Përse nuk i denoncon Nishani grupet kriminale?

January 12, 2017 10:25

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

 

Gjithë kohën na kanë munduar këto “grupet kriminale” të votave e sidomos ata që humbin e kanë më keq. Analiza e “hollë” që presidenti-ministër i bëri “fatit” të zgjedhjeve të ardhshme qe shumë dimensionale duke përfshirë edhe dimensionet shtesë të “fijes” në teorinë kuantike. Meqë këtë punën e fijeve e di mirë ish-ministri i Brendshëm them se duhet të ketë (siç e konfirmoi vetë) një listë të gjatë të këtyre grupeve që do t’i pengojnë qëndrimin në “fron” zotërisë së tij e të atij që e “polli”. Interesant është fakti që kur fitohen zgjedhjet këto fshihen si me magji dhe kur humben po si me magji “mbulojnë” Shqipërinë. Megjithatë një sugjerim do të merrja “guximin” t’ia drejtoja Nishanit. Meqë ka listat e këtyre grupeve, përse nuk ja adreson Interpolit pasi tek “drejtësia” e vet nuk ka më “besim”? Nuk është e vështirë të kuptosh se ç’pret ai nga 2017 e prandaj fillon qysh tani këtë justifikim si parapritë për “suksesin” e ardhshëm elektoral. Më vjen keq që kjo tokë që nxjerr edhe burra të prishë “dorën” duke sajuar liliputë të tillë që të turpërojnë edhe kur flasin e jo më kur veprojnë. Është e pashpjegueshme se ç’i detyron për të diskredituar veten pa qenë shumë e nevojshme. Fundja fjalët mund të renditen bukur edhe pa qenë të vërteta. As kaq nuk e marrin mundimin të bëjnë, të paktën kur i drejtohen “popullit”. Është ose një nënvlerësim themelor që i bëhet “auditorit” ose një miopi e pafalshme edhe për një mediokër. Nuk e dimë se çfarë kërkojnë prej nesh. Të mbyllim sytë e të ndjekim verbazi rrugën e tyre pa krye e pa bisht? Kur do ta kuptojnë defektin e rëndë të shkëputjes nga realiteti e të flasin me gjuhën e atij që i drejtohen e që shpresojnë të dëgjohen? Nuk e di. Askush nuk e di se për ku janë drejtuar. Zoti ua sjelltë mendjen! Profeti

January 12, 2017 10:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*