Përse Gjermania e Austria po sëmuren ndryshe nga Italia e Spanja?

March 22, 2020 19:13

Përse Gjermania e Austria po sëmuren ndryshe nga Italia e Spanja?

Nga Bedri Islami

 

CoronaVirusi, armiku i përbashkët i të gjithë botës, i shndërruar në një pandemi, të frikshme dhe të ankthshme, është në vëmendjen e të gjithëve.

Mbyllja në shtëpi, izolimi, vetdistancimi shoqëror, pastrimi rrënjësor i mjedisit, vetjak, tejkalimi i momenteve të vështira, përballimi si individ dhe në grup, keqkuptimet dhe moskuptimet e para, bllokimi apo mosbllokimi, masat dëshpëruese, në kohën e duhur apo të vonuara, përplasjet e zakonshme tipike ballkanike, urdhërat e qeverisë dhe pasojat pozitive që vijnë prej tyre, kërcënimi në panik i opozitës që e shikon edhe këtë si betejë për pushtet, ripërsëritja e frikës, mësimi me vështirësi i kësaj mënyre jetese, kur për më tepër shquhemi si njerëz të pasionuar pas kafeneve, të gjitha sëbashku kanë krijuar atë klimë që e bën gjithçka të duket e terrtë, aq më shumë kur nga një vend fqinj, tepër të lidhur me të dhe ku mund të jenë rreth 1 milion bashkëkombas,, vdekjet po bëhen të llahtarshme.

Në vëmendjen e studiuesve të ndryshëm, të paktën tani për tani, po qëndron një fakt domethënës, i cili, vështirë se mund të ndryshojë raportet, dhe që ka të bëjë me raportet mes mendësisë dhe një pandemie; mes së drejtës së lirisë së njeriut dhe të drejtës së shtetit për të garantuar jetën, qoftë edhe përmes masave shtrënguese; mes bindjes si mënyrë jetese dhe bindjes si ushtrim force i shtetit; mes asaj që ndodh sot dhe çka është ngurosur në shumë dekada.

Në vendet mesdhetare, pasionante në mënyrën e tyre të jetesës, si në Itali, Spanjë apo në Francë, ku pandemia është shtrirë sidomos në qendrat e mëdha dhe të indiustrializuara, numri i vdekjeve është i pamenduar, me tendencë rritje dhe duke sjellë alarmimin e përgjithshëm të popullsisë.

Deri në orën 18:00 të datës 22 mars në Itali kishte 53.578 të infektuar, por edhe 4.827 vdekje, çka përbën një shifër shumë më të ndjeshme të viktimave, tej asaj që kishte ndodhur në Kinë, ku popullsia ishte shumë fish më e lartë dhe zanafilla e sëmundjes infektive.

Në Spanjë, në të njëjtën orë kishte 24.926 të infektuar dhe 1.326 largime nga jeta përmes kësaj sëmundje. Në Francë 14.459 të infektuar dhe 562 vdekje.

Në tre shtetet mesdhetare kanë ndodhur në pak ditë rreth 6.800 vekje nga një sëmundje infektive dhe kurba ende nuk është në ulje.

Ndërkohë, në Gjermani ka patur 21.463 pacientë të infektuar, por vetëm 67 vdekje, dhe në Austri 3.024 të sëmurë dhe vetëm 8 të larguar nga jeta:

Janë shifra lehtësisht të ndryshme dhe ata sjellin shumë pikëpyetje me vete.

Megjithëse në Gjermani ka më shumë të infektuar se në Francë, në të njëjtën kohë ka rreth 500 të vdekur më pak dhe gjendje m stabilizuese në qendrat spitalore.

Megjithëse në Gjermani është një numër përafërsisht i njëjtë me të infektuarit në Spanjë, të vdekurit janë rreth 1.500 më pak.

Krahasimet mes sistemeve shëndetësore janë gjithnjë të çalueshme, por nuk kanë përdallime thelbësore, si mund të kishte mes shtetit gjerman apo austriak dhe vendeve ballkanike.

Lombardia, ku është qendra e infeksionit në Itali ka thuaj të njëjtin nivel cilësor të jetesës dhe të shërbimit shëndetësor si ndodh në Gjermani apo në Austri.

