Pse e mora Arturin si shembull të Kazanit

November 12, 2017 00:06

Pse e mora Arturin si shembull të Kazanit

 

Bedri Islami

Në shkrimin tim, botuar dje në DITA dhe përcjellë në disa portale të tjerë kam përmendur njërin ndër gazetarët e njohur, Artur Zheji. E kam përmendur jo pa u menduar, e po ashtu, jo rastësisht.

Kam patur disa arsye përse e kam bërë këtë. Megjithëse i gjithë shkrimi im, me idenë se gjithnjë e më tej media po bëhet e pabesuar mund të qëndronte edhe pa shembullin që citova,përsëri, duke e marrë me mend se do të kishte një replikë, i qëndrova mendimit tim. Nuk kisha qenë i gabuar. Zheji bëri replikën e tij, e cila është e natyrshme, por edhe , mendoj, mirëdashëse, por jo për atë ide për të cilën kisha shkruar.

Por, le të sqaroj përse e përmenda emrin e tij.

Së pari, Zheji është gazetari më i njohur dhe më i aftë mes gjithë atyre që me arsye e pa arsye, janë rreshtuar ashpërsisht kundër qeverisjes së Ramës e më shumë kundër tij si figurë politike. Mendova se nëse duhej të merrja një shembull, duke e pasur të qartë për vete e  ndoshta edhe duke mos e sqaruar mirë, do të ishte ai i Zhejit. Për shumë kohë Zheji ka qenë ndër gazetarët e besuar të vendit. Si korrespondent në ato vende ku ka shërbyer, ka qenë brilant. Këtë e pranoj, edhe pa më sjellë emrat e disa nga miqve të mi të afërt, sepse nuk kam nevojë për vërtetimin e tyre. Ndoshta, në atë kohë ata as që e njihnin Zhejin.

Por kjo nuk do të thotë se për hir të kohës që shkoi, të jetë i njëjti edhe tani. Gjërat ndryshojnë, ndryshojnë edhe njerëzit. Zheji i sotëm, në mendimin tim, nuk është i djeshmi.

Si pak të tjerë, i di edhe punët që ka bërë Zheji në dobi të Kosovës. Edhe nëse nuk do i përmendte në replikë, kjo është një vlerë në jetën e tij, por nuk më pengon që sinqerisht t’i them se egërsia dhe mllefi në shkrimet e debatet e sotme nuk e bëjnë atë më të besuar, dhe kjo është tema për të cilën kam shkruar.

Çfarë po ndodh aktualisht me vetë atë, Zhejin. Ai po kthehet në një gazetar i “lexueshëm”, ende pa filluar të flasë. Tashmë në diskursin e tij nuk ka asgjë të papritur, asgjë ndryshe nga të tjerët. Ai, (çka nuk e kam pritur), po kthehet si të tjerët. Kur kthehet ai, çfarë pret nga një tufë mediokre ,të cilët nuk e kanë vendin në gazetari? Dhe solla shembullin e tij.

Së dyti, Zheji i takon rrethit të ngushtë të miqve të dikurshëm të Ramës. Një ditë të ardhshme mund të jenë përsëri miq. Jo rastësisht , shumë nga miqtë e dikurshëm , sot janë ndër kundërshtarët e vazhdueshëm të tij. Dhe, më vjen keq, ai bën pjesë në atë rreth medial, i cili edhe kur nuk gjen shkak, mjafton të flitet për Ramën dhe e shohin gjithçka në të zezë. Duke formuar kështu një bashkësi hidhërimesh e vreri medial, të cilët, edhe kur kanë të drejtë, e humbin besueshmërinë e tyre, pasi, më shumë se sa fakti i zbardhur, sillet hamendja dhe zemërimi, e herë pas here, vreri.

Unë nuk i takoj atij brumi që beson se Rama po bën mrekullira. Por ende besoj se, ndër të tjerët që u vërvitën në garën e qershorit, ai ishte më i besueshëm, sidomos duke marrë parasysh se cilët kishte përballë. Dikush mund të hamendësojë se pas shkrimeve të mia qëndron interesi. Nuk i kam borxh qeverisë së Tiranës, por edhe të Prishtinës asnjë cent të vetëm, dhe, megjithëse i emëruar si këshilltar politik i presidentit të Kosovës, Thaçi, nuk paguhem për këtë.

Së treti, besoj ende se nuk ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, ndryshe nuk do të kishte guximin të radhitej kundër tij që në krye të herës, dhe, nëse shkrimi im ka tingëlluar në një kah të kundërt, jam i gabuar, por kazani e bën të tillë.

Babain e tij e kam takuar vetëm një herë në jetë, në shtëpinë e mbushur me libra, rrëmujshëm, kur shoqërova dajën e nënës sime, Arif Gjylin, që, me aq sa më tha për të dhe me aq sa lexova më pas në përkthimet e mrekullueshme, është e mjaftueshme ta nderoj gjithnjë. Nëse Zheji në replikën e tij shton faktin se ai dhe familja e tij janë ndjekur nga sigurimi i shtetit, unë mund të shkoj edhe përtej saj: familjes sime i janë marrë jetë nga kjo strukturë. Nëse Zheji siguron se nuk ka qenë pjesë e kësaj strukture, unë vazhdoj ta besoj, por kjo nuk është e rëndësishme në këtë debat.

Ka shumë analistë, që ai i njeh, i njoh edhe unë, që kanë qenë pjesë të kësaj strukture dhe sillen mediave, të shkruara e vizive, duke tundur flamurin e demokracisë. Nëse një minutë të vetme, një sekondë të jetës sime, do kisha qenë pjesë e kësaj strukture, nuk do të kisha qenë më asnjëherë i pranishëm në media, ndërsa ata që ishin dje, e janë edhe sot të gatshëm të shiten, janë në të njëjtin kah të asaj media kazani, ku mllefi e dërgon edhe Zhejin. Ai i njeh, i njohin edhe të tjerët,ata vazhdojnë të hedhin po atë vrer, të sorollaten nëpër këmbët e mediave dhe, më shumë se nga gjithë të tjerët, media e humb besimin prej tyre.

Zheji nuk ka nevojë të ia mbushë mendjen askujt se nuk ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit dhe as që ka punuar për shërbimet e huaja. Po të kishte qenë, dosja e tij do të ishte bërë e ditur sa herë që ka vërshuar kundër tyre. Sot, dhjetëra analistë mburren se janë në kontakt me shërbimet e huaja, se kanë marrëdhënie me to, se marrin e përcjellin informacione, edhe kur nuk janë, sepse i duket shenjë nderi, dhe unë, i pandrequr, përsëri nuk e besoj se Zheji mund të mburret prej tyre. Ose, ai ka ndryshuar gjithandej. Kjo është njëra ndër gjërat që nuk e pranoj kurrsesi.

Unë e besoj Zhejin në atë që shkruan për jetën e tij. Por kjo nuk më bën të heq dorë nga mendimi se shumica e mediave, po kthehen në një kazan, se shumë nga gazetarët po e humbasin dinjitetin dhe nuk dua, as të mendoj se ai, një ditë, mund të jetë në këtë anë. Një mendje si e Zhejit, shpresoj një ditë, do e humbasë durimin me sharlatanët që përpiqen t’i ngjajnë.

Lexova disa nga shkrimet e fundit të tij. Më vjen keq ta them, por vendin e analizës së ftohtë, të menduar e, mbi të gjitha , të besuar, e zënë hamendjet, shfrimi i dufit dhe sjellja në rrethin vicioz të fjalës që nuk përcjell mendimin e dikurshëm real e të saktë të tij. Është e drejta e Zhejit të jetë kundërshtar i qeverisë “Rama” dhe i vetë Ramës personalisht, por askush nuk më heq të drejtën të kem mendimin tim se kjo, le të themi, çoroditje, e bën atë jo të besueshëm si më parë.

Dhe kjo më kthen në fillim, tek ajo që është kryesore: Përse  media nuk është më e besuar?! Përse njerëzit e dinë, ende pa e hapur gojën një analist, se çfarë ka në mendje dhe se çfarë do të thotë? Përse analistët, edhe në panele, ndahen majtas e djathtas, si ushtarë që do të sulmojnë njëri tjetrin? Përse njerëzit ndjekin me interes një emision të Dritan Hilës, edhe pse ai është i njohur si kundërshtar i Edi Ramës apo i rrënimit të shtetit, ndërsa shumë emisione të tjera po bëhen bajate?

Mua më vjen keq që një mendje si e Zhejit bëhet e lexueshme, sepse nuk ka qenë kështu. Dhe kjo duhet ta trazojë atë, mua, të tjerët, më shumë se një hamendje e shtypit apo një lapsus ende i pasqaruar si duhet nga unë. Por, e përsëris: Që edhe ai po bëhet “i lexueshëm” ende pa shkruar dhe ende pa folur,  kjo më trishton. Sepse kam besuar tek fuqia e pavarur e fjalës së tij.

Së fundi, jo rrallë herë, ne (po e fus edhe veten tek analistët) ngutemi të agresojmë edhe pse faktet nuk i kemi. Pesë minuta pasi u shpallën prefektët e rinj të vendit, Basha i quajti banditë dhe media heshti. Disa u bashkuan me të. Shkuan edhe tej tij. Nuk mendojmë se pas një emri është një jetë, një familje një fis, ndoshta një staturë politike e ndershme sa nuk ka më. Por kur,qoftë edhe pa u trajtuar si duhet, citohet emri ynë, zemërohemi.  Sepse , edhe ne, kemi një emër, një familje, një fis, një jetë. Nëse do të mendonim , ashtu si e duam për vete emrin tonë, nuk do të nguteshim. Dhe mund të ishim më të besuar.

Për mua, kjo ka rëndësi. Nëse në shkrimin tim jam i keqkuptuar, atëherë nuk kam qenë i zoti të përcjell si duhet një mendim, që është i qartë në veten time.

*****

Replika e A.Zhejit mund të lexohet duke klikuar KËTU

November 12, 2017 00:06
Komento

16 Komente

  1. Lili November 12, 01:11

    O bedri zeza,po ti je ma i «  lexuari » se gjithe te tjeret ketu…
    Ende pa e filluar e dime se si do perfundojne shkrimet : i lexojme vetem per te qesh e per te pare se si «  mendja » juaj_ tash nuk po cuditem per deshtimet e qeverise Thaci_ do t’i qendise marreziate…. vetem kaq se asgje tjeter nuk mesojme prej jush..pos si te mblohet muti me shurr…

    Reply to this comment
    • kamy November 12, 06:12

      Te nderuar lexues
      .
      Materiali i meposhtem eshte shkruar nga Kastriot Myftaraj qe eshte nje njeri teper negativ..por dy kryemonstrave te shtypit shqiptar
      ……
      1-Blendi Fejziut
      2-Artur Zhejit

      i ka bere nekrotafine mediatike qe tregon se sa i nxire sa i peshtirosur eshte kazani yne mediatik
      .
      Ju lutem mos hezitoni te lexoni se eshte shkrim i gjate por do te mesoni se sa ndyresi ka te personi monster me emrin Artur Zheji

      Lexim te kendshem !!

      Një biografi e Artur Zhejit, Kalorësit të Fjalës së Gënjeshtërt
      .I
      Jeta private e një njeriu, qoftë ky edhe person publik, nuk mund të jetë në fokus të kureshtjes publike përveç rastit kur vetë ajo interferon në sferën publike, si në rastet kur ky person përfiton prej saj për të ndërtuar profilin e tij publik, ashtu dhe në rastet kur e përdor ndikimin e tij publik për të siguruar privilegje për njerëzit e tij të afërm. Artur Zheji është padyshim një njeri publik, një analist politik i ekraneve, i cili nga karrigia e analistit në studio televizive kalon në kolltukun e drejtorit në institucione të ndryshme, madje tenton edhe karrigen e deputetit, duke konkuruar në zgjedhje si kandidat për deputet. Në këtë periudhë ai është në pritje të ankthshme për t’ u ulur përsëri në kolltukun e drejtorit të Radio-Televizionit Shqiptar (publik), pritje kjo që është shtuar për shkak të vonesës në zgjedhjen e Këshillit Drejtues të Radio-Televizionit, i cili emëron drejtorin e përgjithshëm.
      2…..
      Është mirë që shqiptarët ta dinë se cilët janë moralistët e ekraneve televizive, ata që prezantohen në studio si analistë, por meqënëse analiza është një zeje e vështirë të cilën as që e njohin, përfundojnë duke bërë gjënë më të lehtë, moralistin politik. Aq më tepër kur analisto-moralistët janë nga ata që marrin periodikisht edhe poste publike.
      Në filmin “Chicago” (2002), një femër naive, e quajtur Roxie (luajtur nga Renee Zellwegeer) hyn në një klub nate ku shikon e mrekulluar një këngëtare dhe kërcimtare të famshme (e luajtur nga Catherine Z. Jones), e cila ishte duke arritur sukses të madh me “All that jazz”. Roxie, e cila ëndërron të bëjë një karrierë të madhe artistike bie në duart e një menaxheri të rrejshëm, i cili i premton suksesin, por në fakt dëshiron vetëm të abuzojë, duke bërë seks me të. Rreth 30 vite më parë kështu i ndodhi një femre në Shqipëri, e cila pa te Artur Zheji princin e kaltër të letërsisë i cili do të shkruante kryevepra falë frymëzimin prej saj. Kryevepra erdhi në formën e një fëmije jashtë martese së cilës Arturi i dha mbiemrin që kishte patur i ati i tij para se ta ndryshonte mbiemrin e familjes. Dhe kjo ndodhi në kohën që Arturi mbante si mbiemër zyrtarisht mbiemrin letrar informal të të atit. E gjithë kjo është një kryevepër në llojin e vet. Ose më saktë “vëllimi i parë” i kryeveprës.

      2
      “Vëllimi i dytë” i kryeveprës, me autor Artur Zhejin, erdhi në vitin 2013. Në periudhën e paszgjedhjeve të vitit të kaluar, para se Berisha të largohej nga pushteti, Artur Zheji arriti të siguronte që, me një vendim të posaçëm të qeverisë, vajza e tij jashtë martese Gerarta Ballo të punësohej si diplomate, duke marrë postin e sekretares së parë në Ambasadën e Shqipërisë në Itali. Emërimi u bë me sugjerimin e Ministrit të Punëve të Jashtme të kohës, Aldo Bumçi, për merita të veçanta të Gerarta Ballos. Cilat janë meritat e veçanta të saj, kur ajo nuk di as gjuhën shqipe, jeton në Itali që nga mosha pesë vjeç, dhe në moshën 28 vjeç kur u emërua në këtë detyrë diplomatike, nuk kishte bërë praktikisht asnjë punë në jetën e saj, në bazë të së cilës t’ i njiheshin merita të veçanta? “Merita e veçantë” e saj është një term i panairit të gënjeshtrave, për të cilin ka shkruar Arturi në një artikull shumë të qarkulluar edhe në median sociale. Merret vesh, e vetmja meritë e veçantë e saj ishte fakti se ajo ishte vajza jashtë martese e Artur Zhejit. Qeveria “Rama” i largoi nga detyrat të gjitha të emëruarit nga PD në diplomaci në përfaqësitë tona diplomatike në Itali dhe gjithandej në botë, të cilët i përkisnin kategorisë së Gerarta Ballos. Por vajza e Artur Zhejit i mbijetoi këtij spastrimit. Duket se Gerarta ishte bërë “Rilindase” socialiste me firmën e Saliut! Natyrisht se Arturi nuk është i kënaqur me kaq nga qeveria e sotme. Ai do edhe një post për vete, siç do të tregoj më tutje.

      3
      Shumë shpesh teleshikuesi dhe lexuesi shqiptar gjendet në pozitën e Roxie, në raport me disa analistë të televizioneve dhe të shtypit, të cilët herë na shfaqen si analistë, herë si politikanë (kandidatë për deputetë), dhe herë si zyrtarë të rëndësishëm të shtetit, me rroga, privilegje dhe mundësi të shumta për të bërë abuzime financiare, duke siguruar përfitime të mëdha. Ashtu si Roxie, pjesa më e madhe e teleshikuesve shqiptarë gënjehen pikërisht atëherë kur besojnë se kanë hyrë në shtegun e së vërtetës.
      Për marrëdhënien “Roxie-manaxher i rrejshëm” të teleshikuesit dhe lexuesit shqiptar me analistët unë do të veçoja artikullin e Artur Zhejit “Panairi i gënjeshtrave”, i botuar në gazetën “Panorama” në 25 nëntor 2013. Artikulli nis me një definicion të gënjeshtrës që ndiqet nga një opinion mbi vendin e gënjeshtrës në shoqërinë shqiptare: “Gënjeshtra është, dhe kjo nuk ka nevojë për vërtetim, një realitet i mbramë dhe i mbrapshtë i natyrës njerëzore. Një shpikje apo një nevojë, një skutë apo një armë, përdorur gjatë betejave të mundimshme për t’ u përshtatur gjatë evolucionit të racës njerëzore. Është pra dhe themeli mbi të cilin ngrihet e lartësohet më e shumta e marrëdhënieve njerëzore. Një themel që përcaktohet nga natyra vdektare e njeriut, ndoshta qëkurse njeriu i parë mbi tokë vrau tinëzisht dhe mbas shpine vëllain e vet të parë. Mirëpo ky themel i shpikur nga dobësia, sot është, në Shqipëri një stil dhe mjeshtëri e pashoqe. Pra, jo vetëm themel i padukshëm, por edhe mure, edhe dritare, edhe çati, edhe stil jete publike”.

      4
      Kështu shkruan Artur Zheji, i cili me këtë i jep gënjeshtrës, nga njëra anë një origjinë natyrore (gjenetike), kur përmend evolucionin natyror, nga ana tjetër i jep një origjinë mbinatyrore (religjioze), kur përmend një nga mëkatet fillestare të njeriut biblik. Zheji si gjithmonë është konfuz, irracional, pikërisht atëherë kur kërkon të krijojë përshtypjen se ka gjetur fillin e arsyes. Nëse origjina e gënjeshtrës në natyrën e njeriut është ajo që thotë Zheji, atëherë gënjeshtra dhe vetë të gënjyerit është një diçka organike te njeriu, ashtu si frymëmarrja, dhe këtu merr fund çdo fajësim i njeriut si gënjeshtar. Gjithsesi, mendimi i Zhejit mund të ishte interesant nëse do të ishte monologu i një personazhi të një drame postmoderne, por ja që çuditërisht është nisja e një artikulli në një gazetë të përditshme?! Është simptomatike që Zheji niset të bëjë një artikull moralizues dhe denoncues për vendin që ze gënjeshtra në shoqërinë shqiptare (“Panairi i gënjeshtrave”, që është titulli i artikullit, i referohet shoqërisë së sotme shqiptare), dhe e nis këtë duke bërë apologjinë e gënjeshtarit, meqënëse e quan gënjeshtrën fatalitet gjenetik ose transhedental, sipas pikëpamjes së gjithësecilit mbi botën. Qartësisht Zheji, në subkonshin e vet ka ndjerë nevojën për një apologji. Koncepti i Zhejit për gënjeshtrën pasqyron padyshim eksperiencën formuese të tij në mjedisin krejt të veçantë familjar ku lindi dhe u rrit.

      Në kohën e pushtetit popullor,alias diktaturës komuniste (Arturi ka lindur në 1961) shumë familje qenë të detyrara ta praktikonin gënjeshtrën e ngritur deri në art, për të mbijetuar, të bënin një jetë të dyfishtë, duke u përshtatur në dukje, me realitetin e kohës, që të mund të mbijetonin në një mjedis shoqëror armiqësor.

      5
      Familja e Arturit nga babai ishte dyfish e papëlqyer për dikaturën komuniste. Gjyshi i Arturit nga babai, Spiro Ballo (1901-1989), kishte qenë oficer i rangut të lartë në Ushtrinë e kohës së Monarkisë, si dhe në kohën e Italisë fashiste. Për këtë arsye, Spiro Ballo pas vitit 1944 pati probleme me regjimin komunist, i cili i konfiskoi shtëpinë, si dhe nuk i dha asnjë punë, as sa për të siguruar jetesën e familjes. Por Spiro Ballo kishte kushërirë Vito Kondin, e cila u bë gruaja e cila u bë gruaja e udhëheqësit të rëndësishëm komunist, Hysni Kapo. Vito Kapo i ndihmoi djemtë e Spiros në mënyrë që ata përveç të tjerash të mund t’ i jepnin dhe një rrogë informale babait të tyre. Vito Kapo, e cila i ndihmoi djemtë dhe vajzën e Spiros që të shkolloheshin dhe të merrnin vende pune të mira, i këshilloi që në shkollë dhe në punë të mbanin mbiemër tjetër, jo atë të familjes. Kështu që të tre fëmijët e Spiros morën mbiemrin e fshatit të tyre të origjinës, “Zheji”.

      6
      Njëri djalë i Spiros, madje e ndryshoi mbiemrin edhe në regjistrin e Gjendjes Civile, duke e bërë Petrit Balla. Siç shihet i ndryshoi një gërmë. Ky Petrit Balla është Petro Zheji, babai i Artur Zhejit. Kështu, Petrit Ballo u bë Petrit Balla dhe me këtë emër firmoste në bordero kur merrte rrogën dhe shpërblimet e shumta financiare si përkthyes, por në librat e përkthyer shënonte emrin Petro Zheji. Në regjistrin e gjendjes civile atësia e Artur Zhejit është “Petrit” dhe jo “Petro”.
      Ky Petrit Ballo, alias Petrit Balla, alias Petro Zheji ishte i vetmi njeri në Shqipërinë komuniste, të cilit iu lejua që të vendoste në librat e përkthyer prej tij një emër dhe mbiemër të ndryshuar. Duke ndryshuar emrin dy vëllezërit bënë karrierë si përkthyes, madje Gjergj Ballo (Zheji) bëri karrierë edhe si kritik letrar dhe si shkrimtar. Petro Zheji ka qenë shumë prodhimtar si përkthyes. Ai ka përkthyer mbi njëqind romane, shumë prej të cilëve me mbi 500 faqe. Aq shumë ka përkthyer Petro Zheji gjatë 40 viteve deri në 1991, kur u largua nga Shqipëria, sa nuk mund të mos pyesësh se kur e gjeti ky njeri kohën për të lexuar libra, se për të është krijuar një legjendë edhe si lexues, përveçse si përkthyes. E vërteta është se Petro Zheji, falë mbështetjes së Vito Kapos, arrinte që të merrte shumë libra për të përkthyer në shtëpinë botuese shtetërore, që ishte e vetmja në vend, dhe një pjesë të madhe të tyre i përkthente i ati i tij, Spiro Ballo, i cili zotëronte disa gjuhë të huaja. Në këtë mënyrë dilte në mënyrë jozyrtare edhe një rrogë dhe shumë e mirë madje edhe për Spiro Ballon. Të bën përshtypje fakti se pas vitit 1990, Petro Zheji, ndonëse ka pasur dhe ka shëndet të mirë, nuk ka përkthyer asnjë libër. E vërteta e fshehur është se Shqipëria në kohën e komunizmit ka pasur një përkthyes të madh, i cili ka qenë Spiro Ballo, por vepra e tij është varrosur në heshtje.

      7
      Spiro Ballon dhe familjen e tij në 1945 i nxorrën nga shtëpia që kishin në Tiranë të Re (atje ku u bë Blloku i Udhëheqjes komuniste), por ky nuk mund të quhej persekutim, se një njeri si Spiro Ballo nuk mund të rrinte me banim në një shtëpi që ishte shumë afër shtëpisë ku shkoi të banojë Enver Hoxha me familjen. Megjithatë, familjen e Spiro Ballos e trajtuan si të privelegjuar, nëse kemi parasysh shtresën së cilës i përkiste, se e dërguan me banim në një vilë te Rruga e Kavajës, përballë ndërtesës ku ka qenë më parë Radio Tirana. Në atë shtëpi kishte banuar deri në atë kohë kryetari i Bashkisë së Tiranës, i cili tashmë gjendej në burg. Pikërisht në atë vilë ku shkoi me banim familja e Spiro Ballos, në fund të viteve pesëdhjetë do të vinte të banonte kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor (kryetari i shtetit komunist), Haxhi Lleshi. Me këtë rast, familjes së Spiro Ballos i dhanë për banim dy apartamente te një pallat te Rruga e Durrësit, përballë Ambasadës së Jugosllavisë. Kuptohet se banesat që gjendeshin në këtë pozicion përdoreshin nga Sigurimi i Shtetit për të përgjuar ambasadën. Edhe këtë herë vendimtare ishte mbështetja e Spiros, por tashmë edhe djemtë e tij kishin nisur t’ i përshtateshin regjimit komunist dhe t’ i shërbenin atij.
      Kur Gjergj Zheji, vëllai i Petros u bë rektor i Akademisë së Arteve në kohën që PD ishte herën e parë në pushtet, në vitet 1992-1997, një ditë ndërsa po ecte në trotuarin para ndërtesës së Akademisë së Arteve, në Sheshin “Nënë Tereza” një grua plakë por energjike, e cila po kalonte pranë tij, i tha rektorit me zë të lartë: “Djali i Spiro Ballos, pse nuk më përshëndet? I harrove ato që kam bërë unë për familjen tënde?” Studentët të cilët gjendeshin përreth u habitën shumë, aq më tepër kur panë rektorin që iku tutje sikur të kishte parë një fantazmë. Vetëm ndonjë profesor njohu te gruaja plakë Vito Kapon.

