Përse infektoni të vërtetat historike?!

March 13, 2018 10:48

Përse infektoni të vërtetat historike?!

Fitim Çaushi

Është një kontribut madhor prononcimi i intelektualit të mirënjohur Shaqir Vukaj në gazetën Dita, për të hedhur dritë mbi ngjarjen që trajton filmi i RTSH “Shpella e Lirisë”. Qëllimisht aty ngatërrohet e vërteta historike, duke përzier autorët e krimit me figurën e pastër të Enver Hoxhës.

Shkrimi ka një qartësi dhe trasparencë shëmbullore, model nga i cili  duhet të mësojnë skenaristët, opinionistët, politologët, gazetarët dhe historianët që mërzejnë ekraneve për një kockë.

Veç të tjerave, autori ka sjellë dokumente nga arkivat:  grupit të kontrollit të KQ të PPSH në Shkodër, dhe raportime të Prokurorit të Përgjithshëm Aranit Çela, i cili  më 17. 2.  1964  i dërgon këtë letër KQPPSH: “Me përjashtim të Muho Balës, nipi i Haxhi Hajdarit, që nuk jep asnjë shpjegim në lidhje me veprimtarinë e tij armiqësore, të tjerët, përveç, atyre që kanë treguar, nuk dinë gjëra të tjera për ekzistencën e kësaj pune armiqësore. Për këtë u vendos që ky proces  të mbyllet brenda muajit shkurt” (arkivi i KQPPSH).

Për mungesë provash, procesi gjyqsor është mbyllur dhe të akuzuarit nga grupi agjenturor i Feçor Shehut, përfituan lirinë. Në informacionin e datës  20. 7. 1964, Aranit Çela i  dëshmon KQPPSH inskenimet e Feçor Shehut për të dënuar kuadro dhe intelektualë të ndershëm: “SH.E. është dënuar me pesë vite burg pa fakte bindëse dhe me dëshmitarë të dyshimtë… Ka raste që ai që mban procesverbalin  bën shtesa… mbi bazën e tyre ishte propozuar për arrestimin edhe të ….”

Në informacionin e tij, Aranit Çela përmend me emër edhe Feçor Shehun, i cili, në prill kishte deklaruar në Plenumin e Komiteti të Partisë Shkodër se ”jugosllavët  kanë dërguar një bandë  të armatosur  në Bardhej të Tamarës”, gjë që ishte krejtësisht e sajuar”. (Arkivi i KQ PPSH d. 553, f. 16-21)

Kjo tregon për seriozitet pune dhe përgjegjësi të lartë të Prokurorit të Përgjithshëm, në mbështetje të vijës së përgjithshme të Patisë dhe Pushtetit Popullor. Lind pyetja: Përse Prokurori i Përgjithshëm ia dërgoi këto informacione Komitetit Qëndor? Duhet t’i jenë kërkuar nga lart për problemin e Haxhi Hajdarit për të cilin dokumentari pohon konsideratën madhore të Enver Hoxhës se: “Në Malsi Haxhi Hajdari është vetë Enver Hoxha, prandaj letrat dhe problemet që vijnë për mua ia çoni atij!” Kjo dëshmon se Haxhi Hajdari ka marrë kopetenca madhore, para të cilave Feçor Shehu dhe kuadro të sigurmit të shtetit, duhet të ishin të matur. Për këtë problem kaq të rëndësishëm, në atë kohë KQ ka dërguar në Degën e Brendëshme të Shkodës edhe një ekip kontrolli.

Zoti Vukaj sqaron: “Dua të vë në dukje se puna dhe veprimtaria e Feçor Shehut kishte tërhequr vëmendjen  e grupit të punës që shkoi nga KQ, të cilët vunë në dukje disa nga gabimet e të metat e tij, veçanërisht: “Me informacionet që i jepte Komitetit të Parisë, i dikton Partisë se çfarë duhet të bëjë për këtë ose atë problem… Kur këto probleme u diskutuan në Byronë e Partisë së Rrethit, ai bëri autokritikë, kjo nuk do të thoshte se ai pranoi  të metat e gabimet e tij”

Deri këtu e përfundon analizën dhe hulumtimin e tij z. Vukaj, duke përgjegjësuar për vrasjen e Haxhi Hajdarit dhe tentativën për të arrestuar edhe kuadro të tjera të Shkodës, vetëm Feçor Shehun!

Me siguri autori Vukaj ka dijeni për disa analiza që ka bërë Enver Hoxha me kuadrot e Ministrisë së Punëve të Brendshme, për kritikat e tij të ashpra Ministrit të Brendshëm Koçi Xoxes e veçanërisht Mehmet Shehut, pas shkarkimit të Ministrit të Brendshëm në BS, Berias.  Në njerën nga këto analiza u ka drejtuar pyetjen: “Ku po e çoni Partinë shokë të Ministrisë së Brendshme?”  Mund të ketë shkruar edhe për problemin e Haxhi Hajdarit, por ne nuk kemi mundësi t’i referohemi literaturës së kohës.

Haxhi Hajdari nuk ishte në formacion luftimi që të mund të asgjesohej gjatë luftimeve, ai thjesht ishte ngujuar në shpellë, vendstrehim që e dinte Dega e Brendshme e Shkodrës dhe Sigurimi i Shtetit. Përse duhet ta eliminonin shpejt e shpejt me artileri, ndërkohë që mund t’i prisnin furnizimet përmes rrethimit?!

