PËRSE HEDHIN VICKLA SHQUPASIT

July 28, 2016 10:39

PËRSE HEDHIN VICKLA SHQUPASIT

 

Nga Bedri Islami

Llogaria ishte krejt e thjeshtë: PD ishte para dy mundësive dhe nuk kishte asnjë të tretë; ose do të duhej të miratonte Draftin Kushtetues për Drejtësinë, ose, si ishte paralajmëruar, rruga e saj politike do të ishte përballë dy ngjarjeve fatale për të dhe sidomos për liderët e saj, duke futur në këtë thes politik të gjithë deputetët e saj.

Për shumë muaj rradhasi, si kurrë ndonjëherë, e gjithë kupola politike e saj, që nga i përjetshmi politik Berisha e deri tek mjaullimat e egërsuara të Bashës, kishin të njëjtën linjë: poshtë reforma. Në fund, për të shfaqur patriotizmin e tyre, shtuan edhe “rroftë sovraniteti”.

Votimi në momentin e fundit nuk erdhi se shqupasit u mbushën në mend; nuk erdhi as nga që në fushën e lojës u fut vrullshëm Ilir Meta. Në pamjen e parë dukej sikur ishin dy gjëra të lidhura, dhe se, pas ngulkëmbjes së Metës për konsensus, duke bërë edhe paralajmërime të njohura për dorëheqje e qeveri teknike, demokratikasve iu mbush mendja për të qenë pjesë e lojës.

E vërteta është krejt e thjeshtë: Edhe sikur Meta të mos ishte bërë kurrë pjesë e lojës, edhe sikur ai t’u kishte thënë zëplot, “rrini në punën tuaj”, ata, bisht ulur do të vinin në atë sallë, do të ngrinin njerën dorë përpjetë, do të harronin se çfarë kishin thënë deri në momentin e fundit dhe do të kishin votuar. Në mos 100 për qind, 99 për qind, po se po. Ndoshta vetëm Topalli do i kishte qëndruar deri në fund idesë së saj të refuzimit.

Loja me duar tani ka mbaruar. Dy ambasadorët u përqafuan, por nuk është mirë në këtë vend të thuash “hopa”, pa e kaluar lumin. Ende pa hyrë në fuqi miratimi i Draftit opozita ka filluar të hedhë vicklat e saj.

Pse ndodh e gjithë kjo?

Miratimi i Draftit ka qenë gjetja e momentit, shpëtimi i rastit për të mos u bërë qull nga ndëshkimi dhe nga Lista e Zezë. Në ato ditë ato, duke mos pasur rrugë tjetër, gjetën të vetmen, miratimin. Duke qenë një gjetje e momentit, me atë votim plebishitar, kjo nuk do të thotë se u ndërgjegjesuan, por vetëm u zbythën pak hapa pas për të marrë revanshin.

Revanshi i tyre është hedhja poshtë, sa të munden e deri ku të munden të të shtatë ligjeve themelore të këtij Drafti, duke filluar që nga vetingu. Kjo është thelbësore.

PD-ja ende nuk e ka marrë veten nga ngritja e dorës lart, çka ishte nënshtrimi i përkohshëm dhe tani kërkon kohën e saj për të marrë veten, mbledhur energjitë dhe për të hedhur poshtë çka nuk mundi të hedhë në Draftin Kushtetues.

Të shtatë ligjet e Draftit do të kenë përballë vetes si në tragjedinë e lashtë, “Të shtatë kundër Tebës”, njerëz të cilët deri në fund, duke qenë të egërsuar përse e miratuan një Draft, do përpiqen ta hedhin poshtë atë. Ku të munden, sa të munden e sa më vonë të munden.

Së dyti, të gjithë shqupasit e përlyer në qeverisje, gjykata, hipoteka etj, e dinë se ky është një ligj i cili, duke qenë të sigurtë që nuk do të kalonte, nuk kishte nevojë për sëkëlldisje të madhe. Të përlyerit janë aty, në atë sallë, jo vetëm në njërin krah, por edhe në krahun tjetër.

Krahu që thotë se është i të djathtës, të mësuar me ligjin si Maliqi, janë të bindur se kopaçja e këtij ligji do të bjerë mbi ta. Kështu kanë bërë vetë, kështu mendojnë se do të bëjnë edhe ata që janë në pushtet.

Aferat e qeverisjes shqupase janë të shumta, aq të shumta sa që askush nuk e di se, nëse fillon, ku mund të mbarojë. Që nga vjedhja 220 milionëshe e Rrugës së  Kombit e deri tek vrasjet në 21 janar. Mes tyre ka ngjarje makabre si Gërdeci. Shitja e interesave kombëtare. Përvetësimi i Shtëpisë së ushtarakëve duke e bërë pronë partiake. Vjedhja galopante e familjes ish kryeministrore, aferat në financë, në miniera.

Përvetësuesit mendojnë, jo pa të drejtë se, në mos një ditë, një ditë tjetër, dikush mund të trokasë edhe tek ata. Trokitja është fillimi, fundi është vizita e të afërmve aty ku duhej të ishin prej kohësh.

Duke mos qenë në pushtet dhe duke e pas përdorur pushtetin si një kërbaç, ata mendojnë se rradha e kërbaçit do të jetë mbi shpinën e tyre. Ndaj, edhe pa urdhrin e shefit lulzak, qëllimi është i përbashkët: Prishja deri në fund e konsensusit të dhunshëm dhe në minutën e fundit.

Së treti, shpresa e gjithë shqupasve është tek reagimi i LSI. Ka prej kohësh sinjale afrimi e kjo nuk është keq, por nuk është e dobishme. Përkundrazi, është e dëmshme.

Nuk është e dobishme sepse është një lidhje hibride, nëse ndodh, në të cilën nuk ka vend asnjë ide progresive, dhe, si ndodh rndom, më shumë do të jetë një patericë shpëtimi, e cila në këtë rast mund të përdoret edhe si një shkop goditës ndaj kolegut të tashëm.

Është e dëmshme, pasi nuk do të bëhet për arsye madhore ose se koalicioni i tashëm është i rënë. Pavarësisht arritjeve dhe mungesave, ky koalicion është shumë i qartë, më i dinjitetshëm dhe i frytshëm se ai para vitit 2013.

Së fundi, shqupasit e filluan lojën e rëndë. Nëse në rastin e ligjit të dekriminalizimit, pas miratimit në parim, ende pa u tharë boja e Nishanit, u miratuan edhe nenet përkatëse, kësaj here, megjithëse kërkesë e SHBA dhe e BE, ka filluar loja e pështirë e “politikës” së madhe.

Është vetëm fillimi i këtyre vicklave.

Dhe vickla dihet se kush hedh.

 

DITA

July 28, 2016 10:39
Komento

34 Komente

  1. Kris July 28, 10:58

    Duke patur kujdes etiken ,do t’i lutesha gazetes “Dita’ te botonte komentet! A eshte tani me e nevojshme te shkruani se kush dhe cfare ka bere Berisha dhe familja e tij?! Cfare dhe kush eshte Basha?! Kush ka qene dhe eshte PD e sotme?! Vete Z.Islami thote qe, “te gjithe e dime kush hedh vickla”! A duhet te ndryshoje permbajtja e artikujve tuaj shume te mire dhe te sakte! A duhet te tregoni rruget se si Berisha dhe Co te dalin para drejtesise te re! Meta &Co gjithashtu! Rama &co po qe e nevojshme! Sigurisht ketu ka nje ndryshim te madh . Ramen e akuzojne per te tjeret qe bejne korupsion dhe Rama merr pjesen e tij! Por mos harrojme Berisha,Luli Meta akuzohen per vrasje,krime te perbindshme! Ju vazhdoni te flisni njelloj si nderkombetaret per konsensus! Konsesus nga Berisha do te thote ; ku ishe? asgjekundi! Pra alternativa amerikane “voto pro ose digju” eshte e sakte! S’ka konsensus me kriminele! Nuk po mundohem te mesoj se cfare do te beje “Dita” por, meqense jeni “the best of the best”, do t’ju lutesha te merni ne konsiderate komentin tim!