      8
      Pak kohë pas familja e Spiro Ballos shkoi me banim te pallati përballë Ambasadës së Jugosllavisë, ndodhi edhe martesa e Petro Zhejit me aktoren e njohur Besa Imami, nga e cila martesë lindi Arturi në gusht 1961. Në të vërtetë emri i Petro Zhejit u bë më së pari i njohur, jo si përkthyes, por për shkak të martesës së tij me Besa Imamin, e cila ishte një aktore shumë e njohur, se kishte luajtur rolin e Donikës, gruas së Skënderbeut, në filmin “Skënderbeu”. Besa Imami kishte lindur në Gjakovë në 1928 dhe familja e saj kishte ardhur me banim në Shqipëri, në kohën e Monarkisë. Shqiptarët me origjinë nga Kosova, me banim në Shqipëri nuk shiheshin me sy të mirë nga regjimi komunist. Regjimit komunist shqiptar nuk i pëlqente që rolin e gruas së Skënderbeut ta luante një kosovare, se Beogradi do të gjente këtu një simbolikë të papëlqyeshme. Por aktori aktori sovjetik (gjeorgjian) Akaki Khorava, i cili erdhi në Shqipëri për të luajtur rolin e Skënderbeut, ngulmoi që rolin e partneres së tij në film ta luante pikërisht Besa Imami. Fjala e Akaki Khoravës, i cili ishte një aktor shumë i njohur në Bashkimin Sovjetik dhe që ishte madje beniamini i Stalinit (ishte përfolur edhe si djali ilegal i Stalinit), nuk mund të vihej në diskutim.

      9
      Martesa e Besës me Petron, i cili ishte katërmbëdhjetë muaj më i vogël se nusja, erdhi pikërisht në kohën kur pritej që Besa të bënte një karrierë të madhe ndërkombëtare si aktore (me fjalën ndërkombëtare atëherë në Shqipëri kuptohej në kufijtë e kampit komunist dhe në rradhë të parë në Bashkimin Sovjetik). Akaki Khorava e kishte ftuar “Donikën” që të luante edhe në teatrin kryesor të kryeqytetit të Gjeorgjisë, Tbilis, ku ai ishte drejtor. Teatri i Tbilisit ishte një nga teatrot më të famshëm dhe më me traditë në Bashkimin Sovjetik. Martesa e cila erdhi pas një turi të një trupe teatri shqiptare ku bënte pjesë edhe Besa në Bashkimin Sovjetik, i dha fund praktikisht karrierës ndërkombëtare të saj.
      Martesa e Petros me Besën përfundoi me një divorc të bujshëm për atë kohë kur divorcet qenë një gjë e rrallë, madje edhe në kryeqytet. Shkaqet e divorcit kanë mbetur të paqartë përderisa asnjë nga këta dy persona publikë të njohur nuk ka parapëlqyer të flasë për këtë gjë më vonë. Por fakti është se djali i tyre Arturi nuk mban mbiemrin zyrtar të të atit, që është “Balla” (kështu e kishte ndryshuar ai mbiemrin “Ballo”), por mban si mbiemër zyrtar në regjistrin e gjendjes civile mbiemrin letrar të të atit që është “Zheji”! Një komedi e vërtetë!
      10
      Prandaj Arturi është i mirëpritur në studion e Blendi Fevziut, njeriut me pesë mbiemra!
      Karrierën e tij para vitit 1990, Arturi nuk ia detyron të atit, i cili pavarësisht se çfarë mund të pretendojë Arturi sot, për t’ u dukur interesant intelektualisht, e kishte kufizuar kujdesin e tij për të birin, që jetonte me nënën, kryesisht në pagimin e detyrimit ligjor financiar. Pas divorcit, apartamentin te Rruga e Durrësit e mbajti Besa Imami, ndërsa Petroja mori një apartament në periferi të Tiranës. Atje Petroja bënte jetën e një asketi, duke pritur shumë njerëz të cilët i tërhiqte erudicioni i tij. Arturi, më tepër është përpjekur që ta imitojë të atij intelektualisht, duke u përpjekur që të krijojë përshtypjen se është formuar intelektualisht prej tij, se sa është formuar vërtet prej tij. Nuk mund të shpjegohen marrëdhëniet e Arturit me Petro Zhejin, pa u marrë parasysh fakti që Petroja, i cili vinte nga një familje e krishterë ortodokse, ishte thellësisht besimtar. Petroja edhe edhe në kohën e diktaturës komuniste, kur feja ishte e ndaluar, i ushtronte rregullisht ritet fetare në një mënyrë që me standardet e kohës quhej pothuajse e hapur.

      11
      Besimtari i thellë ortodoks Petro Zheji nuk do të bënte kurrë një martesë përveçse sipas riteve të shenjta fetare ortodokse, duke vënë kurorë në Kishë. Kjo do të thotë se Petroja nuk mund të martohej përveçse me një femër të krishterë ortodokse. Ai nuk e shkonte ndërmend që të martohej me një femër muslimane, përveç rastit kur kjo do të pagëzohej në Kishë, duke u bërë kështu e krishterë ortodokse. Në kohën kur u martua Petro Zheji feja në Shqipëri nuk ishte ndaluar ende. Feja u ndalua gjashtë vite pasi lindi Arturi. Por edhe në kohën kur u martua Petro Zheji regjimi komunist nuk i shikonte me sy të mirë martesat fetare nga një kategori njerëzish dhe Besa Imami, që ishte aktore në Teatrin Popullor bënte pjesë në këtë kategori. Aq më tepër që në rastin e Besës ajo duhet të pagëzohej më parë që të mund të bënte një martesë fetare me Petron. Kjo ishte përtej çdo limiti që mund të toleronte regjimi komunist. Pra, Petroja dhe Besa mund të martoheshin vetëm me një martesë të thjeshtë laike, civile. Për Petron si besimtar orotodoks ky ishte një mëkat i madh. Ai mund ta bënte këtë gjë vetëm nëse e detyronte regjimi komunist që ta bënte këtë martesë. Ndjenja e fajësisë së Petros, dhe pamundësia e Besës për të jetuar me një asket intelektualo-religjioz si Petroja, e shkatërroi shpejt martesën.

      12
      Sa për Arturin, Petroja, duke qenë shumë besimtar, e pa këtë djalë si kryqin që iu dha në jetë për ta mbajtur mbi shpinë si Krishti në rrugën për në vendin e kryqëzimit. Arturi, i cili nisi të luante bixhoz që në shkollën tetëvjeçare dhe që në gjimnaz u bë një mjeshtër i pokerit, shkonte te i ati kryesisht për të kërkuar para. Arturi e ndjente se nuk ishte i mirëpritur nga rrethi i miqve të të atit, dhe e dinte se sa më gjatë të rrinte atje, aq më shumë para do t’ i jepnin për ta bërë të largohej që të mos ishte i pranishëm gjatë bisedave disidente që bëheshin në atë shtëpi.
      Për aq sa kanë ndenjur bashkë, Petroja u përpoq ta formësonte të birin intelektualisht me pikëpamje religjioze mbi botën, dhe këto Arturi i perceptonte nën prizmin e botëkuptimit të tij prej lojtari bixhozi, çfarë ishte okupimi i tij kryesor. Arturi, ndonëse nuk u bë një besimtar dhe praktikues i riteve fetare, ai mori mënyrën teologjike të të menduarit, pa marrë thelbin e saj. E thënë ndryshe Arturi mori nga i ati një palë letrash bixhozi ku figurat qenë Krishti, shenjtorët, Shën Maria. Artikulli i Artur Zhejit “Panairi i gënjeshtrave” pasqyron pikërisht këtë eksperiencë formuese të tij. Prej këtej vjen dhe prirja e Arturit që t’ i japë gënjeshtrës atributet e njëfarë mëkati fillestar të natyrës te njeriu, dhe që ky i fundit, në përpjekjet për të mbijetuar në mjedisin shoqëror, e ka praktikuar, duke e përkryer atë. Zheji e bën kështu Homo Sapiensin njëfarë ekuivalenti pa shpëtim të kameleonit, i cili siç dihet ndryshon ngjyrën sipas mjedisit.
      Por ironia është se edhe babai i Arturit, Petroja, pikërisht te religjioni gjeti justifikimin për praktikimin e gënjeshtrës në jetë dhe këtë mënyrë sjelljeje ia predikoi edhe të birit. Në Shqipërinë komuniste, këta besimtarë të krishterë si Petro Zheji e shikonin veten si njerëz të cilët qenë në anën e së vërtetës në një shoqëri ku sundonte gënjeshtra ateiste në trajtën e ideologjisë komuniste. Shoqërinë shqiptare ata e shikonin si një lloj burgu otomano-komunist ku atyre u kishte takuar fati i keq që të jetonin dhe ku qenë privuar nga mundësia për të zhvilluar talentet e tyre intelektuale. Prandaj, njerëz si ata e kishin moralisht të lejuar që të gënjenin për të mbijetuar. Se ata në fakt qenë duke gënjyer Satanin. Ata mendonin se gënjeshtrën duhet t’ ua kursenin vetëm të ngjashmëve të tyre, besimtarëve të së njëjtës fe, pra të zgjedhurve, ndaj të cilëve duhet të kishin detyrime morale. Me këtë frymë e ushqeu Petron babai i tij Spiro Ballo dhe me këtë frymë e ushqeu Petroja Arturin.

      13
      Sado e çuditshme që të duket, Enver Hoxha diti që ta përdorte mjeshtërisht përkushtimin fetar të njerëzve si Petro Zheji. Pak vite pasi Enver Hoxha ndaloi fenë, Shqipëria vendosi marrëdhënie diplomatike me Greqinë. Duke qenë se dukeshin shenjat e prishjes së afërt të Shqipërisë me Kinën, Enver Hoxha u tregua veçanërisht i kujdesshëm që midis Shqipërisë dhe Greqisë të kishte marrëdhënie të mira. Por një nga shqetësimet kryesore që kishte Greqia sa i përket Shqipërisë kishte të bënte me objektet e kultit të fesë ortodokse. Enver Hoxha, për ta kënaqur Greqinë, gjeti një lloj kompromisi. Kështu, në kohën që ish-klerikët ortodoksë e kishin të ndaluar t’ u afroheshin objekteve të kultit, disa njerëz si Petro Zheji e kishin të lejuar që të shëtisnin gjithandej Shqipërisë ku kishte objekte të kultit të krishterë ortodoks, t’ i vizitonin lirisht ato, si dhe të kujdeseshin pak a shumë që aty të kryheshin disa rituale private sa për t’ u ndjerë përkushtimi i besimtarëve ndaj Zotit në to. Sigurisht që për objektet e kultit më të rëndësishme vazhdonte të kujdesej shteti duke i quajtur monumente kulture, por kujdesi i njerëzve si Petro Zheji kishte një konotacion fetar. Petron e lejonin që të bënte gjëra të tilla për të cilat të tjerët dënoheshin me shumë vite burg, me shpjegimin se ai ishte pak si i çmendur, ndonëse diktatura ua gjente vendin edhe të marrëve të cilët shkelnin ndalimet e vëna prej saj. Petroja mbante në shtëpi, në një vend të dukshëm, një ikonostas të mbushur me ikona, si dhe mbante një kryq në qafë, natyrisht poshte rrobave. Ky kryq u bë shkak një herë për një incident të rëndë me drejtoreshën e shtëpisë botuese, Donika Omari, gruaja e nipit të Enver Hoxhës, e cila i kërkoi që ta hiqte kryqin nëse donte të vazhdonte të rrinte në atë vend pune. Petroja nuk e hoqi kryqin, por drejtoresha nuk e pushoi dot. Që atëherë Donika Omari nuk guxonte ta qortonte për ndonjë gjë vartësin e saj ekcentrik.

      13
      Duke pasur Petroja këtë status, ai u shndrrua në një lloj kryepeshkopi informal të besimtarëve ortodoksë të Shqipërisë, të cilët vinin dhe e vizitonin në shtëpinë e tij, e cila ngjante si një kishë. Sigurimi i Shtetit kishte shumë interes për t’ i përgjuar këto biseda, por ai nuk mund t’ i thoshte drejtpërdrejt Petro Zhejit, se e dinte që Petroja do të refuzonte t’ ua bënte këtë të keqe bashkëbesimtarëve të tij. Prandaj duhej gjetur një njeri tjetër i cili kishte mundësi që të hynte e të dilte lirisht në atë shtëpi, në çdo kohë, i cili të vinte e të hiqte përgjuesit sa herë duhej, sipas nevojave le ta quajmë teknologjike. Nuk është e vështirë të kuptohet se cili ishte njeriu më i përshtatshëm që gjeti Sigurimi i Shtetit për të bërë këtë punë.
      Arturi nuk ishte i mirëpritur nga vizitorët e shumtë të shtëpisë së Petros, të cilët e shikonin disi me frikë këtë djalë, sidomos pasi atij iu dha e drejta e studimit për regjisurë në Institutin e Lartë të Arteve (një privilegj shumë i madh ky në atë kohë). Në artikullin “Panairi i gënjeshtrave” Artur Zheji shkruan: “Më thosh dikur im Atë: A do të provosh se sa i fortë je realisht? Thuaj të vërtetën të paktën për disa ditë rresht. Në cilëndo rrethanë të ndodhesh. A mundesh dot?” Kështu paska folur njeriu i të vërtetave Petrit Ballo, alias Petrit Balla, alias Petro Zheji. Por a nuk duhej që ky zotëri i cili i jep këtë këshillë kiplingiane djalit të vet, ta kishte ndjekur edhe vetë atë këshillë, dhe së paku pas vitit 1990 të kishte rimarrë emrin dhe mbiemrin e tij të vërtetë. Është e vërtetë se vepra e tij si përkthyes ishte me emrin Petro Zheji, por ai mund ta vinte në kllapa këtë emër. Në vend që ta bënte këtë ai parapëlqeu të mbante në kllapa të vërtetën. Arturi do të kishte shumë për të thënë nëse do të kishte ndjekur këshillën e të atit. Kështu, do të ishte interesante nëse do t’ i viheshin para Arturit kalendarë të viteve tetëdhjetë dhe t’ i thuhej duke vënë gishtin në ditë të caktuara: Thuaj të vërtetën e kësaj dite!
      Por edhe pa pohuar vetë Arturi të vërtetat e asaj kohe, janë privilegjet e çuditshme që ai mori nga regjimi komunist që flasin vetë. Në vitin 1985, viti i fundit i studimeve universitare për Arturin, ai sipas rregullave të regjimit komunist duhet të ishte përjashtuar nga shkolla për shkak se në mars të atij viti ai u bë babai i një vajze jashtë martese, të cilën e pati me një femër pesë vite më të madhe se veten. Arturi u detyrua që ta njihte vajzën, por nuk i dha asaj mbiemrin që mbante vetë, por mbiemrin “Ballo”, i cili ishte mbiemri që kishte pasur i ati i tij para se ta ndryshonte në “Balla”. Kështu ndryshimi i mbiemrave kaloi brez pas brezi, në brezin e tretë.

      14
      Në 1985, kur Arturi diplomoi për regjisor në Insitutin e Lartë të Arteve, ai nuk pati fatin e keq të shokëve të vet nga Tirana, të cilët u emëruan me punë në rrethe të largëta, ku duhet të punonin disa vite para se të shpresonin të vinin në Tiranë. Arturi u emërua ndihmëslibretist në Teatrin Popullor në Tiranë, që ishte teatri qendror i Shqipërisë. Libretist në Teatrin Popullor ishte dramaturgu më i njohur në vend, Rruzhdi Pulaha. Emërimi i Arturit i çuditi të gjithë se ai nuk kishte shkruar e aq më pak shfaqur në teatër asnjë dramë. Por Arturi nuk ishte aspak i kënaqur me vendin e ndihmëslibretistit. Ai dhe ata që e kishin sjellë në atë vend, kishin bërë një llogari. Rruzhdi Pulaha do të dilte së shpejti si shkrimtar me profesion të lirë, pra do të paguhej si shkrimtar, kështu që vendin e tij do ta zinte Arturi. Dhe Rruzhdi Pulaha u largua nga puna si libretist në Teatrin Popullor, në vitin 1986, pak muaj pasi Arturi kishte ardhur të punonte atje. Libretist në vend të tij u bë Arturi. Arturi ishte i pari libretist në historinë e Teatrit Popullor që nuk kishte shkruar dhe as shfaqur qoftë edhe një dramë të vetme.
      Në Teatrin Popullor qarkullonte një shaka. Teatri Popullor ishte përballë Ministrisë së Punëve të Brendshme. Kur dikush e kërkonte Arturin në mjediset e teatrit gjatë ditës i thoshin se është në kafene. Dhe ai që e kërkonte shkonte në kafenenë e Teatrit, duke menduar se bëhej fjalë për të. Por, si nuk e gjente atje Arturin, pyeste përsëri dhe merrte këtë përgjigje: Të thanë se ishte këtu? Je ngatërruar vëlla, e kanë pasur fjalën për kafenenë e komshinjve tane (të Ministrisë së Punëve të Brendshme).
      Meqënëse libretisti i Teatrit Popullor duhet të kishte shkruar dhe shfaqur në skenë një dramë, Arturi shkroi dramën e vetme të tij (po të përjashtojmë një dramë me një akt që e ka shkruar në Itali më vonë) me titull “Raimonda”. Kjo dramë ishte një plagjiaturë e qartë e dramës së Ibsenit “Shtëpia e kukullës”, vetëm se ngjarjet janë përmbysur. Drama çuditërisht, ose ndoshta jo, u vu në skenë, madje nga Teatri Popullor, një nder ky i padëgjuar për një dramturg të ri, dhe premiera u dha në 29 mars 1989. Sot është 15 vjetori i shfaqjes së kësaj drame. Natën e premierës, në 29 mars 1989, para se të fillonte shfaqja, dikush nga spektatorët pyeti me zë të lartë një të njohurin e tij disa karrige më tutje se çfarë pune bënte autori:

      16
      -Teknik fonie!- Erdhi përgjigjia dhe ata që dëgjuan qeshën. Një nga njerëzit që qeshi ishte dhe miku i ngushtë i Artur Zhejit në atë kohë, Kryeministri i sotëm Edi Rama, i cili gjendej në sallë si i ftuar i autorit.
      Gjatë pesë viteve që Artur Zheji ishte drejtor i Përgjithshëm i Radio-Televizionit, e gjeti me vend që të mos e shfaqte kurrë në ekran dramën “Raimonda”. Arsyeja merret vesh. Arturi do që kjo dramë-plagjiat të varroset në të shkuarën.
      Me hapjen e Shqipërisë, Petroja dhe Arturi u larguan nga vendi, me idenë se tani kishte ardhur koha që të tregonin talentin e tyre në botë, të bindur se do ta merrte vesh mirë Shqipëria se cilët qenë këta njerëz të cilëve nuk ua kishte ditur vlerën. Për hir të së vërtetës duhet thënë se këtë ide e kishte vërtet vetëm Petroja dhe jo Arturi, pork y i fundit u largua thjesht se i pëlqente të shikonte botën. As Petroja dhe as i biri nuk arritën ndonjë sukses andej nga shkuan. Madje viti 1990 shënoi fundin e karrierës intelektuale të të dyve, Petros dhe Arturit. Prodhimtaria e Petros si përkthyes mori fund në 1990, dhe ndonëse ai gjatë këtyre 24 viteve pas vitit 1990 ka qenë mirë me shëndet, nuk ka përkthyer as një libër të vetëm. Arturi, i cili te të huajt prezantohet si dramaturg pas vitit 1990 nuk ka shkruar dhe as ka vënë në skenë ndonjë dramë. Arturi është kufizuar duke shkruar disa artikuj politikë në vit. Shpejt, si Petroja, ashtu dhe Arturi e kuptuan se bota, e në radhë të parë SHBA ku shpresonin të arrinin sukses, as që donte t’ ia dinte për idetë e tyre, kështu që u detyruan të kthehen në Shqipëri. Petroja e ngushëlloi veten duke i thënë çdo njeriu që kishte dëshirë ta dëgjonte se SHBA ishin një vend komunist. Arturi kufizohej të thoshte se Perëndimi nuk ishte siç e mendonim, por megjithatë ai arriti diçka. Ajo që arriti Arturi ishte se u bë një nga gazetarët me kohë të pjesshme për Ballkanin në Radio Radikale në Itali, me një pagë prej 500 mijë lira (apo lireta siç thuhej në Shqipëri) në muaj.

