INTERVISTË / Vajza e 69-vjeçarit me Covid që u vetëvra në Infektiv kërkon ballafaqim me Najada Çomon: Kanë gënjyer, ja çfarë ndodhi me babain tim

November 17, 2020 14:37

INTERVISTË / Vajza e 69-vjeçarit me Covid që u vetëvra në Infektiv kërkon ballafaqim me Najada Çomon: Kanë gënjyer, ja çfarë ndodhi me babain tim

Vajza e Reshat Grembit, 69-vjeçarit të infektuar me Covid që u hodh nga spitali Infektiv ka treguar se çfarë i ka thënë babai para se të ndërmerrte aktin ekstrem.

Në një intervistë për  News24, ajo tha se se babai i saj ishte i sëmurë me temperaturë të lartë prej disa ditësh.

Vajza pohon se i ati ishte mbajtur nëpër korridorer e infektivit me orë të tëra dhe pa asnjë shërbim mjekësor.

Por një akuzë tjetër e rëndë e familjareve është se ata pohojnë që spitali fshehu faktin që babai i tyre ndërroi jetë në vend pasi u hodh nga kati i dytë i spitalit, por u shprehën se po bëjmë të pamundurën ta shpëtojmë.

INTERVISTA

Si ishte gjendja e babait tuaj?

Vajza: E kishim në shtëpi 4 ditë me temperaturë, i shkoi 41, në spitalin e Fierit mori injeksione, i ra temperatura, por gjatë natës i rritet shpejt. Gjatë të dielës e çojmë tek urgjenca për gjilpëra, ndërsa në darkë i shkon oksigjeni 58, gjendja u rëndua. Deri nga ora 7 takojmë mjekët dhe na thotë se e ka 80% të mushkërikve të bllokuara mjekët e Fierit na drejtuan drejt Tiranës.

Ju treguat hapat që ndoqët në Fier, por jemi të paqartë a iu bë tamponit?

Vajza: Tamponi nuk i është bërë. Vetëm skaner i bëmë dhe skaneri doli që ka covid.

E keni kërkuar tamponin?

Vajza: Nuk e kërkuam me thënë të drejtën se kur doli skaneri…

Temperatura e menjëhershme?

Vajza: Po, e menjëhershme i ra, të mërkurën gati dy javë më parë dha shenjat e para. Na bëri habi që sa i binte i ngrihej sërish.

Shkoi vetë në urgjencë, kush e shoqëroi?

Vajza: E shoqëroi nusja e vëllait. Pastaj u nisëm drejt Tiranës. Babain e lanë në korridor, bëmë dhe llafe

Shkuat me autoambulancën e Fierit?

Vajza: Po ishim të hënën në 1 të natës tek Infektivi, qëndruam në autoambulancë. Unë s’kisha frikë se e kisha kaluar Covid ndaj e shoqëroja unë. Qëndruam deri në 8 e gjysmë të mëngjesit në autoambulancë. Pastaj ma marrin babin, e putha.

E shoh babin pastaj e shtrinë atje në korridor, njëra nga ato më bërtet, më nxjerr jashtë. E marr në telefon nga dreka, më thotë po vdes nuk kam marrë asnjë lloj mjekimi, nuk e di si e kam mbajtur veten, nuk e di si po flas. Kur e marr në 6 të darkës e kishin futur në oksigjen. Unë e pashë që gjendja e tij ishte më e mirë, e përmirësuar. Kishte folur edhe me mamin i kishte thënë ‘hënga dhe supë zoti ndoshta do bëjë ndonjë mrekulli’. Më merr doktoresha dhe më tha është pak më mirë, por është kritike.

E marr të martën në 7 të mëngjesit, më tha nuk po marr dot frymë, po vdes. Në 12 e cerek shoh titrat në televizor, inicialet ishin gabim por gjaku sikur e ndjeu…

Çfarë bëre?

Vajza: Më mori shefja dhe më tha bëhu e fortë se është hedhur nga kati i dytë babai jot. Më tha që ne po bëjmë të pamundurën për ta mbajtur në jetë. Nuk mora më informacione Në orën 5 shkoj vetë tek Infektivi. Pataj më mori brenda Najada Çomo dhe më tha po bëj të pamundrën… Babai kishte ndërruar jetë në moment, spitali gënjeu.