    Reply to this comment
    • Bureto July 28, 13:01

      Krisi ka te drejte! Jo se nuk jane shkruar per ta, por ne si popull dallohemi per memorje te shkurter. Disa gjera duhen perseritur qe te nguliten mire ne mend dhe keshtu dalngadale te mos lodhemi te’ zeme lepurin me qerre’, por ‘te hype ne te vete lepuri’. Kushdo qofte ky ‘lepur’ nga ishet apoi te tashmit. A deshem reformen ne drejtesi? Mos t’ua lene ne dore hienave, por le ta bejne tani ata qe e kane marre ne dore (USA-BE) me kemengulje ashtu si vepruan deri tani. Hienat nuk e donin. Ata e imponuan. U jemi mirenjohes per kete. Tani e pasketaj, te shohim Sanaderet dhe Pontat tane para drejtesise.Kjo eshte pritshmeria dhe zullumet e tyre duhet te behen te ditura, dite pas dite deri ne diten e gjyqit.

      Reply to this comment
      • Claus July 28, 16:58

        Pas diskretitimit te turpshem te qellimit te vertete te Rames ne lidhje me reformen ne drejtesi,po diskretitohen,nje nga nje,edhe te gjithe mbeshtetesit e tij mediatike,qe aq shume u kane fryre burive pergjate ketyre muajve.
        Qellimi i Rames,sic po e thone te gjithe opinionistet dhe analistet me me peshe ne Shqiperi,ishte te bente nje reforme te tijen;tamiratonte ate me votat e deputeteve te tij trafikante,perdhunues,grabites,vrases dhe ndoca zuzare te blere me milionat e krimit andej kendej;e pastaj si flamurtar i saj,te vriste e priste sa ti hante krahun,ne te majte e ne te djathte,miq e armiq,per t’i siguruar vetes nje pushtet alla-Erdogan ne Shqiperi.
        Nuk i eci.Endrra e sociopatit nuk u realizua.Nuk kishte sesi.
        E bashke me te ,nuk u realizuan edhe endrrat e ish-komunisteve,ish-xhelateve te diktatures,nostalgjikeve te saj qe kerkonin rikthimin e drejtesise popullore…!!!
        Sod Edi Rama eshte si nje pule e lagur.Si i dhjere.Eshte ne poziten e atij humbesit zemerkatran,qe po mundohet te beje sa me keq,edhe pse e di qe eshte humbes.
        Eshte kjo arsyeja,sepse shpik konflikte te reja,krejt qesharake e qe po e diskretitojne gjithmone e me shume si nje sociopat ne degradim total.
        Por,nuk eshte ky problemi.As aradhat e bashibozukerise politike dhe mediatike qe e mbeshtesin.Te gjithe keta jane nockaut.
        Problemi eshte tek rrezikshmeria e sociopatit Edi Rama.
        I vetedijshem qe rrokullisja nga pushteti,tashme,nuk ka kthim,mund te beje c’mund te beje ,per t’i bere sa me keq gjithkujt e gjithckaje.
        Fakti qe ka akoma pushtet,e ben shume te rrezikshme situaten.
        Keshtu ka ndodhur perhere ne histori,me tirane qe kur kane marre te tatepjeten e pushtetit,kane bere gjema te medha,per vendet dhe popujt e tyre.
        Edi Rama eshte me keq se nje tiran.Ai eshte nje sociopat.Sociopatet jane te paparashikueshem.Kjo e ben akoma edhe me te rrezikshem qenien e tij ne krye te qeverise.
        Nga ana tjeter,ata qe e kane mbeshtetur dhe e mbeshteten keto muaj cmendurie,do ta mbeshtesin edhe gjate rrokullimes nga pushteti.Ky eshte edhe nje faktor tjeter akoma qe e ben te rrezikshem qenine e sociopatit Rama ne krye te qeverise.
        Dhe keta qe e mbeshtesin jane me te rrezikshem edhe se vete zoti Rama,sepse jane nostalgjike te diktatures me gjaksore te Europes se shekullit kaluar.
        Une i bej thirrje te gjithe politikaneve te ketij vendi,djathtas apo majtas,demokrateve,lsi-steve,socialisteve,me pak fjale te gjithe politikaneve normale,te behen bashke e te rrezojne Ramen nga qeveria,jo per interesa te ngushta politike.Jo aspak.Por per interesin madhor te Shqiperise dhe shqiptareve.
        Sepse,zoti Rama,Kryeministri i vendit tim,eshte nje sociopat ne degradim te skajshem,e qe nga dita ne dite,nga ora ne ore,mund te beje gjemen.
        E jo vetem ta rrezojne si Kryeminsiter,por edhe ta lidhin me zinxhire e ta mbajne diku,ne izolim;ashtu sic behet me lunatiket.
        Nuk ka rendesi,kush vjen ne vend te Rames.Edhe nje socialist,pse jo.Vetem sociopati te mos qendroje me aty,se do te beje gjemen,do te na marre ne qafe te gjitheve.
        I lutem stafit te gazetes se nderuar Dita,ta ruaje kete koment,sepse,kam bindjen e patundur qe keto fjale qe thashe me lart jane,pothuajse, profetike !
        Flm per mirekuptimin.

        Reply to this comment
        • Capito July 28, 18:42

          Claus profetiku, pa u qeruar hesapet me Saliun per bemat e tij nuk do te kete paqe ne token shqiptare. Capito? I vetmi qe mund ta beje kete eshte Edi Rama. Capito? Te tjeret skane as takat as interes, Rama eshte si eshte, me gjuhen e tij u ka shkaktuar mjaft dhimbje opozites, qe te themi te drejten e ka merituar. Pse, cfare konsiderate te kemi per Bashen? Te hap zorret nga mengjesi ne darke kur hap gojen.Ska personalitet, eshte dhjac (e di Claus cdo te thote kjo fjale?) se shet pordhe sikur eshte kryetar, por ka mbushur disa here breket para Berishes. Kurse me Ramen jep çfaqje trimerie. A nuk e ke vene re se sa here ambasadori amerikan ka dale ne publik duke renduar Bashen, Luli del dhe thote se Rama po prish konsensusin (ty ste duket qesharake kjo?). Lu-ja dhe Vlahutin dolen e thane te behet menjehere votimi i ligjit te vetingut, Bylyku (bashi) doli e tha se Rama po ben provokim (as kjo ste duket qesharake?). Po si nuk paten bythe keta ti thone Amerikes jo, kur jane kunder asaj qe do ajo? Pse Claus? Epo kaq sylesh e quajne keta miletin. Pse Berisha dhe Basha kane frike nga zgjedhjet e parakoheshme? Jo thone kurre. E duam pushtetin aforfe. Rama te ike ne te emerohemi automatikisht fitues. Iku ajo kohe. Tani ka ardhur koha e qerimit te hesapeve, gjynahqaret te pergjigjen para drejtesise per gjynahet. Kete nuk mund ta beje vecse ligji qe po fut Rama dhe amerika. Ndonese sjam aq tifoz me Ramen se ne fund te fundit ekonomia eshte ajo qe duhet te hyje ne hesap, por po su fshine keta nuk kemi shanse as Ramen ta heqim me vone. Pra na duhet ai ligji, mekanizmi qe ve rregull. Dikur, dikush kete e zgjidhte me plumb kokes duke terrorizuar nje popull te tere, por ajo kohe ka perenduar nje here e pergjithmone. As Saliu ska me takat te levize (eshte bere rrup-sup). Zvarritet si zvarranik me turfullima e ska cte beje, ska me “do ta nxij fytyren si te kepuces”. Sot per sot te gjithe edhe ti Claus duhet te mbestesesh Ramen, pastaj pas nja dhjete vjetesh te shohim se cfare beri mire e cfare nuk e beri mire.Por pa ligjin nuk qerohen shushunjat e Saliut e te Ilirit, qe e sfiliten kete popull ne menyren me te ndyre. Capito Claus?

          Reply to this comment
        • 12 ore skypioni president July 28, 19:15

          I Ndyeruar Skypion alias Artan Hoxha (spiuni)..sinqerisht nuk te shkon fare ‘NICK-U’ I vjedhur apo j ake marre me qira nje xhentelmeni ne gjermani( e ftoj kete te fundit te jape nje mesim te mire)

          te kunder komentoj me ty eshte humbje kohe prandaj po te nis nje kartoline qe ta nisa vjet:………………..

          ”””””””””””’
          neper salla e foltore
          leh si qen dhe pjerdh si gorre
          nder ekrane e n’parlament
          her leh vet,e her ndersen qent

          edhe ktu ne ket forum
          asht dikush qe leh hum-hum
          dhe ketu Sala e ka qenin
          her Skypionin, e her Xenin

          sa pak Salen me ngacmu
          nuk len vend pa shkarrashkru
          me fol keq per Sal nallanen
          si me i ki baben dhe nanen

          Skypion bolja mos u ngut
          rri rehat dhe mos ha mut
          ti ndegjosh fjalet e shokeve
          se ka cof koha malokeve

          nje porosi per Clauskypion:

          sa me shume ke mallkuar ediramen aq shume I rritet ai miku

          Reply to this comment
        • Spartaku July 29, 18:56

          Claus! qenke idiot fare.Ti po flete me gojen e Salikriminelit.Por prit se dardha e ka bishtin prapa.Kur te qerohet nga politika Saliu yt dhe Basha,atehere do ta marresh mire vesh ti.Ai komenti yt,eshte leter per ne banjo.Ti akuzon Ramen per krimet e Saliut.Jo more jo! Saliu te pergjigjet vete per vrasjet e vjedhjet,tradhetine ndaj atdheut.Kurse Rama nuk ka nga keto.Ai eshte i paster.Nqs nuk i pranon ti,ka kush i pranon dhe i jep te drejte,pa te pyetur ty

          Reply to this comment
    • ble-ta July 28, 15:16

      shume sakte

      Reply to this comment
      • DETARI @ July 28, 20:23

        vetem mendjet me GLASA,si te CLAUSIT, MUND TE MENDOJNE ashtu si mendon edhe Berisha !

        Edi Rama eshte strategu i reformave me te medha te bera ndonjihere ne vendin tone per here te pare ne historikun e vete popullit tone nder shekuj.
        Dhe keto ,te bera veteeeeem ne 3 vjete.
        Dhe ,prisni se nuk keni pare gje akoma ! ! !

        Reforma Territoriale ,tashme e harruar teresishte prej [analeve televizive si dhe nga komentues si ky tip;Claus ]
        Kjo reforme ,nuk ishte ne sherbim as te familjes Rama dhe as ne fitim te tij personalisht ,pervece se fitimit te pikeve si reformator Gjigand !

        Ishte Edi Rama reformatori dhe rregulluesi i RRumpalles 25 vjecare te Mospagimit te energjise elektrike , nga njerez qe ishin hijenat dhe votuesit e antishqiptare !

        Ishte Edi Rama , njeriu qe rregulloj dhe modernizoj policine e shtetit me brek neperkembe shqiptar !

        Ishte Edi Rama ,njeriu qe pas 25 vjetesh beri pa ju trembur qerpiku nderhyrjen ne bastionin narkotic te LLazaratit ! Bastion i Clausit me te gjithe te djathtet si rangu i tij .

        Po ashtu nji krehje e beri ne te gjithe vendin ,duke e prishur traditen e dembellikut dhe duke hapur vende pune,duke u interesuar ,me ne fund edhe per te gjithe te ‘arratisurit’ jashte vendit nga bombardimi i Hiroshimes PD !

        Ishte Edi Rama , njeriu qe ja beri baaam ,mu ne fytyre miqve serbe te mender Saliut , se Kosova eshte shqiptare dhe si e tille eshte dhe e pamvarur dhe e jona.

        Ishte Edi Rama ,kryeministri i pare pas 25 vjetesh ,qe i dha pamvaresine energjitike te Kosoves,ku sovranisti dhe patrioti Sali ,nuk deshen kurre ta hiqnin ate zgjedhe nga vellezerit tane kosovare !

        Ishte Edi Rama ,kryeministri i pare ne rroten e historise se politikes shqiptare ,qe u prit per here te pare me tapet te kuq ne Gjermani .

        Ishte po Edi Rama , i cilesuar si kryeministri i Ballkanit Perendimor nga kancelarite e botes ,nji merite per kete njeri [dhe emagjinoni te kishin caktuar ndonjihere Saliun ne te pakten ndonji shkalle sikur edhe te thjeshte e kesaj natyre ] !

        Ishte Edi Rama ,njeriu ,kryebashkiaku qe ne testimet elektronice ,doli ne vendin e pare ne bote ne vitin 2004 ![te keni parasysh ,se ai i ndertonte diten dhe antishqiptaret ja prishnin naten nga 2005 deri ne 2011].

        Kryeministri Edi Rama ,vuri dore ne ndertimet alla Sali ,duke ndertuar sipas rakise…..dhe u mundua te vendosi rregullin per to ,ose munde te quhet Reforma Urbane !

        Ishte kryeministri shqiptar Edi Rama ,nji njeri i thjeshte ,pa blindime dhe bllokime trafiqesh kur kalonte, qe dorezoj celsin e kultures se si duhet te jesh politikan !

        Qe pikerishte kryeministri Edo ,qe premtoj reformat ne arsim dhe i beri !I prishi kjoskat qe shisnin diplloma.

        Ishte Edi ,qe premtoj te bej shtet ,dhe asnji tjeter nuk ka bere asnji lloj reforme pervec piramidave dhe rrumpalles .

        Edi Rama e do shtetin ,e do ligjin dhe do te vendosi ligj dhe do bej shtet !

        Ishte po ai Edi Rama ,

        Reply to this comment
  2. Monika Kryezeza motra e Sllobodankes July 28, 11:02

    PO POPULLI ,ME POPULLIN PER POPULLIN!?
    Si ka mundesi more i respektuari gazetar qe 25 vjet flitet per nje BANDE :antishqipetare,tnjorante miliardare analfabete pa asnje dite shkolle pa ASNJE DITE PUNE qe shkaterruan ish shtetin shqipetar e lane toke te djegur qe ASNJE DITE NUK KANE PERFAQESUAR POPULLIN po si qen bastarde shohin ne drite te syrit PADRONET BE NA ME-Berisha-Nano-Meta e nuk beni thirrje:TE SHPERNDAHET URGJENT KY PARLAMENT ANTISHQIPETAR E POPULLI TE ZGJEDHE DIREKT 70 PERFAQESUES TE TIJ SHQIPETARE TE MORALSHEM!?