Duhet të kishte një shkak shumë të fortë, i cili mund që rrezikonte kryetarin e Degës së Brendshme Feçor Shehun. Haxhi Hajdari ka qenë Kryetar i Komitetit të Shkodrës, deputet në katër legjislatura, mik i ngushtë i Enver Hoxhës, dhe puna ia donte që shpesh ai të takohej me Feçor Shehun dhe Ministrin e Brendshëm Mehmet Shehun. Në këto takime duhet të ketë pikasur diçka komprometuese për Feçor Sheun e pse jo edhe për eprorin e tij, Shehun e madh, dhe këtë e ka debatuar me Feçorin.

Për acarim të konfliktit ose për vlerësimin e rëndësisë që duhet të kishte  zbulimi i tij, Haxhi Hajdari ka vendosur të shkojë për t’u konsultuar me Enver Hoxhën. Për të eliminuar këtë rrezik, që do të ekspozonte grupin agjenturor, rrezik që ata e kanë evidentuar përmes provokatorëve të tyre, e kanë izoluar Haxhi Hajdarin, e kanë paralajmëruar dhe kërcënuar në rrugë agjenturore,  dhe ky me shpresën se do ta gjente një mundësi për të shkuar tek Enver Hoxha, ose në pritje të ndihmës së tij pas ndonjë tentative për ta lajmëruar komandantin, (ndihmë e cila nuk do të vinte kurrë, sepse Enver Hoxhës nuk i ka shkuar kurrë njoftimi i dërguar nga Haxhiu), është ngujuar në shpellë, në të cilën e asgjesuan për të shpëtuar veten.

Si ia justifikuan Enver Hoxhës këtë krim të paimagjinueshëm? Si ia fshehën Enver Hoxhës veprimtarinë kriminale të Feçor Shehut, e cila duket qartë në informacionin e grupit të kontrollit të KQ, por edhe të Prokurorit të Përgjithshëm Aranit Çelës? Kush e ngriti në përgjegjësi edhe më të madhe  Feçorin, ndërkohë që Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu ia dinin mirë horrllëqet se merreshin direkt me atë punë kur ishin ministra të brendshëm?

Këtu qëndron engima dhe këtu duhen bërë hulumtime në arkiva, jo të mbeten vetëm tek Feçor Shehu, aq më pak të ngatërojnë krimet e grupit agjenturor të Mehmet Shehut, Feçor Shehut dhe Kadri Hazbiut, me Enver Hoxhën!

Lind pyetja: Kujt i shkonin informacionet dhe problemet për Organet e Diktaturës së Proletariatit në KQ të Partisë; probleme të  Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Bendshme dhe Ministrisë së Drejtësisë? I shkonin Sekretarit të KQ të PPSH që mbulonte organet e Diktaturës së Proletariatit, Hysni Kapos. Vetëm ai, pasi i seleksiononte informacionet, i çonte Enver Hoxhës problemet më të mprehta të këtyre dikastereve. Si ka ndodhur që Haxhi Hajdarit, një kuadër i rëndësishëm dhe deputet me emër në katër legjislatura dhe mikut të ngushtë të Enver Hoxhës, Feçor Shehu dhe Mehmet  Shehu i vunë grykën e topit dhe flakë-hedhësen në shpellë pa pyetur dhe konsultuar me Hysni Kapon? A mund të ndodhte kjo?!

Autori Vukaj, pranon: “Gjatë atij sistemi janë bërë të këqia, faje e krime, por kur kërkohet në mënyrë artificiale të krijohen të persekutuar, disidentë, kundërshtarë e madje trima e heronj që na paskan dalë hapur  e ballasi kundër Enver Hoxhës dhe politikës së tij (siç ka ndodhë në jo pak raste këto 27 vjet) nëpërmjet shtrëmbërimeve, trillimeve e deri  gënjeshtrave, siç u pa edhe në dokumentarin “Shpella e lirisë”, që e shfaqi RTSH, atëherë edhe të vërtetat ngatërrohen me të pa vërtata dhe bëhen të pabesueshme edhe ato që kanë ndodhur në të vërtetë. “

Edhe këtu lind pytja: Përse vazhdojnë të ngatërohen të vërtetat me të pavërtetat, rastësisht apo qëllimisht? Përse flitet berihaj, vetëm për të komprometuar figurën e Enver Hoxhës me ata armiq të partisë dhe popullit shqiptar, që bënin dëme për ta bërë të pakënaqur popullin dhe për të prishur unitetin e  popullit me Partinë?

Të gjithë ata që merren me ngjarje historike për propagandën në media, duhet të reflektojnë pas botimit të shkrimit të Shaqir Vukaj, shkrim i cili është një model i analizës së fakteve dhe ngjarjes.

 

March 13, 2018 10:48
Komento

14 Komente

  1. anticensurë25642654 March 13, 11:12

    nëse shkrimi i shaqirit ishte për tu marrë shëmbull!?
    ky tëndi,o fitim,është për ti pjerdhur në të!!
    mjafton “duke përzier autorët e krimit me figurën e pastër të Enver Hoxhës.”!
    nuk ka dhe nuk mund të ketë politikan,diktator me “figurë të pastër”!!
    më i pastri prej tyre ka një njollë të paktën që e bën të mos jet i pastër!!
    nëse shaqiri iu përmbajt të dhënave pa shtruar hipoteza!?
    ti ke zgjidhur dhe hipotezat që hedh vetë!!duke i kaluar vetëm nga një anë!!
    jini objektiv mor njerëz!!nuk keni zotësinë të dukeni objektivë,prandaj jini objektiv!!
    analizoni të gjitha mundësitë!!
    ps:kohë e humbur me lexim,e më tepër me koment!!

    Reply to this comment
  2. MH March 13, 12:47

    Jo po,thon,qe Enveri vriste shoket e vet.
    Ketyre para se ti japesh pergjigje duhet ti pyesish.Pse shoket e vet benin kesi paqavuresh.Haxhi Hajdari ishte nji komunist shembull qe e donte i gjithe populli kjofte nga ato te persekutuar qofte nga ato jo te persekutuar.E donin sepse ia dinte vuajtjet jetes dhe traditen e burrnise se malsorit te malesise.Nga ana tjeter sic shkruhet ma siper.Aty ne Malsi te madhe asht vet Enver Hoxha e ky asht Haxhi Hajdari.
    Feqorri ishte njeri i ndyt nga karateri dhe i poshter nga shpirti dhe zemra.Ai ne Shkoder kishte vec detyrave te tjera edhe detyren e rekrutimit ne sherbim te agjentures UDB-es.Afronte dhe mbeshteste jo vetem njerzit me pikpamje te kundert me rrexhimin,por edhe njerez asnjanes indiferent me pushtetin.Ekzekutimi qe i bani diktatura jo qe ishte plotesisht e drejte,po ishte shume e shume vone.Ky ishte dasht te shkyesh ne krahe e koshe nga 4 kuaj.
    Ekzekutimet per “shoket “e vet ishin hak te pa diskutushme.
    Po sot ne te fameshmen Pluralizem demokratik cfare bahet me shoket e vet.Pse kerkohet te rreformohet drejtesia.Sepse pluralizmi i demokracise te 2 gishtave ka rrezultuar e barrcuar gabimisht ose keshtu asht domethania e rrealitetit “liri – Demokraci”.

    Reply to this comment
  3. MH March 13, 12:50

    Emri i kesaj anije “ckallov” ka emrin e nji nga pilotit ma te zot te ish BS qe ka kaluar posht nji ure ne Leningrad(ish e sot perseri Peterburg.)

    Reply to this comment
  4. Mark .U.K March 13, 13:42

    Sipas kti Caushit, Enver Hoxha paska qen nje zog gomari.Si ka mundesi si ja futen te gjith qe nga Sadik Premtja Koci Xoxe e deri te Kadri Hasbiu.Dhe nuk jan pak po plot 73 kantidat e antar te byros politike.Shko more trap ate e cilsuan diktator e gjith bota.Pse histori partie do bash more idiot.

    Reply to this comment
    • Kthehu shoku Enver, t’i kemi falur të gjitha! March 13, 15:20

      Te pjerdhsha boten qe e quan Enver Hoxhen diktator..
      Fundja ku ta gjejme nje diktator te ndershem dhe te rrepte si Enveri qe ta cliroje kete vend nga DROGA&PROSTICUCJONI I RRUGES
      DHE AI POLITIK
      nag islamiket ekstremiste nga janullatosii dhe keta xhambasadora qe jane beri si morra..

      Kape nje cike kete anglezin poshte:

      “Kthehu shoku Enver, t’i kemi falur të gjitha!”, ky është titulli i një shkrimi në të përditshmen e majtë britanike “Morning Star” (Ylli i Mëngjesit).
      Artikulli është shkruar nga poeti dhe këngëtari britanik John Baine, i njohur me emrin e skenës Attila the Stockbroker. Teksa i quan “trapllëqe” dogmat fetare të mesjetës, ai vlerëson nismën e Sekretarit të Parë të Partisë së Punës në Shqipëri, shoku Enver Hoxha të ndërmarrë në vitin 1960 për të lënë pas dogmat shoqërore mesjetare.
      Duke marrë shkasë nga sulmet në Francë, ai shkruan se “liberalizmi im po zvogëlohet me shpejtësi dhe se po mendoj të jem në krah të shokut Enver Hoxha”.

      Këto ditët e fundit jam bërë nostalgjik për disa nga zgjedhjet e gjetura në vitet ’60 nga shoku Enver Hoxha, Sekretar i Parë i Partisë së Punës në Shqipëri, për të zgjidhur problemin e ndarjeve shoqërore dhe trapllëqeve mesjetare të shkaktuara nga feja.
      Ndalimi i mjekrave, një muze i ateizmit dhe deklarata në vitin 1967 se Shqipëria është zyrtarisht i pari shtet ateist në botë dhe natyrisht shprehja apokrife:
      “Populli shqiptar do jetë i lirë vetëm kur të varet prifti i fundit me zorrët e hoxhës së fundit”.
      Disa vite më parë, megjithatë përpiqesha të pranoja që rruga e zgjedhur nga shoku Hoxha ishte një reagim i tepruar dhe se njerëzit kanë të drejtën për të adhuruar çdo mik imagjinar apo artifakt që zgjedhin ata, pavarësisht vendit të origjinës, formës apo numrit të tentakulave apo testikujve.
      Më vjen keq nëse kjo bën që të dukem si një hipi liberal.
      E kam bërë dhe kam një justifikim për këtë.
      Kjo zgjidhje presupozon se ata nuk do përfundojnë duke djegur kryqe në periferi, duke ndërtuar në tokat e tjetrit ose duke masakruar fansa të pafajshëm të muzikës ‘Rock’ në një klub nate të premten.
      Tani, liberalizmi im po zvogëlohet me shpejtësi dhe përfundimisht kam nisur të jem në krah të shokut Enver, sërish.
      Kjo është sigurisht e vërtetë, që në duart e duhura, ai mashkulli imagjinar me mjekër, mund të jetë një forcë për mirë. Gruaja ime është e krishterë, është e dashur, e mirë dhe socialiste. Ajo ka miq nga fe të tjera, që janë njerëz të mirë.
      Por në duart e gabuara ata marrin formën e shprehjes: “Oh Zot, çfarë kemi bërë për të merituar këtë?”.
      Sigurisht kjo është ajo që pyesin shumë njerëz tani.
      Edhe me standardet imperialiste, ishte e paimagjinueshme që të hidhje acid në fytyrat e femrave në Afganistanin e viteve ’70.
      Gra të lira dhe të arsimuara? Sekularizmi në zemër të Kushtetutës? Reforma e tokës, që i jep mbështetje fshatarëve të varfër? Nuk mund ta kesh.
      Ishte akoma më çmenduri dhe budallallëk të bombardosh Sadamin dhe Gadafin- dy nga antifondamentalistët më të angazhuar në planet- duke çliruar çmenduritë fetare nga burgjet.
      Në vend të thirrjeve “Faleminderit demokracia perëndimore, ju duam. Na sillni McDonalds, Top Man dhe Coldplay”, nisën të thërrasin “Allahu Akbar”…“Berisha Akbar”…

