Përse ne nuk kemi një Unamuno?

Nga dr. Jorgo Mandili July 21, 2016 18:30

Përse ne nuk kemi një Unamuno?

 

“Unë jam Profeti Suprem i Tempullit të Intelektit”! – kështu i u përgjigj Miguel de Unamuno, rektor i Universitetit të Salamankës, Spanjë, gjeneralit Milan Astraj, i cili në vitin 1936, në një fjalim që mbajti në Universitetin e sipërpërmendur, bëri thirrjen nekrofilike: “Viva la Muerte” (Rroftë Vdekja)!

Dhe dikush prej ithtarëve të tij e kishte thënë këtë me zë të lartë nga salla e Universitetit. Ndërkaq, një, thirrje të ngjashme me atë të gjeneralit fashist, dëgjuam edhe në sallën e Parlamentit shqiptar, nga sjellësi i destruktivitetit të Shqipërisë, Sal-Ui-ja: “Të armatoset populli” – një thirrje nekrofilike, në një vend, që ka lënë pas një epokë shumë të errët si ajo e ’97 kur qytetarët rrëmbyen armët dhe shpërthyen depot pas rrëzimit të firmave piramidale dhe i gjithë vendi u përfshi nga trazira sociale. Nuk kemi si qëllim të analizojmë këtë ngjarje, se pasojat tragjike dihen dhe kurrkush nuk mbajti përgjegjësi. Por duam të tërheqim vëmendjen e lexuesit se çfarë qëndrime u mbajtën për këto dy thirrje nekrofilike, përkatësisht nga i pari i Tempullit të Intelektit, rektori Unamuno dhe nga të parët e Tempujve të Republikës sonë..

 

Kur gjenerali e kishte përfunduar fjalimin e tij, Unamuno nxitoi e tha: “Posa dëgjova një britme nekrofilike dhe absurde në shkallën më të lartë: “Rroftë Vdekja”! Dhe unë që e kam kaluar jetën duke formuluar paradokse, që herë pas here shkaktojnë tek njerëzit një zemërim të papërshkruar, duhet t’ju them si ekspert, se ky paradoks barabar është i neveritshëm për mua. Gjenerali Milan Astraj është sakat. Le të tingëllojë kjo britme këtu pa kurrfarë ekuivokesh. Ai është invalid i luftës, si Servantesi. Për fat të keq, tani në Spanjë ka shumë sakate. Dhe shpejt ata do të bëhen më shumë, në qoftë se Zoti nuk do të na vijë në ndihmë. Unë bëhem keq kur mendoj se gjeneral Milan Astraj do të jetë kaperton i ndërgjegjes masive. Sakati i privuar nga madhështia shpirtërore e Servantesit, gjen zakonisht një ngushëllim famëkeq duke mbjellë rreth vetes shemtine. “Ndërkaq, Milan Astraj nuk u përmbajt dhe thirri: “Abajo la inteligencia” (Poshtë inteligjenca)! dhe falangistët, që ishin ulur në sallë, e kapën britmën e tij.

Por Unamuno vazhdoi: “Ky është Tempulli i Intelektit. Dhe unë jam Profeti i tij Suprem. Kurse ju po i ndotni këto mure të shenjtë. Ju do të fitoni, sepse në anën tuaj është një forcë brutale. Por ju nuk do të mund të bindni asnjë. Që të bindësh dikë, duhet të zoterosh cilësi, të cilat juve ju mungojnë: Arsyen dhe Drejtësinë. Unë e konsideroj të padobishme t’ju bëj thirrje të mendoni për Spanjën. Unë përfundova. “(Cituar sipas Thomas. H(1961) The Spanish Civil Warr, New York, shqipëruar nga prof. Dr Afërdita Stefani). Pas kësaj Unamuno do të vihej në arrest shtëpie dhe disa muaj më vonë do të vdiste.

 

Po, si reaguan të parët e Tempujve të Republikës sonë, për thirrjen nekrofilike tashmë jo të  një gjenerali sakat, por të një mareshali të sprovuar për destruktivitet dhe luftë civile.

