Përse PD shkërmoqet vazhdimisht

October 6, 2017 10:50

Përse PD shkërmoqet vazhdimisht

Bedri Islami

Ajo që po ndodh ditët e fundit brenda PD-së nuk është asgjë tjetër veçse lejtmotivi i një kronike të paralajmëruar. Është, si të thuash, përsëritja e një shkërmoqje, e cila, edhe kur nuk është kaq e thellë sa është tani, përsëri ka sjellë në politikën shqiptare edhe më tej kaos, rrëmujë dhe gjakderdhje. Asnjëherë në lëvizjen politike në Shqipëri, pas vitit 1990, një strukturë që mënon të paraqitet si forcë politike, nuk ka mbi vete aq shumë banditizëm, krim dhe vënie në ankand të çështjes kombëtare shqiptare.

PD-ja nuk ndahet tani për herë të parë dhe as që ka për herë të parë një lëvizje të tillë politike kundër vetes, të dalë nga vetë ajo. Ndarjet e saj kanë qenë të mëdha dhe me pasoja, deri afër katastrofës, për njerëzit dhe vendin, dhe, megjithëse është paraqitur si forca e parë properëndimore shqiptare, në fakt ajo ka qenë rreptësisht kundër botës së civilizuar, mendimit të lirë dhe zhvillimit normal e demokratik të një vendi që, duke dalë nga një sistem totalitar, ëndërronte të ishte pjesë e familjes europiane. Që nga ndarja e parë e madhe, e aleancistëve të Cekës e deri tani tek lëvizja e re që synon të quhet progresive, në thelbin e PD-së kanë ndodhur çarje politike, të cilat, për vetë mënyrën se si i janë vërsulur njëra-tjetrës, pjesa e ndarë dhe trungu, kanë sjellë në vemendje se ajo që media dhe politika ka dëshmuar për to, nuk ishin asgjë tjetër veçse pjesa e dukshme e një maskarrallëku të pashoq që kishte ndodhur në Shqipëri.

Përse ndodh një shkërmoqje e tillë?

Janë vetëm interesa të ndryshme politike apo ka diçka më tepër se kaq?

Është luftë për pushtet, apo, siç ndodh rëndom, pas politikës, fshihen klane të fuqishme mafioze, oligarki financiare që janë ndeshur interesa të ndryshme politike apo vetë politika e shfaqur ka shërbyer e shërben për fshehjen e qëllimeve të tjera, të cilat pak kanë të bëjnë me idetë, vizionet e përkushtimet?

Ka disa shkaqe pse ndodh një gjë e tillë dhe gjërat duhen kapur që në gjenezën e saj, pra që asaj nate, kur në shtëpinë e Gramoz Pashkos, mblidheshin një grup njerëzish, disa nga të cilët ishin bashkëpunëtorë aktivë të sigurimit të shtetit, të tjerë komunistë të devotshëm, një palë nga familjet që kishin shtrydhur deri në palcë pushtetin e komunistëve dhe kishin qenë pjesë e piramidës së saj, dhe, nga ana tjetër, disa studentë naivë, që menduan se, duke thirrur për demokraci dhe me dy gishta lart, do të vinte fjala e lirë, mendimi i lirë, bota kapitaliste.

Së pari, PD, që në themelimin e saj ishte vepër e trefishtë e sigurimit të shtetit, përmes emisarëve të saj, njëri nga të cilët do të ishte Azem Hajdari; përmes shërbimit të fshehtë serb, përmes Bujar Hoxhës, njeriu që në vitin 1982 kishte synuar të dërmonte lëvizjen ilegale çlirimtare në Kosovë dhe më pas kishte infiltruar në të elementë të UDB-së jugosllave, dhe, së fundi, por që duheshin të ishin shumica, intelektualë të njohur, të cilët, si kurrë më parë, menduan se kishte ardhur koha e tyre për të bërë diçka në dobi të vendit.