      Reply to this comment
  5. DA March 13, 15:50

    Të nderuar lexues !
    .
    Eshte e papare ne historine njerzore qe nje udheheqsi ti jete kenduar aq shume sa Enver Hoxhes..dhe per cudi sa me shume i kane kenduar ne kohen e tij..aq me shume kanibale jane treguar qe nga driteroi apo kadareja me zagarin e tij anonimin Dash Kaloci qe dhe ky i fundit rrithte nga nje familje komuniste te rrjeshtit pare.
    .
    Si ka mundesi qe ky poet ne 5 vjetorin e vdekjes enverit ben kete poezi-elegji dhe pas ca muajsh shurron poezine dhe heronjte e tij qe i dhane lavdine..

    …………………………………………

    Dritëro Agolli

    Elegji për Enver Hoxhën

    1.

    Ish i rëndë dimri i sivjetshëm

    Dhe pranvera erdhi me mundim

    Erdhi përmes shirash të rrebeshëm,

    Erdhi me një det me hidhërim.

    Falmë Enver, që vargu m’u rëndua,

    Falmë, Enver, që fjalët s’i them dot;

    Shqipërisë zemra iu lëndua,

    Shqipëria jote po derdh lot.

    Shqipëria Jote s’i kish parë

    Mbyllur as në gjumë syt e Tu,

    Qielli i ballit Tënd me yj të larë

    Ndriti dhe nga retë nuk u zu…

    Falmë, Enver, që po përmend në vjershë

    Fjalën vdekje mbushur gjëmë e zi,

    Fjalën vdekje Ti në varg s’e deshe,

    Deshe jetën në çdo poezi.

    2.

    Malet heshtin, malet ulin kryet,

    Roje rrinë në arkivolin Tënd,

    Janë vrejtur pishat nëpër pyjet,

    Po rënkon çdo plis e gur e shkëmb.

    Eh, shiriti i zi, një ton me hekur

    Më rëndon në krahun tim, Enver,

    Shqipëria s’të sheh dot të vdekur,

    Ndaj lumejtë e pikëllimit derdh…

    Falmë, Enver, nga dhimbja s’jam i qetë,

    Falmë Enver që kaq i dobët jam!

    Paska çaste kur njeriu I shkretë

    Veten se pushton e dot s’e mban!

    3.

    Falmë, Enver, kam bërë dhe gabime,

    Nëpër fluturime si nëj zog,

    Ndofta të kam sjellë dhe shqetësime

    Ndofta të kam thinjur ndonjë flok!…

    Ti na rrite dhe na bëre burra,

    Rrite çdo të ri dhe çdo plak,

    Ecëm nëpër male, shkrepa, gurra,

    Ndezëm komunizmin prag më prag.

    Ne me ty, me dorë i kapëm yjet

    Dhe i vumë përmbi Shqipëri;

    Ne me ty s’I ulëm kurrë kryet

    Nëpër gjysmëshekullin e ri.

    Falmë, Enver, që kryet i kam ulur

    Dhe ec rrugës dhe nuk vij në mënd;

    Neve, që furtunash jemi turrur,

    Çdo qelizë e trupit sot na dhëmb!

    4.

    Vallë a do mësohemi njëherë

    Pa të patur pranë dhe mes nesh,

    Bora nëpër male kur të bjerë,

    Dielli kur të dalë midis nesh,

    Plisat kur të ngrihen në luginat,

    Fushat kur të vishen me flori,

    Kur të nisë Komani turbinate,

    Kur të mbushet plot liqeni i ri,

    Kur të zgjohet herët Gjirokastra

    Dhe të hapen portat në sokak,

    Kur shamitë e nuseve buzarta

    Flokëve të çelin si zëmbak,

    Kur të mblidhen shesheve fëmijët

    Tok si luleshqerrat në livadh,

    Kur si zjarr të ndizen karafilët

    Dhe në gjoks të derdhet malli i madh,

    Kur Një majet duart të trokasin

    Mbushur plot me lule dhe me gaz,

    Kur pëllumbat kopshtit të gugasin

    Dhe të rrahin krahët në pullaz,

    Kur Tirana mes përmes të dritave

    Të lundrojë natën si në det,

    Kur shtëpitë e ëndrrës së petritave

    Të na duket sikur dikë pret,

    Kur të vijnë Kongreset e Partisë

    Me hap komunizmi ngadhnjimtar

    Dhe të ndritë balli i Shqipërisë

    Me flamurin Tënd të ngritur lart…

    5.

    Falmë, Enver, që frymë dot s’të dhashë

    Nga kjo frymë e gjallë e gjoksit tim!

    Zemrën time do ta nxirrja jashtë

    Të ta jepja Ty me ngazëllim!

    Ç’them dhe unë e ç’vargje hedh ën letër!

    Fjalët më përzihen, sigurisht!

    Vallë a mos jam bërë njeri tjetër

    Dhe harroj që jam një komunist?

    Jo, Enveri s’vdiq e s’është i vdekur,

    Është i gjallë e ndër të gjallë rron,

    Ngrihet sipër malesh kreshtëhekurt

    Dhe armatën komuniste çon.

    Si profet ngre kokën madhështore

    Dhe rrudh ballin mbushur me mendim,

    Dhe na thotë njihni veç fitore,

    Pastë nder e dritë vendi im!

    Dhe na thotë: ruajeni Partinë,

    Që e lidhëm më dyzetenjë,

    Jam mes jush, mes brezave që vijnë,

    Jam me mendje, frymë dhe me zë!

    6.

    Falmë, Enver, që jam trishtuar shumë,

    Ndofta kam përlotur ndonjë varg,

    Jam njeri me mish e gjak dhe unë,

    Ndonëse shoh si komunistët larg.

    Unë e di se zemra Jote e madhe

    Di të falë, e mua ti më fal

    Si poet u preka kësaj radhe

    Dhe në gjoks një lëmsh me lot m’u ndal.

    Jam krenar që rrojta me Ty bashkë

    Dhe jam bashkëkohas tok me TY,

    Nëpër popull shpirtin tënd e pashë,

    Pashë pranë të pavdekshmit sy!

    Jam krenar që gjendem në armatën,

    Që e ke ngritur Ti si arkitekt,

    Kjo armatë mprehur e mban shpatën,

    Se ia mprehe Ti mbi dyzet vjet…

    .

    Reply to this comment
    • Kashta March 13, 19:24

      Kerkojeni kerkojeni akoma o skllever Enverin, kerkojeni.

      Reply to this comment
    • ELIOT March 30, 19:28

      OR SHOK FSHATAR …NUK E SHIKON SE DRITEROI ESHTE NJE HIPOKRIT I MADH ….AS SKENDERBEUT SI BERI AQ POEZI SA I BERI ENVER HITLERIT …NGA FRIKA NGA QE ISHTE NJE SPIUN ?…NUK E DI POR QE E SHOH SE JA LEPINE CIZMET ENVEIT CDO MENGJEZ…. PERSE SI BERI NJE POEZI POPULLIT ..QE I MERRTE USHQIMET ME TULLONA KY POETI I MADH APO SI SHIHTE …. DHE KY SHKRIMATRI QE E BEN ENVERIN E PASTER …. ENVERI ISHTE ME NDYRESIRA QE VENDI YNE KA EGZISTUAR ME SHEKUJ SE VRAU INTERRNOI FUTI NE BURGJE TE PAFAJSHEM KJO ESHTE PASTERTIA KOQE GOMARI …. .. ENVERI I PASTER ….JO ME KAM LEXUAR IDIOTIZMA NE JETEN TIME POR SI KY GJURDULLI I KAM RRALLE HERE LEXUAR … D A QNKE NJE BUDALLAH .SE PASKE LEXUAR PERRLATA T DRITEROIT ..QE E BENTE SHURREN NE BREKE NGA DIKTATORI .. DHE TI I BESON BARCALETAVE TE DITEROIT..

      Reply to this comment
  6. info analitike March 13, 17:28

    Shoket ngaterrojne te vertetat historike me dashurine per kumandarin. E shikoni sa keq kini katandisur more shoke!? Po pse ore akoma mendoni se eshte vepruar ne padijeni te kumandarit, e kur pa ne nje kohe kur as fletet e gjetheve nuk leviznin pa dijenine shefit te madh. Se mos na dale ndonje syresh te na thote qe edhe pushkatimet pa gjyq si puna e viktimave te pafajshme te bombes se Ambasades Sovjetike jane bere pa dijenin e kumandarit. Madje ay nuk kishte dijeni as per kampet e internimit e torturat cnjerezore. Te njejtat justifikime i kemi te degjuara gjate proceseve kunder krimeve te nazisteve.

    Reply to this comment
  7. Javer March 13, 17:29

    Po ky Hajdari pse nuk shkoi te fliste me E. Hoxhen, po u fsheh ne shpelle?

    Reply to this comment
  8. the real truth March 13, 18:47

    LEKSION FREE PER KANIBALE ENVEROFAGOS
    ..

    Ja e beme cope cope Enverin ja dhe paska fajin per haxhi hajdarin dhe ato te ambasades sovjetike..

