urdheroi zhdukjen pa gjurme te Remzi Hoxhes se raportoi takimin TOP SEKRET ne Shen Naum me Milloshevicin dhe Grigorovin ( me dijenine e miqve)
    .
    11-Kjo NDYRESIRE lejoi dhe urdheroi personalisht furnizmin me nafte te Milloshevicit
    me kompanine Shqiponja me tritan shehu,gazidede dhe “shenjetorin “ Aleksander Meksi
    .
    12-Ky ESAT PASHE JUNIOR shiti me DEVILIN LUL pjese nevralgjike te detit Jon,ku Karamalisi e konsideroi fitoren me te madhe dipllomatike pas L2B
    .
    13-Ky MEGA TRADHETAR lejoi personalisht ndertimin e varrezave te ushtareve greke brenda territorit shqiptar egzakt sipas vijes se vorio epirit,kurse nga ana tjeter varrosi ceshtjen came
    .
    14-Ky NAZISKIN heq tabelen e masakres 4 Shkurtit dhe e zevendeson me figure filo XHAFERR DEVISTE
    .
    15-Ky I PABESE ndersa I vuri pinjollit te Zogut kallashnikovin ne 1993,kurse pas dy dekadash ketij tradhetari I ngriti lapidarin
    .
    16-Ky SHQIPTAROFAGOS ne nendor 2012 me agresivitetin dhe nga provokimet e tij u be e mundur te digjen dy greviste te urise te te perndjekurve politike ( kujtojme qe I gjori Arvizu dhe I shkreti Nishani I vizituan nga dy here ata)
    .
    17-Ky MOBSTER NDERKOMBETAR dogji me biznesin e tij kriminal ne Gerdec 26 skllever..dhe pas kritikave dhe akuzave..i thote NY-TIME-it leter higjenike..dhe asnje amerikan nuk reagoi
    .
    18-Ky NEO FASHIST vrau 4 veta ne bulevard ne 21 janar 2011…dhe cuditerisht fshiu bythen me ca ekpertiza profesinale te FBI…prape heshten miqte amerikane..biles Arvizu e quajti burre shteti
    .
    19-Ky NEKROFAG me gestapon e tij private egzekuton Kosta Trebicken dhe e ndihmojne ca miq te tij ne Virxhinia qe te gjeje nje ekspert per ta mbuluar kete akt mafjoz.
    20-Ky MAFJOZ nderkombetar se bashku me DEVILIN LUL grabisin dhe me ca mafjoze te huaj me kollare rreth gjysem miljardi dollare ne Rrugen e Kombit qe mbahet rruga me shtrenjte ne bote…fatkeqeisht ne vendi me te varfer te Europes
    .
    21-Ky KRYHAJDUT ka bere dhe shume krime ekonomike si tejkalimi I borxhit publik,shitje hidrocentralesh,1 miljard borxhi I biznesit,aferat me CEZ-in.ALBETROLIN,ARMON etj etj qe jane te panumurta
    ***
    Nga sa me siper del konkluzion se SALI BISHA eshte kriminel shumedimensinal por jo fajtor.
    Fajtori nr 1 per sot per sot eshte nenpunsi Donald Lu qe ka numrin e syzeve ekstra ekstra LARGE
    Fajtori nr 2 per sot per sot eshte EDI RAMA qe ka tradhetuar 21 janarin dhe 23 qershorin se e kane tredhur..plotesisht
    Fajtori nr 3 jane mediat shqiptare ku perfshihet BEDRIISLAMI qe per ti thene nje te vertete..i bien nga Kina
    ***
    Pas mos ndeshkimit te Monstres Berishe per disa kryekrimet e tij..sidomos per masakren HITLERIANE te 21 janarit me keqardhje kemi drejte te mendojme se:
    Amerikanet po bejne gabimin e turqeve para 500 vjeteve ku I kane ndare shqiptaret ne armiq te betuar ne socialiste dhe demokrate (turqit na ndane ne myslymane dhe te krishtere)..dhe ne vend te ballaban pashes dhe hamza kastriotit shohim berishen dhe bashen….dhe analoge eshte enverhoxha ne rolin e skenderbeut..
    .
    DY THENIET E FUNDIT TE DIPLLOMATIT AMERIKAN (PICCOLE GRANDE) BRIJAN YEE

    -SE SHQIPERIA ( + B/PERNEDIMOR) DO 30 VJET TE HYJE NE BE
    .
    DHE E DYTA….OFERTA E TIJ E DYSHIMTE PER NJE QEVERI MIDIS IMPOTENTIT POWERFULL EDI RAMA DHE MONSTRES LUL BASHA DUHET TE ISHTE SUBJEKTI I ARTIKULLIT TE BEDRISLAMIT….DHE TI DREJTOHEJ ZOTIT BRIJAN YEE ME KETO FJALE:
    .
    PSE KJO POLITIKE ANTIAMERIKANE DHE ANTISHQIPTARE ZOTI YEE ?
    .
    PSE PO EKSPERIMENTONI SI NE NJE FERME KAFSHES TE ORWELLIT ?