Besoj, se të gjithëve iu kujtohet reagimi në Tempullin e Fjalës së Përfaqësuesve të Popullit – një reagim diabolik, i pritshëm ky nga një parlament, ku shumica e deputetëve janë gjenetikisht të paaftë për t’u bërë personalitete. Tipar themelor ky jo vetëm i parlamentit, por në përgjithësi i të gjitha institucioneve shtetërore, duke filluar që nga presidenti e deri tek qeveria, drejtësia, siguria, arsimi, kultura, shëndetësia, administrata etj. Dhe me të vërtetë çfarë reagimi pati nga i Pari i Tempullit të Akuzës? Një reagim servil, prej shërbëtori ndaj Padronit: “Sipas organit të akuzës deklaratat e deputetit nga foltorja e sallës plenare…. nuk përmbushin elementët e ndonjë vepre penale”, se thirrja nekrofilike: Të armatoset populli, sipas prokurorisë është bërë në funksion të veprimtarisë dhe lirisë parlamentare.

“Rroftë Liria Parlamentare!”, që në emër të saj, vetëm Padroni i këtyre sharlatanëve që e quajnë veten prokurorë, gjyqtarë e presidentë, ka të drejtë të fyejë, të shajë e ofendojë me libër shtëpie, të bëjë thirrje edhe për luftë, edhe për grusht shteti, edhe të vrasë, edhe te vjedhë, të djegë, t’i vejë edhe flakën Shqipërisë, siç ja ka vënë dhe sot po tallet e zgërdhihet me të gjithë, duke i prurë vërdallë rreth vetes se tij, kombëtarë e ndërkombëtarë, për Reformën në Drejtësi. Dhe këto veprimtari cilësohen nga “Korifejtë e Plepave”, normale, “demokratike”, që nuk përbëjnë vepër penale.

 

Por ky absurd shkon edhe më tej. Nishani i Tempullit të Unitetit të popullit, që prononcohet edhe për një park fëmijësh, përse heshti ndaj kësaj thirrjeje nekrofilike e Padronit të vet? Të bën çudi nga ana tjetër, mosreagimi i krye Budistit të Parlamentit, i cili në këtë Tempull ku ai spikeron, të paktën të lartesohej në rolin e Profetit Suprem të Fjalës së Popullit. A mos vallë edhe ky i detyrohet këtij Padroni?

E keqja më e madhe është që me Tempujt e shenjtë të Republikës po abuzohet dhe muret e tyre po ndoten dita ditës. Tempujt e Republikës janë kthyer në Tempuj të Padrejtësisë dhe të Keqes, ku me Bujarinë e Vishos ushqehet populli me Llallën e Adriatikut, duke tundur të gjithë së bashku Dybekun e Padronit!

Vini re se çfarë ndryshimi ekziston midis dy reagimeve ndaj dy thirrjeve: “Rroftë Vdekja dhe “Të Armatoset Populli”! Krahasoni këta servilë e shërbëtorë të Padronit me Unamunon e Ditur! Dituria është forcë,energji. Ajo të bën personalitet! A nuk ju ngjallin sadopak neveri, person-nulitetet e Tempujve të Republikës? A mund të konsiderohen këta përfaqësues të popullit si Profetë Supreme të këtyre Tempujve? Përse vallë ky ndryshim? Përse nuk ka Unamuno në Tempujt e Republikës sonë? Përgjigja merret menjëherë në qoftë se i kthen sytë tek Curriculum Vitae e Unamunos dhe e atyreve të “Parët tanë”. Rektori Unamuno ishte filozof, shkrimtar, esseist, historian dhe profesor. Dini gjë ju se çfarë pune e veprimtari kanë pasur “Të parët tanë”, para se të hynin në ato Tempuj? E pra, i pari, Unamuno, i përket asaj shtrese shoqërore, që ka luajtur një rol vendimtar në formimin e botës mendore – intelektualëve, të cilët që kur dolën në skenën shoqërore, e shpallën veten martirë të sakrifikuar për interesat e njerëzimit, të veshur me misionin fisnik për të përmirësuar njerëzimin nëpërmjet ideve e mendimeve të tyre. Të gjithë intelektualët i janë përmbajtur një linje mendimi, e cila do të bëhej lajtmotivi i bindjes se tyre: “E Vërteta, Liria, Virtyti”. Të dytët nuk e njohin këtë linjë mendore. Ata kanë lajtmotiv tjetër: “Para, Pushtet, Famë”. Dhe çfarë prisni prej tyre? Reforma? Mirëqenie? Drejtësi? Mundësi të njëjta për të jetuar? Më kot shpresoni, se siç ka thënë Zh. Zh. Rusoi: “Është klasa e pasur që iu heq bukën e gojës fëmijëve tanë. Të pasurit janë ujqër të uritur që pasi kanë shijuar mishin e njeriut, nuk dinë çfarë të bëjnë me ushqimet e tjera… Urrej të mëdhenjtë, Urrej rrangun e tyre, ashpërsinë e tyre, paragjykimet e tyre, meskinitetin dhe të gjitha veset e tyre. Frytet e Tokës na takojnë të gjithëve, ndërsa Toka nuk i përket askujt. Njeriu ka lindur i lirë dhe kudo është i lidhur me zinxhirë”.