Qeveritë, meqenëse jemi gjithnjë të gatshëm për të futur pak politikë, po ashtu janë të stabilizuara, pa kriza të mëdha dhe nuk e kanë humbur herë pas here besimin e shtetasve të tyre.

Atëherë çfarë po ndodh? Ku është ndryshimi.

A është e vërtetë që ftohtësia e njohur gjermane, në këtë rast, fiton mbi sentimentin pasionant mesdhetar, sidomos italian e spanjoll?

Është njëra nga rrugët më të mundshme të saj. Specialistë të njohur evropian e kanë nënvizuar këtë si mundësia e parë.

Për dy italianë është krejt e natyrshme të përqafohen mes rrugës, edhe në kohë virusesh. Ata nuk e perceptojnë dot ndryshe ngrohtësinë ndaj njëri-tjetrit dhe kjo ndodh edhe në Spanjë. Tubimet e mëdha janë po ashtu gjëra të zakonshme.

Ndryshe ndodh në Gjermani apo në Austri. Mund të punosh me një njeri shumë vite, ndoshta në një zyrë, por jashtë saj jeni thjeshtë dy të njohur që përshëndesni njëri-tjetrin në kalim e sipër.

Për dy mesdhetarë është e natyrshme të marrë me lehtësi dhe të jetë mospërfillës ndaj një urdhëri qeveritar, të nënvlerësojë një situatë, që mund të jetë edhe e rrezikshme. Për një mesdhetar urdhëri është gjithnjë i diskutueshëm, deri kur skuq kurrizin e tij.

Në Gjermani ende nuk është vendosur asnjë nga masat e rrepta që janë në fuqi në shumë shtete rreth e rrotull. Ende lejohet dalja në rrugë, deri në 3 vetë së bashku, mund të shkosh në qendrat tregtare gjithë ditët e javës, sipas orarit që ishte para kësaj gjendje, shumë qendra vazhdojnë produktivitetin e zakonshëm ose pak të reduktuar.

Janë mbyllur shkollat, kopshtet, institucionet e kulturës, rrjeti i dyqaneve që nuk ka të bëjë me ushqimet. Në secilin dyqan mund të lexosh shkakun e mbylljes, duke miratuar vendimin e qeverisë, si dhe adresën se si mund të porositësh online. Nuk është e konceptueshme se mund të diskutosh një vendim qeveritar. Në radhët e gjata të marketeve njerëzit presin në distancimin e duhur, pavarësisht në se ka vend në mjedisin e tyre. Megjithëse lejohet, rrugët janë të boshta dhe sheshet e zbrazura!

Vetizolimi është mënyra më e duhur dhe zbatimi i vendimeve qeveritare është pa dyshim rruga e vetme. Nëse në Gjermani ka sanksione që shkojnë deri në 15 mijë euro, si një forcë shtrënguese, kjo është e domosdoshme për ata që mund të mendojnë se mund të lëvizet nga një vendim qeveritar.

Ka të ngjarë që në Gjermani apo Austri vala goditëse e madhe ende nuk ka arritur, por vetëdija është e saktë.

Ndryshe nga sa ndodh në vendin tonë, ku izolimi po trajtohet si fundi i botës dhe fashat e daljeve si mënyrë zbavitje.

Është ndoshta periudha më e vështirë që ka dy rrugë lehtësimi: vetizolimin si njërën rrugë të ndërprerjes së infeksionit dhe forcimin e dosmodoshëm të gjendjes përmes rreptësimit të vendimeve qeveritare.

Të rrimë larg sot nga njëri tjetri, që të përqafohemi nesër…një thirrje që nuk perceptohet nga gjermanofolësit, por që është aktuale tek ne.

Që të mos përsëritet kataklizma e fqinjëve tanë mesdhetarë.

 

*****

 

Botuar në DITA. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë.

March 22, 2020 19:13
Komento

23 Komente

  1. Piro March 22, 19:42

    Mentaliteti gjerman dhe nordik ka fituar dukshem qysh nga 2008 e ne vazhdim dhe u duk me qarte kur vendet mesdhetare, duke perfshire edhe Francen, shpenzojne parane qe nuk e kane (duke marrw borxhe) me shembull tipik Greqine.
    Europa duhet te ndjeke nje nga keto dy rruge: ose rrugen e gjermaneve dhe te vendeve te tjera nordike qe cdo vend t’i shtrije kemebet sa ka jorganin ekonomik ose te ndjek rrugen e borxheve te Greqise.
    Evropa mesdhetare dhe Franca duket se kane zgjedhur rrugen e dyte.

    Reply to this comment
    • gjermani i fundit March 22, 21:24

      Pirro, nuk e kemi njohurinè e duhur te gjykojme popujt en plein. Psh, ne shqiptaret ne muhabet pazari themi se shkodranet rrojne qe ti bejne qejfin qejfit, shkurt, jane qejflinj. E prishin lekun shpejt. Por kuptohet, jo se nuk ka familje shkodranet qe kursejne. Sic nuk eshte e thene qe ne Gjirokaster te hane miell me uje. Ne nje raport te BE mbi konsumin dhe gjendjen pasurore, gjermanet qe posedojne apartamentin e tyre shkojne tek 40-45%,ne Itali statistikat shkojne tek 82-85%. Edhe ne Greqi kane indeks te larte, prone te baneses ku jetojne. Pra, nuk jane mesdhetaret firifiu, qylaxhinj dhe arixhinj. Po ashtu, ne Spanje, Itali dhe Greqi bejne me shume ore pune ne muaj sesa gjermanet. Atehere, do thuash ti pse gjermani ka page me te larte se italiani me 20-30%me shume? Kjo gjendet tek surplusi qe ka Gjermania ne eksport dhe ne rritjen ekonomike prej 20 vjetesh. Mjaft studjues ia shtojne pozicionit dominues ne politikat komunitare ku favorizpjne bizneset gjermane. Tani, normalisht ti do thuash qe Norvegjia ashtu e keshtu, po ajo e ka luksin te kete te ardhur se ka nafte, shume territor dhe pak popullsi. Osé psh Zvicra. I ke ne fundjave te gjithe ne Italine kufitare, qe te bejne pazarin javor te ushqimeve, se atje jane cmimet te kripura. Ndersa per borxhet, blerjet me keste, po, kjo eshte bere menyre jetese. Por e ushqen sistemi Konsumit, ne menyre qe ti te blesh dicka qe nuk eshte jetike per veten dhe familjen.

      Reply to this comment
      • Mnjo March 24, 17:05

        Me fal por a e kupton se cfare ke shkruar o shkrim tar? Edhe thua qe gjermania ka njelloj te infektuar sa italia edhe thua qe ka sh pak vdekje e pastaj flet per ftohtesine gjermane. Aman nga I mbledh keto rrangulla dhe I ben shkrim?

        Reply to this comment
  2. ALBI, BARCELONA March 22, 19:53

    Ja dini kuptimin shprehjes komike vlonjate:
    “PUTHUNI ME MILON”
    Nuk uroj asnje qe tí ndodhe ne te vertete.

    Reply to this comment
  3. Gzim Kulufi March 22, 20:13

    Bedri Islami shkruan: “A është e vërtetë që ftohtësia e njohur gjermane, në këtë rast, fiton mbi sentimentin pasionant mesdhetar, sidomos italian e spanjoll?”
    Une vajta e takova vete virusin korona dhe ia shtrova pyetjen e Bedriut. I thashe korones, a esht e vertete kjo qe thote gazetari yne? Korona u kap disi gafil dhe mblodhi supet! Me ka vajtur edhe mua mendja, me tha, mos-suksesi im ne Gjermani per te palosur shume njerez mund te kete te bej me ftohtesine gjermane! Moj budallaqe, i thashe une korones, a e di se c’po flet! Behet fjale per ftohtesine e karakterit, jo ftohtesine e ambientit! E kuptoj shume mire, mu pergjigj, prandaj po them dhe une, qe une, si femerore e nxehte qe jam, nuk u hyj thelle ketyre tipave te ftohte. Ndersa tek shqiptaret dhe italianet e nxehte, uf si shkrihem une!
    Ja pra, me kete pyetje te hedhur, Bedriu na tregoi se ai eshte nje shkencetar i madh! Persa i perket masave izoluese fillestare, persa i perket medikamenteve te perdorura, persa i perket kushedi sa e sa shkaqeve te tjera, qe duhet roman per ‘to, te gjitha keto te tjerat jane nje pese me hic, para zbulimit te Bedriut!

    Reply to this comment
    • Asd March 22, 22:53

      Zoteria nuk paska qene asnjehere ne Milano. Ky qytet zoteri eshte me i ftohte dhe me snob se gjermanet dhe britaniket. Po ne Sicili, Calabria pse nuk ka te infektuar sa ne Milano? Teorite e ketij shkrimi nuk jane te qendrueshme. Apo ndoshta ngaqe jemi te mbyllur ne shtepi te falen perhumbjet ne fantazi?

      Reply to this comment
      • 9 Malet e Dibres March 25, 13:22

        Edhe ne Gjermani njerzit nuk jane njelloj…psh ne Land si Byernin 13 milionesh njerzit jane me te afert, dhe perqafojne njeri tjetrin…prandaj ju ja fusni kot….gjermanet jane race e forte, kane dicipline, per nje gje te vogel shkojne te mjeku, jetojne gjate, sa qe ne moshe mbi 90 kur semuren rende, dhe kur mjeku i thote se do e kalojme, ata kerkojne te lihen te vdesin pa aparate mbi koke

        Reply to this comment
  4. +10 March 22, 20:48

    Gjermanet po bejne lojen e shifrave, te semuret qe vdesin nga COVID-19 regjistrohen si te vdekur nga semundjet shoqeruese qe mund te kene.

    Reply to this comment
  5. Berati March 22, 20:51

    Mjafton komenti i.Gezimit qe shkrimin e hamendjeve te Bedriut te hidhet ne kosh. Dita mos e ulni kaq steken duke i lene Hapesire Bedriut qe te shkruaje nje dite po e tjetren po ashtu.

    Reply to this comment
  6. Asd March 22, 22:52

    Zoteria nuk paska qene asnjehere ne Milano. Ky qytet zoteri eshte me i ftohte dhe me snob se gjermanet dhe britaniket. Po ne Sicili, Calabria pse nuk ka te infektuar sa ne Milano? Teorite e ketij shkrimi nuk jane te qendrueshme. Apo ndoshta ngaqe jemi te mbyllur ne shtepi te falen perhumbjet ne fantazi?

    Reply to this comment
  7. Orteku i Fekenit March 23, 01:39

    I vetmi ndryshim i Milanos me vendet nordike (thelbesor) eshte tek kualiteti i ajrit per rrjedhoje gjendja shendetesore e popullates!

    Reply to this comment
  8. Arjani March 23, 02:39

    Ato.letrat e banjes I perlane gjermanet veç.

    Reply to this comment
  9. Anti-Virus March 23, 08:45

    Ashtu eshte i nerumi Asd…reni.

    Bedriu edhe ne kete shkrim s’do e linte pa e shenjestruar pak me qesendi opoziten, por s’eshte per t’ja vene re, se ashtu e ka te shenuar ne axhenden partiake. Nuk eshte as i pari dhe as i fundit gazetar me meditje qe e perdor vend e pa vend kete lloj marifeti.

    Por pavaresisht defektit “ireparabel” bedrinor, aty ku ai ka te drejte, ka dhe pike.

    Receta eshte ajo qe ai e ka theksuar me lart, e pra veteizolim, distancim, higjene personale, pasterti ambjenti, si dhe zbatimi rigoroz i porosive qe jep nje qeveri e cila gezon relativisht besueshmeri te larte ne popull.

    Ftohtesia luan padyshim rol pozitiv, por ne raste emergjencash, them se jane sherbimi i persosur shendetsor dhe disiplina e forte gjermane, ato qe i bejne ata, te pakten per momentin, pak me rezistent se te tjeret ndaj monstres me emrin corona .

    Para dy ditesh patanje debat te ashper telefonik me nje mikun tim. Biseda zgjati afro gjysem ore dhe ai instistonte se gjermanet nuk kane aq shume viktima se nuk jane aq mendjelehte sa italianet apo spanjollet, te cilet edhe ne raste kritike si kjo e corones, nuk heqin dore nga zakoni i perqafimit, puthjes, uljes ne kafenera, e me the e te thashe.

