Dorëheqja, përse mendoj se Fatmir Xhafaj gaboi kësaj here

October 28, 2018 01:52

Dorëheqja, përse mendoj se Fatmir Xhafaj gaboi kësaj here

Nga Bedri Islami

Dorëheqja e Ministrit të Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj, nga detyra e tij, mëngjesit të së shtunës, ishte ngjarja më e papritur politike e mandatit të dytë qeverisës së kabinetit Rama. Nuk e di pse jam i bindur se pak ditë më parë një dorëheqje e tillë as që mendohej, ashtu si mund të marr me mend se çfarë stuhish duhet të jenë ngritur në orët e fundit para largimit të tij.

Pak ditë më parë, përmes mesazheve me zotin Xhafaj, kishim lënë mundësinë e një takimi të shpejtë, si një çështje kohe, por, edhe përmes rrjeshtave askush nuk mund të lexonte se ai po përgatitej për një largim të mundshëm. As ai vetë nuk mund ta kuptonte, sepse nuk ekzistonte një mundësi e tillë.

Megjithatë, dorëheqja ndodhi. Nën trysninë e politikës opozitare nuk besoj të ketë ndodhur. Sepse, pas sukseseve të fundit të këtij dikasteri, edhe opozita më budallaqe do e kishte kuptuar se, duke luftuar kundër këtij ministri, në fakt ato po luftonin me mullinjtë e erës, ndoshta edhe më keq, ata do të dëshmonin se, duke qenë kundër njeriut që përmbysi shumë tabu në Policinë e Shtetit dhe ndaj  të “fortëve”, ata bëheshin palë me këto të fundit.

Nuk besoj se është ndjerë i lodhur nga gjithë kjo që po ndodhte rreth tij, emrit të tij dhe familjes së gjerë. Nëse do të kishte pasur lodhje, ajo mund të kishte qenë në një kohë tjetër, ose ndoshta nuk do të ishte ripranuar detyra e tij në rikthimin e postit të ministrit pas zgjedhjeve të vitit të shkuar.

Periudha që kanë rendur para dorëheqjes kanë qenë shumë më të rënduara në secilën ditë, dhe kanë pasur një intensitet të tillë sa që do të kishin mjaftuar për të shkarkuar disa ministra që nuk do të kishin karakter dhe besim në detyërn e tyre. Ai i përballoi, megjithëse kurbani kishte qenë i rëndë. Ndonëse nuk e kërkonte më vendi ku ishte dënuar, me të drejtë apo jo, dërgoi vëllain e tij drejt një riburgimi, i cili nuk do të jetë edhe aq i shkurtër.

Në të githa rastet, ai shfaqi qetësinë e një drejtuesi fjalëpak, ndërsa tani, kur sapo kishte filluar të ndjellte frutet e një pune të saktë, ai largohet. Enigma është e pranishme, nuk dihet se sa do të zgjasë heshtja e tij, por një e vërtetë mbetet: largimi i tij, edhe po të ishte i paralajmëruar, ishte i gabuar.

Përse mendoj se Fatmir Xhafaj gaboi kësaj here?

Në 28 vite jetë plurale ai ishte ministri më i suksessëm, i cili krijoi në pak kohë profilin e një ministri ndryshe, aspak militant, i zhveshur nga ndikimi i grupeve dhe i pranisë së forcës që e kishte deleguar në atë post të rëndësishëm; i gatshëm që të krijonte një elitë të re drejtuese, duke zhvendosur pa dhimbje njerëzit që kishin mbi punën e tyre një enigmë të shkuar, ndaj spostoi në 10 qarqe drejtorët e Policisë; i ndërgjegjshëm se puna e tij ishte e vështirë , por mund të realizohej nëse koncepti i drejtë dhe vizioni për ndërlidhjen e re mes strukturave të ligjit do të ishte primar.

Xhafa erdhi në këtë detyrë duke pasur një besim të pashoq nga partnerët ndërkombëtarë; edhe kur ata ishin larg, si agjensitë ligjzbatuese të SHBA-së, por edhe institucionet e rëndësishme europiane që monitorojnë politikat e sigurisë në Shqipëri. Megjithëse ai u ndodh, si kurrë më parë, përballë një presioni të jashtëzakonshëm politik të opozitës, e cila ngriti dhjetra akuza ndaj tij, në asnjë rast, askurrë, ata nuk u mbështetën nga institucionet e rëndësishme ndërkombëtare. Ministri Xhafa dhe qytetari Xhafa vazhdonte të kishte mbi vete këtë mantel mbrojtës ndërkombëtar.

Në fakt, në të gjithë qeverinë Rama, ndoshta edhe më mirë nga Rama vetë, Xhafa ishte jo vetëm shtetas, por edhe burrë shteti. Ai i njihte strukturat shtetndërtuese dhe shtetzhvilluese më mirë nga gjithë ekipi tjetër, i cili kishte ardhur befas në politikë e, po aq befas, një mëngjes e kishte ndjerë veten anëtar i një qeverie të majtë. Ndoshta që këtu fillon edhe kontradikta e tij me ekipin, pjesë e së cilës ishte, e ndoshta, edhe me vetë shefin e qeverisë.

Jo më kot ekzistonte mendimi se, “nëse Edi Rama bie, atë mund ta zevendësojë Fatmir Xhafa, por nëse bie Xhafa, atë nuk e zëvendëson dot Edi Rama”.

Largimi i Xhafës është dashur me ngulm nga opozita. Nga e gjithë struktura e saj politike. Ishte një drojë e pazakontë e opozitës ndaj emërimit të tij, ashtu si është tani një gëzim i papërmbajtur.

Opozita nuk e desh Xhafën jo se ai kishte një foto në tribunë me ish liderin e një kohe tjetër, pasi ajo vetë drejtohej nga një gërmadhë politike që kishte ëndërruar për një foto të tillë, apo që as duart nuk i lante pas një shtërngimi me Hoxhën.

Opozita nuk e desh Xhafën jo se ai kishte qenë edhe më herët Ministër i Drejtësisë dhe kishte qenë ndryshe nga ministrat e saj të drejtësisë që bëheshin, si mos më keq, lolo në duart e një birboje plangprishës. Opozita drejtohej nga një urdhërdhënës për katër vrasje.

Opozita, duke e filluar lojën e saj nga Nishani president, i cili ngriti stekën e lojës deri në sajime të përçudshme politike, megjithëse do të ishte i detyruar ta dekretonte, bëri kauzë të saj çështjen Xhafa për dy arsye themelore: ai kishte qenë drejtuesi i Komisionit të Posaçëm për ndryshimet kushjtetuese që lidhen me reformën në drejtësi dhe, së dyti, sepse e dinin se tani kishin të bënin me një shtetar, njohës të mirë të ligjeve, që nuk mund ta përkulnin.

Megjithatë, Fatmir Xhafa, u tërhoq.

U tërhoq në vitin kur mbjellja e narkotikëve, Canabis sattiva, është në rekordin minimal të mundshëm dhe kur nga harta e dikurshme kanë mbetur vetëm disa njolla, gjë që nuk mund të imagjinohej pak muaj më parë. Asnjëherë në këto vite nuk ka pasur një pakësi të tillë mbjelljesh dhe kaq shumë goditje paraprake , të cilat, sido që të jetë, e zhdukin Shqipërinë nga harta e vendeve kultivuese të hashashit.

Këtë nuk e kishte arritur askush.

Çmitizimi i të fortëve, edhe kur ata janë të lidhur fort me politikën, ishte shfaqja tjetër e një Policie ndryshe dhe e një drejtuesi të pafjalë.

Goditjet e ditëve të fundit, jo të pakta, por as edhe të fundit, u bënë ndaj disa grupeve që mendohej se kishin lidhje me politikën. Të grupeve që mendonin se e kishin të garantuar paprekshmërinë e tyre. Që mendonin se ishin bërë partnerë me politikën dhe se kjo e fundit varej prej saj. Këto banda të  “të fortëve”, pjellë e pushtetit të vitit 1996 e vazhdim i mëtejshëm, kishin krijuar staturën e tyre dhe kishin krijuar mendësinë, edhe tek të tjerët, se ishin një pushtet i dytë.