Sa aktuale dhe frymëzuese janë këto fjalë për ne, bijtë e shqipes, me mentalitet otoman, ku nga mungesa e lirisë, gjendemi gjithmonë para nevojës për mbrojtje apo për shpëtim. Dhe këtë e kërkojme jo tek Liria dhe Ligji, por tek prijësi, partia, miku . Me”, Liri dhe Ligj “, do ta transformojë Universitetin në një institucion në funksion të zhvillimit, në një institucion që të gjenerojë intelekt-iu pergjegj pyetjes sime, rektori i Universitetit të Vlorës, prof. Roland Zisi. Më pëlqeu kjo kthjelltësi vizionare e këtij rektori,realizimi i së cilës kërkon një vullnet dhe logjikë të fortë,si edhe një lidership akademik të përbërë nga personalitete të krijuara me punë dhe veprimtari, si Unamuno. I uroj suksese prof. Rolandit në misionin e tij fisnik! E përmenda këtë rast, për të theksuar se binomi “Liri dhe Ligj” është çelësi i artë i Demokracisë dhe Drejtësisë. Liri dhe Përgjegjshmëri, Liri dhe Ndeshkueshmeri është ai instrument i edukimit që lehtëson integrimin e gjeneratave të njerëzve në logjikën e sistemit shoqëror aktual, duke sjellë një konformitet me të, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, është një praktikë e lirisë për individët për të vepruar në mënyrë kritike me realitetin dhe për të zbuluar rrugë të reja se si të marrin pjesë aktive në transformimin e botës. Nga mungesa e kësaj filozofie të edukimit ka vuajtur sistemi ynë arsimor dhe ende nuk është kuptuar që reformat duhet të fokusohen në këtë drejtim :në edukimin e individëve të lirë dhe krijues, por mbi të gjitha, qytetarë të përgjegjshëm e të ndershëm, të formuar me normat dhe standardet e demokracisë dhe të së drejtës. Në sistemin monist mbizotëronte Ligji dhe Detyrimi dhe rezultati i edukimit ishte një individ turme, servil i regjimit, ku për të mendonte partia. Në postmonizem filozofia e edukimit jo vetëm që nuk iu përgjigj kushteve të reja social – politike, për t’i integruar këta njerëz në sistemin e ri, por përkundrazi në emër të Lirisë pa Ligj e çoi gjithë shoqërinë tonë në anarki totale, duke formuar njeriun e ri – i paditur, por i fortë, ku veset u transformuan në virtyte, ku mashtrimi, gënjeshtra dhe dhuna të bënin të pasur dhe me famë pasojat e së cilës i vuajmë ende edhe sot kudo :në shkolla, universitete, spitale, administratë, qeverisje, parlament, presidencë, shkencë, kulturë dhe art – kudo injoranca flet për dijen dhe kriminelet për drejtësinë.

Kjo është kriza morale e nje shoqerie ku mungon Arsyeja dhe Drejtësia dhe ku vepron Instikti dhe Dhuna. Prandaj ne nuk kemi Unamuno sa kohë sistemi ynë arsimor do të prodhojë individ turme, servila të rrëgjimit. Derisa nuk do të krijohen institucione të forta, të qëndrueshme e të pavarura (jo sipas nenit 88 të Venecias), që ta çlirojnë shqiptarin nga “turmëzimi”, ne nuk do të kemi Unamuno, por fanatikë e militantë partie. E, deri atëherë, në qoftë se kalohet Reforma në Drejtësi sot, do të duhen të paktën 50 vjet që nje “kafshë politike” të kthehet në qytetar. Dhe kur “ke qytetarin – theksonte Rusoi – ke gjithçka në pëllëmbë të dorës. A do t’i hapë rrugë ky parlament kësaj aspirate të brezave të ardhshëm? Me fjalët e Unamunos: “Unë e quaj të padobishme t’i bësh thirrje këtij parlamenti e sidomos “fëmijës qaramane – opozitë – qe të mendoni për këta breza, por nuk mund të lë pa i bere thirrje atij 91%të popullit që mendojnë për të ardhmen e nipërve dhe mbesave të tyre, që më 21 korrik të bëhen Unamuno: të mos lejojnë parlamentarët të ndotin muret e Tempullit të Tyre – ta rrethojnë atë dhe të mos i lejojnë të dalin prej andej pa dalë “tymi i bardhë”.