    Reply to this comment
  3. Flash July 28, 11:18

    Perse shqupas-it? Perse perdorni kete epitet ramist kur Sh.q.u.p ka perfaqeuar tjeter gje deri para disa koheve? Apo per te mbuluar premtimin se Sh.q.u.p me Rilindjen do te kthehej ne identitet??? Komunistet ne litar, veteranet ne hanxhar ka pas thene dikur pederasti qe sot e kemi kryeminister.

    Reply to this comment
  4. alphade July 28, 11:23

    Pershendetje Z.Bedri, urime per analizen e drejte dhe
    objektive ! Vese deshiroj te shtoj dy momente ,qe ,sipas
    mendimit tim kane rendesi ne kontekstin e ikjes se presi-
    dentit Obama dhe ardhja e presidentit te ri ne SHBA-
    Keto dy momente pedeistet e Saliut po i gjuajne me veshe perpjete . Basha erdhi pothuajse i paftuar ne SHBA per te koketuar me demokratet por realisht ata
    duan qe te fitoje Trumpi . Kete e thone hapur ithtaret e
    Saliut duke menduar primitivisht se me ardhjen republika-
    ne politika amerikane ndaj situates aktuale ne Shqiperi
    do te ndryshoje ne favorin e tyre dhe keta do t’i shpetojne
    vetingut apo hetimit te pasurive te tyre. Nje gje eshte qarte se politika amerikane ne arenen nderkombetare si
    republikane ashtu edhe ajo demokrate me nuanca shume
    te pakta ndryshojne . Duke menduar bajraktarisht shqu-
    pasit i kane varur shpresat te Trumpi .Kete ender e mbeshtetin edhe te qendrimi i Edit ndaj Trumpit dhe “mbeshtettja” e tyre ndaj Trumpit .. ,!! Por shqupistet nuk
    kuptojne nje gje qe mund te bien nga “shiu ne bresher”
    sepse amerikanet,kushdo parti e tyre nuk e durojne korrupsionin qe eshte perhapur si metastaze ne menyre
    te vecante te shqupasit por efhe te LSI-ja dhe PS . Te
    gjithe jane te perlyer . Te korruptuarit do te denohen nje-
    soj nga te gjitha anet prandaj me mire do te ishte nje fund
    i tmerrshem se sa nje tmerr pafund . .
    Amerika dhe Europa nuk do heqin dore ma do mendja ,
    nga pastrimi i Shqiperise nga te korruptuarit ,hajnat,gra-
    bitesit e vrasesit ,qe aq fatkeqesi i kane sjelle shqiptareve

    Reply to this comment
  5. maks July 28, 12:03

    megjith qe populli i njeh shqupasit per shum krime e korrupsjonin dhe ambasada amerikane i nnjeh bemet e tyre antipopullore por prap ata shetisinlirshem ne amerike e europ

    Reply to this comment
  6. shqiptari July 28, 12:35

    nese nuke varene ne mese te tiranes antishqiptaret e betuare te politikes kete vende do ta pllakosi zija me keq se cpo e ka pllakose keto 26 vite te ndyra ku djersa jne nga 45 e deri me sote u grabite nga terorizmi antishqiptare me ndimene e ketyrve te blerve te pabese nder shekuje poshte terorizmi antishqiptare

    Reply to this comment
  7. ALBAN DEGA July 28, 14:54

    OPINIONE :
    KULAC… PO ME KE !?

    -… Me ata qe kuptojne vetem gjuhen e
    e kerbacit. !?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kryetari i Kuvendit te Shqiperise Zoti Ilir Meta deklaroi perseri me 21 korrik ” duhet te kemi konsensus”!
    Jam plotesisht dakord me qendrimin e tij.
    Gjithnje konsensusi, mirekuptimi, marreveshja, pelqimi eshte rruga me mire per zgjidhje te cdo problemi ne familje, shoqeri… shtet e mbare Boten !
    ” Nga lufta midis vellezerve humbasin te gjithe ” ka thene filozofi mendjendritur i kombit shqiptar Akademiku i shqiptarise Rexhep Qosja!
    Nga luftat civile jane shuar fise, qytete… shtete!
    Nga luftrat Boterore eshte tronditur mbare Bota .
    Lufta dhe dhuna, kacafytja dhe perplasja jane nena e te gjitha te keqijave!
    Ky eshte realiteti universal….
    Po realiteti i Shqiperise !?
    Cka thone sot nuk e thone neser.
    Cka pohojne sot e mohojne neser.
    Cka e miratojne paradite e mohojne pasdite !
    Cka e ndertojne diten e cartin naten tamam si tek Legjenda e Rozafes
    Ata nuk kane konsensus me vetveten.
    A mund te kete konsensus me njerez qe nuk kane konsensus me vetveten!?
    A mund te kete mirekuptim me persona qe nuk kane mirekuptim ne partine e vet!?
    A mund te kete pelqim me individe qe nuk kane pelqim me veten e vet, me popullin e vet . me aleatet strategjike dhe miqte e sprovuar te popullit, te shtetit e kombit te vet !?
    A mund te kete konsensus me kete “bande gangsteresh”!?
    A mund te kete konsensus me “kete Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit”!
    Askush nuk don nje reforme te miratuar ne menyre te njeanshme! Askush!
    Eshte Kushtetuta e Shqiperise jo e Edi Rames apo Sali Berishes, Ilir Metes apo Fatmir Xhafes, Ylli Manjanit apo Oerd Bylykbashit, i cili e ka aq frike gjuhen anglo- amerikane sa gjyshi i tij ish- shef i SS “Rrezikun angloamerikan per Shqiperine”!
    Ishalla Berisha, Basha, Strazimiri, Bylykbashi nuk nxjerr si kusht te ri per miratimin e ligjeve te saj futjen e cirilicave te RIA-s ruse e BIA-s serbe !!!
    Konsensus, konensus me cdo cmim e me cdo kusht !
    Vecse edhe te ikish si kryetar Kuvendi “nese votohet me shantazhe dhe presione ndaj deputeteve” ne keto momente historike e jetike per shqiptaret e Shqiperine nuk mund te quhet konsensus!
    Shantazhi eshte shantazh, edhe kur behet me qetesi e dashuri !
    Ndaj si vella i nje gjaku e i nje gjuhe ju lutem qe ne emer te Atdheut, te Bijve te tij, te Shenjtores Shqiperi dhe Shpirtit atdhetar shqiptar, deshmoju shqiptareve dhe Botes se Ilir Meta ishte, eshte dhe do te mbetet “Buldozeri” i politikes shqiptare, percaktori i saj!
    Shqiptaret dhe Shqiperia kane me shume nevoje se kurre per buldozere jo per destroyers, per ndertimtare per shkaterrimtarit, jo per rrenimtare!
    Uashingtoni e Brukseli kane sot me shume nevoje se kurre per to !
    Jo per vete… Per ne miqte dhe aleatet e tyre!
    Jo per 8 per qind te shqiptareve qe e kane marre peng drejtesine e ligjin, mbare Shqiperine me impunitetin e tyre, me kusarine e tyre, me vrastarine e tyre , me korrupsionin e tyre qe nuk njeh fund e ane !
    Per 92 per qind te shqiptareve qe perkrahin Reformen ne Drejtesi !
    Jo per 5 per qind te shqiptareve antishqiptare e antiamerikane, antiperendimore!
    Per 95 per qind te shqiptareve qe e duan Ameriken e Perendimin !
    Ua kemi pru ne maje te hundes me mashtrimet e poshtersite, me hajnite e maskaralleqet, me kusarine e vrastarine tone, me piruetat e hedhjet dege me dege!
    Ua nxorem gojen mbrapa veshit!
    Ua qitem qumeshtin e nenes nga
    hunda!
    Ata e duan gjithe kulacin vetem per
    vete!
    Ata njohin dhe kuptojne vetem
    vetem gjuhen e kerbacit !
    Enough it’s enough! Boll me!
    Sot!
    Neser eshte vone!
    Neser eshte kurre !

    Reply to this comment
  8. lugati July 28, 15:34

    Si gazete e “pavarur “kjo letyre ja kalon edhe zerit te endhjerit tuaj ! E di qe nuk e publikoni sepse jeni te tille?letrer higjenike qe mundohet te pastroje bythen e edverit me propagande alla diktarure spudhjakesh! Ps: kriminelet kane nje fare trimerie ose marrezie ndersa diktaturat nuk kane asgje te tille spse si spurdhjeke frikacake qe jane fshihen pas ligjit, komditet qe krimineli nuk e ka, pradaj edhe me keta nuk mateni, jeni shume me poshte! Po pati bithe ki zuzari drejtor o i juaji jam edhe per debat me te!

    Reply to this comment
  9. Mark uk July 28, 15:44

    Jo vetem vickla duhet te qesin po duhet te organizojn popullin qe te rrezojn me cdo kushte ket qeveri qelbesirash qe eshte mbushur me hora me gangstera hajdut vrases etj e etj.Qe mbahet ne pushtet nga njers si kan punuar ne sigurimin e shtetit sic eshte edhe artikull-shkruesi qe dikur ka punuar te gazeta jeta e re .Organ i komitetit te partis Shkoder.

    Reply to this comment
    • metafora July 29, 01:46

      More Mark more zog gomarit. A te kam thene njeqind here qe shku tek dhite dhe mos u merr me pune qe s’te eshte marre as baba dhe as gjyshi. Mos ua prish traditen paraardhesve! Te kesh punuar ne gazeten Jeta e Re nuk do te thote se ke punuar ne Sigurim. Kete mund ta thote vetem nje i marre si puna jote, Mark. Te kesh punuar ne Sigurim nuk do te thote se je automatikisht njeri i keq dhe pa vlera. Ai ka qene Sigurimi i Shtetit Shqiptar, me te mirat dhe te keqiat e tij. Por shume prej paraardhesve tuaj kane punuar mper sigurimet e vendeve te tjera si spiune te UDB, Afalise etj. dhe jane takuar prapa ferrave me agjentet e tyre. Nga ky zakon i te takuarit dhe te folurit prapa ferrave te ka mbetur edhe ty Mark zakoni me leh pas ferres dhe, meqe s’ke as kulture dhe as moral per t’iu kundervene Bedriut apo te tjereve,vazhdon zakonin e lehjes pas ferres.

      Reply to this comment
  10. Uauuu July 28, 15:44

    Artikullshkruesi flet kot. Mbetet një e majtë i thekur. Nuk shikon me syrin e djathtë, nuk dëgjon me veshin e djathtë dhe ka të paralizuar dorën e djathë për të shkruar si gjoja i paanshëm. Ky Bedriu më kujtoi të tmerrshmin Bedri Spahiu, bile paska qenë më ekstremist se Spahiu. PD-ja nuk është SHQUP, por e djathtë. Mos ke qenë ndonjë oficer i gardës së diktatorit që mbete prapa , në vitin 1941, mor i mjerë?

    Reply to this comment
  11. we people July 28, 17:16

    zoti Bedri me gjithe respektin qe kemi ..keto shkrimet tuaja na shkaktojne dhimbje koke se e kap problemin nga bishti.

    Nuk eshte secret te thuhet qe berisha eshte nje lloj monster hibride I krijuar ne kohen qe udb dhe cia (seksioni per ballkanin) ishin binjake ne luften kundershtetit shqiptar..kete nuk e them une por dokumentet.
    __________

    Prandaj KUSHTI NR-1 eshte qe administrate e sotme amerikane ti kerkoje falje shqiptareve qe prune berishoviqin ne 1991-2 dhe po tentojne ta mbrojne dhe sot njelloj si kur prune “ekspertizat” e fbi dhe vickalxhiu berishe fshiu BYTHEN ME TO

    Mund te rrjeshtoj mbi 10 fakte tronditese qe ambasada amerikane me veprimet dhe mos veprimet e saj ka mbrojtur sali kriminelin.

    vetem keto qe thote izet haxhia me poshte duhet te tronditej vendi por kjo nuk ndodh me reformen gazmore te drejtesise as me hartimet e bedriut dhe as me dacibaot e ca amerikareve si Kellumb Pulla apo Damdi Hega miku I fidel karstros

    Pse hedh vicklat dhendri I Sllobodanka Bullatovicit ?..kape nje cike kete ketu poshte o zoterinj

    …………………..

    SI E PRUNE SERBET DHE LOBI SERB I AMERIKES SERBERISHEN NE PUSHTET

    Ish-badiguardi i Sali Berishës gjatë presidencës së tij në 1992-1997, Izet Haxhia, ka filluar të flasë duke shpjeguar shumë zhvillime të rendësishme që nuk janë perceptuar nga publiku gjatë asaj periudhe.

    Në një postim të gjatë në profilin e tij në Facebook, Haxhia shpjegon se kanë qenë serbët dhe lobi sërbo-amerikan tepër i fuqishem në atë atë që sponsorizuan Berishën dhe njerëzit e tij në fillimet e ngjitjes në krye të shtetit duke i siguruar mbështetje diplomatike dhe pjesëmarrje në konferenca të rendësishme ndërkombëtare.

    Ja çfarë shkruan Izet Haxhia: “Vizita e Berishes në USA në vitin 1992 u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Jug-Lindor Dejvid Philips. Ky person njihet për lidhje te fuqishme me lobin serb në Amerikë bashkë me Zv. Sekretarin e Departmentit të Jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike në Serbi me firmen Zastava. Zonjës Berisha ju dhurua një çek prej 10 mijë dollarësh nga ana e Philips. Kur u vendosëm në hotel në Crans Montana, tek suita e Berishes erdhi një përson që nuk e njihja dhe që Berisha nuk e prezantoi. Ka qendruar për rreth tre orë në suiten e tij. Në këtë takim ka qënë vetëm Berisha dhe gruaja e tij. Të nesërmen në sallën ku mbahej forumi mori fjalën edhe përsoni që në darkë kishte darkuar me Berishen. Nga prezantimi që ju bë nga moderatori forumit Carteron mësova se ishte ministri i jashtem Serb i Jugosllavise së mbetur. Mbiemri me sa me kujohet ishte Ivanoviç”.

    Haxhia e përforcon edhe më tej argumentin e tij se Berisha është ngritur nga serbët në pushtet duke thënë se Ivanoviç është parë në tribunën e mitungut të fitores së 22 marsit 1992. “Interesant është fakti se PD vërtet u krijua në shtepinë Gramoz Pashkos, por drejtuesit e ardhshëm që do të merrnin postet drejtuese dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjinë nga Kosova, rezident i sigurimit të shtetit e shërbimit sekret serb. Ky njeri kishte një pushtet të fuqishëm tek Berisha. Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden e Zhulalin që ishin të lidhura me sherbimin sekret maqedonas”, – vijon ai duke shtuar se edhe ngjarjet e vitit ’97 u organizuan nga qarqet anti-shqiptare.

    Ai zbardh gjithashtu edhe dërgimin e naftës shqiptare ne Jugosllavi, ndërkohë që OKB i kishte vendosur embargo gjatë luftës së Bosnjes.