Fillimi i goditjes së tyre, në disa zona të përvëluara nga nxehtësia e politikës, si në Shkodër, në Durrës, në Elbasan ngjalli panikun dhe nga ky panik shumë do të jenë trembur.

Njeriu që paralajmëroi se e gjithë kjo ishte fillesa e goditjes, tani, befas, kur askush nuk e mendonte, u tërhoq.

Dorëheqja e tij u pranua vetëtimthi. Nënshkrimi i një ministri tjetër, po ashtu, i cili mund të jetë dhe besoj të jetë, po aq i devotshëm dhe shtetar i mirë.

Kush e detyroi Xhafën të tërhiqej?

Janë tri mundësi:

Së pari, shefi i qeverisë, Edi Rama. Shkaqet mund të gjenden mes tyre.Është naive të mendohet se dorëheqja e Xhafës është bërë në një çast shpërthimi. Ai është shtetar. Ka të ngjarë që statura politike në rritje e Xhafës, të ishte në radhët e vetë partisë së tij një greminë më shumë. Dëshira për të bërë ligjin edhe brenda kupolës së tij, shtrirë në degëzime, një greminë tjetër. Ai po lëviste përmes tyre. Kjo mund të ishte e duartrokitur për njerëzit, por jo për liderët. Jo për ata që i rrethojnë liderët. Sidomos jo për këto të fundit. Më të shumtë, jo anonimë. Ndodh edhe kështu. Shefi i qeverisë, ashtu i rrëmbyeshëm si është, mund të ketë dëgjuar zërat jashtë qeverisë për të bërë një lëvizje brenda qeverisë.

Së dyti, grupet që mund të jenë të listuara për goditje të kenë ndërmarrë revanshin e tyre. Vangjushi mund të jetë njëri prej tyre. Dosjet e prokurorisë nuk janë tabu. Ata, më parë se të shkojnë në gjykatë, vazhdojnë të shkojnë në opozitë. Nëse ka ndodhur kjo, atëherë do të ishte gjëja më e dhimbshme dhe dëshmi se shteti duhet të ringrihet.

Duhet pranuar se grupet kriminale në Shqipëri, aq sa ishin të lidhura me PD-në në kohën e sundimit të saj, aq lehtësisht mund të shkojnë majtas. Nëse ata kanë ndjerë rrezikun e fatit të Bajrëve, të grupit të Shijakut apo të asaj që mund të ndodhë rreptë në Elbasan e gjetkë dhe, kanë pasur forcën të veprojnë e të rrëzojnë një ministër, atëherë ballafaqimi nuk do të jetë i largët. Gjushi mund të rrëzojë përkohësisht një ministër, por nuk ndryshon gjithçka.

Së treti, strukturat jashtë Shqipërisë kanë menduar se është koha e një ndryshimi, duke sjellë në drejtimin e dikasterit, përsëri një njeri të besuar të tyre, i cili, veç shkollimit ushtarak, ka edhe trajtim të veçantë në shkollat e sigurisë. Bile, të një niveli të lartë.

Kjo e fundit do të ishte më lehtësuesja, por, që ka ndodhur një shkëmbim rolesh mesnatën e së premtes,  kjo u bë e ditur të shtunën në mëngjes.

October 28, 2018 01:52
Komento

52 Komente

  1. preng October 28, 02:59

    Me falni se jam jashte teme, por jam vertet i zemeruar
    Spiunazhi ne Shqiperi eshte zanati me i perferuar per te gjitha
    neperkat e politikes dhe klyshet e mediave vizive.
    Sot qytetareve shqipetar i cenohen te gjitha te drejtat njerezore
    madje edhe ato me intimet.
    Te flasish sot me celulare eshte njesoj sikur te hapish tallallin si
    ne kohet e vjetra kur mungonte tekologjia e komunikimit.
    Nese ju nevojitet te ridegjoni nje bisede mes mikut tuaj para disa
    muahsh ose vitesh .mos humb kohe ta kerkonoi tek kompania telefonike
    ku je abonent as ne prokurori mos shko kohe kot,shkoni tek TV KLAN dbe
    pikerisht te spijuni yne Blendi Fevziu…!
    Ky gjarper me zile grumbullon te gjithe bisedat e qytetareve
    shqipetare me ndihemen e banditeve te SHQUPIT dhe te disa prokuroreve
    te shitur si skllever tek krimineli Sali Berisha qe i perdorin per te
    na shantazhuar sipas qellimeve dhe interesave te momentit.
    Te gjithe jemi deshmitare se si qerosi i tv klanit Fevziu therret ne
    studion e opinionit vipa te jetes politike dhe i shantazhon me
    videopergjimet nga jeta tyre e perditeshme duke aluduar se i ka
    “peshqesh”nga prokuroria dhe organet tjera kompetente te Republikes se
    Shqiperise.
    Kush ja jep kete te drejte keti gjarperi te fuse hundet ne jeten tone private?!
    Une nuk dua te mbroj ketu as Dakon as Xhafen apo Tahirin per cenimin
    moral qe ju beri tv klani dhe qerosi Blendi Fevziu..
    Si cdo qytetar i nje vendi demokratik kame te drejten timd legjitime
    te pyes dhe ta denancoj publikisht spijunib Fevziu qe na perndjek ne
    qytetaret e lire permes cimkave tij.
    Nese vertet eshte prokuroria ajo qe e furnizon Fevziun me tambulatet e
    bisedave te qytetareve,perse nuk shkrihet shish dhe prokuroria dhe ta
    bejne punen e tyre SHQUPI TV KLANI dhe qerosi Blendi Fevziu..!
    Perndryshe i pari qe duhet jape llogari ne Shqiperi si spijun dhe
    shantazues duhet eshte cimka i PD neperka Blendi Fevziu.
    (nga PRENG PJETRI)
    LEZHE

    Reply to this comment
    • Bolearti October 28, 07:07

      O Islami, po si mund te shkonte Edi Rama dhe PS ne zgjedhje me minister te brendeshem Fatmir Xhafen? Gjithe kohes do ishte nen presionin e opozites, qe do e kishte ceshtjen Agron Xhafa si kalin e betejes ne kete loje politike. Me ministrin e ri, keto alibira te Sali e Lulush Berishes, rane. Xhafa aty eshte dhe vazhdon politiken dhe punen per bukuri.

      Reply to this comment
      • bureto October 28, 18:44

        @Boleart; sikur ma ka vjedhur komentin tim. Te lumte ishe me i shpejte. Bej shaka.
        Vertet kjo arsye mund te jete me realistja nga te gjithe hamendesimet e deritanishme. Nese Xhafa do kishte dhene doreheqjen nen presionin e opozites per ceshtjen e vellait, ai pa e sqaruar ate siç po del (autoret e ‘lojes’ babale jane te arrestuar), nuk mund ta bente se do t’i jepte ne dore opozites nje gur qe do ta perdorte deri ne zgjedhjet e vitit 2021.Ministri i ‘lidhur me krimin’ do vjedhe zgjedhjet e blla ba blla. Kjo mundesi iu dogj dhe ky tashme, i qete i hapi rrugen vazhdimit te punes se tij, por me nje njeri tjeter (siç tregojne te dhenat e deritanishme nje ushtarak me integritet per me teper qe ka qene afer PD, pavaresisht se diku jane prishur. Sidoqofte, meqe Lleshi ka fituar gjyqine ta, dmth se ka patur te drejte).
        E gjitha kjo mendoj se eshte nje taktike politike e miremenduar. Mundet qe gaboj, por megjithate, si gjithmone, eshte koha ajo qe do te thote fjalen e fundit.

        Reply to this comment
    • everest October 29, 17:08

      Dolen korbat e Berishes,se ju dha dore Rama,armiku nr.2 i shqiptareve pas Berishges!
      Xhafa ishte ministri me i paster ne qeveri,bile me i paster se vete Rama!
      Xhafa ishgte njeriu me i afte ne qeveri e jo si ca cupurlina,ca mesues anglishteje,ca burra dashnoresh etj,etj qe caktonte dikur Bertisha,Nano,Meta apo sot Rama!
      Rama sot eshte rrenuesi i Shqiperise dhe ne se PS-ja nuk ngrihet ne nivelin qe i takon nje partie atdhetare per ta shporrur Ramen,atehere rreziku i shperberjes se cShqiperise csi shtet do jete prezent!
      Rama shporru nga qeverisja se nuk ke qene i zoti t’i dalesh balle per balle Berishes qe eshte i mbushur me qindra krime mbi koke!

      Reply to this comment
  2. fteri October 28, 05:47

    Keq që iku Xhafa ,por më keq do jetë në të ardhmen për mafjen dhe familjet mafioze shqipëtare.

    Arrestimet kohët e fundit morën një hov të frikshëm në shqipëri dhe mafja e S.Berishës i trembej se radha po u vjen .Fatmir Xhafa është njeri serjoz i prekatitur gjakftohtë i frikshëm për bandën e opozitës së Lulushit ,por edhe ndonjë kapobandë brenda radhëve e PS-së .

    I trembeshin Fatmir Xhafës të gjithë shkelësit e ligjit ,mafiozët e drogagjijët,prandaj rruga më e lehtë ishte ta akuzonin me shpifje ,si thonë kot shpif,shpif se diçka do mbetet.Organizatat e trafikut të drogës së bashku me opozitën arritën një sukses me largimin e F.XHafës nga detyra e ministrit brendshëm.

    Por përsëri piskë do ta kenë kapot e familjeve mafioze me S.Lleshin ,ai vjen nga Selita e Mirditës që i qëndroi turkut për 500vjet i pa nënështruar ,është një kockë e fortë ,mbi të gjitha është njeri i zoti që nuk tërhiqet kollaj i uroi suksese për arrestimin e dhjetra mafiozve të tjerë.

    Reply to this comment
  3. intelektuali October 28, 06:01

    FILLOI PRAPE “LUFTA E SHTRIGAVE” ME ARMIKUN E KLLASES

    Shikoni si genjen dhe mashtron fanatiku enverist Bedri Islami:

    “…U tërhoq në vitin kur mbjellja e narkotikëve, Canabis sattiva, është në rekordin minimal të mundshëm dhe kur nga harta e dikurshme kanë mbetur vetëm disa njolla, gjë që nuk mund të imagjinohej pak muaj më parë. Asnjëherë në këto vite nuk ka pasur një pakësi të tillë mbjelljesh dhe kaq shumë goditje paraprake , të cilat, sido që të jetë, e zhdukin Shqipërinë nga harta e vendeve kultivuese të hashashit…”

    Po shtpypi per dite publikon materiale per gomone dhe maune plot e perplot me kanabis albanez qe kapet vetem ne dhe te huaj o rufjani genjeshtar Bedri Islami? Po Italianeve i jane ngritur qimet e kokes perpjete nga “eksporti” klandestin ne rritje i kanabisit i sigurmisi i enverit, Bedri Islami? Ja po e leme kanabisin:

    PO HEROINA E HASIT QE MUND TE HELMONTE ENVROPEN DHE GJYSMEN E BOTES MORE MAVRI?

    Qe gjermanet me DEA-n amerikane e zbuluan nga ajri me satelit, njesoj si Xibraken e Taulantit prej Librazhdi?

    He mo Bedri Islami FITORJE te Partise i quan ti more mavri Hasin dhe Xibraken e Edvin Droges?

    Po si nuk te erdhi pak zeri per Komisarin e Policise Dritan Zagani qe ashtu si Komisari i Policise se Shtetit Emiliano Nuhu zbuluan duke denoncuar hapur Balilet, Habilet dhe Piratet me nje sy, bandite te Rilindjes dhe per kete denoncim ne krye te detyres u masakruan me liber shpi duke i quajtur ARMIQ dhe HORRA, por ku ke pare ne Bote o Bedri Islami qe te ka rene morali qytetar poshte brekeve nje Minister Rendi me vella burgaxhi dhe drogaxhi qe i ka shpetuar drejtesise per vite me radhe nen hijen e vellait te tij pushtetar, qe jo vetem kaq por qe ka qene hetues, xhelat i Enverit me viktima qe e kane akuzuar LIVE ne emision TV?

    Ti o enveristi fanatik Bedri Islami predikon si Papa Pirati ne Mesjete:

    “TANI ESHTE DEMOKRACI KA IKUR KOHA E ARMIKUT TE KLLASES, PRANDAJ FATMIRI NUK MBAN PERGJEGJESISI PER GERON KRIMINELIN”

    por:

    Ne pinjollet e intelektualeve antikomuniste properendimore te pergjigjemi o Bedri Islami:

    “KA ARDHUR KOHA TE QANI EDHE JU O KRIMINELE TE ENVERIT, NJASHTU SIC QANIN PRINDERIT TANE KUR JU O XHELATE KOMUNISTE I TORTURONIT VETEM SEPSE DESHEN QE SHQYPNIA TE ISHTE PJESE E BOTES SE LIRE DHE DEMOKRATIKE.

    Reply to this comment
  4. intelektuali October 28, 06:02

    FILLOI PRAPE “LUFTA E SHTRIGAVE” ME ARMIKUN E KLLASES

    Shikoni si genjen dhe mashtron fanatiku enverist Bedri Islami:

    “…U tërhoq në vitin kur mbjellja e narkotikëve, Canabis sattiva, është në rekordin minimal të mundshëm dhe kur nga harta e dikurshme kanë mbetur vetëm disa njolla, gjë që nuk mund të imagjinohej pak muaj më parë. Asnjëherë në këto vite nuk ka pasur një pakësi të tillë mbjelljesh dhe kaq shumë goditje paraprake , të cilat, sido që të jetë, e zhdukin Shqipërinë nga harta e vendeve kultivuese të hashashit…”

    Po shtpypi per dite publikon materiale per gomone dhe maune plot e perplot me kanabis albanez qe kapet vetem ne dhe te huaj o rufjani genjeshtar Bedri Islami? Po Italianeve i jane ngritur qimet e kokes perpjete nga “eksporti” klandestin ne rritje i kanabisit o sigurmisi i Enverit, Bedri Islami? Ja po e leme kanabisin:

    PO HEROINA E HASIT QE MUND TE HELMONTE ENVROPEN DHE GJYSMEN E BOTES MORE MAVRI?

    Qe gjermanet me DEA-n amerikane e zbuluan nga ajri me satelit, njesoj si Xibraken e Taulantit prej Librazhdi?

    He mo Bedri Islami FITORJE te Partise i quan ti more mavri Hasin dhe Xibraken e Edvin Droges?

    Po si nuk te erdhi pak zeri per Komisarin e Policise Dritan Zagani qe ashtu si Komisari i Policise se Shtetit Emiliano Nuhu zbuluan duke denoncuar hapur Balilet, Habilet dhe Piratet me nje sy, bandite te Rilindjes dhe per kete denoncim ne krye te detyres u masakruan me liber shpi duke i quajtur ARMIQ dhe HORRA, por ku ke pare ne Bote o Bedri Islami qe te ka rene morali qytetar poshte brekeve nje Minister Rendi me vella burgaxhi dhe drogaxhi qe i ka shpetuar drejtesise per vite me radhe nen hijen e vellait te tij pushtetar, qe jo vetem kaq por qe ka qene hetues, xhelat i Enverit me viktima qe e kane akuzuar LIVE ne emision TV?

    Ti o enveristi fanatik Bedri Islami predikon si Papa Pirati ne Mesjete:

    “TANI ESHTE DEMOKRACI KA IKUR KOHA E ARMIKUT TE KLLASES, PRANDAJ FATMIRI NUK MBAN PERGJEGJESISI PER GERON KRIMINELIN”

    por:

    Ne pinjollet e intelektualeve antikomuniste properendimore te pergjigjemi o Bedri Islami:

    “KA ARDHUR KOHA TE QANI EDHE JU O KRIMINELE TE ENVERIT, NJASHTU SIC QANIN PRINDERIT TANE KUR JU O XHELATE KOMUNISTE I TORTURONIT VETEM SEPSE DESHEN QE SHQYPNIA TE ISHTE PJESE E BOTES SE LIRE DHE DEMOKRATIKE.”

    Reply to this comment
    • Syri i Shkodres October 28, 11:50

      Doli prape ky Loqe intelektuali! SPiun dhe hajdut militant i Saliut ky njeri eshte llymi i njerezve injorante te Saliut! Ky vetem intelektual s’mund te jete!Mjafton fakti qe komentin e tij e ka derguar dy here! Intelektuali i vertete ben thirrje per dashuri per bashkim,per vellazerim! Te gjithe jemi bashkefajtore per cfare ndodhi pas clirimit ne Shqiperi, por edhe cfare ndodhi me Saliun pas 1990! Prandaj Shqiperia do te doje kohe te behet! Pra lerini sharjet dhe percarjet! Kush ka bere krim le te dale para nje gjykate dhe te mbroje veten! Shqiperia do te behet Zonje nje dite!

      Reply to this comment
      • intelektuali October 28, 14:18

        Cfare thirrje per dashuri, bashkim dhe vellazerim eshte kjo dacibao enveriste e Bedri Islamit qe predikon:

        O ME MUA DHE EDVININ OSE ME SALIUN

        Sikur te mos kete lindur nena djem dhe vajza qe nuk jane infektuar nga ideollogjia staliniste percarese e Enverit, ideollogji qe funksionon vetem sipas propagandes:

        PERCA DHE SUNDO!

        qe:

        Nuk po ckulet nga trojet tona ketu e 30 vjet pas renies se Murit te Berlinit, si:

        NE ASNJE VEND TJETER ISH KOMUNIST TE EVROPES LINDORE.

        Reply to this comment
      • intelektuali October 28, 14:19

        Cfare thirrje per dashuri, bashkim dhe vellazerim eshte kjo dacibao enveriste e Bedri Islamit qe predikon:

        O ME MUA DHE EDVININ OSE ME SALIUN DHE ARMIKUN!

        Sikur te mos kete lindur nena djem dhe vajza qe nuk jane infektuar nga ideollogjia staliniste percarese e Enverit, ideollogji qe funksionon vetem sipas propagandes:

        PERCA DHE SUNDO!

        qe:

        Nuk po ckulet nga trojet tona ketu e 30 vjet pas renies se Murit te Berlinit, si:

        NE ASNJE VEND TJETER ISH KOMUNIST TE EVROPES LINDORE.

        Reply to this comment
    • Aty October 28, 23:54

      Pershendetje z.intelektual qe jini NGA veriu e mora vesh por me pelqen se shqip shkruani shume mire jo si shume te tjere NGA ana jote.due te bej nje krahesim mbi kriminelet e Enverit e ketà te tanishmit me ne histori te z.Ndicim Xhepa kur doli aktor dhe filloi te kete shume cupa e zogeza rreth vetes,z.Kadri Roshi i thote bej sa te dush ti gjynahet e sat ema(Margarita)nuk i lane dote kur ti.Me qe je intelektual beje vete lidhjen dhe krahesimin.

      Reply to this comment
      • intelektuali October 29, 09:48

        I nerumi ATY,

        E kuptova KETU-ATY gje a gjezen tende politike, por kam jetuar ne Shkoder para Luftes dhe ne Tirane pas Luftes, pjesen tjeter te jetes e kam kaluar ne burg derisa nje dite te Zotit erdhen disa te huaj, me dhane nje pasaporte amerikane ne dore dhe me cuan sa te hapesh dhe te mbyllesh syte si “karte postale” ne SHBA. Cfare jam une? Kujt i plas? Nje intelektual i zakonshem antikomunist si ata qe vrau dhe masakroi Enveri, nje Statistike e Krimeve te Partise se Punes qe tani po pi kafen te Tajvani ne Tirane dhe gezohet e ferkon duart nga lumturia qe XHELATET e Enverit, te cilet aktualisht po keqqeverisin ibret Shqypnine, ketu e 30 vjet pas renies se Murit te Berlinit si ne asnje vend tjeter ish komunist te Evropes Lindore, pra keta xhelate qe la pas Enveri me Nexhmijen po bien njeri pas tjetrit si mollet e kalbura,

        sepse:

        O zotnia ATY Shqypnia nuk mund te antarsohet ne BE dhe te behet pjese e Botes Antikomunste dhe Demokratike,

        PA DENUAR ME PARE KRIMET E ENVERIT QE MBUSHI LUMENJ ME GJAK NJERIU NE SHQYPNI DHE FALIMENTOI EKONOMIN DHE RENOI SHTETIN SI KURRE ME PARE NE HISTORI.

        Kush eshte intelektuali?

        KUJT I PLAS?

        Reply to this comment
  5. Ergys October 28, 06:05

    Rama ne bashkepunim me horrat e Pd e larguan ministrin Xhafa nga detyra.Populli i njeh kush jane keta maskarenj.Ministri Xhafa me integritetin e tij moral dhe me punen e shkelqyer profesionale paraqiste nje rrezik te madh ne shkaterrimin e krimit te organizuar ku ben pjese Rama,Meta,Berisha,Basha dhe lukunia e tyre qe u shkon pas.

    Reply to this comment
  6. Sazani October 28, 06:43

    Fatmir bravo !
    Po ti je djalë krenar , qibar , s’mund të rrije i mberthyer në bordellon e politikës së sotme të zhyer e të shkryer në mut , nga koka të këmbet .
    Edvini ka stomak derri dhe e perballon ketë stallë , të cilën edhe vetë e mban gjallë dhe e inkurajon me karakterin e tij të dobet .
    Edhe unë do bëja këtë që bëre ti , rrofsh more djalë !

    Reply to this comment
  7. Arben October 28, 06:46

    sepse je daulle e edkokaines, ja pse o shoku bedri

    Reply to this comment
    • patrioti October 28, 11:51

      Vetem ti mos shkruaj , more turku Arben , se me idiotesirat e tua , i ul nivelin komenteve . Shiko sa mendime e opinione te mira japin komentuesit dhe lexo broçkullat e tua te neveritshme .

      Reply to this comment
  8. Alban I October 28, 07:21

    Fatmir Xhafa beri levizjen e tij me te mencur te jetes familjare, politike e shoqerore: I hoqi agjenteve te Beogradit gurin e themelit te Perandorise se Shpifjeve te hajduteve, krimineleve dhe shitesve te Detit Jon. Ne rrugen drejt ndertimit te shtetit juridik demokratik, PS ka burime te pashtershem ministrash e deputetesh.

    Reply to this comment
  9. Ylli October 28, 07:25

    Bedriu justifikon Bedriun.Cte bej i shkreti analist.Ka muaj me rradhe qe shkruan per “Babalen” si fenomen qesharak opozitar.Ndoshta eshte edhe keshtu ,por ce do qe nga “Babale” qesharaku vellai i ministrit shkon ne burg dhe vete ministri jep doreheqjen.
    Po te ishte me serioz “Babalja” cfare zhvillimesh do kishte.Se ketu ka humb serioziteti kur Bedriu shkruan qe “bandat kalojne lehtesist majtas dhe mund te kene ndikuar per rrezimin e ministrit se dosjet e prokurorise kalojne nga opozita ” .
    Edhe shejtan edhe budalla.Prokuroria jone e pavarur e Arta Markut e formuar me mund e me djerse nga Socialistet dhe e luftuar nga Demokratet ,i jep dosjet opozites ?!?!?!?!
    Po mjaft o burra te thinjur se late name.Po pse mos mendojme qe Edi i jep dosje selektive Lulit kur do te luftoje “armiqte e brendeshem” ??
    Bandat ishin djathtas e u bene majtas ?? Bandat qe nga 1941 historikisht kane qene majtas shoku Bedri !!
    Qe nga Myslym Keta e Kajo Karafili ,bandat kane qene majtas.Cfare do te them …Hakljat apo Zani Caushin.Mos do Nehat Kullen apo Aldo Baren.Te mjafton Lul Berisha apo do dhe Avdylajt.Sa te tjere do te te them nga Elbasani ,Durresi ,Shkodra ,Vlora .Keto 4 qytete i komandojne bandat dhe ju e dini shume mire se cfare bandash jane.
    Fatmirin e jeni fryre ju ,shoket e idealit te Fatmirit ,por me vjen keq se ishte i vetmi minister me vellain trafikant droge ne gjithe Evropen .Dhe me seriozja eshte se iku nga nga nje sajese e opozites …”Babalja”.
    Me ta fut dhe Babalja.!?!? Nuk.durohet o Rilindes.