Nga dr. Jorgo Mandili July 21, 2016 18:30
Komento

13 Komente

  1. fraza July 21, 20:45

    Nderime te madh per kete shkrim te shkelqyer, prof. Jorgo Mandili!
    Parlamenti yne i shperfytyruar, i ndotur, i lyer e i perlyer me lloj-lloj pislleqesh nuk arrin te kuptoje mesazhin e ketij shkrimi.
    Vendi yne do te kete probleme te medha, dhe nuk besoj qe per 50 vjet, por as per 100 vjet (sikur te kishin jete kaq te gjate) “kafshë(t) politike” të kthehet në qytetar(ë)…

    Reply to this comment
    • Zani i Partise July 22, 04:38

      Une jam salier i kopese se saliereve, dhenve, dhive, derrave, qenerve, gomereve, ujqerve, çakejve. Eshte e pamundur qe kreu i kopese tone te kete lidhje me keto thashetheme. Ai egersire nuk mund te kete qene as zagar i i oxhakut te Enver Hoxhes. Ai shpellar nuk mund te jete as spiun i Serbise. Turma jone eshte me e çmendura, llumi i perparimit ne Shqiperi dhe akoma me shume keshtu eshte shpellari ne krye te kopese tone. Na e kemi per nder te udhehiqemi nga nje shpellar, egersire, kriminel, spiun i Serbise.

      Reply to this comment
  2. Vangjel Petri July 21, 20:59

    Shkrime të tilla vënë gishtin në plagët e shoqërisë sonë dhe japin rekomandime për shërim:Shoqëria dhe instituticionet të prodhojnë qytetarë të lirë dhe të përgjegjshëm për të ardhmen e tyre.

    Reply to this comment
  3. gjermani i fundit July 21, 23:17

    Mesa kujtoj, E.Fromm e permend kete episod ne esene e tij mbi anatomine e destruktivitetit human. Duhet te kesh dashuri per shkaterrim – permend psicanalisti i shquar -qe me fjale te tjera e quan nekrofili. Ne fakt, po te me lejohet, thirrja nekrofile e Berishes nuk eshte ajo e armeve para ndonje muaji. Ajo ishte thjesht per konsum psikologjik, ne seancen qe pasoi 21 janarin Berisha u denatyrua gjer ne cmenduri duke i thene Rames, vdis, se do te bej nje varrim madheshtor. Per te tjerat, nuk e di sesi mjaft intelektuale me A.Stefanin ne krye e konceptojne sistemin real te drejtesise ne Perendim. Ngaqe nuk e perjetojne u duket Ligji i parajses vete. Por bota jo kot eshte me rrota, sic thote populli i mencur. Homeri ne Iliade thote se edhe perendite beheshin me njeren pale kunder tjetres, si arbiter te keqinj, dmth edhe perendite korruptohen, te kursit te Plepave me nje fjale. “Shume po shdrin ai diell e pak po nxeh”- fillon vargu i nje rapsodi, qofsha i gabuar, por po flitet per kete reforme sikur te jete krijesa e fundit e Perendise mbi dhe. Me kaq pathos u fol edhe per cekun e bardhe, edhe per terapine shock, por nuk qenka e thene te zeme mend…Une per vete po dal nga stadiumi, poshte tifozlleku qe na mori me qafe!

    Reply to this comment
  4. Kali Tropojes July 22, 07:27

    Kur i pari i tempullit te akuzes dhe nishani i tempullit te unitetit popullor i tundin padronit ashiqare dybekun, pse mos t’ja tunde dhe kryebudisti? Apo se ka pas mbajtur pardesy te bardhe?

    Reply to this comment
  5. Plaku Xhuxhumaku July 22, 09:05

    Jorgo Mandili per president, intelektuale kaq te shquar sherbejne per t’ia bere mendjen pordhe miletit me shkrime kinse “te shkelqyera”. Jeta reale eshte shume me e thjeshte, mos e kompliko me kot o Jorgo.

    Reply to this comment
  6. Silvana Mandili July 22, 23:28

    Po ben shkrime edhe PIJANECI ordiner, fizikanti i shkelqyer qe bashke me nje filo-puniste bolshevike ka bere nje liber FIZIKA 1 dhe FIZIKA 2, plagjiatura katastrofike. Nese studentet nuk i blejne keto mbeturina me kopertine librash i ngelin pa u munduar ti lexojne e jo me ti korrigjojne provimet.

    Reply to this comment
    • luani July 25, 17:38

      Ti po je femer je prosto.po je mashkull je fatkeq.cfardo sexi te jeni ,jeni ignorante dhe idjote.nuk merreni me shkrimin por merreni me mllefet e te tjereve karshi jorgos apo silvanes.kuptohet kush jeni deri sa merremi me librat e fizikes.dihet kujt nuk i pelqejne.por zoterinj te nderuar shikoni faqen e pare nga prapa se cthote:pershtatje te 4autoreve me ne ze te fizikes duke filluar ngaSerwayetj.ku eshte plagjiatura ketu.mos i idemtifiko ome veten.edhe ti e kupton se perse poflas.ore zoteri ,qe vetem itille nuk je, a ke kuptuar gje nga shkrimi.se atje per ty dhe monstra si ty flitet.

      Reply to this comment
  7. silvana mandili July 24, 20:24

    Ky kete artikullin duhet ta kete bere para ores 8.00, se me pas eshte derrase me raki.

    Reply to this comment
  8. Jorgo kur është esëll July 24, 20:32

    Jorgua që me 100 € i vë pesë vetes ka filluar të merret me shkenca politike. Turp për reformën në drejtësi se reformën në arsim po e pi jorgua me shokët e shoqet e tij me raki me sheqer.

    Reply to this comment
  9. erdogani July 26, 06:26

    Duket se diku jorgua juve qe thoni genjeshtra dhe shpifni ju ka shkelur ne kallo.Por sado qe te flisni ,sado te paguar qe te jeni per te shpifur nuk e erresoni dot figuren morale dhe profesionake te tij.Sbhkruani edhe ju apo ata qe ju kane vene juve.Merruni me probleme mos u merrni me njerzit se beheni shume te vegjel sic jeni ne te vertete.por gjithmone plehra si ju do te kete.pikerisht per ju shkruan jorgo .Ju jeni individ turme qe mendjeen tuaj e komandojne te tjeret.Dil para jorgos dhe diskuti po ta mbajti jo fshehurazi si minjte or viktime mesjetare.

    Reply to this comment
  10. Reforma në Fizikë July 30, 20:48

    Falenderoj Jorgon për shkrimin e tij tepër të goditur në fushën e Shkencave Politike dhe e shpresoj që shumë shpejt të hedh në qarkullim librin e tij të shumëkërkuar Fizika 5 një libër i lënë në mes nga Ajnshtajni. Kërkimet e këtij profesori të paguar keq nuk arrijnë të kuptohen nga ata që japin 100€ për një copë pesë. Prandaj dhe Fizika 5 do jepet falas për të interesuarit por të kalosh duhet të paguash 200 € gjithmonë për një copë 5. Unë jam i mendimit që profesori nuk duhet të pijë më raki por uiski si Ajnshtajni sepse vetëm kështu mund të na dhurojë dhe Fizikë 6 aq të domosdoshme për reformën në arsim.

    Reply to this comment
  11. George Bandilli August 6, 01:02

    Në këtë moment që po shkruaj deklaroj që jam plotësisht vetvetja dhe nuk jam në ndikimin e asnjë pijeje alkolike! Në fund të fundit, ç’të keqe ka t’i marrësh studentëve nga 100 apo 150 euro për të kaluar lëndën Fizika 1 apo 2 ? Kur studentët i japin vetë lekët për të kaluar lëndën nuk përbën asnjë shkelje ligjore përkundrazi, kjo shërben si një shtysë për të blerë një TAMZAN RAKIJE që të rri drru gjithë ditën dhe natën e jo vetëm në auditoret e universiteteve. E vetmja pjesë ku ne detyrojmë studentin është blerja e librit të fizikës, Fizika 1 dhe Fizika 2 që në total shkojnë rreth 100 mijë lekë të vjetra. S’besoj se studentët zbythen për një shumë kaq simnolike… Rroftë Edi Rama, përpara KOMUNIZMI! U pafsha në arrat e Saje Qorrit dhe Edvin Shullazit atyre që kan cmirë për arritjet e mia alkolike, më falni, pedagogjike.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*