Intelektualët e njohur, më i shquari prej tyre do të ishte Aleksandër Meksi, u përdorën mjeshtërisht për figurën që kishin krijuar, e më pas, siç ndodh rëndom në partitë e krijuara nga një filesë e tillë, ose u shkëputën vetë, ose u dëbuan.

Së dyti, pavarësisht fjalëve të mëdha për liri e demokraci dhe për Shqipërinë si gjithë Europa, një ëndërr që nuk ishte vetëm e studentëve, lindi më shumë si një bandë politike, se sa një forcë politike, aq e domosdoshme për kushtet e vitit 1990.

Jo rastësisht në fillimet e saj PD-ja mblodhi rreth vetes një grumbull të madh njerëzish që deri asaj kohe ishin njohur ose si burgaxhinj, ose si njerëz të rrugës, ose pa asnjë veti vetjake që mund të ndillte tërheqjen drejt idealit të tyre. Në fakt ata nuk kishin ideal.

Më ka mbetur në mendje 13 dhjetori i vitit 1990 në qytetin e Shkodrës. Së bashku me një koleg gazetar, Rifat Dajti, e ndoqëm atë që nga fillesa, ku një grup studentësh u detyruan me forcë të dilnin rrugëve, e deri në fundin e saj. Çuditërisht, rrotullimi i parë i saj ishte i padëmshëm, nuk u thye asgjë dhe nuk u prish asgjë. Një demonstratë, e cila, si filloi, nuk mbaroi. Pasi grupi i demonstruesve, që shtoheshin gjatë rrugës arriti edhe një herë nga ishte nisur, tek Universiteti “Luigj Gurakuqi”, para tyre doli një turmë tjetër, në drejtimin e së cilës nuk dihej se kush ishte, por që dallohej Pjetër Arbnori, ndoshta më i qeti deri në atë moment. Turma u kthye, ose më saktë, u detyrua të kthehej dhe në kthim, përmbysi e vodhi gjithçka gjeti para vetes.

Në fakt kjo ishte edhe fytyra e një lëvizje politike, e cila, dukej se do të ishte si rrethi i parë i demonstratës, e qetë dhe me mendim, por që shumë shpejt do të shfaqej ashtu si rrethi i dytë i saj, me shkatërrime, vjedhje, grabitje e pasiguri të përgjithshme shoqërore.

Asnjërin nga këto akte nuk e dënoi PD-ja, përkundrazi e bëri pjesë të politikës së saj dhe njerëzit që drejtonin bandat, i bëri shumë shpejt eksponentë të Shërbimit Informativ, të Policisë dhe disa i dërgoi tek Plepat, për të qenë gjykatës.

Nëse zoti Lu, ambasadori amerikan, flet sot për 20 familje mafioze e 4 klane, ai është treguar i rezervuar, pasi janë shumë më tepër se kaq dhe fillesën e kanë pikërisht në këtë lëvizje politike, çmeritëse dhe të pazakontë. Këto “SHIK-as”, “policë” e “ gjykatës”, truproja të Presidentit dhe të shefave të tjerë, do të jenë shumë shpejt zaptuesit e trojeve, oligarkët, krijuesit e bandave të vërteta.

Së treti, rrugën drejt pushtetit PD-ja e përceptoi që në fillim si një lëvizje komuniste të dorës së ashpër, me dhunë. Provën e parë ajo e bëri tek Shkolla e Bashkuar e Oficerëve, të cilën deshi ta merrte me armë, dhe, kur mendoi se mund të dështonte, kërkoi me çdo kusht të bënte një lëvizje antishtet, si mënyra e vetme për të marrë pushtetin. Pushtetin me armë PD-ja synoi ta merrte edhe në shtatorin e vitit 1998, ku gardistët e lidhur me të, pikërisht ata që ishin deleguar prej tyre në sistemet e sigurisë, mbi tanke, sulmuan institucionet e shtetit, ndërsa godinën e vetë PD-së e kishin shndërruar në një depo armësh. Jo rastësisht, në lëvizjen e shtatorit 1998, me lëvizjen grusht shteti të PD-së, do të bashkoheshin edhe elementë dhe trupa që kishin qenë në shërbim të shërbimit të fshehtë ushtarak serb, e ndonjëri prej tyre kishte qenë edhe ushtarak madhor, pjesë e vrasjes së dy liderëve të lëvizjes çlirimtare në Kosovë, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha.

Krijimi i grupeve paramilitare në vetë PD-në vazhdon edhe sot me korpusin e quajtur me  emrin e Azem Hajdarit, veshur me një uniformë që të kujton fashistët dhe që e kanë mendjen ende tek mundësia e kthimit pas të vitit 1990 , kur shteti kishte rënë dhe bandat u bënë okupuesit e tij.

Pjesë të rëndësishme të këtyre bandave, pas një strukje të përkohshme në vitin 1997, “lulëzuan” në qeverisjen e dytë të PD-së, sidomos në periudhën mes viteve 209 – 2013. Kjo është periudha kur këto banda krijojnë fizioniminë e tyre të plotë, të veshur me petkun e politikës, por me dorën e policisë së shtetit.

Qeveria e përbashkët e së majtës, në katër vitet e para të pushtetit të tyre, nënvlerësuan këto banda të krijuara, menduan se me largimin e tyre nga postet zyrtare do të minimizohej edhe forca që kishin ata. Të lidhura me politikën, edhe pse pjesa e tyre e politikës ishte në opozitë, ata ishin forcuar aq shumë, sa që klanet që ka në mendje zoti Lu janë tepër foshnjarake përballë kësaj kaste.  Besoj se e majta në pushtet tani e ndjen gabimin e saj, një gabim që mbi të gjitha duhet të kishte rënduar mbi ministrin e Brendshëm socialist, Saimir Tahiri e sot mund të përcillet tek ministri i ri.

Së katërti, me pak përjashtime, sidomos të fillimeve të saj, në PD nuk ka pasur asnjëherë një vizion politik të qartë dhe asnjë linjë të përcaktuar. E quajtur e djathtë, ajo në fakt ka qenë forca më populiste që ka njohur vendi në pluralizëm. E pranuar në forcat e djathta politike europiane, ajo ka qenë delja e zezë e kësaj strukture, sidomos në periudhën Basha. E renditur si një forcë që do të vendoste kapitalizmin, ajo risolli narshinë; e quajtur parti e ligjit, ajo bëri antiligjin dhe nxorri nga arkat e vjetra Kanunin, si një ligj themeltar i vetdrejtësisë; e përcaktuar si parti e fjalës së lirë, ajo u bë mbytësja e saj.

Mungesa e vizionit u zevendësua me praninë e bandave. Të paktët që deshën të shkulnin këto Banda, sidomos ish-ministri i Brendshëm Olldashi, me ndërhyrjen e Fazlliçit, u largua nga posti për të qenë ballë Ramës në një kandidim bashkiak ku gjithçka ishte e vendosur; bandat morën frymë lirisht, sepse gjithnjë ishte droja se u kishte ardhur koha që të goditeshin. Olldashin e hoqën bandat e oligarkisë brenda forcës së tij politike dhe Fazlliçi, si njeriu që kishte dorën e zgjatur edhe në Këshillin e Sigurimit, por edhe në bandat e sofistikuara të lidhura me politikës, si ato rreth klanit Berisha.

Së pesti, ish të përndjekurit politikë dhe familjet e tyre, megjithëse u turrën tek PD-ja, ishin përsëri të huaj për të. Ndonjë përfaqësimi rrallë, si ishte zonja Topalli, nuk kishte të bënte me të kaluarën e saj familjare; si ajo kishte pasur në Shkodër dhjetra e qindra të tjerë. Në fakt ajo ishte shembulli më i skajshëm se deri ku mund të shkonin të djathtët nëse do të kishin qenë në pushtet në vitin 1945, me thirrjen e saj halucionante se “Berisha në vitin 1997 bëri gabim qe nuk ju vrau të gjithëve”.

Por të përndjekurit e mendimit ishin lënë e vazhdojnë të jenë jashtë forcës që menduan se do të ishte pjesë e tyre. Dhuna ndaj tyre do të jetë e vazhdueshme dhe do të kishte një shfaqje të turpshme të saj në rastin e përplasjes Nishani, një kapterr i politikës dhe Visar Zhiti, një ish i burgosur politik, poet, mendimtar dhe ish ministër, që papritmas shpallet nga ish-presidenti si bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.

Së gjashti, lëvizja e tanishme, më shumë se një rebelim vizioni dhe idesh, është një ngritje koke ndaj përjashtimit të tyre. Kanë  heshtur kur janë goditur të tjerët dhe janë gëzuar se erdhi rradha e tyre. Tani të tjerë gëzohen që u përjashtuan ata dhe kanë rradhën. Të ardhurit e rinj janë njëlloj si të larguarit. Të ashpër, hakmarrës, përjashtues, si ishin edhe të vjetrit.

Lëvizja e re politike synon një rikthim tek Olldashi, por pa Olldashin. Janë të vonuar.

Mund të livadhisin edhe disa kohë, aq sa do të dojë shefi i tyre i gjithanshëm, Berisha. Në momentin kur ai do të kërcasë dhëmbët ose do të fillojë të hapë arkivën e tij, të gjithë do të heshtin dhe do të rikthehen si djemtë plangprishës tek vatra nga u nisën, por që ishte një vatër plot tym, mjegull dhe lagështirë.

Pikërisht sepse ka një fillesë të tillë, ndodhin edhe shkërmoqjet, por që do të jenë, si edhe më parë, stuhi në një gotë uji.

Basha do të vazhdojë të qeverisë në strukturën që i la ati i tij politik.

Të tjerët do e ndjekin. Kur të kthehen, do të jenë kokulur dhe të penduar.

 

October 6, 2017 10:50
Komento

15 Komente

  1. Guri October 6, 11:47

    Nje analize e shkelqyer, ndonese jane gjera qe dihen. PD-ja ndodhet ne pike te hallit, por nuk ka pse habitemi ne qofte se nje dite do te pushoje se ekzistuari ne arenen politike shqiptare. Nje gje e tille ka ndodhur me shume parti te medha ne Europe. Le te kujtojme Partine Demokristiane Italiane, se ciles nuk i duket as nami as nishani, ose partite komuniste te shume vendeve, te cilat jane rrudhur e tekurrur aq sa nuk degjohen fare. Ne vend te PD-se mund te dale ndonje parti tjeter, qe te jete me e denje dhe më me personalitet.

    Reply to this comment
  2. demo October 6, 11:55

    Ti thua qe Olldashi donte te shkaterronte bandat,por s`e la Fasllici????????Olldashi,qe me bandat trembi “klanin e Zemunit”ne Shijak dhe i rrembeu mandatin e pularise Dukes?Pjesen e pare te shkrimit e ke vjedhur nga komentet.Per periudhen 2005-2013 ja ke fut si kau peles.

    Reply to this comment
  3. S. Vinglla October 6, 12:33

    Sado hidhur t’i vijje gjysem-bajges se djathte katovicare, radioskopia qe u ke bere bashibozukeve demokratikas qendron e tera me kembe ne toke.

    Qe te te themi me plot gojen “Memecit i erdhi goja”, tani bena nje nder dhe kaperce pak dhe nga gjysem-bajga tjeter se vetem keshtu mund ta kompletosh zanafillen e tragji-komedise se ketij tranzicioni shkaterrimtar.