    Reply to this comment
    • Bardhi Tolabi October 28, 14:15

      Ke te drejte qe I quqn banda,heronjte e popullit,sepse ata ja u bene memat,por jo per qejf te tyre,por per interes te Atdheut.Banda te verteta jane ato te Gonmarkajve ne Mirdite,te Hamit Matjanit,te Isa Toskes etj,te cilet si cuba naten vrisnin e prisnin popullin e pambrojtur,qe ishin ne sherbim te armiqve te kohes ndaj Popullit dhe Atdhut tone…
      A e di se si te vriste Kajo Karafili e Myslim Keta?
      Te vrisnin balllas,ne drite te diellit,si tradhetar dhe jo fshehur pas ferave dhe naten tinzare…
      E keta cuba vrases te popullit dhe jo te trimave qe ishin ne mbrojtje te tij.Per fat te keq tendin dhe te sorollopit tend keta ishin djathtas…

      Reply to this comment
  10. Drinzi Bardhi October 28, 08:01

    Për variantin e parë nuk besoj se ke të drejtë. E fundit mund të jetë e vërteta, por jo se Fatmiri do të tërhiqej, por duhej të tërhiqej sepse i mbyllen bla blatë opozitës që ka 6 vjet (edhe gjatë fushatës parazgjedhore 2012) që vetëm çirret me “mullinjtë e erës” . Kështu atyre” andej” i duhej kjo heqje që të mbylli gojën e ç thurur të ç’thururve dhe të sigurohet vazhdimësia e punës e nisur nga Fatmir Xhafaj.
    Respekte për punën që bëri me përkushtim Z. Fatmir dhe e urojmë të mos tërhiqet nga përgjegjshmëria e krijimit të shtetit ligjor në Shqipëri. Prokuroria dhe Policia të ecin në rrugën e nisur që shpresat që ngjalli z. Fatmir, mesa di unë edhe me mbështetjen e z. RAMA, të mos shuhen por të shpejtohet pa hezitim drejt prangosjes të llapaqenëve që po shkatërrojnë gjatë këtyre dekadave këtë vend.
    Së fundi përshëndetje edhe juve z. Bedri për këtë shkrim dhe për gjithë mendimet e drejta dhe të sakta që na ushqeni në vazhdimësi. Respekte.
    Shqipëria ka nisur të ngrihet dhe të bëhet ZONJË.
    Drinzi Bardhi

    Reply to this comment
  11. mzllumet prodhojne kudo shkelin vetem Llume October 28, 08:26

    rrace dallkaukesh muzllumane
    qe shisni jovetem Atdheun per Parane !

    Reply to this comment
  12. intelektuali October 28, 08:39

    FATMIR XHAFAJ MUND TE LARGOHEJ ME DINJITET KUR COI NE BURG VELLANE E TIJ KRIMINEL I DROGES

    por:

    Hetuesi i Enverit nuk e beri kete gje, perkundrazi aktivizoi makinen demagogjike pushtetare te Rilindjes me telenovelen “Babalja 2” per t’i shpetuar Drejtesise me finte enveriste dhe ashiqare qe nuk ja doli dot megjithe ndihmen e pakursyer te Edvin Droges qe si nje rezil Kryeminister Arrogant dhe Kaqol masakron Komisaret e Policise dhe i quan HORRA kur zbulojne dhe denancojne perdhunuesit socialiste megjithe patllaken qe i kane vene banditet deputete te Rilindjes tek koka.

    prandaj:

    Fatmir Xhafaj nuk ka asnje ALIBI apo hipoteze justifikuese per veprimet e tij kriminale si Minister Rendi dhe duhet te ndiqet penalisht nga Drejtesia e Pavarur.

    Pergjigje per dacibaon e Bedri Islamit nga:

    intelektuali

    Reply to this comment
  13. Nje shqiptar October 28, 09:10

    Ipotezat per doreheqjen e Ministrit Fatmir Xhafa qendrojne te gjitha. Arrestimet e fundit kane prekur shume interesa te shume politikaneve te pozites por edhe te opozites.Tani eshte hudhur ne sulm tere piselleku i shoqerise shqiptare pasi nuk e ndjen me vehten te sigurte. I takon Fatmir Xhafes qe punoi shume mire, te jap publikisht spjegimet e kesaj doreheqjeje. Ai ka pergjegjesi ndaj votuesve si dhe tere shqiptareve qe i besuan ate detyre, prandaj duhet te flas hapur dhe me ndershmeri perse u terhoq ndryshe mbi te do te bjere tere balta e keqeberesve qe fshihen ne erresire.. Te spjegoje se si nuk u arrestuan disa dhjetra te tjere dhe kryesore, te spjegoje se si kriminelet ishin njoftuar nga dikush per operacionin dhe kerkonin ndihme nga Vangjushi qe te ndalonte forcat e rendit te kryenin detyre. etj. etj.

    Reply to this comment
  14. intelektuali October 28, 09:39

    MENGADALE, MOS U NXITONI O PUSHTA ENVERISTE,

    sepse:

    DARDHA E KA BISHTIN PRAPA!

    dhe:

    Ne fund mund te dale qe ARMIKU dhe POLIAGJENTI Fatmir Xhafaj t’ja kete dhene ne tavoline informacionin e hollesishem qe ka pasur per Mafien e Edvin Droges qe nga Saje Qorri me Habilajt e deri tek dhe Taulant Xibraka nga Librazhdi me toyoten plot me pare, ja ka vene ne dispozicion gjithe informacionin kriminal per Rilindjen Enveriste si Sulo Gradeci per Enverin agjenteve te Antikrimit ne BE dhe nderkombetareve me te gjitha pergjimet e Prokurorise Enveriste te Arta Markut, qe me pas permes fijeve te padukshme te biznesit konspirativ kane rene ne doren e Saliut per t’i qitur me pas ne publik si telenovela komuniste,

    prandaj:

    MENGADALE, MOS U NXITONI O PUSHTA ENVERISTE,

    sepse:

    DARDHA E KA BISHTIN PRAPA!

    Reply to this comment
    • bislim October 28, 10:02

      Intelektual, me bisht apo pa bisht. Duket se te terheqin fort shkrimet e Bedri islamit, se i komenton nga 4 here dhe i kthehesh perseri, njelloj ,ne te gjitha shkrimet e tij. ia merr te keqen atij dhe shokeve te tij. Te ka mbet ora ne vitin 1944 dhe nuk ia del dot.

      Reply to this comment
      • intelektuali October 28, 15:34

        Enveristi Bedri Islami me pelqen me shume se fanatiket e tjere te Partise se Punes,

        sepse:

        NUK E LE GURIN E DAMKOSJES TE BEJRE NE TOKE,

        por:

        Sapo del nje REZIL komunist nga Rilindja Enveriste e Edvinit me nje lukuni Taulantesh nga Librazhdi nga pas, Bedri Islami e kap gurin e rezilit dhe ja hedh ARMIKUT te Kllases per te mbrojtur ISTIKAMIN e Partise nga mesymja e Saliut duke paraljameruar milietin dru me pre si ne Kohen e Qepes te Enverit:

        O EJANI ME NE, OSE SHKONI TEK ARMIKU! RRUGE TE TRETE NUK KA!

        Kush e ka bishtin stalinist ne BYTHE tani?

        Reply to this comment
    • Fuck Mark uk, Crusader, Coeur & LOVE + intelektual + BLACK SWAN October 28, 18:54

      Po prap ti KURVE SALINISTE po hap bythen ne blod te Ditas? Ik se s’te shkerdhen me njeri ne ate goje qe vetem ere mut vjen….. FU2

      Reply to this comment
  15. Martini October 28, 10:05

    Bedri mos fajeso xhafen por Edi Ramen.Xhafa dihet te tregoheshe me i forte e te mos e leshonte postin pa spestruar gjithe policine nga te shiturit e krimit e politikes dhe me pas do dukej.Xhafa ishte minister me rezultate shumefish me te mira.se brejtesi i vogel Tahiri.Ky Lleshi eshte shume larg Xhafes si eksperince formim ne.fushe e rendiment.Le pastaj cmundet te jete nje njeri per vendin qe i pelqen Kadarese.Edi ka bere decka me njohje dhe emerime pa.fundMegjithese puna ne krahasim me Berishen Meten etj si kryeminister eshte si nata me diten ne favor te Edit.Pse nuk demtoi ndjeshem sektoret heqia e Shkelqim Canit dhe emerin.aty.te nje lepuri qe mbron hapur evazionin e Dukes.Tradheti e hapur e nje gardiani te pasurise financiare te nje vendi.Ose Damoan Gjiknuri Holta Xhacka etj.Ministra dhe ministresha qe te vjen rende te.diskutosh per problemet e sektoreve.Qofsha i gabuar.

    Reply to this comment
  16. Lili October 28, 10:22

    Kurban u be fatmiri?

    Reply to this comment
  17. BLACK SWAN October 28, 10:44

    shoki Bedri,
    që kur lexova titullin, thashë, ja ka raste që mendon ky 😛
    ah, ty për partinë nuk të zë gjumi …

    unë nuk prisja që ti të dalësh ktu e të deklarosh
    Fatmir Xhafa është nje cop fosili që na ngeli nga e kaluara, dhe Piktori, si bojaxhi, për të larë m… e Tahirit, vendosi ktë kokëthinjurin si etalon të nderçmërise,
    në fakt të dy një m… i ndarë në mes ishin.
    kjo është politika jonë, kultura e të fortit., kta njerëz keni promovuar ju në vite.
    tani po ju vjen fatura !!
    ata përtej detit dhe oqeanit, kanë vendos ti japin fund kriminelve me pushtet.
    nqs,Berisha ishte fundi tranzicionit, Rama do jetë fundi i serisë Goofadher . ata nuk mund ti lejojnë vetes luksin të kenë një perandori të drogës në derë të shtëpisë së tyre, dhe aq më keq ti kenë në politikë.

    Xhafa ishte një gabim dhe ikja u bë faj, një faturë që do kushtoj në zgjedhje se në arenën ndërkombëtare, ZERO ishit e jeni, Piktori në Vlorë nuk do e vendos më veten nr 6 se ngelet jashtë…
    asqë diskutohet që komunisti plak ka ik vetë, pikërisht me mentalitetin që ka si komunist e si vlonjat, ‘jemi te pazëvendësueshëm’, me arrogancën e injorancën që i ka udhëhequr.
    asqë diskutohet shkërmoqja e ksaj qeverie, dhe koka te tjera që do priten, Rama kështu ka mbijetuar, dhe trashëgimia juaj politike kjo është -kalimi mbi kufoma;
    por në rastin e Xhafës duhej përzënë qysh kur filloi lakrori e ju hapën petët … sepse nuk do kishte rast Tahiri të shantazhonte askënd…dhe Xhafa nuk do ikte si fitimtar.

    bëhuni gati për opozitë Islami, për 15 vite opozitë…(njerëzit do kujtohen gjatë për mënyrën si i trajtuat kur kishit pushtet)

    Reply to this comment
  18. ETHEM October 28, 10:49

    SHUME SAKT.XHAFA ESHTE DHE MBETET NJE A S E T I PS DHE GJITHE POLITIKES NE KETE VEND.POR:
    1-AI NUK MUND TE DURONTE MË FEKALET QE I HIDHTE OPOZITA VRASTARE ÇDO DITE.ÇDO NJERI I NDERSHEM DO E BENTE KETE..! NE KETE RAST OPOZUTES I NGELI NE DORE SAJESA BAVALE 2,PASI BABALE 1 ISHTE SAJESA HABILAJ-TAHIRI.
    2-ARRESTIMET E 2 ISH DEPUTETEVE TE PS SIÇ DUKET U BENE TE NXITUARA NE BASHKPUNIM ME DREJTESIN E SALIUT.SEPSE A.NDOKA NUK KA FIRMOSUR PER PRONAT E FAMIJAREVE.PER ATO PRONA DUHEJ TE ISHIN NE BURG KRYEBASHKIAKU DHE KK QARKUT,TE CILET I NXORI DREJTESIA E SB ME PRESION NE GJYQ.DHE SE GJYQI NUK U BE NE LEZHE E LUSHJE POR NE TIRANE.PER KETE FOLI DHE DEPUTETI PJERIN NDREU I LEZHES DHE U PAN ME KOKE MENJAN SHUME DEPUTET TE TJERE.
    3.DREJTORI BURGJEVE NUK ESHTE DOKUMENTUARE SE KA MARR LEKE.BISEDAT E SHOFERIT ME BURGAXHINJT NUK ESHTE ARGUMENT.BESOJ SE KETU KA ÇEDUARE XHAFA DUKE SJELLE TREMBJEN E SHUME TE TJEREVE NGA E MAJTA,SIÇ SHJRUANI JU.
    4-DEL SE ARRESTIMET U BENE VETEM MAJTAS PA U MBYLLUR KATRAURA B A B A L E 1,2,3,4.DUHEJ ARRESTUAR ME PARE A.VELIU,ALIZOTI,OLLDASHI,DEPUTETET SALIANJI,ALIBEU,BARDHI,PASI KJO SAJESE U BE PER TE RREZUARE QEVERINE RAMA.PRA XHAFA RA NE KURTHIN E PREKURORISE E TE PD,DUKE INDINJUARE KEQ ELEKTIRATIN E MAJTE.
    5-PD SAJOI BABALEN 4 ME TV KLAN DUKE PRER ARRESTIMIN E V.DAKOS SE DURRSIT SEPSE KY KA FOLUR NE TEKEFON ME DROGAXHIJT.KJO NJELLOI ME TELEFONAT HABILAJ-TAHIRI,KU KY I FUNDIT PO VUAN DEMIN MORAL PA ASNJE PROVE BINDESE,DUKE SHTYRE PROCESIN 3×3 HERE..!
    6-MINISTRI LLESHI DUHET TE KET ME SHUME MBESHTETJEN GJERMANE KU ESHTE ARSIMUARE,ATJE KU NDODHET I ARRESTUARE K U L I Ç I,KUSHURIRI A.KULIÇAJ-BENIAMINI SALIUT SI KOKA E DROGES PD DHE,DUKE ARRESTUAR EDHE “ESKOBARIN”E LSI,KU XHAFAJ NUK E SRRESTOJ DOTE.
    7-XHAFAJ NUK ARRITI TE BIND ARTA MARKUN PER ARRESTIMET E V.I.P.A.VE KU KJO OSE ESHTE E PA-AFTE,OSE NUK DO,OSE ESHTE E RRETHUARE NGA BERISHISTET.
    .FAKTI QE AJO KERKOI MBESHTETJEN E NDERKOMBETAREVE E TREGON MESEMIRI KETE.
    .DHE PSE NUK ARRESTOHET BERISHA E LEXUAM NE SHKRIMIN TUAJ NE D I T A TE DISA DITEVE ME PARE.DHE PA U ARRESTUAR SALIU PD DHE SHQIPERIA NUK MUND TE BEHEN.

    Reply to this comment
  19. Andon October 28, 11:17

    Përse mendoj se autori i shkrimit gaboi kësaj here..

    Sepse ekziston edhe ky qe quhet moral, dhe qe autori ne ndonje rast e amplifikon, ne ndonje rast tjeter si ky i xhafes e injoron sipas rastit dhe analizon, sikur po arrin t’i mbushe mendjen njeriu

    Xhafa ne foto me diktatorin enver !
    Mjafton kaq qe ne asnje menyre te mos perfshihej ne poste drejtuese !

    Familjaret e xhafes te lidhur me drogen !
    Mjafton kaq qe ne asnje menyre te mos perfshihej ne poste drejtuese !

    Ky eshte realiteti, dhe emerimi i te tille njerezve tregon qarte realitetin e shoqerise shqiptare, ceshte me e keqja tregon perspektiven e zymte te Shqiperise.

    Shikoni se cfare drejtues prodhojme dhe votojme..

    berishen, komunist cerekshekullor, arkitektin e vitit 97,

    nanon, i talentuar vetem per fodull, pije dhe bixhoz,

    ramen, gjak byroisti, mjafton vetem emerimi i xhafes si minister.. dhe ke thene mjaft

    Per lulin, nuk mund ta klasifikosh ketu se do hyje kurre te drejtuesit

    Do ishte më mire per autorin te mos ulte veten me kete shkrim, gjithashtu edhe per gazeten

    Reply to this comment
  20. Kris 1 October 28, 11:26

    Bedriu germoi,germoi dhe zbuloi nje qeveri te majte me nje lider te ardhur nga katakombet me te felliqura te te djathtes dhe me antare te nxjere nga shtrydhja mire e mire te hicit.Ka syze cudiberese Bedriu!Emrimi i Xhafes minister largoi politiken nga ekspozimi i vjedhjeve dhe matrapazllekut.Xhafa minister u be nga Rama nje tabele qe mori persiper te perballonte sulmet e bandes Sali Meta
    Xhafa qytetar i lire i sherben me mire familjes socialiste por jo rilindjes
    Tashti kemi nje zgjedhje te perkryer ,nje minister me shume kualifikime te vleresuar nga Saliu ,Kadareja dhe Edvini.Nuk dihen meritat e tij vecse ka bere nje rreshqitje te mrekullueshme majtas.Ne eshte i afte dhe i pavarur ne gjykim e pune do ta shohim.Eshte heret ti numerojme dekoratat dhe gjeneralizmin pa ushtare e pa beteje

    Reply to this comment
  21. Tahiri (jo Ministri i suksesshem) October 28, 11:34

    Bedriu, vetem ti dhe ai Mit’hat Havari doni qe Fatmir Xhafaj te mbante akoma ate karrige ministri.Te jeni ju te dy me te zgjuarit…apo me leshkot…apo me dashakeqet qe doni akoma te shikoni nje minister te brendeshem qe te flase per lufte kunder trafikut te droges me vella ne burg per trafik droge duke gajasur te gjithe brenda e jashte vendit? Fatmir Xhafaj nuk pati moralin te dorhiqej sapo dergoi te vellane ne Itali per te kryer denimin, tani Fatmir Xhafaj iken me bisht nder shale e do mbahet mend si rasti unikal ne Europe se paku, i nje ministri qe kacavirrej ne karrigen e qeverise duke patur te vellane trafikant droge.

    Reply to this comment
  22. intelektuali October 28, 12:10

    A ESHTE FATMIR XHAFAJ “PESHKU I MADH” I AMBASADORIT LU, APO ESHTE ARMIKU I BRENDSHEM DHE POLIAGJNET I EDVINIT

    njashtu:

    Sic ishte Mehmeti per Enverin

    njashtu:

    Sic ishtin Komisaret e policise Dritan Zagani dhe Emiliano Nuhu per Rilindjen Enveriste?

    HE MO EDI RAMA CFARE ESHTE FATMIR XHAFAJ PER TY?

    sepse:

    Bedriu nuk e thote ne dacibaon e tij.

    Reply to this comment
  23. valentina October 28, 12:17

    Tahiri (jo Minister suksesshem) A nuk po e kupton more i pa esence njeriu qe shqiptaret te rraskapitur,te grabitur,te vrare dhe shitur tek te huajt gjitone po kerkojne nje Enver Hoxhe te dyte per te vetmen arsye qe te shohin para drejtesise sali kryekriminelshpellarin,ilir mutinhajdutin,edi ramlegenin,lul bashpederastin,monik bushtrenkryemadhen, dhe cetat e seciles bande politike qe i ndjekin nga pas dhe vazhdojne tu bejne moral shqiptareve te ndershem se cila hale eshte me e mire?kur do hiqni dore nga militantizmi i verber o te pamoral dhe te pandere qe moret ne qafe kete vend per interesa te momentit,normale ju duket qeverisja e vendit prej 28 vitesh mbushur me tragjedi te papara ne asnje vend tjeter si vende ish-komuniste?keta duhen djegur qe te gjithe me benzine pa piken e meshires.

    Reply to this comment
    • Tahiri (jo Ministri i suksesshem) October 28, 12:51

      valentina, shqiptaret nuk munden kurre te kene nje Enver Hoxhe te dyte. Se e kane shurrosur ne koke ate te parin me 20 shkurt 1991. Nje here e mire. Shko e merr mjekim se paske probleme psiqike.

      Reply to this comment
      • N.VJOSA October 28, 14:39

        O Tahir, or beqir,
        Pa mendoje në here mire
        Ka njeri te mbaje pergjegjesi
        Cfare ben fisi a vellai tij?…

        Kjo nuk ndodh n’ demokracl
        Por n’ diktaturë, o i mjeri ti,
        Në se ti kete se di
        Pyet me miré Monstren Sali…!

        Reply to this comment
        • Tahiri (jo Ministri i suksesshem) October 28, 16:56

          Shoqe Neti pak me shume perqendrim te lutem, si e mendon ti a mund te flase dot (pa shkaktuar humor) per luften kunder trafiqeve te droges Fatmiri Xhafes kur ka vellackon Agronin ne burg per trafik droge? Mendoje nje here, Neti, mendoje…e kur ta mendosh kupto gjithashtu se ne demokracite kudo ne bote nje minister aq me shume i brendeshem me vella te denuar per trafik droge as nuk i mbush dot 24 ore ne detyre se e mbyt presioni publik. Kuptoje kaq gje mos mbesesh injorante.

          Reply to this comment
          • N.VJOSA October 28, 17:41

            Tahir , o beqir,
            Kuptoje mire,
            Nuk jam Teze, por jam Dajo
            Dhe kete qe thua ti or Tajo
            E hedhin poshte dhe perendimoret
            Me ministra nga kryesorët…!
            Ti Tahir demokrati
            Nuk ke mend as sa veshgjati,
            Ne jete ka raste plot
            Nje vella del i mencur
            Dhe tjetri eshte nje idiot.
            O Tahir mos ngul kembe kot
            Se Fatmiri vleresuar i zoti
            Eshte perkrahur nga SHBA
            Dhe EU-ja, or qerrata…!
            Dhe kete Topi se lot
            Pamvarsisht c’thotë nje I d i o t …
            O Beqir, mos ngul kembe kot…

          • BLACK SWAN October 28, 19:13

            Shoqja Neti ahahahahahahahaha,me gajasi Tahiri

            Neti ku thërret qameti, shiko çfarë shkruajnë ‘armiqtë’
            thua kanë të drejtë ksaj radhe !!!?
            hë, se na intereson shumë mendimi yt 😛

            hyn Tahir e del ..beqir
            vjen Fatmir me Babale
            erdh Llesh e ik Fatmir
            u bë ministria si komunHALE

  24. MH October 28, 13:17

    Ti B(vendosi vete germat mbrapa) je nji analist llafazan me imponim ndja vetes se ti dhe askush nuk analizon ma me precizion se ftyra e yte e paftyre.Kam iden qe z.Xhafa ministri ma i sukseshem ne gjithe kete kohen te zymte (1990 – 2018).E ka studiue qe kur u godit me problemet e vellait qe u dorezue vete para drejtesise Italiane per te kryer denimin.Opozita kerkoi me ngulm shkarkimin e z.Xhafa.Po z.Xhafa ka mend ma shume se analistet dhe opozitaret.E pleqnoj qe mbasi te arrij suksese te admirushme ne detyren e ministrit te brendshem te jap doreheqjen me krenari te larte i pamposhter nga opozita.
    Zevendesimim me rrokaden e re asht shenje teper pozitive vendosja e nji Njeriut qe ka fitue ne dyluftime te pa barabarta kunder pushtetit opozitar me pushtet ne doren e vet.Kuader i pergaditun e i afte ne kryerjen e detyrave ne koherence me zbatimin korrekt te ligjit.Jo vetem kaq por do veproj me operativitet me ma shpejtesi qe asht krye nga paradhesi i tije i sukseshmi Xhafa.

    Reply to this comment
  25. N.VJOSA October 28, 14:39

    O Tahir, or beqir,
    Pa mendoje në here mire
    Ka njeri te mbaje pergjegjesi
    Cfare ben fisi a vellai tij?…

    Kjo nuk ndodh n’ demokracl
    Por n’ diktaturë, o i mjeri ti,
    Në se ti kete se di
    Pyet me miré Monstren Sali…!

    Reply to this comment
  26. Teufik Rune October 28, 15:14

    Bedri, shkrimet e tua nuk u lexokan me. Me superlativat per te paudhin Xhafa le shume per te deshiruar. E ke bere ministrin me te suksesshem ne keto 28 vjete, e ke bere burre shteti. Se di cka mbetur me tjeter per te. Po te pyes: Babai yt i ndjere dhe dajot e tu te mrekullueshem luftuan e punuan per grabitjet qe do te bente ky Xhafa yt ne Pogradec e gjetiu? Kurre. Por ti mbaj tenden. Ta kishe mbyllur shkrimin me “iku ministri i brendshem krenar, por i dhjere.

    Reply to this comment
  27. mirel October 28, 16:16

    Bedri po e kupton lojen e zgjedhjeve te Ramiut?
    Xhafen e mori i shtrenguar per te mbrojtur popullaritetin socialist.
    Tani qe i dalin problemet me krimin e largon se i djegin duart.
    Pyetja qe kam une per entuziastet:
    Si ka mundesi qe ketu emeron nje gjeneral ushtarak, ndersa Ministrine e Mbrojtjes e ka ne dore te fyckave? Njehere Mimi e tani Olta xhixhacka..
    Nuk e gjeti nje gjeneralme grada e kurse ushtarake per minister?
    Ne fakt gjeneralet tane jane gjenerale kursesh, se ushtri nuk ka. Eshte vetem nje shtojce horrash dhe ushtaresh hallexhinj qe nuk kane nga ja mbajne.
    Detyra e cdo “gjenerali” eshte te beje sa me shume kurse e te gradohet.
    Tere llumi i servileve dhe katundarebe qe te shqyejne zorren jane ne gare per trainime.
    Ky eshte thelbi i ushtrise sone, se per lufte te hane mune te gjithe. Per tu tallur me ndonje helikopter te mimit po..e bejne ate pune.
    Kishte nje flote detare, tani ka vetem gjenerale e gjeneralesha. Kishte armatim deri ne dhembe, tani ka spurdhjake e kokederra me spaleta.
    Detyra e cdo “gjenerali” eshte kush tregohet servili dhe zorraxhiu me i madh.
    Sa per luften, e ben Nato

    Reply to this comment
  28. Mukja dhe Avazi i Partise Demokratike October 28, 19:07

    PD edhe Krishtin do ta bombardoje, po te vihet Minister i Puneve te Brendsheme nga PS !
    Edhe Ministri i ri do te te vihet ne shinjester, dhe do ti sajojne shpije intriga Nje avaz do te kete PD dhe berishianet. Po u vjen fundi por nuk kane cfare bejne, do te denohen per shume krime qe kane bere ne te kaluaren Jane te diskretituar brenda dhe jashte vendit askush nuk i beson me fjaleve te tyre Shqiperia do te behet rendi dhe ligji do te ta vendosin amerikanet dhe europianet, per interesat e tyre dhe te shqiptareve. Kjo qeveri do te triumfoje mbi kriminelet politikane te tranzicionit
    Tashme politikanet shqiptare i ka ne xhep amerika i njeh mire ju adi mire te gjithe zullumet .
    Nuk ka sekret Shqiperia nuk di te mbaj sekrete sepse politikanet e saj jane te degjeneruar, jane anti shqiptare tradhetar ! Shqiperia nuk ka politikane por vagabonde politikane ! Amerika do tua gjej vendin !

    Reply to this comment
  29. Kujtim duka October 28, 19:11

    Fatmir xhafa njeri i madhe sherbetor i zelshem qe rrifte njerezit ne kruje pse shanin enverin

    Reply to this comment
    • Kris 1 October 28, 21:26

      Eh,ishte kohe e arte ajo e Enverit.Xhafa thone te rrihte,Saliu te conte ne litar sapo e ema e Lulit te spiunonte.
      Vetem piktori bente punen e tij.Qete e qete demaskonte komunizmin me zografisje ne murret e haleve

      Reply to this comment
  30. KOKEPALARI October 29, 07:29

    EDUSH MAFIOZI MUND TE THERRISTE KOLONEL
    KOSENIN OSE EDHE MITAT HAVARIN PO TE DONTE VERTET VENDOSJEN E RENDIT DHE TE QETESISE!!
    E KA BERE MINISTRINE E BRENDSHME MESIMORE DUKE VENE ATA QE NUK JA KANE HABERIN PUNES KONKRETE. KRITERI I VETEM I EDUSHKES ESHTE BYTHELEPIRJA DHE KAQ.

    Reply to this comment
  31. intelektuali October 29, 09:49

    I nerumi ATY,

    E kuptova KETU-ATY gje a gjezen tende politike, por kam jetuar ne Shkoder para Luftes dhe ne Tirane pas Luftes, pjesen tjeter te jetes e kam kaluar ne burg derisa nje dite te Zotit erdhen disa te huaj, me dhane nje pasaporte amerikane ne dore dhe me cuan sa te hapesh dhe te mbyllesh syte si “karte postale” ne SHBA. Cfare jam une? Kujt i plas? Nje intelektual i zakonshem antikomunist si ata qe vrau dhe masakroi Enveri, nje Statistike e Krimeve te Partise se Punes qe tani po pi kafen te Tajvani ne Tirane dhe gezohet e ferkon duart nga lumturia qe XHELATET e Enverit, te cilet aktualisht po keqqeverisin ibret Shqypnine, ketu e 30 vjet pas renies se Murit te Berlinit si ne asnje vend tjeter ish komunist te Evropes Lindore, pra keta xhelate qe la pas Enveri me Nexhmijen po bien njeri pas tjetrit si mollet e kalbura,

    sepse:

    O zotnia ATY Shqypnia nuk mund te antarsohet ne BE dhe te behet pjese e Botes Antikomunste dhe Demokratike,

    PA DENUAR ME PARE KRIMET E ENVERIT QE MBUSHI LUMENJ ME GJAK NJERIU NE SHQYPNI DHE FALIMENTOI EKONOMIN DHE RENOI SHTETIN SI KURRE ME PARE NE HISTORI.

    Kush eshte intelektuali?

    KUJT I PLAS?

    Reply to this comment
  32. klidi November 1, 22:11

    ashtu si dhe ju edhe une mendoj qe ishte ministri më i suksessëm.

    Reply to this comment
  33. nona November 1, 23:20

    Xhafa do mbahet mend si ministri i puneve te verteta. si ai te jene te gjithe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim