Përse e vlerësojmë kaq shumë arin dhe pse nuk po përdoret më si monedhë?

June 1, 2017 11:21

Përse e vlerësojmë kaq shumë arin dhe pse nuk po përdoret më si monedhë?

 

Nga Justin Rowlatt, BBC

Përse e vlerësojmë kaq shumë arin?

Nuk jam i pari që e bëj këtë pyetje, por më pëlqen të mendoj se po e shtroj në një nga vendet më imponuese të mundshme, në ekspozitën e jashtëzakonshme të artefakteve të arit pre-kolumbian në Muzeun Britanik.

Takohem me Andrea Sella-n, një profesor kimie në Universitetin Collage London, pranë një parzmoreje ari të pastër. Ai nxjerr një tabelë periodike. “Disa elementë janë shumë të thjeshtë për t’u zhdukur”, më thotë dhe i drejtohet anës së djathtë të tabelës periodike. “Këtu kemi gazet dhe halogjenët. Një gaz nuk është kurrë i përshtatshëm të përdoret si valutë. Ai nuk është shumë praktik për t’u mbajtur me vete. Për më tepër gazet janë pa ngjyrë, e vështirë të dallohet se çfarë është”, shpjegon profesori.

Dy elementët e lëngshëm, merkuri dhe bromi, janë gjithashtu jopraktikë dhe s’mund të përdoren si para. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për arsenikun dhe disa elementë të tjerë.

Tani profesori e kthen vëmendjen nga ana e majtë e tabelës. “Mund të largojmë nga vëmendja shumë prej elementëve që gjenden edhe këtu”, thotë ai me besim të plotë. “Metalet alkalinë dhe oksidet janë thjesht shumë reaktivë. Shumë njerëz mund të kujtojnë eksperimentet në klasë me hedhjen e natriumit apo kaliumit në një enë me ujë. Procesi përfundon me flluska dhe një tingull karakteristik, një monedhë plasëse, sigurisht që përbën një ide të keqe”.

Një argumentim i ngjashëm mund të bëhet edhe për klasën tjetër të elementëve radioaktivë. Ekziston edhe një grup tjetër elementësh të quajtur okside të rralla, që gjenden më me vështirësi se ari.

Për fat të keq, ato janë kimikisht të vështirë për t’u veçuar nga të tjerët, ndaj është e pamundur të dish se çfarë po mban në xhep.

Kjo na bën t’i drejtohemi mesit të tabelës periodike. Ky grup prej 49 elementësh është disi i njohur për ne, pasi përmban hekurin, aluminin, argjendin, bakrin dhe plumbin. Por analizimi i këtyre bën që të dalim në përfundimin se secili ka të meta serioze.

Gjenden disa elementë të fortë dhe të rezistueshëm në anën e majtë, si për shembull titani dhe zirkoniumi. Problemi i tyre është se janë shumë të vështirë për t’u shkrirë. Do të duhen temperatura mbi 1000 gradë celsius përpara se këto të fillojnë të ndahen prej xeherorëve të tyre. Një furrë e teknologjisë kaq të lartë nuk ishte e mundur për njeriun e lashtë.

Alumini është gjithashtu i vështirë për t’u ndarë dhe është shumë i dobët. Po kështu edhe shumë prej elementëve të tjerë nuk janë të qëndrueshëm, ata prishen nëse ekspozohen ndaj ujit apo oksidohen në ajër.

Marrim për shembull hekurin. Ai duket një element i mirë për t’u përdorur si monedhë, shkëlqen dhe ka pamje. Problemi qëndron te ndryshku, e njëjta gjë ndodh edhe me plumbin apo bakrin. Njerëzimi i ka provuar këto si monedha, por natyrisht që e ka mësuar se nuk ishte një ide e mirë.

Përse është ari i artë?

“Ngjyra e artë e arit ka qenë një mister deri kohët e fundit”, thotë profesori kimist Andrea Sella. Sekreti qëndron në strukturën e tij atomike. Mekanika kuantike e vetme nuk i jep dot shpjegim. Kur e sheh arin nga brenda zbulon se atomi është shumë i rëndë dhe se elektronet lëvizin aq shpejt, saqë duhet të përfshish në studim teorinë e relativitetit të Ainshtajnit dhe matematikën. Vetëm kur bashkon mekanikën kuantike me relativitetin, atëherë mund ta kuptosh ngjyrën e artë të arit.

Sikundër nga metalet e tjerë që në gjendje të pastër e reflektojnë dritën direkt mbrapsht, molekulat e arit luajnë nga pak. Si rezultat, ari absorbon pak nga drita blu e spektrit, duke i dhënë dritës që reflekton ngjyrën e artë dalluese.

Nga të gjithë 118 elementët në tabelë, kanë mbetur vetëm tetë konkurrentë: platini, paladiumi, rodiumi, iridiumi, osmiumi dhe rutheniumi së bashku me të njohurit arin dhe argjendin.

Këta njihen si metale fisnike, “fisnikë” sepse qëndrojnë më vete, mezi bashkëveprojnë me elementët e tjerë. Të gjithë janë shumë të rrallë, një tjetër kriter për t’u futur në valutë. Edhe nëse hekuri s’do të ndryshkej, ai nuk mund të jetë një monedhë e mirë sepse është i kudondodhur. Me të gjithë elementët përveç argjendit dhe arit, kemi problemin e kundërt. Janë aq të rrallë saqë do na duhej të nxirrnim në qarkullim disa monedha aq të vogla, sa do të na humbnin lehtësisht. Po ashtu janë të vështirë për t’u ekstraktuar, për shembull temperatura e shkrirjes së platinit është 1768 gradë Celsius.

Kjo na çon në dy elementë: argjendi dhe ari. Të dy janë të vështirë për t’u gjetur, por jo jashtëzakonisht të rrallë. Gjithashtu ata kanë temperaturë relativisht të ulët shkrirjeje dhe janë të thjeshtë për t’u kthyer në monedha, shufra apo bizhu.

Argjendi njolloset sepse reagon kundrejt squfurit që gjendet në ajër. Kjo është arsyeja përse i kushtojmë veçanërisht rëndësi dhe i japim vlerë arit. Arsyeja e kësaj është sepse rezulton se ari është kaq kimikisht jointeresant.

Izolimi i arit në vetvete na siguron se një makinë e larë me ar do të jetë në të njëjtën gjendje edhe pas 1000 vjetësh. Por çfarë e bën arin një monedhë të mirë valute? Së pari, nuk ka përse të ketë një vlerë të brendshme. Një monedhë është e vlerësuar sepse shoqëria vendos kështu.

Valuta për të qenë e përdorshme duhet të ketë këto cilësi: të jetë e qëndrueshme, praktike dhe jotoksike. Gjithashtu duhet të jetë e rrallë dhe do të habiteni sesa pak ar ekziston në botë.

Nëse do të mblidhnim bashkë çdo vëth, çdo unazë martese, arin e sovranëve, çdo statujë pre-kolumbiane dhe t’i shkrimin, ajo çka do të mbetej do të përbënte vetëm 20 metra kub ar.

Por të qenët i rrallë dhe qëndrueshmëria nuk janë gjithçka. Ari ka një tjetër cilësi që e bën të jetë fituesi i vetëm i tabelës periodike. Ari është… i artë.

Të gjithë elementët e tjerë përveç bakrit, janë ngjyrë argjendi. Fakti që bakri kthehet në të gjelbër kur ekspozohet ndaj ajrit të lagësht, e bën arin tepër të veçantë. Ky është një nga sekretet e tjera të suksesit të arit si monedhë valute. Ari është jashtëzakonisht i bukur.

Por si ka mundësi që ari nuk po përdoret më si monedhë?

Momenti kulmor erdhi në vitin 1973, kur Riçard Nikson vendosi të ndërpresë lidhjen e dollarit amerikan me arin. Niksoni e mori këtë vendim për arsyen e thjeshtë se SHBA-ja po gjendej në vështirësi të arit të nevojshëm për të mbështetur të gjithë dollarët që kishte printuar.

Nga ana ekonomike ekziston një problem madhor me arin. Furnizimi me ar nuk ka lidhje me nevojat e ekonomisë. Ai varet nga ajo që nxjerrin minierat.

Në shekullin e 16, zbulimi i Amerikës Jugore dhe depozitave të arit çoi në një rënie drastike të vlerës së arit dhe në rritjen e paimagjinueshme të vlerës së gjithçkaje tjetër.

Që prej asaj kohe, problemi ka qenë zakonisht e kundërta, furnizimi me ar ka qenë i pamjaftueshëm. Për shembull, shumë shtete dolën nga Depresioni i Madh në vitet ‘30 duke tërhequr monedhat e tyre prej sistemit monetar Gold Standard. Duke vepruar kështu, patën mundësinë të printonin më shumë para dhe të rimëkëmbnin ekonomitë.

Kërkesa për ar mund të variojë shumë, dhe me një furnizim fiks, gjithçka mund të çojë në lëkundje të mëdha të çmimeve. Kohët e fundit për shembull, çmimi shkoi nga 260 dollarë për çdo masë prej 31 gramësh në 2001-shin, kulmi ishte 1921 dollarë në shtator të vitit 2011 dhe tani çmimi aktual është 1230 dollarë. Kjo nuk është sjellja e duhur e një valute të qëndrueshme. Ndaj, për të parafrazuar Çërçillin, nga të gjithë elementët, ari është monedha valutore më e keqe e mundshme. Përveç të gjithë të tjerëve gjithashtu.

June 1, 2017 11:21
Komento

1 Koment

  1. Arben June 1, 15:18

    VETEM ARI ESHTE PARA,

    TE TJERAT JANE COPA LETRE

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*