Përse na duhet urgjentisht një ligj i ri për rotacionin politik

Nga Bedri Islami August 16, 2017 11:30 Updated

Përse na duhet urgjentisht një ligj i ri për rotacionin politik

Nga Bedri Islami

Në të vërtetë si pa dashje, po bëhen tre muaj që kemi e nuk kemi qeveri, dhe edhe nëse mendohet se qeveris forca politike fituese e zgjedhjeve, në të vërtetë shumicën e ka opozita.

Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur kështu: një qeveri e përbërë nga tri forca politike, dy nga të cilat janë në opozitë dhe që përbëjnë shumicën e qeverisjes. Ndaj qeveria as nuk mblidhet e as nuk merr vendime; qeveritarët bëjnë si ua do qejfi, shkarkojnë e ngarkojnë, zihen me administratën e paditin njëri- tjetrin, shkurtojnë e zgjerojnë, pastaj, si të kishin ardhur nga një planet tjetër, fillojnë e kritikojnë ashpër qeverinë e shefin e qeverisë, ku ata, edhe sot e kësaj dite, bëjnë pjesë.

Paradoksi i pushtetit shkon edhe më tej: shefi i qeverisë  pasi bëri turneun paszgjedhor dhe mblodhi të dhënat që diheshin edhe pa shkuar ai në dëgjesat publike, gju më gju me popullin, nuk e njeh qeverinë e tij: ai nuk takon asnjë nga ministrat teknikë të vendosur aty nga Partia Demokratike, si rezultat i marrëveshjes së fshehtë të 17 majit; ai nuk takon as zëvendesën e tij, që është figura numur Dy e qeverisë, e si për të shkuar më tej, nuk takon as ministrat që ishin bashkë me të për katër vite në qeverisje, të emëruar aty nga Lëvizja Socialiste .

Ministrat teknikë të PD-së dhe të LSI-së nuk takohen me shefin e qeverisë, nuk e informojnë atë, nuk marrin as leje për të shkuar në takime dypalëshe, si është rregulli administrativ dhe, për çudi, këto “përfaqësues” të “Republikës së re” të Bashës, që duan të vendosin standardin e thjeshtësisë, ankohen përse nuk i kanë akomoduar në një hotel me pesë yje, edhe pse nuk ekziston një i tillë në Gjakovë, si ndodh me ministren teknike, Karabina.

Ka tre muaj që vendi ka e nuk ka qeveri, tre muaj që vendimet merren përmes shkresave ose nuk ka vendime fare; megjithëse duket se punohet, në fakt administrata e lartë e shtetit, qeveria është e paralizuar. Dalngadalë po futem në një kolaps, dhe për të dalë nga ai, do të duhen edhe tre muaj të tjerë, çka do të thotë një gjysëm viti me qeveri e pa qeveri.

Pse ndodh kështu:

Ministrat teknikë të emëruar nga Lulzim Basha nuk largohen nga pushteti duke pasur justifikimin absurd se këtu na ka dërguar partia dhe ne largohemi vetëm me urdhërin e saj. Partia mbi të gjitha, ky është motivi për të qëndruar ende në qeveri, ndoshta me shpresën se përmes pushtetit mund të rregullojnë edhe hesape të tjera  vetjake. Shenjat janë dhënë dhe po afishohen në secilën ditë. Ministrat teknikë, detyra e të cilëve ishte vetëm monitorimi i zgjedhjeve të 25 qershorit, sidomos i administratës dhe i financimit politik, si duket të lezetuar me pushtetin nuk duan të ikin. Deleguesi i tyre, Basha, e ndjen veten si pjesë të qeverisë, ose përmes kësaj farse qeverisëse vazhdon lojën e filluar në 17 maj dhe mbyll gojët brenda kampit të tij.

Shefi i qeverisë Rama kishte premtuar solemnisht se, të nesërmen e zgjedhjeve, teknikët ministra do të largohen nga detyra dhe do të fillojë një qeverisje e re. Kjo është harruar dhe, deri sa të mblidhet Kuvendi i ri, të bëhen hapat e duhura proçedurialë, të votohet qeveria, të miratohet ajo, pa llogaritur edhe pengesat e vonesat , herë herë nga shumica e më shpesh nga opozita, ministrat teknikë mund të rrinë edhe nja dy muaj të tjerë, duke sjellë këtë çoroditje të paparë.

Ministrat e deleguar nga Lëvizja Socialiste për Integrim arsyetohen se ata rrinë në qeveri për shkak të marrëveshjes politike të katër viteve më parë për një bashkëqeverisje të së majtës dhe nuk mund të largohen nga detxra, pasi kjo është marrëveshja dhe ata i rrinë besnikë asaj. Dhe, në të njëjtin prononcim ia turrin qeverisë se nuk po funksionon si duhet, për të shkuar më tej, tek deklarata e fundit e zonjës Kryemadhi për lesh e linë e qeverisë ku bën pjesë edhe forca e saj politike.

Mbi të gjitha qëndrimi ose jo në detyrë i ministrave teknikë apo në opozitë nuk është thjeshtë çështje partie që i tërheq të deleguarit e saj apo marrëveshje politike që duhet zbatuar.

Është çështje dinjiteti dhe duhet trajtuar si i tillë.

Dy forcat e tashme politike opozitare do të ishte dashur prej kohe të ishin larguar nga qeveria. Sepse të jesh opozitë dhe të kesh shumicën e ministrave në qeveri për më tepër t’i sulesh qeverisë, të rrish në qeveri kur je bërë gati të kundërshtosh për gjithçka qeverinë ka diçka që nuk shkon.

Nëse shefi i qeverisë Edi Rama e gjen më komode të qeverisë në këtë mënyrë pasi futja e spirales shkarkim nga detyra dhe emërime të reja do të kërkonte mbledhjen e jashtëzakonshme të parlamentit; të cilit parlament – të vjetrit që i ka përfunduar mandati dhe ku ai nuk ka shumicën, nuk do të ishte asgjë tjetër veçse një lojë “ ta lashë, ma le”, vetë opozita e tashme nëse nuk ka ndonjë pasqllim tjetër politik apo financiar duhej ta mblidhte mendjen, të kuptonte se tashmë është në opozitë dhe opozita e vërtetë fillon duke tërhequr ministrat e deleguar prej tyre.

Njerën këmbë në qeveri e tjetrën në opozitë, kjo ndodh vetëm tek ne.

Çfarë duhet bërë:

Së pari duhet të ndryshojë urgjentisht ligji i tashëm dhe rotacioni qeverisës nuk duhet bërë pas tre muajve, por menjëherë. Vendi ky dy përvoja të hidhura nga tejzgjatja e rotacionit qeverisës.

Përvoja e parë e hidhur: Katër vite më parë pas humbjes drastike, qeveria Berisha vazhdoi të qëndrojë edhe tre muaj në detyrë dhe në këto tre muaj, si nuk mund të ishte menduar u bënë disa nga pazaret më të mëdha, u deleguan koncensione dhe u dhanë tenderë që edhe sot e kësaj dite rëndojnë mbi ekonominë e vendit. Qeveria Berisha pas tejzgjatjes së qeverisjes së saj u largua nga pushteti me një bilanci negativ, borxh publik të brendshëm prej reth 800 milionë euro dhe për këtë nuk i hyri as gjemb në këmbë, nuk u dënua askush e askush, edhe sot e kësaj dite, nuk përgjigjet për masakrën e bërë.

Përvoja e dytë e hidhur: kjo po ndodh tani. Një qeveri mishmash ku nuk e merr vesh i pari të dytin, ku i parti nuk flet me të dytin e ku gjysma nuk flet me gjysmën tjetër; ku disa shpresojnë të qëndrojnë në detyrë e disa të tjerë nxitojnë të vijnë. Ndërkohë nuk troket asnjë investitor i huaj sepse nuk ka me cilët të flasë; me të përkohshmit, me të opozitës apo me ata që nuk e dinë se ku do të jenë në fundin e shtatorit; nuk ka asnjë vendim të rëndësishëm të Këshillit të Ministrave. Në dikastere qeveriset partizanshe, drejtorët ngrihen kundër ministres, kjo e fundit shkarkon më shumë se gjysmën e një bordi universitar, megjithëse  jo shumë kohë më parë, shefi i qeverisë kishte thënë se nuk kanë asnjë kompetencë në lëvizjen e kuadrit, në emërime të reja, në largime nga puna etj. Në fakt ata po bëjnë çfarë i a ka ënda dhe po e bëjnë në sytë e vetë kryeministrit, i cili edhe pse i sheh, nuk flet, sepse është “ i hidhëruar” me teknikët dhe me ato të tepsisë.

Ligji i ri duhet të përcaktojë saktësisht se maksimumi tre apo katër javë pas vendimit përfundimztar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duhet të mblidhet parlamenti i ri, të bëjë lëvizjet e përcaktuara nga ligji dhe të fillojë nga puna qeveria e re. Krijimi i hapësira boshe, aq më tepër i hapësirave të tilla në të cilat lëvizin së bashku, shumicë e opozitë, pa folur me njëra- tjetrën, duhet të marrë fund.

Largimi apo qëndrimi në pushtet nuk është vendim partie e as marrëveshje: është çështje dinjiteti.

Të respektosh veten do të thotë të mos rrish aty ku je i tepërt dhe ku për më tepër i bën dëm vendit tënd.

Nga Bedri Islami August 16, 2017 11:30 Updated
Komento

7 Komente

  1. anticensurë25642654 August 16, 12:32

    “Shefi i qeverisë Rama kishte premtuar solemnisht se, të nesërmen e zgjedhjeve, teknikët ministra do të largohen nga detyra dhe do të fillojë një qeverisje e re.”
    nuk është as e para dhe as e fundit që premtimet e ramës janë vetëm “premtime”!!janë fjalë të thëna për momentin sa për të “kaluar lumin” dhe më pas asqë i përfill fare!!nuk ja vlen të japësh shëmbuj sepse janë aq të shumtë sa po përmënde disa prej tyre,ju mbetet “hatri”të tjerëve!!
    “Largimi apo qëndrimi në pushtet nuk është vendim partie e as marrëveshje: është çështje dinjiteti.”
    thënje e bukur pas një shkrimi rrokoko nga ana e bedriut!!
    bedri në një shtet asgjë nuk matet me “dinjitet”!shteti funksionon në bazë të ligjeve të shkruara!shteti funksionon duke zbatuar ligjin!!nëse për një situatë të caktuar nuk ligj!?atëherë bëhet një i tillë!!
    shteti ynë i ri 27 vjeçar ka boll ligje,por asnjë prej politikanëve nuk i zbaton ato!!të gjithë bëjnë atë që duan për momentin,pavarsisht se shkelin ligjin me këmbë e me duar!!kjo shkelje fillon nga i pari i vëndit deri tek i fundit!i vetmi ndryshim në shkeljen e ligjith nga të gjithë është se të vegjlit dënohen,nga njëherë,të mëdhenjtë kanë imunitet të plotë për çdo shkelje që bëjnë!!
    titulli i bukur i “rrotacionit”nuk ka asnjë lidhje me tërë shkrimin!!
    sidoqoftë duhet mbushur gazeta.njëlloj si një stallë bagëtish!!kur ke ushqim të mirë jua jep bagëtive,kur nuk ke i fryn me kashtë!!

    Reply to this comment
  2. Monika Kryezeza ish prostitute tani shtetare e gazetare August 16, 12:52

    Po kete KQZ-Kooperative Qirjesh Zagaresh ne cilin vend te demokracive parlamentare te Europes e ke degjuar o islamiku Bedri kur edhe ne Avganistyan zgjedhjet i organizon ndjek numuron brenda dites SHTETI!

    Reply to this comment
  3. Jevi August 16, 15:56

    Kerkesa per qeveri teknike dhe marrveshja qe u arit u bene qe vendi te pengohej sa me shume ne ecien perpare.Tekat e te perkedhelurve Meta e Basha nuk jane rastesore por te qellimshme .Z.Edi duhet ti kish larguar ne momentin qe zgjedhjet mbaruan.Ku eshte problemi apo do te themi se TEKNIKET E ATA TE LSI na e bene lemsh punen.JUSTIFIKIME.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 August 17, 08:55

      Jevi
      kur ke kaq “edukatë”sa të shkruarsh “Z.Edi duhet ti….”
      përdore dhe për këta të tjerët ” Meta e Basha”të njëjtën edukatë!!po ti vësh në kandar të tre!?kanë të njëjtën vlerë!!njëri më mut se tjetri!!
      jo për gjë,por dukesh si bythëlëpirës pushteti,për këtë moment i ramës!!

      Reply to this comment
  4. ppp August 16, 19:54

    …ose Bedri, beje dhe nje analize per presidentin, apo gazeta juaj e ka ” gur rezerve ” ?

    Reply to this comment
  5. Lili August 17, 01:26

    Duket sikur deshtimet e tij kryeministri jone do me va lane te tjereve,prandaj nuk guxon me u ba timonier i vertete po mbetet vetem facebookgji…
    Sa per Bedriu.mire na dha analizen po kush ka faj per kete pune nuk guxon t’a thot, as nuk guxon me ba sugerime ligjor si te mos riperseriten keto skandale.
    Per parlamentaret tone,mos te flasim hic se kot i kemi e kot i paguajme…. ne nje vend normal,parlamenti shtrengon qeverine edhe e detyron me vepruar qofte duke propozuar vete ligje,qofte duke kerkuar ligjet nga qeveria..n’albanistan parlamentaret tone jane aty vetem qe te bejne 50 shtepia… e milliona euros neper kontot e tyre asgje tjeter.
    Cohu,o popull e mos duro me.
    Kerko prane gjykateseve si si merr kredi deputi 850000 euros ne nje banke vetem me nje rroge deputi,cila eshte ajo bank qe i dha jashte cdo standarte bankar kete kredi…
    Hulumtoni vete edhe beni kallezime penale. Mjaft na rrejpen keta politikane, bashke me ´mbrojteset’ e tyre e mass mediave qe cuditerisht kur nuk pyesin per pse gjithe keto millionera ne Parlament e pse gjithe kete varferi tek populli-
    Turp per ju gazetaret e per ju bedri zeza qe nuk do me pa katastrofen kombtare qe ke para syve.
    Po jo vetem katastrofen,edhe turpin kombtar qe keni para syve.

    Reply to this comment
  6. Mark .uk August 17, 06:44

    Shko more rrot e hiqu rrotacionit more spiun.Bedri Islamabat prap je aktiv si dikur kur punoje te gazeta jeta e re ne Shkoder

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*