      17
      Arturi u kthye në Shqipëri në fillim të vitit 1999 dhe për disa kohë luajti rolin e intelektualit të pavarur kritik që bënte gjykatësin e rreptë moral të shoqërisë dhe të politikës në përgjithësi. Artikulli “Panairi i gënjeshtrave” është një lloj manuali retorik të cilin Arturi e ka përvetësuar që nga koha e bisedave me Petron dhe që e ka përdorur si shabllon në retorikën e tij televizive dhe në artikujt në shtyp. Njerëzit fetarë kanë prirje për moralizmin. Arturi nuk është praktikues i riteve fetare, por në mjedisin familjar i është rrënjosur prirja për moralizim. Kjo ka sjellë që Arturi të bëhet një nga ushtruesit më elokuentë të artit të gënjeshtrës në Shqipërinë e tranzicionit. Them të artit se nga mënyra se si flet Arturi kuptohet se ai ka bindjen se e ka ngritur gënjeshtrën në art.
      Synimi i Arturit kur u rikthye në Shqipëri ishte që ta pranonin në atë elitë mediale që mund ta quajmë si Tryeza e Rrumbullakët e Kalorësve të Fjalës së Gënjeshtërt, ku fjala e gënjeshtërt shpërblehet me benefite dhe privilegje të shumta nga Politika dhe në radhë të parë nga Pushteti. Qëkurse erdhi në Shqipëri Arturi u bë aleat me Fatos Nanon, i cili atëherë sapo ishte larguar nga qeveria, kishte dhënë dorëheqjen edhe si kryetar i PS, dhe po mendonte e punonte për revanshin. Nano e mirëpriti Zhejin së pari si shok tryeze bixhozi. Në këtë cilësi të dy ia kishin dëgjuar emrin njëri-tjetrit që në vitet tetëdhjetë. Në atë kohë Nanos nuk i afroheshin shumë njerëz nga elita e medias. Kështu që ai e mirëpriti Arturin, ndonëse ai i dukej pak si shumë konfuz në retorikën e tij. Kur e pyesnin Nanon se përse i duhej Artur Zheji, ai përgjigjej: “Di të gënjejë bukur!”
      Prezantimin e Artur Zhejit për publikun shqiptar e bëri Spartak Ngjela, i cili në 1999 kishte një emision jetëshkurtër në Tv Klan me titull “Ngjela kundër”. Një prezantim i cuditshëm ky duke pasur parasysh titullin e emisionit sepse Ngjela i bëri vetëm lavdërime Zhejit si një analist i ardhur nga Perëndimi, që kishte marrë formim perëndimor (me këtë Ngjela kishte parasysh që Zheji si emigrant në Itali kishte bashkëpunuar me Radio Radikale). Zheji tha në emisionin e Ngjelës se së shpejti do të niste një emision të vetin në një televizion të rëndësishëm. Zheji nisi në Tv Arbëria emisionin 360°, në të cilin pasi bënte pyetjet e para për të ftuarit thoshte fraza si: “Le të bëjmë një endje 360° për të gjetur përgjigjet për këto pyetje.”
      Por endja, lëvizja në 360° do të thotë që të bësh një rrotullim të plotë dhe të kthehesh në pikën e nisjes, ashtu si Shvejku kur u nis të shkonte në Bugjejovicë dhe në fakt vinte rrotull përreth Bugjejovicës, pa hyrë në qytet, sepse zbatonte metodën 360° të Zhejit.
      Kur Nano u bë Kryeministër në vitin 2002 ai e emëroi Arturin Drejtor të Përgjithshëm të Radio-Televizionit Publik. Në këtë post, ku Arturi qëndroi për më shumë se katër vite, bëmat e tij janë të tilla që vështirë se ka pasur para tij dhe pas tij ndonjë drejtor tjetër në këtë institucion që të ketë abuzuar me detyrën aq shumë sa Arturi, duke siguruar përfitime të kundërligjshme. Arturi ishte drejtori i përgjithshëm që është konfliktuar më shumë me sindikatën e institucionit dhe të cilit si askujt tjetër sindikata ia ka denoncuar publikisht abuzimet e tij që arrinin në miliona euro. Në kohën që Arturi ishte drejtor i përgjithshëm, për herë të parë qëkurse ështe krijuar Radio-Televizioni Shqiptar, kanali televiziv publik nuk transmetoi ndeshjet e Kupës së Botës në futboll që u luajt në Gjermani në vitin 2006. Kjo ndodhi se Arturi kishte bërë një marrëveshje të fshehtë me transmetuesin privat me pagesë Digitalb, që t’ i linte hapësirë këtij për të marrë ekskluzivitetin e transmetimit të këtij eventi të futbollit botëror. Kur RTSH e ka të përcaktuar në ligj se duhet t’ i transmetojë pa pagesë evente të tilla sportive. Vetëm për këtë gjë Arturi duhet të hynte në burg për shpërdorim detyre.
      Gjatë kohës që Artur Zheji ishte drejtor i përgjithshëm Radio-Televizionit Publik ai bënte një gjë të paparë në botë, që të shfaqej shpesh si analist në televizionet private. Me këtë tregonte se nuk kishte asnjë respekt dhe përgjegjshmëri për televizionin që drejtonte. Për t’ u dukur se vinte çdo ditë në punë, Arturi, pasi e kalonte gjithë natën deri në mëngjes nëpër kazino, restorante e pube, kur vinte orari zyrtar, shkonte në zyrë, mbyllte derën me çelës dhe shtrihej të flinte në kanape deri pas mesditës, kur dilte nga zyra me pamjen e një njeriu që është lodhur shumë duke bërë punë zyre.
      Kur Arturi u largua nga detyra e drejtorit të përgjithshëm në fund të vitit 2006, ai iu afrua Ilir Metës dhe u vu në shërbim të tij si analist “i pavarur” televiziv. Por në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 Arturi u bë politikan dhe kandidoi për deputet në listën e LSI-së për Qarkun e Durrësit. Ndonëse Arturi nuk i solli vota LSI-së, ai mori benefite nga ardhja e kësaj partie në pushtet, në aleancë me PD, në 2009. Arturi u bë drejtor i Agjencisë Telegrafike Shqiptare (agjencia e vetme publike e lajmeve). Edhe këtu nuk qëndroi dot pa bërë abuzime. Shpejt mori një shumë të madhe parash nga qeveria, me ndërhyrjen e partisë, për të bërë disa rinovime në ndërtesën dhe pajisjet e ATSH, por në të vërtetë që të mund të përfitonte diçka. Pas dy vitesh në këtë detyrë të re Arturi u josh nga Henri Çili, i cili kishte marrë një kredi të madhe bankare me të cilën kishte nisur një biznes të madh, prandaj donte të siguronte lidhje të mira edhe me LSI-në, veç PD-së. Henri Çili mori Arturin drejtor të gazetë së tij “Mapo”. Me të marrë detyrën Arturi nisi të mburrej se ai nuk e kishte problem që të kalonte nga puna shtetërore në atë private, se ishte profesionist, dhe vlerat e tij si i tillë çmoheshin në treg, e kjo kuptohej nga fakti që ai tani merrte një pagë më të madhe se Presidenti i Republikës, Kryeministri dhe Kryetarja e Kuvendit të marrë së bashku. Në të vërtetë Henri Çili ia jepte këto para Arturit se donte ta përdorte si ndërmjetës politik, jo se i njihte ndonjë vlerë. Kjo u kuptua nga fakti se kur Henri nuk siguroi dot me anë të Arturit atë kërkonte e largoi Arturin nga gazeta “Mapo” brenda vitit, veç të tjerash se dështimi i tij ishte evident. Kështu ndodhi edhe me përpjekjen jetëshkurtër të Zhejit për të ringjallur emisionin e tij të dikurshëm 360° në televizionin News 24, në 2013, para zgjedhjeve parlamentare të atij viti.
      Tani që LSI është në pushtet, në aleancë me PS, Arturi ka bërë kërkesë që të bëhet drejtor i Përgjithshëm i Radio-Televizionit. Por emërimi i tij është bllokuar për shkak se është bllokuar prej disa muajsh zgjedhja nga Kuvendi e anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH, të cilët nga ana e tyre duhet të zgjedhin drejtorin. Duke pasur këtë ambicje, Arturi bën kujdes që të mbështesë Edi Ramën atje ku ky kërkon më së shumti mbështetje nga njerëz si Arturi. Deri para pak muajsh Arturi është shtirur si një kampion i oksidentalizimit, i orientimit perëndimor të Shqipërisë në panelet televizive dhe shtypin shqiptar. Por sa vuri re Arturi se Qeveria “Rama” nisi një kurs spektakolar të afrimit me Turqinë neo-otomane të Erdoganit, Arturi shpejtoi të kopjojë tezat e turkofilit Abdi Baleta. Kjo u duk sidomos në një artikull të Artur Zhejit me titull “Fillesat e një gjeopolitike të re”, i botuar në gazetën “Panorama”, në 26 tetor 2013, pas takimit të bujshëm të Kryeministrit Rama në Prizren me Erdoganin dhe Hashim Thaçin. Ky artikull i Artur Zhejit pati jehonë të madhe në Turqi ku u mirëprit, për shkak se Arturi është një i krishterë ortodoks që shkruan si turkofil. Sipas Arturit (artikullit të tij) politika e jashtme e Shqipërisë duhet të marrë një orientim të ri thellësisht proturk:
      “Por kjo buron dhe nga stabiliteti 15 vjeçar ndonëse relativ i Shqipërisë, nga pavarësia e Kosovës, nga qëndrueshmëria dhe ndershmëria e aleatëve tanë strategjikë, nga vetëdija e rritur dhe nga ‘presioni’ shumëvjeçar i doktrinës së shkruar dhe të pashkruar, e thjeshtë sa më s’ ka që thotë se Shqipëria është e shqiptarëve. Në këtë sfond erdhi natyrshëm një shtatzëni shumëvjeçare konceptuale, nevoja për një dalje nga skema tradicionale, në një logjikë të re e që duhet adoptuar me fqinjët. Ishte pra, natyral dhe logjik ristrukturimi i ‘korsive preferenciale’ të reja në konceptimin e politikës së jashtme rajonale. Duke dalë nga skema dhe nga fasada formale, hipokrite, shpeshherë sa më s’ ka!”.
      Kështu shkruan Artur Zheji! Por a nuk është hipokrite sa më s’ ka që njeriu i cili deri në atë ditë kishte predikuar oksidentalizmin, tani doli nga fasada e tij formale, nëse shprehem me fjalët e tij, dhe hyri në skemën neo-otomane, në mënyrë “hipokrite sa më s’ ka”, nëse vazhdoj të shprehem me fjalët e tij? “Korsia preferenciale” për të cilën flet më lart Arturi është sokaku politik neo-otoman. Arturi shkruan:
      “Po ashtu, në këtë rrafsh mund të lexohet edhe ‘aksioni personal’ i Ramës në lidhje me krijimin e një korsie preferenciale në marrëdhëniet me Turqinë. Një korsi preferenciale krejtësisht logjike dhe madje e detyrueshme në politikën e jashtme rajonale. Përpos nevojës për ndihmë reale nga një vend ekonomikisht i shëndetshëm, kjo ‘Korsi e Re’ është produkt i një logjike të realpolitikës që ka bërë vend prej shumë kohësh në opinionin publik shqiptar. Dhe në përputhje me interesat tona konkrete. Në të vërtetë, përveç ekzagjerimeve, me emocione, trumbeta, dhe sfonde elektorale të ekzaltuara, si dhe ishte rasti i manifestimit të Prizrenit, me rastin e vizitës së Kryeministrit turk, substance që e çon politikën e jashtme shqiptare drejt korsive preferenciale alternative është e natyrshme. Madje e vonuar”.
      Këtu nuk mund të mos bëhet pyetja se përse nuk ua ka sugjeruar qeverive shqiptare këtë “korsi të re” mendimtari Artur Zheji, por e pa këtë korsi vetëm kur shkeli në të Kryeministri Rama? Përgjigjia është e qartë. Arturi është mësuar që me “analizat” e tij të justifikojë lëvizjet kontroverse të qeveritarëve të cilët e shpërblejnë atë, jo t’ u japë ide atyre. Ndonjë kritikë për përdorim electoral të takimit të Prizrenit në paragrafin e mësipërm i adresohet Kryeministrit të Kosovës Thaçi, i cili e përdori takimin për zgjedhjet e ardhshme vendore në Kosovë. Kjo kritikë, merret vesh, nuk i prish punë Ramës. Ajo që del si përfundim nga artikulli i mësipërm është se ideja brilante e Mbretit Artur të Tryezës së Rrumbullakët të Analistëve nuk është gjë tjetër veçse ideja e kahershme e turkofilit Abdi Baleta, të cilën Arturi nuk merr mundimin as që ta citojë kur e përdor. Edhe si analist Arturi është plagjiator, ashtu si dramaturg. Baleta duhet të jetë tërbuar nga zilia që Arturi me idenë e kopjuar prej tij bëri një bujë aq të madhe në Turqi, sa Baleta nuk e ka parë as në ëndërr. Por Baleta e kupton se Turqia ia bën këtë nder Arturit pasiqë ideja baletiane e shprehur nga një i krishterë ortodoks është shumëfish më e vlefshme për Turqinë se e shprehur nga një islamik fanatik si Baleta.
      Që kur botoi artikullin e mësipërm Arturi ka nisur të thotë se dashuria për Turqinë iu ushqye atij nga nëna e cila është nga një familje muslimane, të ardhur në Shqipëri si muhaxhirë në kohën e Monarkisë. Mbiemri “Imami” tregonte për një traditë familjare të klerikëve muslimanë. Me artikullin e sipërpërmendur proturk Artur Zheji e meritoi më së fundi edhe intelektualisht epitetin “Mullah Omari” që ia vunë punonjësit e Radio-Televizionit Shqiptar, në kohën që ishte Drejtor i Përgjithshëm. Atëherë e quajtën kështu për shkak të flokëve të gjatë dhe mjekrrës së gjatë, dukshëm më tepër se sot. Tani e meriton nofkën edhe për mendimet. Por Arturi nuk shqetësohet aspak. Ai shqetësohet vetëm që të mësojë sa më parë se cila do të jetë gënjeshtra e radhës e panairit, e cila paguhet më mirë. A nuk shkruan Arturi në artikullin “Panairi i gënjeshtrave” se: “Shqipëria ngjan gjithmonë e më shumë me një kuti boshe me mure të pikturuara dhe kaq”.
      Në të vërtetë, kjo që thotë Arturi është imazhi që i kanë ushqyer atij për Shqipërinë, imazhi i Spiros, Petros dhe i atij vetë. “Kuti boshe e pikturuar”. Domethënë ikonë e rreme. Duket mënyra religjioze e të përfytyruarit të cilën ia kanë ngulitur Arturit. A nuk pasqyron pra artikulli i Artur Zhejit “Panairi i gënjeshtrave” eksperiencë formative të tij si intelektual? Arturi megjithatë është në gjendje që të përfitojë gjithmonë diçka nga kjo “kuti boshe me mure të pikturuara”. Meqënëse Arturi e percepton Shqipërinë si një kuti bosh të pikturuar, ai mendon se duhet përfituar aq sa mund të përfitohet duke e shitur Shqipërinë në tregun gjeopolitik, siç është rasti te Turqia sot, meqënëse edhe Arturin po e pranojnë si shitës në këtë treg. Kur të mos ketë më gjë për të shitur, mendon Arturi, atëherë po largohem përsëri jashtë vendit, por këtë herë me shumë para. Për Arturin, si lojtar i vjetër bixhozi, Shqipëria është një fish i riciklueshëm në ruletë, që mund të shkojë shumë herë, deri kur për të paguhet. Ashtu si dhe fjala e gënjeshtërt mbi ato që ndodhin në shoqërinë dhe politikën shqiptare. All that jazz. All that lies.
      Dhe Artur Zheji është vetëm 53 vjeç (55 sot). Ai ka ende shumë për të bërë në panairin e gënjeshtrave. Por një gjë ka për të mbetur e pandryshuar në kohë te ai. Duke qenë se Arturi është në thelb një dramaturg i dështuar, ai, me artikuj si “Panairi i gënjeshtrave” përmbush nevojën e tij vanitoze për të krijuar te publiku përshtypjen e rreme se ai përjeton një dramë si mendimtar, si analist, kur në fakt ai ka përjetuar dhe vazhdon të përjetojë thjesht një komedi.

      e fundit (ndyresia e Zhejit)
      Si analist Zheji në 2014 u filmua duke lexuar gjatë emisionit të Fevziut sms ku një politikan dhe familjarë të tij e kontrollonin sjelljen e tij në emision duke qortuar apo inkurajuar sipas rastit. Kjo ngjarje shkaktoi një debat mbi manipulimin nga ana e politikanëve të analistëve të njohur të debateve televizive nëpërmjet sms-ve që përmbajnë pyetje ose frazeologji të cilat ata duhet t’ i recitojnë me patetizëm në studiot televizive

      .
      epilog
      Nuk eshte problemi te urrehet nje monster si A Zheji..problemi eshte se keta tipa EMETOJNE urrejte dhe ligesi dhe peshtirosje ne publik……Nuk ka ndonje ndryshim midis nje analisti si Zheji qe i ka kthyer analizat e tij ne modele antishqiptare me krimet e Berishajve,,bashajve dhe meteve apo nanoneve per gjate nje cerekshekulli

      Reply to this comment
      • Tomas November 12, 11:52

        Hahahaha, i madh je Kaç.
        Kamy je ti vet hahahaha,i modh je.
        Ka-Kastriot
        My-Myftaraj
        Je bo si MISH-Mehmet Ismail Shehu i Enverit

        Reply to this comment
    • Hila November 12, 21:05

      Bedris i hangsh m…. je nje kelysh bushtre si sali serbi

      Reply to this comment
  2. Kris November 12, 01:46

    I lutem Dites te botoje komentin! Z. Islami! Jeni plotesisht i sakte por perseri i turbullt! Nuk e di nga te vjen kjo ndjenje dhe nuk shprehesh sakte deri ne fund! Patjeter Zheji eshte gazetar i sofistikuar si rralle kush ne Shqiperi! Por venia e tij ne sherbim te Metes ne 2009 apo te qenit kameleon qe i ndron fytyrat sipas detyrave qe i ngarkohen eshte e turpshme per te mos thene me shume! Eshte karakteristike e spiunit qe edhe une ashtu sic thua ti di por nuk e di per fakt! Keto fytyra behen vetvetiu te peshtira dhe ju keni te drejte! Te gjithe e dime ,pa nisur te flase Zheji,se cfare do te thote! Eshte i shitur,ka qene spiun te gjithe e dime qe eshte por nuk e dime per fakt!

    Reply to this comment
  3. Lili November 12, 02:02

    Nje
    Si kane durim njerezit me lexuar diarrhene verbale te disave?
    Dy
    Njerezet percjelli ate qe i prek … e temat e a ish spiunky a jo nuk na behen vone se e dime qe te gjithe ishit se ndryshe kishit ikur prej ketijkazani qe moti
    tre
    Jemi lodhur me njerezet qe jetojne kot, nuk prodhojne asgjeas nga duarte e tyre as nga trute e tyre,po vetem qendisin kot blablabla ,pergjegje kunderpergjegje pa kap kur thelbin e pa ngritur kur nivelin sikur koleget e tyre neper bote..

    Diarrheja verbale nuk eshte garanci per kualitet,edhe me pak fjale perfundon kjo: jo nuk keni qene i zoti me percjell mendimin tuaj,mbasi «  paqartesia » juajla shteg per kete polemike tipik «  kazaneske » qe nuk kapercen nivelin e «  me tha,i thash » te fshatarit edhe pse e «  embalazuar «  me nje mije reshta….

    Reply to this comment
  4. janar 2013=interviste kriminale November 12, 02:24

    Zoti Bedri…

    Me gjithe respektin qe kemi per ju,na vjen keq qe pas nje artikulli brilant per Kazanin e Mediave Shqiptare beni nje hap prapa.
    .
    E kam fjalen per Artur Zhelen I cili eshte pseudo-gazetari dhe anal-isti me pervers ne kazanet e mediumeve shqiptare.
    .
    Ishte kriminale..antishqiptare dhe e denushme marrja ne interviste e antishqiptaret me te ndyre per te gjithe kohrat Kristo Papa Pordhes.
    .
    Edhe ne se ka dyshime se ka qene bashkpuntor I sigurimit te shtetit me te vertete nuk ka asnje gje per ta denigruar..sepse jo vetem qe nuk ngrihet ceshtja e atyre shqiptareve qe bashkpunuan me UDB-ASFALIA + CIA APO KGB ..por jane dekoruar terroriste dhe spiuna si at ate kompanise 400 te Mynihit dhe ju akoma me spinet e lagjeve.
    .
    Nqs se duhet te kryqzohet monstra Artur Zheji..eshte kjo interviste qe jo vetem nuk mund te ndodhe ne asnje vend te botes…por me gjithe kete poshtrim kombetar ate nate pra ne janar 2013 populli shqiptar duhej te rrethonte studion e Artur zheles dhe ti shkerdhente nenen bashke me ate qe drejtonte emisionin nga mbrapa
    ++
    JU FTOJ TE NDERUAR MIQ TE NDIQNI KETE KRIM KOMBETAR QE PER CUDI DHE QEVERIA KRIMINALE E BERISHES POR DHE OPOZITA E EDI RAMES POR DHE I “MODHI” KADARE E MBYLLEN SQEPIN
    ++
    TIRANE ..Jan 28, 2013 – Në emisionin e gazetarit Artur Zheji, “360 Gradë”, ideologu neonazist i Agimit të Artë, Kristo Papas deklaroi se heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti është grek e jo shqiptar, i njohur me emrin Jorgjos Kastrotis. Sipas Papas, “popullsitë në veri të Greqisë janë popullsi që përbëhen nga grekë të cilët ndërruan besimin, ndërruan dhe përfituan një ndërgjegje të rreme kombëtare, ndërsa shumë mirë do të kishte mundësi që jo vetëm Vorio-Epiri por edhe e gjithë Shqipëria të jetë një rrethinë apo një periferi e Greqisë”.

    ..
    Zoti Papas partia juaj Agimi i Arte është një parti e cila ka vënë helenizmin dhe interesat kombëtare greke në plan të parë. A mendoni se Greqia është në rrezik dhe a ekziston sipas jush një konspiracion kundër Greqisë?
    Para se të përgjigjem dua t’ju përshëndes edhe unë dhe gjithashtu të përshëndes të gjithë vëllëzërit tanë, grekët e Vorio-Epirit që ndoshta na ndjekin në këtë emision dhe t’ju them nuk ju harrojmë dhe jemi afër jush. Përsa i përket pyetjes suaj u përgjigjem se me të vërtetë Agimi i Artë është një parti etnike e cila lufton për të drejtat e helenizmit dhe unë kam nderin dhe gëzimin ta drejtoj. Përsa i përket konspiracionit mendoj se nuk gjendet vetëm Greqia në qendër të fajdexhinjve ndërkombëtarë, gjenden të gjithë popujt e botës. Globalizmi apo rendi i ri është një rrezik për të gjithë popujt, sic është gjithashtu një rrezik edhe për popullin tuaj.
    Ka një kuriozitet shumë të madh në audiencën shqiptare, dilema ekziston apo nuk ekziston Vorio-Epiri. Sipas mendimit tuaj ekziston Vorio- Epiri dhe nëse ekziston mbi c’argumente e mbështesni këtë teze?
    Fillimisht, Vorio-Epir është një emërtim që daton në fillim të shekullit të kaluar, pra shekullit të XX, konkretisht pas vitit 1914. Për ne, historikisht nuk ekziston emërtimi Vorio-Epir në kuptimin se ka Epir Verior dhe Epir Jugor. Epiri është Një dhe për ne ekziston Një Epir që është grek dhe një pjesë e tij në këto momente ndodhet në duar të huaja, në duart e shtetit shqiptar. Sigurisht emërtimi ka mbetur dhe e kemi bërë tonin, e përdorim. Ajo që dua të nënvizoj, dhe kjo tregon shkallën e rënies së fuqisë së palës greke, është se politika zyrtare greke e konsideron Vorio-Epirin emërtim të ndaluar. Ministria e Jashtme ka frikë të përdor emërtimin Vorio-Epir. Ndaj ne jemi shumë krenar si parti, dhe unë personalisht, që detyruam zv/ministrin e jashtëm të Greqisë, z. Ciara, të pranoj në sallën e parlamentit grek dhe të shqiptoj emërtimin Vorio-Epir . Madje, duke iu përgjigjur pyetjeve tona, z. Ciara pohoi se edhe ai është Vorio-Epiriot. Ngaqë besojmë se qeveria greke është e shitur ndaj interesave të huaja tek fajdexhinjtë ndërkombëtarë, tek borxhdhënësit dhe amerikanistët, konsiderojmë arritje tonën që, megjithëse në bisedime off rekorder, deri edhe ministri i jashtëm na ka pohuar se Vorio-Epiri është në zemrat tona dhe ne bëjmë aq sa mundemi sepse kështu janë situatat! Nuk mundemi më shumë!
    Nëse Vorio-Epiri është tokë helene dhe ju e konsideroni këtë një padrejtesi historike, përshembull e bërë edhe në Traktatin e Versajës, si mendoni se korrigjohet ky gabim historik sipas jush?
    Ekziston vetëm një pohim Vorio-Epiri është grek. Kjo nuk shtrohet si pyetje. Nëse doni ta diskutojmë, dhe nuk kam asnjë problem, ka një histori të gjatë 3 mijë vjecare të pranisë greke në këto troje, që para Krishtit. Monumentet, gjuha, popullsia, historia vetë përgënjeshtron cdo rast, cdo mendim të kundërt. Ndërgjegja shqiptare, ndërgjegjësimi kombëtar shqiptar është një fenomen i cili u shfaq në fillimet apo nga fundi i shekullit të 19, madje nëse doni u shfaq në fillimet e shekullit të 20 dhe është një ndërgjegje kombëtare e imponuar nga fuqitë e mëdha si Italia apo Austro- Hungaria. U mbështetët si popull në gjurmë të huaja, të vjedhura, nuk keni gjurmën tuaj. Edhe Heroi juaj Kombëtar është Jorgjo Kastriotis, një feudal grek i helenizmit mesjetar. Edhe ish-mbreti juaj, gjyshi i pasardhësit të fronit të Zogut, Zoti Leka, pranon në intervistën e tij në vitin 1931 sa më poshtë: “Pranoj se në të vërtetë brenda mbretërisë së shqiptarëve ka edhe vende ende greke si Korca, Himara, Dhrovjan, Gjirokastra dhe disa të tjerë. Shohim sot Princin Leka, pasardhësin e shqiptarëve, dhe nëse nuk gabohem i implikuar në trafik armësh. Shohim pra këtë trafikant të rëndomtë i cili pati paturpësinë që muajt e fundit, në përurimin e një përmendoreje të Zogut në Tiranë, të deklaronte se kufijtë midis Shqipërisë dhe Greqisë duhen rishikuar. Për fat të keq popullsitë në veri të Greqisë janë popullsi që përbëhen nga grekë të cilët ndërruan besimin, ndërruan dhe përfituan një ndërgjegje të rreme kombëtare, ndërsa shumë mirë do të kishte mundësi që jo vetëm Vorio-Epiri por edhe e gjithë Shqipëria të jetë një rrethinë apo një periferi e Greqisë.
    Zoti Papas, meqë ju thatë se Skëndërbeu është me origjinë greke, edhe shqiptarët që flasin shqip janë grekë dhe pastaj janë shqiptarizuar. A ekziston kombi shqiptar sipas jush, apo është vetëm një sajesë?
    Do të më jepni email-in tuaj dhe me kënaqësi do t’ju dërgoj disa linke me studime, libra dhe artikuj të tjerë të cilët i kam botuar dhjetëvjecarët e kaluar lidhur me Skëndërbeun, i cili është një hero i madh grek, Jorgjos Kastrotis me historinë e tij.
    Ky është flamur pasi shqiptarët u pushtuan nga Italia fashiste. Ky nuk eshte flamuri i natyrshëm i shqiptarëve, apo jo. Eshtë flamur fashisto- shqiptar…
    Të njëjtat gjëra bënë shqiptarët në 1940 me këtë flamur, të njëjtat gjëra teksualisht, pasi populli nuk ndryshon, është i njëjtë. Festuam para pak kohësh dhe isha të dielën e kaluar në Konicë përvjetorin e betejës së Konicës. Në atë betejë luftëtarët e ushtrisë dhe policisë greke luftuan kundër komunistëve grekë të cilët kishin nxitës të tyre Shqipërinë. Nuk ka asnjë lidhje nëse ky flamur është fashist, apo nëse ka këtu përkrenaren e Skëndërbeut, apo nëse ka yll apo është pa yll. Edhe ky është një flamur i vjedhur. Keni vjedhur shqiponjën dy krenare biznatine, e kuqja dhe e zeza janë ngjyrat tona. Këtë flamur e kemi në zyrat tona. Eshtë flamur bizantin me shqiponjën dy krenare. Keni ndërtuar një shtet fallco. Keni vjedhur heronj, ngjyra dhe flamunj dhe përpiqeni të vërtetoni se jeni shtet. Për fat të keq nuk jeni shtet. Me këtë shtysë për të bërë shtet, sic vepruat në fillimet e shekullit, e njëjta gjë ndodh dhe tani. Tashmë keni shpatullat e turqve, të amerikanëve dhe keni ngritur kokën. Tani keni gëzimin se ka rënë komunizimi, keni kapitalizëm, mund të keni Koka Kola, mund të keni makina të bukura të cilat për fat të keq janë nga krimi dhe hashashi. Tani kaloni mirë, duartrokisni amerikanin, i vidhni dhe orën e dorës, pasi sic themi ne më parë del shpirti dhe pastaj vesi. Vesi i plackitjes nuk mund të ikë. Pra më pas do të qani dhe ju.
    Në Shqipëri kohët e fundit ka ndodhur një fenomen. Partia Drejtësi, Integrim dhe unitet e Shpëtim Idrizit, që është cam me origjinë, ka depozituar ne Kuvendin e Shqipërisë një rezolutë që kërkon rikthimin e pronave te sekuestruara prej 60 vitesh në Greqi, ata thone me preteksin apo arsyen e kolaboracionizmit ne kohen e luftes italo-greke. Cfarë mendoni se do ndodh nëse parlamenti shqiptar e miraton këtë rezolutë dhe a ekziston Camëria dhe një cështje came?
    Si deputet i parlamentit grek, por në vecanti si patriot, gjëja e fundit që do të më interesonte do të ishte se cfarë do të thoshte parlamenti shqiptar. Ne kemi anën tonë, historinë, gjakun, zotin, Jezu Krishtin vetë. Meqë po më flisni për Camërinë apo cështjen came sic e thoni ju, për ne është një cështje inekzistente dhe që për fat të keq diskutohet në këto caste. Nëse doni përgjigje është një cështje e cila është zgjidhur një herë e përgjithmonë në periudhën 1944-’45 nga strategu i guximshëm dhe i zoti, Napeolon Zervas me ushtrinë e tij. Ata pak banorë myslimanë të zonës bashkëpunuan me armikun kundër grekëve dhe morrën përgjigjen e duhur. Nuk janë grekë në asnjë rast. Goditën dhe luftuan Greqinë dhe ajo tokë nuk u përket. Ajo tokë është vetëm dhe vetëm për grekët.
    Ju thoni se edhe ata që flasin shqip kane qenë grekë dhe pastaj janë shqiptarizuar. Sipas jush a ekziston kombi shqiptar apo është një sajesë?
    Ekziston një ndarje e madhe ideologjike, nëse e keni studiuar, midis kombit dhe shtetit. Për shembull për ne SHBA nuk përbëjnë komb. Për ideologjinë tonë rëndësi të madhe ka ekzistenca fisnore. Kombi mbështetet tek gjaku, tek fisi, tek raca. Përsa i përket ndërgjegjes kombëtare shqiptare, vitet e fundit, pseudo-shkencëtarë të ndryshëm shqiptare kanë ndërmarrë një fushatë propagandistike dhe nuk kalon javë që të mos dalë një libër i ri pseudo-shkencor i cili tonifikon, ushqen, etnicizmin shqiptar.
    A ekziston raca shqiptare?
    Shikoni. Përsa i përket prejardhjes së fisit shqiptar nëse do të mundeshim ta quanim fis shqiptar, sepse sic u thash është një konglamerat popullsish të cilët janë tërësisht me prejardhje greke, pavarësisht se mund të kenë humbur ndërgjegjen e tyre kombëtare. Dhe kjo për ne është shumë e rëndësisshme pasi për ne grek duhet të jesh edhe në gjak edhe në ndërgjegje 100 përqind. Prandaj edhe një nga nga parullat tona qëndrore që dëgjohet nëpër mitingjet që organizojmë është ajo që thuhet edhe duke u kënduar: Nuk do të bëhesh kurrë grek o shqiptar, o shqiptar. Ekzistojnë shumë teori për lindjen e shtetit shqiptar, prejardhjen e popullsive që banojnë në veriperendim të Greqisë, brenda Shqipërisë. Teoritë flasin për Albanon e Romës së lashtë, shumë flasin për ilirët e lashtë, një fis barbar dhe i panënshtruar i cili në thelb i përkiste grupit të fiseve greke. T’u coj pas në epokën e mbretit Piro. Gjithashtu të tjerë flasin për Arvanon e Kaukazit. Ekzistojnë shumë teori. Unë do qëndroj vetëm në faktin se me të vërtetë sot në Shqipëri ekziston një industri e tërë botimesh dhe tonifikim i etnicizmit shqiptar i cili ekziston në cdo parti. Rol të madh në krijimin e një ndërgjegje kombëtare të ndryshme në këto popullsi që sot duan të quhen Shqipëri luajti dhe cështja e fesë. Shumë të krishterë ortodoksë të mesjetës, pas rrethimeve të Muratit, më vonë të Muhametit, ndryshuan besimin. Edhe në vetë familjen e udhëheqësit të madh Jorgjos Kastriotis, njerëz nën sundimin e turqve, tashmë ishin myslimanë sic ishte Hamzai nipi i tij, etj.
    Si e mendoni të ardhmen, të sotmen dhe të nesërmen e marrëdhënieve shqiptaro-greke dhe nuk më dhatë përgjigje për Vorio- Epirin. Nëse Vorio- Epiri është toke greke, tani është ne kufijtë e shtetit shqiptar, ka zgjidhje praktike apo eshte vetëm zgjidhje romantike dhe retorike? …Do ketë paqe apo tension midis Shqipërisë dhe Greqisë?
    Shikoni tensioni është vetë jeta. Në asnjë rast nuk jemi luftëdashës pa arsye. Por, historia vazhdon me të drejtën e më të fortit, por edhe me marrëveshje të pjesëshme me qëllim që të mos ham njëri-tjetrin. Të jeni të sigurt se si parti dhe si grekë kemi gjithmonë në mendje zgjidhjen për cështjen e Vorio-Epirit. Pra zgjidhja e vetme për cështjen e Vorio-Epirit formulohet: Liri në Vorio-Epir. Nëse kjo nënkupton dhe ushtrinë greke në Vorio-Epir atëherë edhe ushtria greke do të jetë në Vorio-Epir. Ta dini këtë. Mundet që në këto momente të dëgjohet për Greqinë, se jeni dhe njerëz të medias dhe mund të jetë edhe një realitet, se përjeton një periudhë krize ekonomike, se ka probleme ekonomike, por ta dini se forcat e armatosura greke janë shumë herë më të fuqishme se forcat e armatosura të Shqipërisë. Eshtë cështje vendimi dhe jo lufte. Forcat e armatosura ekzistojnë në cdo shtet edhe si leve presioni.
    Po domethene nga marrëdhënie të ndertuara mbi politiken te marrdheniet e ushtrive apo ka zgjidhje pa ushtri? …Jemi te dy vende te NATO-s, anëtare te NATO-s…
    Po flas përtej NATO-s. Shqipëria duhet të respektoj firmën e saj dhe kjo nënkupton se duhet të zbatoj protokollin e Korfuzit, i cili i jep autonomi Vorio-Epirit. Ky do të ishte një hap i rëndësishëm për zbutjen e cdo problemi që ekziston në marrëdhëniet greko-shqiptare. T’i jepet autonomia e nënshkruar prej jush Vorio-Epirit. Eshtë një marrëveshje e cila është në fuqi, ekziston dhe duhet të zbatohet. Dua t’ju them se ekziston edhe ligji i luftës midis Shqipërisë dhe Greqisë. Ligji i luftës nuk shfuqizohet me një deklaratë të Papulias, apo me një deklaratë të ministrit të jashtëm. Ligji i luftës votohet në parlament dhe nuk është shfuqizuar zyrtarisht dhe si rrjedhojë jemi në gjendje lufte. Ky flamur pati paturpësinë të sulmoj Greqinë. Jemi akoma në gjendje lufte.
    Kjo është një ndër të paktat gjëra që jemi dakord që ligji i luftës qëndron dhe duhet të votohet në parlamentin grek. Kisha një pyetje, mos vallë në idetë dhe analizën tuaj po e kundershton pak realiteti historik tani jo vetem qe eshte Shqiperia, por ka dhe nje shtet tjeter shqiptar qe eshte Kosova. Vertet Republika Greke nuk e ka njohur Kosoven, por shqiptaret te cilet ju i konsideroni nje koncept i sajuar, nuk se po zmadhohen ne Ballkan, si e shikoni kete gje?
    E thamë një herë plackitja është zanat i shqiptarëve, erdhën me përdhunime, vrasje e vjedhje. Pra, erdhën tek ne dhe në vend që të puthnin dorën që ju jepte bukë e kafshuan atë. Pra erdhi ky grup popullsie. 50 përqind e kriminelëve që gjenden në burgjet greke janë shqiptarë, kanë krijuar mafien shqiptare në Greqi, rrojnë dhe mbreterojnë, bëjnë c’të duan, kanë gjetur një Greqi për fat të keq vrresht pa zot, ku nuk funksionon policia ashtu sic duhet të funksionojë. Nuk funksionojnë shërbimet, nuk funksionon ushtria, dhe kanë paturpësinë që brenda vetë Greqisë të shprehin pikëpamje dhe të flasin nëpër stadiume për Shqipërinë e Madhe. Gënjejnë veten dhe nëse Greqia nuk është në gjendje lufte me Shqipërinë, sic thotë zoti Artur, është Agimi i Artë në gjendje lufte me Shqipërinë!
    A mendoni se është nevoja që të ketë filiale të partisë suaj në Shqipëri meqë të paktën gjysma e Shqipërisë sipas mendimit tuaj është tokë greke?
    Problemi ynë si Agimi i Artë nuk është në asnjë rast partiak. Problemi i Vorio-Epirit për ne është etnik. Nëse do të hapim një filial në Korcë, Himarë apo Gjirokastër nuk do ta hapim për të marrë vota, nuk na interesojnë votat, na intereson zhvillimi, liria, populli të ndihet i sigurt. Pra na interesojnë Vorio-epirotët dhe Vorio-Epiri.
    Po nese qeveria shqiptare do t’ju ndalonte, nese klubi I Patrioteve të Rinj apo forca te tjera te cilat e njohin Shqiperine dhe mendojne qe mendimet tuaja ekstremiste …cfare do ndodhte? Berisha po pretendon per Prevezen imagjinoje t’ju jepte gjysmën e Shqipërisë…
    Bëni një gabim të madh. Nuk thash që Vorio-Epiri është grek. Meqë më pëlqen shumë historia, ju thash se historia duke u zhvilluar dhe nëse dikush do ta lexoj dhe kuptoj vërtetë historinë nuk ekziston Shqipëria. Në fakt nuk është Vorio-Epiri Grek, në fakt gjithë Shqipëria duhet të jetë një Provincë greke. Por mundemi të gjejmë pika mirëkuptimi. Mundemi nëse ju do të kërkoni një falje të madhe për c’ka keni bërë kundër Greqisë. Ta kërkoni me vepra, jo vetëm në periudhë lufte, por c’ka keni berë vitet e fundit duke kryer krime ndaj grekëve në qytete dhe fshatra. Do të kishim mundësi të gjenim një fushë mirëkuptimi, nëse zbatoni në praktikë protokollin e Korfuzit, i cili i jep autonominë Vorio-Epirit dhe atëherë do të kemi mundësinë të jetojmë paqësisht, për bukuri. Të merrni viza sa herë që të dëshironi të bëni turizëm në Greqi dhe jo t’u merrni ditët e punës grekëve. Nuk e keni fajin vetëm ju. Kanë faj edhe grekët që marrin në punë shqiptarët dhe për fat të keq shumë prej tyre gjenden të vrarë apo të plackitur. Le të kishin kujdes.
    Duke qene se ju mendoni se jo vetëm gjysma e Shqipërisë por e gjithë Shqipëria eshte Greqi, pra shqiptarët nuk ekzistojnë jane vetem greke të harruar, mund te themi pse keni kete acarim kaq te madh per faktin se shqiptaret vijne ne Greqi. Eshte njesoj sikur greket e harruar te vijne ne Greqi ne vendin e tyre?
    Kur të mësoni të kërkoni falje për krimet tuaja, jo vetëm krimet e atëhershme, por edhe krimet e tanishme, ne jemi dhe do të jemi një prehër i ngrohtë.
    The që shqiptarët kane bërë krime…Une s’kam lidhje me krimet. Qeveria shqiptare duhet të kërkoj falje?
    Flas për kufijtë detarë. Nuhatët naftë dhe anuluat firmën. Një marrëveshje që kishte avancuar e kthyet mbrapsht. Gjithashtu si do të reagoj qeveria greke ndaj deklaratave të shqiptarëve që ngulin këmbë të shtrojnë cështjen came. Në këto deklarat e sipër vijnë përgjigjet. Nga ana e palës greke u shtrua cështja e cila nuk na kënaqi si parti, një cështje shumë e hollë që thotë se Greqia do të paraqesë në mënyrë të njëanshme në OKB hartat e kufinjve detarë me vendet fqinjë. Do të jap disa koordinata dhe në bazë të këtyre koordinatave zotërinj të OKB-së Greqia konsideron se këto janë kufinjtë e saj. Ky është tërritori detar i saj. Vetëm nga kjo lëvizje të cilën Greqia ka të drejtë ta bej, pra të thotë në OKB, këto janë kufinjtë e mij, arra ime arrin deri këtu, nuk është dicka e tmerrshme. Vetëm kaq mjaftoi që të bëhen deklarata shpërthyese nga ana e palës shqiptare, nga ana e Ramës dhe Berishë, të shpërthej shtypi shqiptar duke arritur në caqe ekstreme me përgjigje ekstreme. Pra kush i vë dinamitin klimës, Greqia apo Shqipëria.
    Mendoni se në shekullin dhe në periudhen që jetojme popujt tentojne të afrohen me njeri -tjetrin. Kjo që ju thoni, qoftë edhe për shqiptaret në këtë rast, do t’i merzisi jo pak shqiptarët dhe në vend që të krijoj premisa për një bashkëjetesë rajonale me të mire na ndan dhe na tensionon në vend qe të na bashkoj? Nëse do t’i merrnim për të vërteta fjalë për fjalë gjithë këto gjëra i bie që ju si grek, neve që ndihemi shqiptarë, vetem duhet te kacafyteshim kur mund të gjejmë një zgjidhje më të arsyeshme. Si e mendoni këtë?
    Duhet që në momentin që Greqia ndodhet nën pushtim, se në fakt Greqia ndodhet nën pushtim, një pushtim që së shpejti do gjendeni edhe ju, pra në momentin që përtej këtij pushtimi ekzistojnë grekë që jetojnë nën një klimë terrori, ndjekjeje, vetëm e vetëm se flasin gjuhën greke sic ndodhi në Himarë me vrasjen e heroit tonë Aristotel Gumas, vetëm se fliste greqisht, pra në cdo vend të botës ku jetojnë vëllezërit tanë grekë të cilët kanë probleme, Greqia duhet t’u qëndroj pranë në cdo mënyrë. Pra këto deklarata nuk janë deklarata që minojnë marrëdhëniet tona dhe as për të krijuara episode të tjera diplomatike. Këto deklarata thonë: Vëllezër guxim, nuk ju kemi harruar. Jeni dhe jemi grekë dhe Vorio-Epiri është grek dhe do të bëhet sërish grek. Këtë frymë kanë deklaratat tona dhe kur edhe ju do të ndjeni FMN-në, do të ndjeni frymën e fajdexhiut në atdheun tuaj, një armiku që është i përbashkët dhe për grekët dhe për shqiptarët atëherë miku im i mirë do të më kujtosh.

    KUSH ESHTE KRISTOS PAPAS
    Kristos Pappas. Figure karizmatike e ekstremit të djathtë Agimi i Artë në Greqi.
    Lindur në Athinë në vitin 1962, me origjine suliote nga fshati Lakas.
    Ilias Papas, i ati, ushtarak në profesion, bashkëpunëtor i ngushtë i George Papadopulos, i njohur si kreu i grushtit ushtarak të shtetit në Greqi më 21 prill 1967.
    I biri Kristos Papas është një nga nismëtarët që në vitet ‘80 i Lëvizjes Kombëtare Popullore Agimi i Artë, së bashku me të atin Ilias Papas.
    Kristos Papas në vitet 90 themelon shtëpinë botuese Ilioforos. Me logon e kësaj shtëpie botuese, Pappas publikon dhjetra libra me përmbajtje të fortë nacionaliste apo “patriotike”.
    Në dy palë zgjedhje, ne 7 maj 2012 dhe 17 qershor 2012, Kristos Papas zgjidhet deputet i Agimit të Artë
    Ai është drejtues i sektorit për punë të jashme në partinë Agimi i Artë.
    Pappas ka pushtuar shpesh herë kryelajmet e medias greke dhe asaj ndërkombëtare.
    Në Shqipëri bëhet i njohur në 12 gusht të vitit 2012, ku merr pjesë në mënyrë energjike në ceremoninë përkujtimore të Aristotel Gumës në Himarë. Në këtë prezencë të tij në Himarë ai artikuloi publikisht, si politikan dhe si deputet dhe si një ndër ideologët e Agimit të Artë, se Himara është tokë greke dhe vetëm tokë greke.
    28 tetor 2012, me rastin e përkujtimit të ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës italo-greke, Papas u shfaq përsëri ne Shqiperi. Prezenca e tij shkatoi tensione, por ai nuk humbi rast pa rikujtuar dhe një herë se Shqipëria e jugut është Vorio Epir dhe se Vorio Epiri është tokë greke.

    .
    Zoti Bedri
    Vetem ky pervesitet kombetar qe ka bere Zheji me Kristo Papen eshte 10000 here me i rende se e gjithe “spiunave te sigurimit”

    Reply to this comment
  5. CImi, ose Operativi i Syrit Vigjilent November 12, 06:18

    Ka qene dhe ka sherbyer shume mire. I devotshem, I sakrifices, pa bere dallim ka spiunuar miq, te aferm, dashnore, kurva, bythece, ke ka mundur. Jargaxhi e zoraxhi, e meriton te jete ne ballin e kazanit.

    Reply to this comment
  6. intelektuali November 12, 08:53

    O Bedri Islami:

    Po besojme qe Arturo Zheji nuk ka qene spiun i Sigurimit te Enverit,

    PO HABILAJT E SAJME QORRIT SPIUNA TE KUJT JANE?

    sepse:

    Po te mos ishte KAZANI i medias armike te Partise Enveriste Te Rilindjes Socialiste askush nuk do te mesonte kurgje per banditet me pushtet te Edi Rames qe e kane mbushur me droge gjithe Shqypnine si nje rezil i vendit ne syte e Botes Demokratike.

    PO CFARE LLOGJESH ENVERISTE PER SPIUNE DHE AGJENTE SHKRUAN TI O GAZETARI I ENVERIT KUR EDI RAMA ESHTE DISKRETITUAR TOTALISHT NE TE GJITHA SKAJET E PUSHTETIT TE TIJ TE KRIMBUR?

    Po kujt i plas ne Shqypni per debatin tend idiot me kolegun tend enverist Arturo Zheji qe njihet edhe nga kalamajte e rruges qe kane qene spiuna te Enverit denbabaden, njashtu si puna yte o zoteri i llogjeve enveriste ne gazeten DITA qe njesoj si “febeli” Lorenc Vangjeli na e kane shpifur sa here qe i shikojme fytyren e shemtuar ne emisionet TV kur bombardon teleshikuesit me fraza boshe filoqyli pa kurfare llogjike dhe kuptimi vetem e vetem qe t’i pelqeje BOSIT qe e ka paguar.

    PO KUR JU O GAZETARET “DINOSAURE” TE ENVERIT DO TE BEHENI NJEREZ NORMALE SIC JANE GAZETARET NE BOTEN DEMOKRATIKE?

    Dhe do te ndaloni te shqyeni njeri tjetrin si cakalle pylli, por do te filloni te flisni per temat qe ziejne ne KAZANIN mafioz qe ka gatuar qeveria e Habilajve te Sajme Qorrit?

    Reply to this comment
    • Teuta November 12, 13:17

      Intelektualo , mos je vllai i ZhejiT ?
      Nje karakter paskeni si zhej ballisti .

      Reply to this comment
    • Kris November 12, 14:03

      Zakonisht, kur lexon komentet ne Tema ,ve re nje emer komentuesi! E quan veten “intelektuali”! Zakonisht njerezit e arsyeshem vene si “nick name” dicka qe kane ne veten e tyre! Por vini re komentet dhe nivelin e komenteve! Vetem “intelektual” nuk mban ere! Fjalor rrugacesh dhe si “intelektual” nuk di perdore as kompjuterin! C’do njeri ,gazetar apo kushdo qofte ka mendimin e tij dhe nuk pyesin kete injorant “intelektual” se cfare te mendojne e shkruajne! Jetojme ne demokraci,por jo per te zgjuarin “intelektual! Ne ,komentuesit japim vetem opinione spse nuk e dime te verteten! Te njejten gje per komentuesen Lili qe emrin e femres e perdor me gjuhe mashkulli!

      Reply to this comment
      • intelektuali November 12, 21:32

        Laje gojen me kolinoz importi kur te zesh emrin e intelektualit me gojen e halabakut idiot,

        sepse:

        Te VERTETEN nuk e dine vetem KOQE-LOQET fanatike te Enverit, sepse ndryshe dosjen e HABILAJVE te Sajme Qorrit qe ishte ministri i zemres i Edvin Piktorit, pra kete dosje qe italianet e derguan prej matane detit e dine edhe kalamajte e rruges, por qe Bedri Islamit nuk i vjen zeri fare qe te flase dhe i eshte turrur kolegut te tij nga Sigurimi i Enverit Arturo Zheji si nje cakall pylli per te mbrojtur Edi Raman dhe Rilindjen e tij enveriste nga REZILI njashtu sic ben edhe gazetari shemtaq Lorenc Valngjeli qe na e shpifi me servilizmin e tij anadaollak qe flet shume, por nuk thote asgje.

        E shikon sa kollaj gjendet e VERTETA?

        Reply to this comment
  7. kris 1 November 12, 11:39

    Media duhet te luftoije te keqen dhe kur eshte e vogel.E keqiia e vogel apoo zgjedhja midis trustit te kalbur te politiikaneve lulelaker te asaj qe eshte kalbur me pak te semur.Luffta e sdhtypiit duhet te jete per nje siistem te rii zgjedhoor ku popullii mos votoje per liste por diirekt.Kjo do qe nje hap drejt lirise duke hequr nga politika mbetjet e pariciklueshme te kombiit.

    Reply to this comment
  8. vasili November 12, 18:59

    Keni filluar te vini goxha ere,si fund kazani,ju qe pengoni te dalin ne drite shkrimet asnjeanese dhe objektive.

    Reply to this comment
  9. intelektuali November 12, 21:33

    Laje gojen me kolinoz importi kur te zesh emrin e intelektualit me gojen e halabakut idiot,

    sepse:

    Te VERTETEN nuk e dine vetem KOQE-LOQET fanatike te Enverit, sepse ndryshe dosjen e HABILAJVE te Sajme Qorrit qe ishte ministri i zemres i Edvin Piktorit, pra kete dosje qe italianet e derguan prej matane detit e dine edhe kalamajte e rruges, por qe Bedri Islamit nuk i vjen zeri fare qe te flase dhe i eshte turrur kolegut te tij nga Sigurimi i Enverit Arturo Zheji si nje cakall pylli per te mbrojtur Edi Raman dhe Rilindjen e tij enveriste nga REZILI njashtu sic ben edhe gazetari shemtaq Lorenc Vangjeli qe na e shpifi me servilizmin e tij anadaollak qe flet shume, por nuk thote asgje.

    E shikon sa kollaj gjendet e VERTETA?

    Reply to this comment
  10. Eduarti November 13, 09:24

    Ato anti-Ramat jane Kazani mediatik (sipas Rames dhe Bedriut nga pas).
    Keto pro-Ramat si Bedriu i mbetet te jene Uturaku mediatik ku dhjet Rama.
    (botoni komentet ose deklaroni se pranoni vetem komente pro-Uturakut te Rames).

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*