    “Perveç dërgimit të karburantit makines së luftës së Milosheviçit është bërë edhe dërgimi i armëve serbëve të Bosnjes. Kjo është bërë e kamufluar si trafik i armësh relike në drejtim të Norvegjisë, por në të vërtetë shkonin armë për serbët e Bosnjes. Nëermjetës në të gjithë këtë tafik ka qenë gjenerali Boban, që ka takuar disa herë Berishën tek Vila nr.4”, – përbyll Haxhia.

    Berisha ishte përfolur vazhdimisht se është mbështetur nga serbët dhe lobi sërb ne Amerikë për ardhjen në pushtet, por kjo është një akuzë e fortë e bërë nga një ndër njerëzit që e kanë shoqëruar kudo kreun e PD-së në levizjet e tij brenda dhe jashtë vendit në atë kohë.

    Skandali, një i huaj në Këshillin e Sigurisë Kombëtare
    Sali Berisha arriti deri aty, sa t’i besojë një qytetari të huaj sekretet e Sigurisë Kombëtare. Tashmë është e njohur për të gjithë një foto e vitit 2006, ku shfaqet biznesmeni serbo­boshnjak Damir Fazlliç në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë. Nuk u sqarua kurrë çfarë kërkonte ky personazh në atë mbledhje, në çfarë cilësie ndodhej një shtetas i huaj, aq më tepër një i akuzuar për përfshirje në afera kriminale në disa vende të Ballkanit, me lidhje të forta farefisnie dhe biznesi me një nga kokat më të errëta të shërbimeve sekrete e mafies serbe, Jovica Stanishiç.

    Fazlliç është fotografuar në mars 2006, një vit pasi PD kishte ardhur në pushtet, në krah të Tom Ridge, i kontraktuar si këshilltar i qeverisë së atëhershme shqiptare dhe kryeministrit Sali Berisha për çështje të sigurisë. Para “mikut tim” (kështu deklaroi publikisht Berisha gjatë një seance në parlament më 7 tetor 2008 për Damir Fazlliç­in) raportojnë njëri pas tjetrit, të gjithë ministrat më të rëndësishëm të qeverisë shqiptare.

    Shkrimi – See more at: http://openmind.com/speciale/2751/miliardat-e-fituara-me-argit-n-u-strehuan-n–qipro-277409.html#sthash.F2lgfeaJ.dpuf

    Reply to this comment
  12. MeteH July 28, 17:37

    Respekte B.ISLAMIT per kto analiza qe bene ne DITA,duke i dhene mesim opinionberesve pro-Berishizmit,qe nuk po lene gure pa levizur per te nxjerr si fitimtar ne miratimin e reformes LULIN & LIKEN,duke kritikuar ashper Edi Ramen,qe ne fakt godasin indirekt SHBA,BE(LU-Vlahutin).Une,ne perspektive e shof te keqen me te madhe nga Meta,pasi ky nuk eshte i knaqur nga Rama sepse ndonse ka marre 50,60,70 % te pushtetit ne disa bashki te vendit-kerkon me shume per tu bere parti e I-II,ne zgjedhjet e ardheshme te 2017-tes.Kjo ka filluar qe ne zgjedhjet lokale,ku LSI ka premtuar 1 vend-pune per 100,150 vota.Kjo eshte me fakte.Dhe ne disa bashki nuk po e harrin dote.Ndaj ka shperthyer kontradita LSI-PS,ku keta te fundit jane te pa-kenaqur nga Rama qe po i leshon shume FRERIN aleatit te tij te pa-bese.Metes mudet ti premtoi Saliu me shume pushtet,ndaj edhe mundet te “MARTOHEN SERISH” me te…!

    Reply to this comment
  13. DIPLOMATI July 28, 18:55

    U THA E C”U THA ME SIPER NE KOMENTET E SHQUPISTAVE , UNE KAM VETEM NJE PYETJE QE NUK KA NEVOJE PER PERGJIGJE: PO KUR TE ARRESTOHET DHE TE DENOHET BERISHA BASHA DHE GJITHE BANDITET E PD CFARE KOMENTESH DHE ANALIZASH DO TE BENI PER KETE REFORME NE DREJTESI????? BEJANI PAK VEHTES KETE PYETJE DHE SHIFNI SI DO T”JU PERGJIGJET VETJA…. SE NA RRUJTET KARIN CIK SI SHUME DO SHTOJA UNE. FJALA ” NUK KENI PARE GJE AKOMA” NENKUPTONTE PIKERISHT KETE GJE DHE JO ATE KUPTIM QE JENI MU NDUAR TI JEPNI JU GJATE KETYRE 3 VJETEVE. PRISNI PRISNI SE VERTET NUK KENI PARE GJE AKOMA NGA KY “REVOLUCION” OSE RILINDJE E IDENTITETIT SHQIPETAR ,QELLIMI I SE CILES EHSTE EDHE VETE MOTUA “RILINDJE” KENI PER TE NGEL SI LAFSHA TE GJITHE NGA I PARI DERI TEK ME LEGENI I FUNDIT .

    Reply to this comment
  14. alphade July 28, 19:35

    Hajde ”diplomat’!, hajde ! Si flet Ti nuk flasin as ”cunat e
    Bronxit” dhe quan veten pa le edhe diplomat !!! Ja keta
    jane diplomatet e Saliut , ashtubsi juristet e plepave qe
    i fabrikoje Saliu si robote bindes ! Ky primitiv mblodhi
    te gjithe horrat ku jane e ku s’jane dhe pasi i beri lavazh
    trurit te plepat e Durresit i beri gjyqtar ,prokuror, duke i
    ”dhene titullin ” hajdute , vrases te drejtesise e pse jo
    edhe killer-a per ta shndrruar drejtesine ne antidrejtesi-
    ne me te percudnuar te Europes, e barazuar vetem ate
    Sierra Leones ne Afriken e Jugut ..!!!

    Reply to this comment
  15. Claus July 28, 21:07

    Clausi per “Clausin”!!!!!

    …”se do te beje gjemen,do te na marre ne qafe te gjitheve.
    I lutem stafit te gazetes se nderuar Dita,ta ruaje kete koment,sepse,kam bindjen e patundur qe keto fjale qe thashe me lart jane,pothuajse, profetike !”

    Keshtu shkruan me lart i c`nderuar “Claus”. Jam plotesisht dakort me ty, ta ruaje ate koment dhe per dite dhe jave me radhe. Uroj nga zemra qe keto fjale te jene profetike dhe e di perse?
    Disa qe jane ulur ne ate parlament, ne gjykata, ne prokurori kudoqofshin te vihet fshesa e hekurt me kete reforme. Te them te drejten nuk isha dhe aq optimist ne fillimet e saj sepse ne fakt informacionet per permbajtjen e saj ishin teper te vaketa mos te them inekzistente, por ja, shpesh here i hedh ndonje sy shtypit gjermanofoles dhe marr vesh ndonje “vogelsire” qe nuk e marr vesh ne shtypin shqiptar.
    Me konkretisht, para pak ditesh, para se te aprovohej reforma me 140 vota (perfshi ketu dhe voten e Berishes, kjo eshte dhe me fenomenalja) lexova disa pika delikate mbi kete reforme dhe te them te drejten aty m`u hapen syte. Dhe e di se cfare shkruhej?
    Komisioni nderkombetar do te filtroje tere aparatin e drejtesise duke filluar nga karriera, kontollogarite jashte dhe brenda, Diplomat ku dhe si jane marre (jo ato te plazheve te Durresit, ato hidhen ne plehra) bile bile do ti nenshtrohen dhe aparatit te “genjeshtres” qe mat rrahjet e pulsit, te zemres, frymemarrjen, presionin arterial dhe shkon deri tek matjet e impulseve elektrike ne tru!!!!
    Metode amerikane, nuk ke c`thua, per mua e papranueshme, por per ata gjykates dhe prokurore meshira eshte e paket.
    Nga ai moment jam bere mbeshtetes i asaj reforme, pa dyshimin me te vogel. Per sovranitet dhe pavaresi eshte e kote te flitet sepse drejtesia eshte drejtesi dhe nuk njeh kufij, vete simboli i asaj gruaje me sy te mbyllur duke mbajtur nje peshore e tregon ate. Dhe ketu mbyllet muhabeti.