    Reply to this comment
  9. boll bedri se na i shpife ! July 19, 19:15

    Perse duhet vetingu? pyet artikullshkruesi shurdh-memec …

    Krimet e saliberishes nuk kane nevoje per veting..biles vetingu eshte nje nje poshtersi kriminale e disa hallkave antishqiptare ne washington & bruksel dhe shume politikaneve me bole ne euro-amerike qe berishtrigu i mban ne ankth se nqs ai hap gojen….nje SALIGATE do perplaset ne kancelarite atllantike dhe nuk dihet si shkon fundi.

    pse vetingu i donald lu leshit duhet te filloje nga berisha i tij dhe pastaj te drejtesia ?

    Sepse Sali Buthisha ka në ndërgjegjën e tij njëzet vjet krime, e jo vetëm shkaktuar prej pushtetit të tij personal të ushtruar dhunshëm, por edhe si pjesëmarrës direkt në krime të përbindshme siç janë vrasja e 26 njerëzve në Gërdec, ku protagonist ishte edhe ish-ministri i Mbrojtjes,

    Fatmir Mediu, i cili i ka shkarë drejtësisë vetëm për shkak të imunitetit si deputet, çfarë është një skandal sepse nuk ka imunitet që e mbron shkaktarin e krimit qoftë ky deputet, ministër apo kryeministër i një vendi. Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza dhe të jap llogari për SHIK-un e tij, këtë mekanizëm monstruoz, që pasi e torturoi, e vrau dhe e zhduku pa gjurmë veprimtarin e UÇK-së, biznesmenin

    Remzi Hoxha, që duhej të ishte shpallur Martir i Atdheut. Sali Berisha duhet detyruar të tregojë se çfarë di për këtë krim, si e pse e bëri kreu i shërbimit të tij sekret Bashkim Gazidede këtë masakrim barbar dhe për llogari të kujt, të Serbisë apo Sali Berishës personalisht, sepse kanë dalë dyshime serioze e të besueshme se Remzi Hoxha është vrarë mbasi kish nisur të hetonte takimin sekret të Sali Berishës me xhelatin e shqiptarëve të Kosovës,

    Sllobodan Millosheviçin në Ohër. Me këtë rast Sali Berisha duhet të sqarojë para togave të zeza a ka pas ndonjë lidhje me shërbimin sekret UDB të ish-Jugosllavisë e si rrjedhim Serbisë sepse rezulton që edhe në kohën e embargos ndaj Serbisë kompanitë e klanit të Sali Berishës furnizonin me naftë përmes Muriqanit Malin e Zi me destinacion Beogradin, naftë me të cilën punonin tanket serbe që bënin gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës. Sali Berishës i duhen vënë prangat për shumë e shumë krime që ka bërë mekanizmi i tij shtetëror i kthyer në një shërbim sekret personal, por para së gjithash për krimin e përbindshëm kur vrau katër njerëz të pafajshëm që nuk po bënin kurrgjë në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit” veç protestonin paqësisht. Sali Berisha jo vetëm që ka qenë në zyrën e tij ku ka ndodhur kjo vrasje prej trupave të Gardës, por ai e ka ndjekur situatën dhe janë të gjitha gjasat që mbeten të vërtetohen se ka qenë urdhëri i tij personal për të qëlluar mbi demostruesit paqësorë, aq më tepër se ai krijoi rrethana për të zhdukur gjurmët e krimit, akt antiligjor që duhet ti konsiderohet gjithashtu krim.

    Sali Berisha duhet të hetohet në lidhje me vrasjen e Kosta Trebickës, shqiptaro-amerikanit i cili ishte dëshmitar i çështjes “Gërdeci”, e kishte dëshmuar se i biri i Sali Berishës ishte pjesë e skemës së kompanisë fantazmë që fitonte para në mënyrë të paligjshme prej demontimit të armëve në Gërdec dhe u bënë shkaktarë për vrasjen e 26 njerëzve duke përfshirë gra e fëmijë. Për këtë krim të përbindshëm, Sali Berisha duhet të jetë në bankën e të akuzuarit bashkë me të birin

    Shkëlzen Berisha, i cili, është e ngjashme që nëpërmjet rrethit të besnikëve të tij të ketë organizuar “aksidentin” e dëshmitarit kundër tij,

    Kosta Trebicka. Në këtë rast duhet që prokuroria të hetojë se si ndodhi që dëshmitari kryesor kundër djalit të kryeministrit nuk kishte mbrojtje të veçantë në bazë të ligjit që i mbron dëshmitarët e një çështje kaq të rëndësishme ku është bërë një krim masiv. Sali Berisha duhet të arrestohet e të përballet me drejtësinë përveç krimeve të vrasjes së njerëzve edhe për krimet ekonomike të bëra në kohën kur ai ishte kryeministër dhe korrupsioni ishte metodë pune e qeverisë dhe e ministrave të tij

    . Akoma më tej Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza për të sqaruar cilat janë lidhjet e tij me mafiozin serbo-boshnjak

    Damir Faslliç, i cili nëpërmjet vajzës së Sali Berishës që bënte avokaten e tij, ka blerë prona në Shqipëri dhe ka marrë pjesë edhe në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare çfarë përbënte një precedent të rrezikshëm për sigurinë e Shqipërisë. Duhet kuptuar nga të gjithë se arrestimi i Sali Berishës nuk duhet të bëhet për hakmarrje por për drejtësi dhe se me daljen e Sali Berishës dhe ministrave të tij hajdutë para gjyqit në Shqipëri do të marrë fund mendësia e mos ndënshkueshmërisë të atyre që duke shfrytëzuar forcën që u jep pushteti bëjnë krime njerëzore dhe ekonomike, vrasin, vjedhin e plaçkisin pasuritë kombëtare. Sali Berisha nuk mund të falet nga asnjë instancë shtetërore, parlamentare, nga asnjë shtetar apo politikan sepse kauza e drejtësisë është kauza e sovranit, i cili di të zgjedhë, të japë pushtet, por edhe ta heqë pushtetin edhe të rrëzojë me të drejtën e vullnetin e tij si sovran. Askush nuk ka të drejtë të nëpërkëmbë ligjet e drejtësinë duke i falur krimet që janë bërë mbi popullin. Viktimat e 21 janarit 2011 në varr kërkojnë drejtësi, 26 viktimat e Gërdecit kërkojnë drejtësi dhe këtë drejtësi që kërkojnë viktimat nuk mund tua mohojë askush nga qeveritarët apo organet e drejtësisë, në mos një ditë edhe ata do të japin llogari bashkë me krimet e Sali Berishës e bashkëpunëtorëve të tij.

    Reply to this comment
  10. MH July 20, 01:31

    Përse duhet vettingu!

    Kete e dijne dhe foshnjet.Po ti ke semundje per tu shitur dhe nuk mund te rrishe pa ba zhurme.Kjo histori ka ma shume se 1.5 vite afer dy vitesh qe zien e gumzhin politika ne shqiperi.Po te mos e dinte mileti nuk i jepnin voten PS me 74 deputet.
    E nese ky terme kontrollit po te lindete para 2-3 ditesh,ti do te kishe te drejte te na spjegoje.Ndaj reduktoi pake shkrimet filozofike sepse per dike edhe te urojne por per dike tjeter edhe te klasifikojne si ne rontegenoskopi.Oh sa parimor dhe i ndershem je me karater.

    Reply to this comment
  11. alphade July 20, 02:36

    Z. Bedri ! Vettingu duhet per t’i martuar “gjyshet”, thote nje miku im,te gjithe horrave,vakabondeve, huliganeve,
    ne drejtesi,administrate,kudo qe ka vene me porosi te
    kryekriminelit te Vicidolit, te cilet deri ne kete cast
    qe po shkruaj keto rreshta vazhdojne te zvarriten si minj
    neper gjirizet e ujrave te zeza te shtetit shqiptar me nje
    qellim te vetem te mbrojne familjen dhe pasurine miliard-
    ere te Vicidolasit dhe duke mbrojtur kete mijt e drejtesise
    dhe te administrates shteterore mbojne veten nga ” mur-
    rtaja e zeze” qe po afrohet ! Keta perbindsha e monstra te drejtesise nuk do t’i shpetojne perballimit te madh sepse kete Vetting po e ben BE-ja dhe SHBA-ja ,se po
    te ishte per lidershipin shqiptar kurre nuk do te behej
    Vettingu ! Ah,per pak harrova : ” Skeni pare gje akoma”

    Reply to this comment
  12. Gezimi July 20, 19:53

    Vetingu eshte real kur prej tij e pesojne ato qe qendrojne pas bythes Rames. Vetem atehere beson populli se ka Veting. Ndryshe, ka vetem nje lufte klasash qe natyrisht nuk mund te quhet Veting.

    Reply to this comment
  13. Gezimi July 21, 14:32

    Ketu nuk botohen komentet per nje Veting dhe hajde prit pastaj vete Vetingun/

    Reply to this comment
  14. Dhimbia e madhe. August 9, 23:29

    Shume zhurme per asgje me sa po shohim.Fatkeqesi kombetare.
    Dhimbia e madhe.

    Reply to this comment
  15. saimir August 10, 10:17

    vetingu kthen nenin 55 agjitacion e propagande

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*