Ke prova për këtë?

Vajza: Kur të mërkurën ka shkuar burri im tek morgu i thanë atje që ky trup ka ardhur që dje.

Ju është dhënë një lloj shpjegimi për aktin e tij?

Vajza: Asnjë lloj informacioni nuk mora se si është hedhur. Përse i lënë të vetëm kur ka edhe pasoja të tilla kjo sëmundje. Duhet të vriten njerëz njëherë?!

Apeli që ke Esmeralda?

Vajza: Më ka ngelur një peng, e vërteta duhet të zbardhet. Bluzat e bardha na shpëtojnë jetën, nuk na e japin ata jetën. Duhet të tregohen më të përgjegjshëm me ne, të mos ndodhë më ajo që ndodhi me babin tim! Jam gati të ballafaqohem me Najada Çomon për akuzat që kam.

j.l./ dita

November 17, 2020 14:37
Komento

13 Komente

  1. mirel November 17, 15:49

    Keta jane kriminele. Bastarde vrases. E kane nga injorancia dhe koketrashesia. Behen harbute dhe vrases gjakftohte. Vajza me Covid mund te ishte lejuar brenda per kujdes. Me PPP do ishte njerezore te ishte prane te jatit. I nxjerrin me dhune dhe me te bertitura.
    Ti vesh flaken,. plera te ndyra. Per mua ja kane vrare, as me shume e as me pak., jane lodhur duke i dhene oksigjen dhe i kane thene ik vri veten se kaq kemi mundesi

    Reply to this comment
    • Kulla November 17, 18:28

      ke shume te drejte, EDI Rama u ka dhene urdher mjekeve qe te vrasin sa me shume dhe ata po lumturohen duke kryer vrasje … Mor koqe kandari, i lexon komentet qe shkruan? Tani na dolen edhe mjeket e infermjeret kriminele …

      Reply to this comment
    • Miku i Donald Lu November 18, 12:56

      Ky Mireli eshte bere si ata qente e djeshem te kufirit, i gatshem te kape çdo sinal nga shkelesit e tij “armiqte e popullit”. Po si nuk u lodhe mor njeri. Qe je i semure nga trute nuk ka asnje dyshim, po merri ato te shkreta ilaçe, se per te miren tende e kam.

      Reply to this comment
  2. kasem gahinji November 17, 18:34

    Mjeket kriminele?Po ata qe e sjellin verdalle ne shtepi ,derisa i bllokohet 80%e mushkerive ,cfare jane?Aq me teper ,qe vajza e ka kaluar kete viroze,ia ka parcelle dhe babait te moshuar…dhe kriminel mbetet mjeku.po ti ,Kaqol,e ke kaluar?nese jo,te zente haku i mjekeve.Dhe me pas shih kush jane kriminelet.A te pret kokrra e arres se sa paziente ka si ky ne spitale?Luften per ti sheruar ,per ti shpetuar nga vdekja,e bejne ato Najadat ,Tritanet(jo shehu yt,i cili edhe pse mjek reanimator,nuk ka kapur asnje pacient me dore) ,piperot e shume te tjere ne frontin e luftes.ndersa ti i cileson kriminele. Nuk te kam pare te shkruash qe monika,kastrioti,iliri,thuthuqi etj.po perdorin si arme biologjike virusin.aty shiko nje nga te keqijat,vec te tjereve.aq me teper,kur thua mjeket jane kriminele,nenteksti mund te jete dhe “mos shkoni ne dore te krimineleve”.kur gjendja perkeqesohet ,si ky i njeri dhe te tjere,nuk themi qe “une qe e nxita te mos shkoje te mjeku jam kriminel se è vrava.kujdes,mllefi qe ke per qeverine dhe kryeministrin Rama te cilin ti shohesh e quan ramut,te arreso syte dhe te nxin pamjet.

    Reply to this comment
  3. Gertruda November 17, 18:38

    Mos u shqetesoni shume,se po te ishte qeveria e Berishes,babai do kishte vdekur qe ne Fier!
    BVabain e mbajti gjalle vetem besimi i tij i pa lekundur tek Rilindja,se “Po iku Rama do vije Basha”!
    Sidoqofte babai juaj ka qene me fat se per ate eshte interesuar personalisht kryeministri Rama,qe t’i gjendej nje vend i zgjedhur ne parajse!
    Se fundi kudo ne bote vdesin nga covid 19,kudo hidhen nga dritarja,bile edhe me me shume kate se tek ne!
    Mbi te gjitha babai juaj vdiq i lumtur,me besim se familjen e tij e ka lene ne duar te sigurta te kryewministrit Rama,qe do zgjidhet prap kryeminister edhe ne vitin 2029!
    Ky eshte fat i madh per shqiptaret!

    Reply to this comment
  4. Raimond vlonjati November 17, 18:42

    Mjeket Shqiptare bashke me infermieret kane sjellje kriminale

    Ata sillen mire vetem me njerezit qe kane emer, ndersa per te tjeret nuk ju behet vone–Ose duhet tu japesh leke ne dore, se dnryshe ata te lene te vdesesh

    Reply to this comment
  5. Krist November 17, 19:57

    Komentuesve,qe vene ne dyshim,fjalet e kesaj vajze,qe po na tregon te verteten,sepse ajo e din se i jati,nuk kthehet me ne jete,por ama genjeshtrat dhe manovrimet e disa mjekeve,po i demaskon,ngas shpirti,pra ketyre komentuesve,iu rafte ne koken e vet,qe t’a besojne denoncuesen.

    Reply to this comment
  6. Vjola November 18, 07:23

    Babai i kesaj zonjes sipas pohimit te saj ndenji 4 dite ne shtepi nen kujdesin e saj dhe te “specialisteve” te tjere te familjes.
    Mbasi e katandisen ku mbi 80% e trupit nuk reagonte u kujtuan ti drejtohen mjekeve.Pa pike turpi fillon te na beje propogande si u nis nga Fieri per ne Tirane dhe me detaje na informon trajtimin qe ju be babait te saj.Kjo zonje dhe te tjeret pjestare te familjes e kane vrare vete te ndjerin me vonesen dhe neglizhencen e tyre.80% e avancimit te semundjes do te thote qe eshte sipas protokollit nderkombetar ndermjet fases se 3-4,pra ne fasen ku medikamentet gati nuk bejne efekt.Ne Shqiperi si gjithmone njerez dashakeqe dhe injorante mundohen kush e kush te beje specialistin.Edhe pse jemi nje nga vendet qe vdekshmerine e kemi nga me te ultat ,prap se prap
    nuk rrijme te bejme negativen.
    U be tamponi su be tamponi ,nuk shohin resultatin ne totalin vdekshmerise por numerojne tamponat !!!!!!!
    A ka me idjotesi ? Po ka kjo eshte ulur kembekryq ne Shqiperi ,perqafimet ,kundershtimet dhe mos respektimet e udhesimeve protokollare mjekesore.
    E kemi ne gjak dhe edukate t’ja bejme analizen fenomenit ne base te thashethemeve te kafeneve.
    Ne Shqiperi eshte e zakoneshme qe politika vepron dhe besohet me shume se specialistet ,kjo si produkt i injorances.Duhet ta pranojme.

    Reply to this comment
  7. mirel November 18, 07:26

    Bravo Vjola e sakte dhe kjo eshte e verteta.lerini mjeket te punojne.

    Reply to this comment
  8. Fisniku November 18, 07:30

    Llapazane dhe llapaqene qe vetem shajne dhe perhapin panik ne Shqiperi.
    Mjeket tane jane duke bere heroiken per te shpetuar jete njerezish.

    Reply to this comment
  9. mirel November 18, 07:33

    Nuk ke turp moj injorante e mbani ne shtepi babain deri sa mos te kete shpetim dhe pastaj ja veni fajin mjekesise.
    Turp per ty dhe maskarenjeve te tjere qe te ndjekin me komente .

    Reply to this comment
  10. edi November 18, 08:12

    Rajmond,nuk eshte se po dhe leke shpeton por ata te marrin leket qe,ta kesh vdekjen me te lehte,si psh hedhja nga dritaret,pra ta lene dritaren hapur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim