Përse Kate Middelton nuk duhet të zbërthejë kurrë pallton në publik?

February 6, 2018 11:15

Përse Kate Middelton nuk duhet të zbërthejë kurrë pallton në publik?

Edhe pse muajt e fundit, e gjithë vëmendja mediatike është e fokusuar tek pjesëtarja më e re e familjes mbretërore britanike, e fejuara zyrtare e Princit Harry, Meghan Markle, asgjë nuk mund të zbehë shkëlqimin e “Princeshës së Popullit”, Kate Middleton.

Dukesha e Cambridge është një ndër personazhet më të dashura të familjes britanike, sidomos për publikun femëror i cili vlerëson evolucuion e saj të stilit ndër vite.

Por, në qoftë se ka ndonjë gjë nga e cila Kate nuk heq kurrë dorë janë palltot.

Por, ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është përse Kate nuk i zbërthen kurrë ato në publik.

Diçka e tillë u vu re edhe në takimin e fundit me çiftin mbretëror norvegjez, ku pavarësisht temperaturave të ngrohta Kate ishte e mbyllur deri në grykë.

Sipas protokollit mbretëror, dukesha nuk mund të heqë pallton në publik pasi konsiderohet si një gjest i pahijshëm dhe aspak etik për statusin dhe rëndësinë e figurës së saj. Nëse temperaturat janë shumë të larta, Kate duhet ta bëjë këtë gjë veçmas në një dhomë të izoluar.

l.h/ dita

February 6, 2018 11:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*