Përse mendjet më brilante kanë nevojë për vetmi?

November 12, 2017 14:41

Përse mendjet më brilante kanë nevojë për vetmi?

Kushdo që nuk arrin të qëndrojë vetëm nuk zhvillon dot talente.

Studime të shumta kanë treguar se vetmia qëndron në bazë të krijueshmërisë, të shpikjes dhe të lidershipit

Gjithnjë e më shumë studime të kryera nga ekspertë të sociologjisë dhe psikologjisë konfirmojnë se qëndrimi vetëm është privilegj thelbësor i mendjeve më brilante dhe krijuese.

Në këtë mënyrë shpjegohet se përse shumë drejtues e liderë përfundojnë duke bërë një jetë beqarësh dhe se pse pjesa më e madhe e gjenive të mëdhenj të historisë i kanë bërë zbulimet e tyre në një dhomë të mbyllur e të errët. Në vetmi perfekte.

Jetesa vetëm, në disa mënyra, parandalon, siç është e qartë, “fërkimet” dhe lejon menaxhimin në vetmi të hapësirës dhe të kohës.

Sipas sociologut Eric Klinenberg, nga Universiteti i Nju Jorkut, të jetuarit vetëm do të thotë edhe shijim i marrëdhënieve cilësore.

Ekzistojnë edhe studime të tjera, të cilat thonë se vetmia lehtëson zhvillimin e ndjeshmërisë.

Një tjetër sociolog, Erin Cornwell, nga Universiteti Cornell i Itakës (Nju Jork), thotë se ka shumë mundësi që personat në moshën mbi 35 vjeç, të cilët jetojnë vetëm, dalin më shpesh dhe lëvizin më shumë nga shtëpia në krahasim me ata të cilët tashmë e kanë një partnere / partner.

Por më befasuesja nga të gjitha duket se është fakti se vetmia qëndron në bazë të krijueshmërisë dhe të shpikjes dhe të lidershipit.

Ky është përfundimi i arritur nga studimi i kryer prej sociologut Benjamin Cornwell dhe i botuar në “American Sociological Review”.

Në fakt nuk është një përfundim i ri.

Që në 1994, një studim i kryer nga Mihaly Csikszentmihalyi (njihet si “psikologu më i madh i lumturisë”) ka thënë se adoleshentët, të cilët nuk e durojnë dot vetminë, nuk janë në gjendje të zhvillojnë talentin kreativ.

Edhe Susan Cain, autorja e librit “Quiet: The Power of Introverts in a World That Can’t Stop Talking” (Qetësia: fuqia e introvertëve në një botë ku nuk mund të pushojnë së foluri), mbron idenë se pasuria krijuese vjen nga vetmia dhe reklamon praktikën introverte.

“Më kanë thënë gjithmonë se duhet të tregohem më e hapur, por kam kuptuar se të qenët introvert nuk është aspak një gjë negative. Kështu, për vite me radhë kam shkuar në bare ‘mbytëse’ duke humbur aftësinë krijuese dhe të lidershipit. Vetmia është përbërësi thelbësor i kreativitetit. Darvin bënte shëtitje të gjata në pyje dhe absolutisht nuk i pranonte ftesat për festa. Ndërsa Steve Wozniak shpiku kompjuterin e parë Apple i mbyllur tërësisht në dhomëzën tij.”

Ndërsa shton se: “Shoqëritë perëndimore e kanë harruar fuqinë e jetës medituese. Le ta ndalim modën “në grup”, në ndonjë rast. Gjeni “shkretëtirën” tuaj nëse doni të kini intuitë personale”.

November 12, 2017 14:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*