    Qysh nga ai moment fillova te kuptoja dhe vicklat e SHQUP-it dhe te kapidanit Sali, se te kesh ne dore nje drejtesi te tere nuk eshte gje e paket. Tek nje gjykates mund ti fitosh te gjitha, probleme te drejta dhe te padrejta, te behesh nga kriminel Gerdeci dhe 21 janari, ne nje burre te mire dhe plot ndershmeri. Shkurt eshte nje hark ylberi qe e kalon me ndonje Gjin Gjon.

    Shume here e paske permendur fjalen sociopat dhe ke nje fare te drejte, ndoshta frika, makthi, ankthi kane bere punen e tyre, por nje gje kerkoj te ma sqarosh:
    Si ka mundesi qe ky sociopat ju vuri te gjithe ne rresht dhe votuat me Mul dhe me Nul, me Sali dhe me Mhill ne menyre unanime kete reforme?
    Ca fjale ju a kishte thene paraparkisht, por nuk merrte vesh njeri nga soji juaj. Do te keni pune me ca tipa matane Atlantikut ju thoshte, por nuk hante pyke njeri, as Saliu dhe dhe as Luli me fytyre idioti dhe u treguan aq “burra” sa ne oret e vona te nates, per t`iu mos ju pare njeri ngritet kartonin jeshil a thua se ishit ne ndonje anije amerikane ne brigjet e Nikaraguas kur u zgjodh e para Presidente ne ate vend, pra ne ilegalitet te plote per te rrezuar Daniel Ortegen.
    Nuk e di se c`liber do te kishte Saliu ne duar ne ato ore te vona te nates, fakt eshte qe u be “qingj” erdhi dhe votoi pa nje pa dy.Te pakten te abstenonte.
    Jeni kapur tani lak a e kuptoni kete?
    Votimi i 22 korrikut ishte vetem fillimi, vazhdimi do te jete edhe me terheqes. Nga 22 korriku kohet kane ndryshuar, ne dore keni gjithnje dhe me pak dhe kete keni filluar ta kuptoni. Pushime dhe qendrime ne det kaq dhe aq minuta tashme jane kthyer ne histori. Oret po trokasin. Shqiperia nuk humbi sovranitet, ju humbet sovranitetin mbi drejtesine dhe kjo nuk eshte pak.
    Nuk mund te shkonte me qe pasurite e disave te shumoheshin ne perpjestim gjeometrik duke konkurruar dhe njerezit qe dalin ne revisten “Forbes”.
    Kjo nuk mund te shkonte, ne asnje rast.
    Kaq sa per sot. Besoj se ke marre vesh dicka, pavaresisht makthit qe te krijova.
    Ju pret nje vjeshte e veshtire.
    Uroj edhe njehere qe profecia jote te kthehet ne realitet, sepse di ju beje gjemen, do ju marre ne qafe te gjitheve!!!!
    Kete deshiroj dhe une. Te pershendes!

    Reply to this comment
  16. Arber Iliri July 28, 21:35

    Reforma ne Drejtesi nuk eshte thjesht nje ceshtje lufte politike, ajo eshte mbijetesa ne menyre moderne e shtetit shqiptar.Aktiviteti i organeve te Drejtesise shqiptare me frutin qe jepte ne realitet me tmerron.Sinqerisht jane te pabesueshme nje sere padrejtesish te hapura te bera nga Drejtesia e padrejte dhe e koruptuar shqiptare.Sinqerisht me ngjethet mishi kur mendoj se si mund te dilet kaq hapur kunder te vertetes, duke perdorur cic mice koti nga argumentimi ligjor.Drejtesia shqiptare me vepren e saj ka bere nje krim te madh antishqiptar.Kjo perkthehet ne emra konkrete te kesaj trupe dhe ne grupe te koruptuarish e njere te pakarakter.Dhenia e me teper kohe ketyre gjoja njerezve te drejetesise demton procesin aq me teper tani qe ligja kushtetuese per kete spastrim eshte miratuar.Ju uroj nje fund sa me te shpejte horrave dhe batakcinjve qe ekzistojne me shumice ne rradhet e organeve te Drejtesise.Mos e vononi nje rruge qe nuk mund te ndalet.Me keq per ju o te mjere.Me mire nje fund te tmershem sesa nje tmerr pa fund.

    Reply to this comment
  17. alphade July 28, 22:47

    ”clausi per clausin” , gjeniale zoteri ! Fillimisht banda e
    Sali Milloshevicit e mori me ”shaka ” , do ja hedhim tha
    Baca , jam pelivan une ! Di une si ja bej te huajve ,ata i
    genjeje une me disa buzeqeshje e servilizma , me disa
    vrapime malokshe per te perqafuar Obame ,Merkelin ,etj.
    I di une keto gjera, tha Baca, jam rrah me vaj e me uthell.
    A e pate si ja bera Rames: gjate tre muajve qe isha ne
    kryeministri , ja groposa te gjithe buxhetin qe te mos kishte asnje kacidhe ne Banke, te gjithe tenderat e flutu-
    rova, jo pak por 300 e ca, ja bera naaa ..te gjithe gjerat
    duke i lene vetem muret e K/ministrise me cipat ! Keshtu
    do ju a bejme edhe te huajve : do t’i genjejme , do t’JA
    gjejme ilacin edhe atyre neve, jemi pelivane ne shqiptaret ,
    nuk na e kallin dot te huajt , jane naive ata, i genjen shpejt .por ja qe ne horizont na u duk nje kroate me emrin e mhi-
    emrin Vlahutin qe e njeh mire idiosinkracine ballkanase
    dhe i tha Baces ndal o beg se ka hendek , se do biesh e do
    thyesh qafen Ti me kopene tende , te bindur e besnike si
    delet ne vath. Por delet ne vath u hazdisen , megjithe kercenimet baces Sali dhe djaloshit me ”pantallona te
    shkurtera” Bashicit qe tamam si ”Rabija ne maje te thanes” leshoi ultimatumin se do te digjte mandatet e
    deputetit ! Ky kercenim i cunit prej katunit i egersoi delet
    deri atehere thonin me vete : ‘!qingji urte pi dy nena” ,
    ndersa ”servili, sic me tha nje miku im qe nuk rron me, ,
    pi gjithe kopene”. Pamvaresisht se i quajtja dele te PD . ,
    dolen nga PD njerez me karakter e individualitet qe i tha-
    jo klikes udheheqese te PD dhe qe i detyruan edhe kreret
    pedeista te votonin kur e pane se 94 votst e deputeteve
    ishin gati ta votonin .Baca , ne kulmin e deshperimit kur
    pa qe anija pedeiste po merrte uje nga te gjitha anet filloi
    t’i lexonte ekuipazhit nje poeme qe tash e dine gjithe shqiptaret : ”u mbyt gjemia me federale, o burra shpejt
    kush mund te dale …” , se nusja na u dhje ne kale …!!!!!

    Reply to this comment
    • Claus1 July 29, 14:19

      Berisha tha qe -opozita eshte diamand?! Tepresim te lutemi qe ky kriminel te gjeje vendin qe i takon! Te marre me vete edhe Claus, Artan Hoxhen!

      Reply to this comment
  18. alphade July 28, 22:49

    Shtojce: litarin e shpetimit nga bregu ia hodhi Saliut dhe
    Lulit , shume ”i nderuari” , Ilir Floriri …!!

    Reply to this comment
  19. alphade July 28, 23:49

    Pseudonimin e ke “Lugat”,ndersa Ti vete je nje monster e
    Sali Milloshevicit sepse ky i fundit nuk ka mbiemer tjeter
    vecse mbiemer sllavi ,andej nga vjen !!! Monstra e Vicido-lit …!!!

    Reply to this comment
  20. Kariz Matik July 29, 03:02

    Karizi (jo vetem) per @Claus-in

    Personazhi kryesor i gojedhanave (masturbime gojore) te skypion montesumes, i nxitur me teper nga sikleti i presioneve mediatike, dhe me pak nga pergjegjsia morale per te qene sa me i hapur me votebesuesit, dikur eshte shprehur se nuk mund te beje as rolin e gjykatesit, dhe as ate te prokurorit. Kjo “mballozge”, ashtu sic pritej, s’pati kundershtim. Asnje nuk doli e ta urdheronte: “O merr shkopin e gjykatesit ne dore zoti kryemiser, o do te bejme me zorr synet!”. Shpjegimi i qendrimit prej gojekycuri lidhet me faktin se do te ishte marrezi ta detyrosh tjetrin, kushdo qofte ky, te marre mbi shpatulla nje bare qe s’i takon ta mbaje, aq me teper kur kjo bare eshte sa e nderlikuar, po aq dhe e rende.

    Mballozga kishte te bente sigurisht me manipulimin e qellimshem te hetimeve per tragjedine e Gerdecit, dhe vrasjet e paramenduara te 21 janarit, por jo vetem. Nga ngjarjet me te debatuara deri ne ditet ne vazhdim mbeten ato qe i perkasin detonacioneve vdekjeprurese dhe ekzekutimeve pa shkak te tipit fashist.

    Fill pas ardhjes se “rilindasve” ne pushtet, kjo thenie u konsiderua e pranueshme (ne fakt u pertyp me zorr), nderkohe qe gjithnje dhe me e papranueshme kishin filluar te beheshin premtimet e parealizuara te fushates elektorale, ku prioritet perkrah forcimit te ekonomise dhe reformes ne shendetesi, do te kishte para se gjithash reforma ne drejtesi, me qellim cuarjen para pergjegjsise te gjithe atyre qe kishin demoluar shtetin nga te gjitha elementet perberese te tij.

    Gjithnje e me e papranueshme po beheshin moscuarja para pergjegjsise e gjithe atyre qe tentuan tua shisnin tradhetisht detin grekut, e atyre qe vodhen milionat ne rrugen e kombit, e atyre qe shiten per skrap gjithe armatimet dhe municionet, e atyre qe renuan ekonomine, e atyre qe shkretuan pyjet, e atyre qe nxorren ne ankand gjithe pasurite toksore dhe nentoksore, e atyre qe pervetesuan te mirat materiale qe kishte vene me djerse shumevjecare nje popull i tere.

    Sot kane kaluar plot tre vite qe nga ajo kohe, dhe shumekush qe voten e tij te shenjte ja fali promovuesve te rilindjes kombetare pyet me te drejte vetveten: Ku ishim, dhe ku jemi? Pergjigjen gjithkush e jep po vete: Ne vendnumro!

    Po pse kemi mbetur ne vendnumro? Pergjigja eshte fare e thjeshte. Me me shume vullnet, pergjegjshmeri dhe anagazhim serioz nga te interesuarit e koalicionit qeveritar, sot do ishte mundesuar me kohe jo vetem miratimi i reformes, por do kishte filluar dhe zbatimi i saj. Te dyja bashke, dhe pa ndermjetesimin e domosdoshem prej te huajve.

    Vecmas nga dy “liderat” e tjere, njeri me katran se tjeri, perpjekjet e kryesocilalistit per t’i vene ne terezi punet e shtetit, dhe per te bere dicka te mire per kete popull eshte i pamohueshme, pavaresisht “deficiteve” mosperfillese ne rolin e tij si udheheqes legjitim i shumices. Keto te fundit kane te bejne me teper me pasigurine ne vendimmarrje, me luhatjet dhe leshimet qe i ben cetes, me propaganden boshe pa efekte frytdhenese, me qokat darkat dhe banketet me para te padeklaruara, me batutat bajate ne parlament, etj. Me gjithe keto deficite, perpara se te behet tmerri i opozites, ai ua ka sjelle shpirtin ne maje te hundes para se gjithave socialisteve te tij. Ky eshte piktori abstraksioneve, basktbollisti i zyrave, snobisti i bulevardeve, dhe “sociopati” qe i kall tmerrin ramaducave te rrogozeve. Me gjithe te mirat e defektet e tij, ky eshte kryeqytetari qe nuk pranon ta korrigjoje vetveten, por vetem e permireson ate nga dita ne dite! Angazhimi per ta reformuar drejtesine e kalbur ne themel eshte angazhimi jo vetem i USA-BE, por dhe i tij ne vecanti. Kjo e vertete duhet thene, dhe vleresuar. Pse jo dhe festuar. Me parate e xhepit, sigurisht…

    Reply to this comment
  21. Probandi Pavllovit July 29, 09:36

    Redaksia eshte e lutur qe fjalet profetike te probandit te dr. pavllovit t’i mbeshtjelle me leter higjenike dhe t’ja adresoje menjehere Shtepise Qendrore te Unionit te Pederave).

    Me paketimin duhet bere pak kujdes se malli ka nje substance gjysem te lengshme, avulluese, dhe i perngjan pak a shume plastelines.

    Reply to this comment
  22. haku July 29, 11:36

    Ne Shqiperi nuk funkcionon dhe as qe ka funksionuar ndonjehere shteti ligjor. Demonizimi i nje personi, i cili mbane pergjegjesi por jo i vetmi, eshte ne sherbim te luftes klasore-ne pyetje nje lloj REVOLUCIONI. Pa sundim te ligjit nuk ka Europe (BE)! Ligji te cilin preferon SHBA dhe BE ceshtjen e Gerdecit e 21 Janarit (si ceshtje komplekse) e trajton ne menyren juridike e jo deshirore. Kjo nga se keto dy ceshtje permenden shpesh ne kontekstin e Reformes. Drejtesia dhe marreveshja nuk mund te arrihen me vija te kuqe. Pranimi i sistemit evropian ne drejtesi nuk eshte inponim por ceshtje e mireseardhur per Shqiperine dhe aplikim i nje drejtesie te tille eshte shpetim dhe prosperitet.

    Reply to this comment
  23. Irdak July 29, 21:21

    Pa u zhdukur nga faqja e dheut kucedra qe ka sunduar per 25 vjet dhe e ka percare kete popull ky vend nuk do gjeje qetesi .Mallkuar qofte nga Zoti per keto qe i ka bere Shqiperise.

    Reply to this comment
  24. Mark uk July 30, 20:14

    metafora:Artikull shkruesin e njoh qe nga viti 1980.Une kam shkruar me emer e jo me figura letrare si puna jote.Nuk po ju fyej edhe pse meritoni fjalt ma te ndyra.Nuk bie ne nivelin zero sic jeni ju. Fyerja tregon fundin e llogjikes te cilin ju e keni arritur.Do benit mire te kerkonit te falur nese ju ka ngelur pak dinjitet.

    Reply to this comment
  25. Mark uk August 9, 08:35

    Pse mori vegel komufllqesish te kuq deshe prap Diktaturen komuniste.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*