Përse nuk përmbyteshim në komunizëm? Ja si e shpjegon ish Ministrja Themie Thomai

December 7, 2017 22:14

Përse nuk përmbyteshim në komunizëm? Ja si e shpjegon ish Ministrja Themie Thomai

Themie Thomai, ish Ministre e Bujqësisë përgjatë viteve 1975-1989, sqaroi në emisionin “Të Paekspozuarit”, arsyet se përse nuk kishte përmbytje gjatë kohës së regjimit komunist.

Themie Thomai: Reshjet ateherë binin më shumë se sot, nuk përmbyteshim sepse funksionte rrjeti kullues i kontrolluar i tëri, hidrovoret funksionin në mënyrë të përsosur, kolektori i madh pastrohej vit për vit, ishte si një lum, por ishte kolektor. Nëse nuk pastrohet ai nuk ka kullim. Në fund të çdo gushti, cdo hidrovor merrnin në dorëzim ngarkesën e plotë, kontrolloheshin të gjitha digat. Në diga nuk shkelnin as këmbët e bagëtive, cdo gjë përfundonte në fund të gushtit, çdo pastrim kanali etj. Ne duhet të ishim në gadishmëri, kanali i ujrave të larta, pritat malore etj. Të gjitha këto bënin rrjetin kullues.

Ish Ministrja e Bujqësisë, kujtoi edhe një nga përmbytjet më të rënda të historisë së Shqipërisë, përgjatë shekullit të kaluar.

Thomai: Përmbytja më e madhe ka qënë në Hoxharë, që kanë rënë 300 mlm shi në 24 orë. Sistemi kishte llogarit të binte shi 60 mlm shi. Kjo përmbytje erdhi deri në Kolonjë të Lushnjes, u studiua më vonë, u ribënë veprat e artit dhe më nuk u përmbyt. U përmbyt tokat sepse ishin të kripura.

December 7, 2017 22:14
Komento

10 Komente

  1. xxx December 8, 01:15

    eh moj ministre te hengshim m.tin gjithe sa jemi sot

    Reply to this comment
  2. MH December 8, 02:31

    Cdo gje e kjarte qe nga germa e pare e te shprehurit te mendimeve e deri tek kjo toka e kripur.Qe thua:”U përmbyt tokat sepse ishin të kripura!”Kete mendim nuk e kuptoj dhe me ban te qesh.Permbyeten tokat pse kane kripra..

    Reply to this comment
  3. intelektuali December 8, 07:09

    VEPRAT E ARTIT TE LOPCARES THEMIE THOMAI BEHESHIN DHE MIREMBAHESHIN ME TE BURGOSUR POLITIKE O YLLI RAKIPI

    Nga ana tjeter a e ke degjuar o gazetari i Enverit Ylli Rakipi termin PASHAPORTIZIM?

    sepse:

    Ne kohen e Qepes te Partise se Punes popullata ishte si bujkrobeirit apo muzhiket ne Rusi dhe nuk kishte te drejte te shkonte dhe te nderonte shtepi ku i donte qefi, aq me shume ne Tirane si talebanet e Saliut ne Bathore dhe gjetke por vetem atje ku e kishte caktuar Enveri dhe Partia, prandaj edhe nga permbytjet nuk vuante kush si sot.

    Ne Kohen e Qepes te Partise se Punes prona ishte e shtetit dhe jo private dhe prandaj shteti ishte ai qe kujdesej per sistemet e kullimeve dhe digave dhe LEKAT vinin si lume nga ndihmat qe Enveri perfitonte falas nga dashnoret e tij komuniste qe i nderronte si Mbreti Grate, borxhe qe nuk i ktheu kurre. Nuk eshte e vertete se vetem Hoxhara eshte permbytur gjate Diktatures hoxhiste, por edhe Lezha dhe shume zona te tjera, ka pasur shume fatkqesi ne miniera, ne Valias, ne Bulqize,

    POR A MUND TE KRAHASOHET REGJIMI SATRAP I ENVER HOXHES ME REGJIMET MAFIOZE POSTKOMUNISTE QE ERDHEN NE PUSHTET PAS RENIES SE MURIT TE BERLINIT ME AMANET NGA ENVERI DHE NEXHMIJA?

    Kjo pyetje do te ishte me e drejte te shtjellohej ne emisionin “Te paekspozuarit” te Ylli Rakipit ne menyre qe te mos budallepsen shqyptaret me demagogji false se Demokracia jone anadollake eshte si ajo e Botes se Civilizuar dhe se Partia e Fatos Nanos, Sali Berishes, Like Floririt dhe Edi Rames po nderton Kapitalizmin me flamurin e Enverit ne dore.

    PO PSE ME LOPCAREN E ENVERIT, THEMIE THOMAIN DO TE SHKOJE SHQYPNIA NE BE?

    PO si nuk te vjen pak turp o Ylli Rakipi qe i servir shqyptareve ne emisionin tend nje ministre idiote te Enverit qe e paraqet si KOKE E MADHE me gjithe dallkaukun e LSI-se Panaritin per te zgjidhur problemin e permbytjeve enveriste ne Shqypni?

    PO PSE E FALIMENTOI BUJQESINE NE VITET 80-90 TE KJO MINISTRE E ENVERIT KUR ISHTE KAQ E AFTE?

    apo:

    I ke harruar tufezimin dhe tollonat e mjerimit te Partise se Punes o Ylli Rakipi qe je bere si gazetari enverist Xhevdet Shehu i Nexhmijes?

    PO PSE IKEN SHQYPTARET TE LEMERISUR NGA SHQYPNIA NE VITIN 1990 KUR THEMIE THOMAI KISHTE NDERTUAR NJE BUJQESI MODERNE ME PARTINE E PUNES?

    Reply to this comment
  4. pas dimrit, vjen pranvera December 8, 11:36

    Thha ca gjera me me vlere per keta sot, se sa nga ato qe jane shkruar. “u permbyt toka se ishin te kripura” ! Po ç’eshte kjo shprehje? Ishte fjala per çkripezimin, jo se u permbyt toka se ishin te kripura. Megjitheate specialistet i dine pse permbytet Shqiperi. Te nxjerrin aresyet dhe te marrin masa duke ja dhene qeverise te veproje. Po ashtu le te lexojne edhe pse Shqiperia nuk permbytej keshtu me 300 mm shi dhe permbytet me 150. Thjeshte jane ato qe permendi Themie Thomai. Mos harroni se edhe toka bujqesore ishte e drenazhuar ne ate kohe.

    Reply to this comment
  5. kodra pas bregut December 8, 12:19

    “Intelektual ”
    Ti pervecse je nje IDIOT , je dhe nje Nihilist dhe Shpirtkatran .
    Themie Thomai thote nje te vertete , port ti vazhdon me te njejtin avaz , ate te Mukes .

    Reply to this comment
  6. Zylo December 8, 13:16

    Mire e ka nuk kishte permbytje sepse nuk kishte shtepi anes lumit se sot erdhen malesoret dhe zaptuan toka me force nen emrin e Pd shkaterruan cdo gje dhe sot kerkojne llogari pse permbytemi

    Reply to this comment
  7. xxx December 8, 14:11

    Thomai duhet marre e paguar per KESHILLTARE prane ministrise se bujqesise, dhe, qeverise

    Reply to this comment
  8. Dodona mbi Tomorr December 8, 18:14

    Cfar nuk tha Themije Thomai ne biseden televizive ne N-24 ,ne mbremjen e dates 7 dhjetor;Para viteve ’90 fondet per bujqesine nuk ishin me te larta se ato qe i jpen sot bujaesise , bile mund te them se ishin disa here me te pakta : por ato fonde perdoreshin te tera per objektet e planifikuara ndersa sot ato shperndahen neper xhepa dhe nuk dihet sa perfundojne ne objektin e caktuar ;keshtu qe keto objekte ose nuk do te perfundojne ose do
    te behen te gjymtuar, Me fondet per bujqesine mbas viteve ’90 kane shperdoruar te gjithe ish ministrat e bujqesise !

    Reply to this comment
  9. Dodona mbi Tomorr December 8, 18:16

    Cfar nuk tha Themije Thomai ne biseden televizive ne N-24 ,ne mbremjen e dates 7 dhjetor;Para viteve ’90 fondet per bujqesine nuk ishin me te larta se ato qe i jepen sot bujqesise , bile mund te them se ishin disa here me te pakta : por ato fonde perdoreshin te tera per objektet e planifikuara ndersa sot ato shperndahen neper ” xhepa” dhe nuk dihet sa perfundojne ne objektin e caktuar ;keshtu qe keto objekte ose nuk do te perfundojne ose do
    te behen te gjymtuar, Me fondet per bujqesine mbas viteve ’90 kane shperdoruar te gjithe ish ministrat e bujqesise !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*