    Reply to this comment
  4. perkthyesi October 6, 13:15

    Ka kohe qe PD eshte kthyer ne nje bande, jo se nuk ka qene e tille qekur lindi, por sot vertete nuk ka me asnje lloj identiteti! Me thoshte nje miku im, ne se lind rrugeve, aty do perfundosh! Vertete, profecia e tij po behet dalengadale realitet! Shkurt hesapi, afro 30 vite te shkuara dem, me palaco politikane!

    Reply to this comment
  5. shqip October 6, 13:20

    Krahasimi i korpusit te Azem Hajdarit me fashistet eshte i pa vend . Ky korpus ngjan me hordhite e Isis-it . Vete Hajdari ishte nje percjelles i islamit radikal . Jane ” te famshme ” shprehjet e tij kur therriste ;” per allah e per qill ” . Ndoshta e keni kujtesen e dobet . Po ky mik i bandave te Lazaratit e te Tropojes + Shkodres , investonte ne ngritjen e xhamive . Me çfare parash ? Ky ishte vetem deputet i thjeshte . Pergjigjen gjejeni te aderimi i Shqiperise ne lidhjen arabe . Pd ashtu lindi . Si force e rrugaçeve . Ne te gjitha qytetet bene baterdine me thyerje e vjedhje . Podiumet mbusheshin me kellira qe qyteti i kishte si jashteqitje te shoqerise . Kete e them me fakte . Pasi vete kam kontribuar ne pd e 91 . Zyrat mbusheshin me gjithfare negativesh . Spiune , hajdute …., sa te vinte zorr qe ndodheshe aty . Dhe ate bera . Nuk e ktheva me koken pas per ta bere veten pis ne nje letyre te tille . Bedri Islami i pershkruan drejt ne shkrimin e tij . Po do veçoja nje detaj qe eshte me domethenesi . Prona . Ate pa te cilen nuk ka fuqi e ligj qe e riparon . Jane bere deme aq te medha , sa breza te tere do vuajne pasojat . Ne do jemi vazhdimishte shoqeri konfliktuale . E per kete qellim do vazhdojme te kemi nje zhvillim te cunguar social – ekonomik .

    Reply to this comment
  6. Ai October 6, 15:42

    “Djemte “PllangPrishes” berishiane do te bejne edhe nje perpjekje me porosi te Berishes dhee ky do te jete fundi i tyre! Berisha dhe kllonimi i tij Basha bashke dhe Like flori jane fatkeqesia jone!