    PO PER EURO-DEPUTETEN ITALIANE PIVETTI
    QE ULERINTE NE SHKURT 1997 MBYTINI
    SHQIPTARET
    NE DET
    …………
    PO SALI MONSTRA QE DHA URDHER PER PUSHTIMIN E JUGUT NGA VERIORET…E DERI TE PERDORJA E LENDEVE KIMIKE..PSE AKOMA TOLEROHET NGA DONALDLULESHTE ..VETEM NE 1997 FATURA
    ISHTE 4000 TE VRARE

    Në 28 mars të vitit 1997, anija “Kateri i Radës”me 115 persona në bord, në përpjekje për të udhëtuar drejt brigjeve të Italisë, u përplas me anijen ushtarake italiane “Sibilla”. Për pasojë humbën jetën 81 persona mes të cilëve mjaft gra dhe fëmijë, ndërkohë që mbijetuan 34 të tjerë. Prej tyre, 57 trupa u gjetën, ndërkohë që 24 të tjerë rezultojnë të zhdukur.
    Në tragjedinë e Otrantos, humbën jetën,
    .
    Zeqine Fejzaj, 61 vjeçe,
    Blerina Fejzaj, 8 vjeçe,
    Zonja Fjezaj, 36 vjeçe,
    Mihal Fejzaj, 60 vjeç,
    Fatos Fejzaj, 39 vjeç,
    Roland Fezaj, 14 vjeç,
    Oltion Fejzaj 13 vjeç,
    Mimoza Xhavara, 32 vjeçe,
    Kamela Xhavara, 9 vjeçe,
    Majlinda Xhavara, 4 vjeçe,
    Desantila Xhavara, 24 vjeçe,
    Firdesa Xhavara 1 vjeçe,
    Gerard Xhavara, 4 vjeç,
    Majlinda Roshi, 38 vjeçe,
    Qemal Roshi, 38 vjeç,
    Roland Roshi, 2 vjeç,
    Pushime Meminaj, 60 vjeçe,
    Donika Idrizi, 40 vjeçe,
    Elona Idrizi, 14 vjeçe,
    Semiranda Idrizi, 11 vjeçe,
    Romeo Andrea, 28 vjeç,
    Silvana Andrea, 18 vjeçe,
    Kristina Andrea, 2 vjeçe,
    Bardhyl Lame, 37 vjeç,
    Tushe Lame 38 vjeçe,
    Artuela Lame, 35 vjeçe,
    Kasiani Bestrova, 6 vjeçe,
    Viktore Bestrova, 9 vjeçe,
    Konstandin Bestrova, 2 vjeç,
    Anife Begotare, 41 vjeçe,
    Rezart Begotare, 12 vjeç,
    Erald Begotare, 13 vjeç,
    Zeman Avdia, 37 vjeç,
    Nertila Avdia, 11 vjeçe,
    Olsi Avdia, 6 vjeç,
    Irma Greko, 21 vjeçe,
    Kristi Greko, 3 muajsh,
    Bardhosh Deliaj, 46 vjeç,
    Burbuqe Deliaj, 45 vjeçe,
    Melpo Sejdiaj, 46 vjeçe,
    Hanëme Birçe, 41 vjeçe,
    Besmir Birçe, 9 vjeç,
    Lavdosh Kaja, 22 vjeç,
    Robert Bajrami, 19 vjeç,
    Miklovan Troqe, 17 vjeç,
    Anastas Mërkuri, 30 vjeç,
    Lindita Demiri, 12 vjeçe,
    Lindita Demiri 12 vjece,
    Bektash Tahiri, 47 vjec,
    Andi Aliaj 17 vjec,
    Teferi Saliu 48 vjec,
    Lirim Bulla 17 vjec,
    Zini Muça 27 vjec,
    Ermal Xxhaka18 vjec,
    Fatmir Geraj 28 vjec,
    Kastriot Sharraj, 36 vjec,
    përparim Mamanaj, 13 vjec,
    Zylyma Sulejmani 22 vjece,
    Krenar Sulejmani 27 vjec,
    Alban Sulejmani 4 vjec,
    Mirand Kaçuku, 28 vjec,
    Kizeta Sulo 21 vjece,
    Klodian Sulo 2 vjec,
    Fiqiei Sulaj 30 vjec,
    Ervin Sula 15 vjec,
    Latif Berberi 53 vjec,
    Maze Seferaj 31 vjec,
    Brunilda Seferaj 25 vjece,
    David Seferaj një muajsh,
    Vjollca Kaçupi 22 vjece,
    Albana Botrova 22 vjeçe,
    Merita Ferko 32 vjece,
    Bledar Ferko 10 vjec,
    Fredi Ferko 8 vjec,
    Viktori Kaçupaj 25 vjece,
    Robert Llanaj 30 vjeç,
    Kastriot Hasanbashaj 27 vjec
    , Klorida Hasanbashaj 24 vjeçe,
    Xhuljana Hasanbashaj 3 vjeçe,
    Ilir Kicja 34 vjec,
    Maringlen Bardha 16 vjec,
    Fatbardha Sejdia 21 vjeçe.
    as Adolf Hitleri nuk beri kete krim kunder njerzimit ne kete fare feje por kete e beri Italia nje vendi i Natos dhe Bashkimit Europjan.
    Ishte koha qe perbindeshi Berishe urdheronte avjonet te bombardonin Jugun,te sulmonin Jugun me mercenaret e Veriut.dhe te hidhej lende kimike kunder populates civile.pa permedur gerdecin,3000 te vraret ne 1997 ,genocidin ndaj haklajve etj etj…eleminimi i kundershtareve …

    ,,,,,,,,,,,
    ..VAZHDOJME ME ZOGUN E KURVES
    Perse ky kanibalizem ekstrem ndaj Enver Hoxhes ?
    =Kur dhe amerika zyrtare me ikonen negative komuniste Fidel Kastro ka zgjatur dore e pajtimit…biles ne te nejten kohe qe dipllomate amerikane ne Usa njoftonin fillimin e lidhjeve dipllomatike me Kuben…dipllomati Arvizu duke ikur tha per EH qe ishte monster dhe pastaj kerkoi takimpublik me nje femer se i kishte ngelur pishman te Arian Cani

    =Kur dhe amerika zyrtare ka marredhenie vellazerore me Kinen Komuniste te MCD qe vraau 60 miljon njerez dhe i thone akoma Kryetari Mao….eshte ky shtet qe shkeli me tanke mijra studente me Tien An Men.