    Kur e pyeta se pse virusi po ben kerdine me teper ne Lombardi dhe jo pshm. ne jug te Italise, aty ku zakoni mesjetar i puthjes mes debilave shfaqet dukshem, ai filloi te bente lloqe fjalesh, pa dhene asnje shpjegim llogjik.

    Tani i mbetet mendjendriturve tane partiake ta vrasin pak mendjen per kete fenomen te pashpjegueshem.

    Reply to this comment
  10. dritan March 23, 15:10

    Vdekjet ne Itali kryesisht jane hasur ne shumice ne moshat e medha , mbase te moshuarit Italiane nuk e kane marre seriozisht masat qe duheshin marre njesoj si te moshuarit tane , ndryshe duhet te jene sjellur te moshuarit ne Gjermani ata ka mundesi te jene veteizoluar dhe si pasoje te jene prekur shume pak ne numer , pra ne te shumten e rasteve te prkurit kane qene me shume ne moshat e reja qe e perballojne me me lehtesi

    Reply to this comment
  11. Sofia March 23, 15:25

    A edini se cfare me tha nje grua jo dhe fort e re ne rradhe tek zarzavatet,ne prrgjigje te kerkeses time per te mu larguar nga mender kurrizi ?-RRi aty se prandaj po heqim tere kete ,per shkakun tuaj!Cfare ti thosha? Mes te tjerash jam nje goxha grua 74 vjecare.

    Reply to this comment
  12. Sofia March 23, 15:26

    A edini se cfare me tha nje grua jo dhe fort e re ne rradhe tek zarzavatet,ne prrgjigje te kerkeses time per te mu larguar nga mender kurrizi ?-RRi aty se prandaj po heqim tere kete ,per shkakun tuaj!Cfare ti thosha? Mes te tjerash jam nje grua 74 vjecare.

    Reply to this comment
  13. Sofia March 23, 15:27

    A edini se cfare me tha nje grua jo dhe fort e re ne rradhe tek zarzavatet,ne prrgjigje te kerkeses time per te mu larguar nga mender kurrizi ?-RRi aty se prandaj po heqim tere kete ,per shkakun tuaj!Cfare ti thosha? .

    Reply to this comment
  14. Timothy March 23, 20:27

    Sa bukur te jetosh ne Austri Zvicer Norvegji Suedi. Kulture e edukate ecelente.

    Reply to this comment
  15. Dy te zena koka jashte March 23, 21:06

    Djema, karantinen e konsideroni si pastrim mendor, psikologjik,dhe shpirteror nga te gjitha gomarlleqeve qe mund te keni bere gjate jetes…..dhe kur te dilni te jeni te Paster te ndergjegjeshem per gjithçka qe jeta do tju afroj.

    Reply to this comment
  16. Nga Gjermania March 27, 02:39

    Ne Itali ndoshta edhe ate qe e shtyp treni ne autopsi i del korona, dhe e quajn vdekje nga virusi…
    Siç ishte edhe nje rast ne Kuçove, me kancer ne mushkri… diabet… probleme me zemren… Ne fund than ja mori jeten korona…

    GJERMANIA
    Se pari ka respekt te jashtezakonshem per te MOSHUARIT, pasi ATA E BENË GJERMANINE TE FORTE EDHE MODERNE pas shkaterimit nga lufta e dyte boterore E KAN PER BORXH…DETYRIM…

    Se dyti kan marre masa aqe shume saqe kan me shume aparatura e spitale gati se sa mjeke e infermiere…

    Se treti dhe me e rendesishmja… RREGILLI ESHTE MBI GJITHÇKA… Mjafton nje lajmerim me afishe apo mesazh me poste dhe te nesermen rregulli zbatohet sikur te ket qen i tille gjithe jeten… E ndaluara eshte e ndaluar eshe pike… Kur gabon edhe kembesore apo te pa njohur te terheqin vemendjen sa te duket vetja budalla nese nuk respekton rregullin apo ligjin e ri.

    Reply to this comment
  17. Diana March 27, 06:52

    Pacienti 0 ne Evrope ka qene gjerman, e dije kete para se te shkruaje artikullin?!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim