PËRSE FITOI RAMA I RAMËS?

September 15, 2016 11:09

PËRSE FITOI RAMA I RAMËS?

 

Nga Andrea Stefani

 

Ajo që PD e propagandoi si një fitore që do paralajmëronte rikthimin në pushtet në 2017-ën, rezultoi në një disfatë 10 herë më të thellë se ajo e pësuar në zgjedhjet e mëparshme lokale në Dibër. Kur fitoren e propagandon si gënjeshtër, do ta korrësh si disfatë. Dhe siç ka ndodhur tradicionalisht në këto 26 vjet, PD-istët nisën nga justifikimet. Në pamundësi për të shpallur një humbje me mbi 4 mijë vota disavantazh si fitore, Basha fajësoi popullin e Dibrës që ja paska shitur votat botës së krimit. Edhe të tjerë ja vunë fajin shitblerjes së votave. Ca akoma të tjerë, thanë se ajo si fitore që duhet të ishte lajmëtari rikthimit në pushtet pas një viti, nuk do të thoshte fare asgjë pasi rezultoi një disfatë! Edhe si e disfatë ajo paralajmëron fitoren! Ec e kuptoi këta berishistët. E lexojnë realitetin sipas qejfit me besimin e verbër se shqiptarët do besojnë ato që ata thonë dhe jo atë që shohin në realitet. Për fat të mirë të Shqipërisë dhe për fat të keq të PD, janë një masë në rrudhje fanatikësh pa aftësi për të reflektuar që mbeten të gatshëm t’i gëlltisin dhe përhapin gënjeshtrat e SHQUP-it.

 

Besimi te forca e gënjeshtrës shfaqet sot një nga tiparet më tipike të berishizmit. Edhe e degradimit të tij. Dibra tregoi se ato nuk ecin më, se gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. Ndërkaq neve nuk na duhen fare këto mashtrime vulgare që PD i shpalos (tashmë e ka bërë zakon) sa herë humbet. Na intereson analiza se përse humbi PD tre vjet pasi qeveria, për shkak të reformave të dhimbshme edhe pse shtetformuese, duket se ka humbur ca nga optimizmi i elektoratit që e mbështeti aq fuqimisht në dy zgjedhje radhazi.

 

Mesazhi i parë që vjen nga Dibra, është se berishizmi ka humbur çdo besueshmëri në shumicën e shqiptarëve. Ata janë lodhur me politikën konfliktuale që gjeneron Berisha, si në opozitë ashtu edhe kur është në pushtet. Por vërtetohet se sa e gabuar është për PD mos shkëputja dot nga Berisha dhe berishizmi pas disfatës së 2013-ës. Po ta kish bërë një gjë të tillë, sot PD do qe në pozita krejt të tjera. Por si mund të ndodhte një mrekulli e tillë kur Berisha e ka mbushur grupin parlamentar dhe oborrin e SHQUP-it në shumicë me puthadorë dhe fanatikë që çdo arritje në jetë ja detyrojnë vetëm Berishës? Këto kukulla të bindura nuk mund të mos e shpallnin Berishën (sipas një modeli tipik enverist) udhëheqësin historik sipas mësimeve të të cilit PD do ecte edhe në të ardhmen. Askush nuk thotë sot se Partia Laburiste duhet të ecë sipas mësimeve të Toni Blerit. As në SHBA republikanët nuk thonë se duhet të ecin sipas mësimeve të Xhorxh Bushit ( të vjetër apo të ri). Por në PD vazhdon modeli neoenverist i kultit të liderit themelues, mësues dhe historik. Dhe disfata në Dibër është rrjedhojë e ndjekjes nga PD të politikës së vjetër të stilit të stërkonsumuar të shpifjeve dhe konfliktualitetit të pafund që gjeneron lideri i saj historik.

 

Me peshë jo të vogël ka qenë edhe kundërshtimi i reformës ne drejtësi, deri edhe në përplasje me ambasadën e SHBA, që e ka nxjerrë lidershipin e PD mjaft keq në sytë e shqiptarëve si një lidership që, për shkak të korrupsionit dhe kriminalizimit, i trembet ardhjes së një drejtësie të pavarur.

 

Pa distancimin nga Berisha dhe berishizmi PD nuk ka të ardhme. Ajo, për shkak të interesave korruptive të lidershipit të saj, është pozicionuar në krahun e gabuar të kurbës historike duke hyrë në konflikt me ato zhvillime që shfaqen si domosdoshmëri për europianizimin e Shqipërisë. Kështu, 26 vjet pasi doli në krye të shqiptarëve që kërkonin një Shqipëri si gjithë Europa PD, për faj të lidershipit të saj të stërvjetër dhe të kriminalizuar, shfaqet si pengesa kryesore e këtij ideali që vazhdon të mbështetet nga shumica e shqiptarëve.

 

Një tjetër problem është ai që Lulzim Basha, gjoja lideri i ri PD, nuk krijon dot besueshmëri. Në radhë të parë se nuk është i vërtetë. Të gjithë në PD dhe në mbarë Shqipërinë e dinë se nuk është Basha që e udhëheq PD, por ai plaku dinak që kërkon të mashtrojë shqiptarët sikur gjoja është larguar. Por po  të luash teatër, vetëm dy opsione të presin, ose dramë ose komedi. PD po i shpalos të dyja.

 

Basha nuk krijon besueshmëri edhe për të kaluarën e tij mjaft të zhyer me krim dhe korrupsion. Kur Basha bën thirrje për luftë kundër korrupsionit, shqiptarëve u kujtohet se ai i është shmangur gjykimit me procedura të dyshimta për super-korrupsionin 200 milionë eurosh të rrugës Durrës-Kukës. Kur Basha akuzon qeverinë Rama si tradhtare të interesit qytetar dhe publik, shqiptarëve u kujtohet falja nga  ai e ujërave detare Greqisë. Kur Basha bërtet për lirinë, shqiptarëve u kujtohen protestuesit e vrarë dhe të plagosur pabesisht në bulevard ndërsa po ushtronin lirinë e tyre kushtetuese për të protestuar. Edhe dje, kur Basha akuzoi dibranët se i janë shitur botës së krimit, shqiptarëve i janë kujtuar tërë këto krime ku Basha është një ndër autorët kryesor. Me politikanë si Basha në krye, kauzat e PD për dekriminalizimin apo antikorrupsionin perceptohen pashmangësisht si hipokrizi dhe tallje me publikun. Tani, që PD pësoi një disfatë të thellë edhe në Dibër, kanë dalë zëra edhe nga mbështetësit e saj për largimin e Bashës. Në një situatë normale kështu duhet të ndodhte me një kryetar partie (aq më tepër formal) që mori përsipër kryesimin e një fushate që përfundoi në disfatë të thellë. Por as mund të mendohet se mund të gjendet në oborrin e SHQUP-it  dikush që mund ta largojë Bashën. Do të qe po aq utopike sa largimi real i Berishës nga timoni i PD. Sepse Basha është Berisha! Prandaj disfata të tjera e presin.

September 15, 2016 11:09
Komento

15 Komente

  1. andromeda September 15, 12:17

    Mirë e ke këtu, por me ato silogjizmat e Enverit kujdes një çikë, hë ta marsha.

    Reply to this comment
  2. A.GRAMSH September 15, 12:51

    Me ca ‘Stefane’ vellezer siameze te islamikut FEVZI,kjo e perditeshme humb KREDI !
    ———————-
    E PARA:Qysh ne fillim te ketij ‘shkrimi’ paòavure i krishteri Stefani nga te paketit qe nuk di se òfar eshte ‘demokracija’ na thote:’RAMA I RAMES’!?
    Rama(i Dibres) ka baba tjeter e nuk eshte Zaho qe ka baba Ramen e socialSSalistave 25 vjet bashkeautore te ‘SALISJANEVE’!
    E DYTA:Po qe se pranon qe ne kete vend ka demokraci e jo demoKroaci nje parti aqe me teper ‘demokratike’ nuk perfaqesohet as nga nje ‘hollandez’ e as nga nje SALI o Stefan -Fevzi!
    E TRETA:Ku ke qene 25 vjet ti Stefani -Fevzi kur ketu nuk lindi as pluralizem e as parti po 126 banda ‘pari’ e populli ka marre rruget ne ARRATI!?
    E KATERTA:Si mund te arrije nje Stefan -Fevzi qe duke hequr nje LU lash nga kryetar i nje parti na ‘zgjidh’ krrizen ne ish Shqiperi!?
    E PESTA:Si mund te akuzoje nje Stefan -Fevzi per ‘KRIME E KORRUPSION’ nje ‘buzequmesht’ LUlash ne demokroaci kur tere salisjanet,socialSSalistet e Metistet 25 vjet -para tij-i kane NXJERE KETIJ VENDI (me ze e figure) UJE TE ZI!?
    P.S -sKipetaret nuk ka pse çuditen qe pas 25 vjeteve te tjere ne krye te PS te jete DODA qe zevendeson Braçen e varur tek palma e ne krye te PD rama por STEFANI-FEVZI,te ini te sigurt qe do ngelet e njejta ‘qenje’ jo njeri.
    I antikrishteri Stefanaqi-Fevzi sa femije shqipetare jane te NGUJUAR 25 vjet e nuk shohin driten e diellit e nuk mund te shkojne ne shkolle se i VRASIN!?Zot te befsha mutin qe le gjalle kete ‘informacion’ qe i ka zene driten te ardhmes se femijeve shqipetare per nje çerek shekulli!

    Reply to this comment
  3. socialSSalisti pe Blushi September 15, 13:04

    E MEGJITHEATE……
    Duhet ta pranojme qe ‘Qumeshtori hollandez’ Basha eshte shume me i ‘moralshem’ se 90 perqind e krereve te PD nga Mulat tek Imam bajalldite,nga Topallet tek Bregu e nga tere ‘PATOZAT e tjere ne ‘pakice’ e shumice me ZE e pa ZE me FIGURE e pa FIGURE!

    Reply to this comment
  4. shushica September 15, 13:44

    Stefani , përse krahason gjëra të pakrahasueshme .Bëj analizë reale dhe lëri krahasimet historiko shoqërore , për të cilat nuk ke kopetencë , ose i bën për efekt fitimi…..
    Enverizmi është diktaturë e shumicës, sistem totalisht i kundërt me anarko fashizmin e Berishës.Nën enverizmin Shqipëria doli nga feudalizmi në epokën moderne .Nuk e them unë , e ka thënë Montaneli , në se e njeh , një gazetar italian i nivelit nderkombëtar me bindje libral monarkiste.Nën Berishën Shqipëria çoi në nivelin zero bazën prodhese industriale , bujqësore, shkatërroi arsimin, shkencën , kulturën , shëndetësinë ,mbrojtjen , u bëri shërbimin më të madh armiqve të kombit shqiptar.

    Reply to this comment
  5. Mark uk September 15, 14:28

    Me siguri do jet si Shukriu se ndryshe nuk fiton nje kantidat socialist.Te gjith ndiekun shembullin e Rames.Edhe pse doli nudo ne France edhe pse eshte martuar pes here dhe nuk din cfar eshte familja persei fiton ne ket parti si i pamoleshmi si trafikanti vrasesi hori etj.

    Reply to this comment
    • prizem September 15, 23:06

      Mark uk…je dehur nga “fitorja’ e Dibres dhe flet percart. Nuk shtyhet jeta me urrejtje dhe salisumlepirje…dhe nje keshille miqesore: ktheju edhe nje here shkolles fillore se ndoshta te ndihmon qe te permiresohesh ne shkrim e kendim. TUNG.

      Reply to this comment
    • drinni September 15, 23:34

      Markut
      Megjithate Edi Rama nuk ka vra as nuk ka bere ndonje krime sikur Sali FAZLIQI DHE LUL FAZLIQI
      Dallim shume shume i madhe

      Reply to this comment
  6. Arben September 15, 19:05

    HAHAHHAHAHAHAHAHAHHAHAHAHAHHAHAHASHASHI, HASHASHI, HASHASHI.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK, KETIJ VITI DO TJA KALOJME REKORDIT HISTORIK TE HASHASHIT NDONJEHERE NE SHQIPERI.

    RROFTE HASHASHI.

    Reply to this comment
  7. prizem September 15, 20:45

    Vazhdo Andrea, bjeru kokes ketyre felliqesirave berishiste

    Reply to this comment
  8. mos stefaniqizoni diten ?! September 15, 21:26

    eshte koha te abandonohet ky shen stefani.

    ky vetem nqs shan enverin fiton ndonje koment me shume..kurse per kete artikull eshte mese ordiner

    meshire per kete shen stefan,me vjen keq per komentuseit me siper qe kane shpenzuar kohen me kete stefanaqizim te dites

    Reply to this comment
  9. paci September 16, 11:35

    Fitoj Rama i Dibres , Rama i madh fiton vitin tjeter .
    Kurse ti Andrea vleresoje Enverin mos u ben pale me terrin .

    Reply to this comment
  10. logjika September 16, 13:55

    Ta krahasosh PD-ne me Enverin e partine e punes, per nje gazetar analist si Andrea Stefani, eshte njelloj si ti thuash se nuk jemi ne demokraci, por ne nje sistem totalitar. Krahasimet behen ne kohe dhe ne hapsiren qe jemi. Envere nuk e pranonte pluralizmin, sistemin shumepartiak dhe si i tille nuk mund ta krahososh sot kur kemi 150 parti. Krahasim i gabuar ne nje mendje te harbuar. Dhe s’jane te pakte gazetare te tille qe vetem gazetari nuk po bejne e po shkelin me dy kembe pushtetin qe u ka dhene demokracia. Jane pjese e te keqes per te ecur perpara.

    Reply to this comment
  11. tarasi September 16, 16:38

    per gjth pjesen e shqiperis mund te shkruash cfar te duash po disa ne diber tani thon ne asnje her skemidal te kenaqur nga zgjedhja por kesaj here morem ca lek po po ta kishin ditur se do dalin 4000 para do kishin ul shum pazarin edhe ne 2017 juuroj fat po zdo jet ky pazar do jet cik me i shtrejte dhe sbesoj te jet koha e prerjes se hashashit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*