    PSE KY QENDRIM ME DY STANDARTE ?

    aq me keq kur tradhetari,bashibozoku Ahmet Zogu nderohet me permendore ??

    AI I TAKON PERMENDORJA ZOGUT KURVES ME KETO MASAKRA MESJETARE ??

    Masakrat e Zogut, nga varjet ne litar tek pjekja në hell e njeriut
    – At’ Benardin Palaj në revistën “Hylli i Dritës” Nr. 13. shkruan se “Kur plasi lëvizja e Dukagjinit, atëherë Ahmet Zogolli ua muar jeniçerëve të Stambollës ato armë të ndryshkura me gjak të shqiptarëve për me shue vllaznit e vet të krështenë të Dukagjinit. E atë vjet Muharrem Bajraktari i Lumës, ngrehë shtabin e vet- dibranësh, matjanësh e lumjanësh, hi në Kishë të Shalës, ku si nder dhuni të tjera bani kjo ushtri laperash e zhelanash – toka me pasë randë- vrau edhe rrogëtarin e fratit krejt afër kishe…
    Burrat ma të mirë të Dukagjinit bashkë me shumë meshtarë u burgosën, vriten, futen në lak e arratisen. Burgjet mbushë me gra e fëmijë, gjaja mbarë plaçkitë… (“Hylli i Dritës, Nr. 13” viti 194125-253). Një dëshmitar tjetër i asaj kohe, Pal Dukagjini shkruan se “Çka ndodhi aty e mbrapa në Dukagjin e dijnë vetëm ata që e provuen. U dogjën shtëpia , u grabitën pasuni, u pushkatuen burra, u burgosën robni, u varën u rrahën deri u dhunuen në nderë e erz, çka për shqiptarin ashtë dekë ma e ranë se deka.

    Pas sukseseve të para kryengritësit, të cilëve u mungonin armët dhe fishekët, nuk u rezistuan forcave të rregullta të ushtrisë e xhandarmërisë dhe bandave të shumta të mercenarëve civilë që ishin shumë më superiore në numër e në mjete luftarake, prandaj detyrohen të tërhiqen drejt Gurit të Kuq. Forcat zogiste ndërmorën një aksion të shpejtë, të rreptë dhe të efektshëm reprezaljesh, ku terrori i bandave civile të Matit dhe të Lumës,të cilat i kalonin 10 000 vetët –
    Pas sukseseve të para kryengritësit, të cilëve u mungonin armët dhe fishekët, nuk u rezistuan forcave të rregullta të ushtrisë e xhandarmërisë dhe bandave të shumta të mercenarëve civilë që ishin shumë më superiore në numër e në mjete luftarake, prandaj detyrohen të tërhiqen drejt Gurit të Kuq. Forcat zogiste ndërmorën një aksion të shpejtë, të rreptë dhe të efektshëm reprezaljesh, ku terrori i bandave civile të Matit dhe të Lumës,të cilat i kalonin 10 000 vetët(Zef Harapi, Kamiljo Libardi), që u mblodhën menjëherë në Qytetin e Shkodrës dhe të prirë nga Fiqiri Dine vazhduan më pas reprezaljet që ishin të papara dhe të padëgjuara në malësitë e Pukës, Shalës, Shoshit, Nikaj-Mërturit, Pultit, Shllakut e Temalit.

    Në drejtimin e Komandantit të Përgjithshëm Fiqiri Dines, armata e Nënkolonel Xhemal Arianitit filloi kundërgoditjen ofensive ndaj Dukagjinit sipas këtyre drejtimeve
    1- Më 27 nëntor 1926 forcat e Kapiten Preng Previzit u nisën drejt Koplikut për në Theth.
    2-Me 28 nëntor Dukagjini mori ikjen masivisht nga Qafa e Pejës -Shtegu i Dhenve drejt Malit të Zi. Në këtë qafë nga forcat mercenare të Kelmendit u zunë 300 shaljanë, ndër të cilët Avdi Kola(Bajraktari i Gimajve), me gjithë nipat e bajraktarit të Shalës.
    3- Më 29 nëntor 1926 Kapiten Muharrëm Bajraktari, mësyni Qafën e Agrit nga Nikajt dhe Merturi e hyri në Abat të Shalës, gjatë operacionit vriten Prelë Ndoka, Gjelosh Ndoka(dy djemtë e Ndokë Mirashit të Pepajve, Pep Nika –Pepaj- Shosh dhe Stakë Ndoci Dardhë-Shosh.

    4- Po më 29 nëntor nga Guri Kuq dhe Mali i Shoshit Hasan Beg Bushati me një pjesë të forcave të tij, hyri në Shosh dhe me pjesën tjetër hyri në Pult të Dukagjinit u rrethua nga të gjitha anët ndërkohë që kryengritësit kishin marrë arratinë drejt vendeve të padepërtueshme. Komandanti i Operacionit të Shkodrës N/Kolonel Xhemal Arianiti në Shkodër me 11.12.1926 bënte të ditur se “përveç 14 vetave që ishte njoftuar më parë nga kjo komandë ndodhën nën vërejtje 53 komitë prej Shale, Shoshi e Nikaj- Merturi, si dhe 110 vetë të tjerë prej Thethit, të cilët kanë marrë pjesë në kryengritje. Përveç të naltpërmendurve ndodhën këtu nën vërejtje edhe 129 gra e fëmijë prej Shale, Shoshi e Nikaj –Merturi” (Zef Harapi “Dukagjini, historia dhe etnografia”. Studim i viti 1949, fq 219)

    U dogjën dhjetëra e dhjetëra shtëpi, katunde të tëra u grabitën, u therën bagëtitë, u plaçkit çdo gjë që nuk mund të merrej me vete.“Sot janë dorëzue prej komandantit Operativ Kapiten Prengë Previzi 67 kokrra dele dhe 23 krenë lopë e qe” (Zef Harapi po aty. Mercenarët ngado që i ranë, shkatërruan vathët e bagëtive, duke i detyruar pleqtë që kishin mbetur pa arratisë dhe plakat t’ua piqnin në hell, t’ua zinin mishin e bagëtisë, me qumësht madje edhe në planc të bagëtisë së therur se kështu u shijonte shumë më tepër.

    Hapnin qypat e gjalpit e pjek petulla të cilat i shoqëronin me mjaltë, ndërsa bletëve u fusnin flakën e barutit në derë të zgjojës. Bashibozukët shpërthenin kotecat e drithit e jepnin për të ngrënë kuajve të tyre. Imoraliteti i tyre çnjerëzor arriti deri aty sa në Shalë marrin e lidhin një plak pas hellit të fërlikut dhe fillojnë ta rrotullojnë pranë zjar

    ..
    PRA INFO ANALITIKE
    NUK E KAM CARE TRAPIN
    PER ENVERIN NE TE GJITHA KOHRAT
    .
    POR DERISA SA MIQTE E LESHIT TE TOLEROJNE SALISATANAIN DHE DERI SA AHMET ZOGOMARI DHE KURVARI TE KETE LAPIDAR…..
    KJO AUTOMATIKISHT
    E BEN ENVERIN TE KEQEN ME TE VOGEL
    QE ISHTE
    VITE DRITE LARG TRIBALEVE
    ZOGOMARI DHE BERISHMAGJARI

    Reply to this comment
  9. demo March 13, 20:09

    Te shpallesh fecorr funderrinen qytetar nderi te Mallakastres,d.m.th,qe e gjithe ajo krahine te jete si Sodoma dhe Gomorra.

    Reply to this comment
  10. why ? March 13, 20:41

    Pse duhet te veme “mikroskopin” ne nje vrasje ne vitet 60 ne sistemin e kaluar kur qindra krime dhe mijra vrasje ne kohen e juntes berishiste jane.te pa zbardhura ?!
    .
    Pse u harrua vrasja dhe zhdukja e Remzi Hoxhes ?
    .
    Kush e vrau bankierin Santo
    .
    Kush e vrau gjyqtarin Konomi me telekomande qe u dogj i gjalle
    .
    Kush e vrau deputetin Xhindi te pragu shtepise ?
    .
    Kush e dogji drejtorine e shikut Isa coba dhe i prene gjuhen
    Pse u varros me fishekzjarre gezimi Sokol Ollldashi

    vijon…..

    36-tritol te varezat e haklajve
    37-bulldozer te shtepia e haklajve
    38-vrasja mafjoze e Mirush Matit
    39-thika pas shpine Bujar Kaloshit
    40-vrasja e Aleks Kekes
    41-masakrimi Edi Rames
    42-masakrimi Zamir Dules
    43-masakrimi Bardhok Lales
    44-vrasja Florian Viles
    45-egzekutimi Anton Gjergjit
    46-egzekutimi Vaid.Lames
    47-perndjekja e Zef Brozit
    48-perndjekja e gjen.Luan hoxha
    49-perndjekja e Shinasi Rames
    50-terrorizimi Eduart Sallamit
    51-terrorizimi Arben Dukes
    52-rrahja e Paskal Milos ne Bruksel
    53-burgosjae e A.Frangajt
    54-burgosja e A.Ristanit
    55-vdekja misterioze P.Arbnorit
    56-vdekja misterioze Safet zhulalit
    57-vdekja misterioze Ali Spahia
    58-vdekja misterioze Besnik jacellit
    60-vdekja misterioze Gezim Dibra
    61-egzekutimi ahmet krasniqit
    62-egzekutimi ilir koloshevcit
    63-vdekja misterioze xhavit hana (prokurori gerdecit)
    64-eleminimi misterioz i L.Ihsanit (sekretarja berishes 13 vjet)
    65-vdekja misterioze Bashkim Gazidede
    66-vdekja misterioze Ferit R.Hoti
    67-vdekja misterioze Tani Topit
    68-vdekja misterioze Gramoz Pashkos
    68-Eleminimi Gani Malushit
    69-nxjerrja ne prite e azemhajdarit
    70-vrasja e 10 komisareve te policise
    71-vrasja e mbi 500 policeve ne detyre
    72-ngujimi i 3110 familjeve ose jane gjak
    73-…1800 te vrare me kanun
    74..4000 te vrare ne 1997

    Reply to this comment
  11. Dhimbia e madhe popull. March 14, 08:27

    Dielli nuk mbulohet me shoshe-
    Enveri ishte DIELLI Shqiperise.
    Kush eshte me Enverin dhe vepren e Tij..
    eshte per Shqiperine. Kete NENVIZONI !
    Faleminderit komentuesve te vertete per Te.
    Dhimbie e madhe Popull.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*