Përse nuk përfaqësohemi denjësisht në Festivalin Europian të Këngës

May 11, 2017 20:17

Përse nuk përfaqësohemi denjësisht në Festivalin Europian të Këngës

 

Kam qenë njëmijë për qind i sigurtë se Lindita Halimi nuk do kualifikohej në finalen e Eurovizionit. Në festivalin e fundvitit në RTSH kam qenë njëri prej anëtarëve të jurisë qëndrore të festivalit. Në juri kishte një “lob” të fortë kosovar me në krye këngëtaren Alma Bektashi që në mënyrë të pamerituar e nxorën Lindita Halimin në vend të parë.

Në fakt unë nuk u interesova tek asnjë anëtar jurie për të parë vlerësimet. Kur u ulëm në sallë isha ngjitur me Inva Mulën dhe pashë në fletën e saj që i kish dhënë çmim të parë Lindita Halimit.

Meqë nuk kam ndonjë muhabet të veçantë me Mulën,i thashë vetëm se nuk besoj ta kesh mbushur vetë fletën e pikëve. Pse?-më tha ajo. Se ajo këngë s’është për në europian i thashë unë dhe me kaq u mbyll muhabeti. Unë çmimin e parë ja dhashë këngës së Edmond Zhulalit, kompozitorit të vetëm që na ka dhënë një vend nderi në një festival europian, i bindur se e meritonte.

Kompozitorin e këngës së Lindita Halimit, e kam pasur mik. Them e kam pasur, mbasi pas vlerësimit tim me vend të dytë, më kanë mbajtur mëri gati si fis. I thashë ke këngë të mirë, por absolutisht jo për vend të parë.

Kur atij ja dhanë këtë çmim, më shkroi një mesazh ku më thoshte se dhe pse s’desha unë kënga e tij triumfoi. Këtu triumfove me hile- ju përgjigja unë-por nuk ke për të hyrë në natën finale, ke thjeshtë një vokalicë dhe jo një këngë.

Në fakt ndihem mjaft mirë që më doli parashikimi. Por ky shënim ka tjetër qëllim. Mendoj që në Eurovizion nuk duhet të shkojë medoemos kënga fituese, se dihen marifetet shqiptare dhe në këtë fushë.

Kënga duhet të zgjidhet nga Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së,nën këshillimin e ekspertëve më të mirë të këngës, mbasi po dështojmë ca si shumë herë dhe thjesht nga pisllëqet e jurive të festivalit.

 

Arben Duka

May 11, 2017 20:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*