    Reply to this comment
  7. Dancing with criminal stars.. October 6, 16:53

    Mendoj se paragrafi i meposhtem i zotit Islami ku thote shprehimisht (citoj)
    .
    “klanet që ka në mendje zoti Lu janë tepër foshnjarake përballë kastes berishiane”
    ..
    Pra vetem nese analizojme kete fjali te gjetur me ” kujdes” midis rrjeshtave kuptohet qarte se Bedriu thote qe Luja po tall Lesht me shqiptaret ashtu si dhe Arvizuja qe kohet e fundit e perzune nga Dashi.
    .
    Kjo me lart ishte nje dicka pozitive per Bedriun por ka gjera te tjera qe do ti thoja Bedriut :….Turp jazek te qofte …..qe nuk thua ato qe te ndjen shpirti dhe qe jane realitet i hidhur:
    .
    E para:
    Kur thua qe (citoj) “”Fazllici kishte dorën e zgjatur edhe në Këshillin e Sigurimit”” kam te drejte te pyes zoti artikullfrikeshkrues: Si nuk more nje here guximin qe te thuash se prapa Fazlliçit
    ishte Tom Ridge nje figure e larte e Shtepise Bardhe….Pra kjo politika amerikane e damifazllicizimit eshte linje zyrtare apo po e bejne “berishistet kepuce kuq te washingtonit” me koken e tyre.
    .
    E dyta:
    Edhe me budallai ne shqiperi e di qe berisha dhe basha nuk jane as politikane as drejtues shteti por jane kobure dhe kapsolla ne zbatim te nje nga doktrinat me antishqiptare si ajo e dekomunistifikimit e hartuar nga makartiste te tipit Rajeson dhe mergatqyqare te tipit biberaj.
    .
    Te kuptohemi: Kam qene ne rradhet e para te ndryshimit te sistemit ne 1988-1991 me cdo kusht dhe cdo cmim….por kujdes….kam qene per ndryshim rrenjesor ne menyre te qyteteruar dhe jo per shkaterrim total deri ne cmenduri qe e beri Banda Tropojes me komisar Elezi i zi i biberajve dhe komandant sali berisha me gurilasit azem hajdari & company..
    .
    Do te analizoj cfare fakte te UBUBUJESHME jep IZET HAXHIA:
    .
    Ai thote shkurtimisht:
    .
    Qe pas humbjes katastrofike te PD se votimeve ne 31 mars 1991 te nesermen erdhi te shtabi PD dora vete Elez Biberaj me ca “amerikane te tjere” dhe dha URDHER te mos njihen votimet dhe u nis urgjentisht ne Shkoder Azem Hajdari me nje grup “esnafesh te krimit” ku dihet qe cfare menxyre ndodhi….Pra nese shtojme ketu dhe nje deklarate kontraversale te Rajersonit para dy vjetesh..ku tha se nese nuk do benim 2 PRILLIN NE SHKODER….nuk do rrezohej komunizmi…..Kaq mjafton te themi se ku fle Lepuri.
    ..
    Ku ngjasonjne krimet e 1991 me 2017 ?
    .
    Pasi i dhuruan serbelezbiberistet berishoviqit 2 prillin 1991 per te filluar kasaphanen anrikomuniste u ofrua zgjidhja e QEVERISE STABILITETIT qe ne fakt ishte qeveria me e kompletuar per te gjithe kohrat ne teritoret shqipfolese..Por c’ndodhi…..u dha urdheri qe te prishej qeveria e Stabilitetit dhe preteksi:
    .

    Te arrestohej Nexhmija deri ne ores 12 00 te dates
    4 dhjetor 1991 ..dhe kete e dha ai qe zhgrryhej ne barkat e Sokolit dhe Oxhakun e Nexhmijes para 2 vjeteve…
    .
    Pra kur i ndegjon keto histori sot dhe kur shikon marreveshjen e 18 majit 2017 midis gomarit Edi Rama dhe Ujkut Lul Bash-kriminelit….nen “presion” te bariut Hoyt Yee na kujton ate Lacjaniin ne Kurbin qe futi ne nje stalle gomarin dhe ujkun dhe gjithe njerzit nga bota qe mbrojne kafshet protestuan fuqishem…kurse ne Shqiperi u hesht ne 1991 ne 4 dhjetor dhe po heshtet tani…
    .
    Nuk eshte pare ne boten demokratike qe pushteti i votuar nga populli..ti falet kaq miqesisht ujqerve bash-berishe qofte dhe nga “bariu” Hoyt Yee.
    .
    Si perfundim
    .
    Zoti Bedri kur do te na kritikosh ne amerikaneve qe merremi me politiken ballkanike ne Shqiperi?…
    Nqs vazhdoni me keto perralla te nentokes serbe apo greke te bash berishes dhe nuk thua nj e fjale per lobin grek & serb ne koridorin washington-bruksel jeni jo vetem frikacak por dhe antishqiptar.

    .
    ne mbyllje kape dhe nje nga faktoret pse e hedh shurren perpjete Devili & Debili Lul Bashalabaku ?
    ==========================================
    .

    14/06/2017.. AUTOGOLI LUL BASHALESE

    ..Basha ka patur një takim me shoqatën e himariotëve. Kjo për arsyen se lobi greko-himariot i SHBA është tepër aktiv kohët e fundit ndaj çështjes shqiptare.
    (Në foto Lulzim Basha dhe përfaqësues të lobit grek në SHBA)

    Ata kanë ushtruar presion të fortë ndaj qeverisë së Edi Ramës në vitin 2014 kur ai shpalli ndarjen territoriale të vendit dhe përfshiu një pjesë të Labërisë në Himarë. Ata dërguan në Tiranë tre kongresmenë që përfaqësojnë lobin grek në Kongresin amerikan.

    E mesa duket lobi grek po paguan shuma të mëdha për një fotografi të Bashës me Presidentin Trump.

    Por pse gjithë kjo para dhe gjithë ky lobim nga grekër për Bashën? Pasi iu fali detin, çfarë tjetër mund t’iu ketë premtuar ai grekëve vetëm që t’i mundësojnë një foto me Trump-in?

    Greqia është nga ata shtetet që do ta shohë Shqipërinë të gjunjëzuar, ndaj edhe po punon fort me atë që ka dhënë prova që është në gjendje ta trahëtojë kombin e tij për hiçgjë, e jo më për një foto me Trump-in.

    Basha ka zhvilluar takim me këtë lob edhe mars të 2016-ës, ku patën marrë pjesë
    – Presidenti i lobit greko-himariot,
    – prifti Kozmas Karavellas,
    -anëtari i Bordit të shoqatës Peter Gikurias,
    -Prifti Alex Karloutsos,
    -anëtari i shoqatës Simo Dimas
    dhe Indrit Nina.
    Në takim e parë u tha së është diskutuar mbi të drejtat e pronave në zonën e Himarës dhe probleme të asaj që ata e konsiderojnë minoriteti etnik në Himarë.

    Lobi greko-amerikan i Himarës është i organizuar përmes shoqatës Himarrioton Society of America. Me sa duket Basha, tenton të kapitalizojë atë që ka bërë për grekët me Marrëveshjen detare dhe ta kthejë atë në një mbështetje politike.
    .
    Pra zoti Bedri keta GREKET me lart jane amerikane me A te madhe nuk jane UFO…pale te flasim Tom Rixhin e Fazllicit….

    Reply to this comment
  8. Dn October 6, 19:05

    Eshte cikli i vdekjes te komunisteve neper partite kishe te djathta,edhe of course, deshtojne cdo here si dje si sot si neser me rilindjen..
    Dihet pse: nuk pyesin 5 pare per Shqiperine,po vetem per xhepin e tyre si dje si sot si neser..

    Reply to this comment
    • TURP PER USA + BE ..QE TOLEROJNE SALI & LUL KRIMINELIN October 6, 21:11

      of cuorse m/fuckers

      komunistat kane vdekur qe ne 1991 dhe u kthyen ne demonkrate elezbiberiste..revanshiste.dhe nese komunistet kishin probleme me lirite e njeriut., nuk kishin probleme me vjedhje se ai xhaxhi te qinte te teme….
      Fundja njerez qe vjedhin ka dhe ne amerike dhe angli apo gjetke..por njerez qe shesin atdheun dhe kryejne masakra si ne gerdec apo 21 janar dhe tolerohen nga miqte tane si sali elezbiberishaj dhe Lul bashfazllici ka vetem ne shqiperi qe eshte kthyer shprehje gjeografike.

      Nqs Fatos Nano u arrestua si Bin Ladeni per 100 dollare qe kishte vjedhur ( ai akuzoi Rajersonin per kete me te drejte)…nje tjeter ndyrsire me emrin Lul Basha qe vrau si Bin Ladeni ne 21 janar dhe vodhi gjysem milardi dollare shpallet yll ne ngjitje.
      Dritheruese eshte se pas disa dokumenteve te deklasifikuara ne kohen qe kryqzohej Fatosi per 100 dollare dhe Nexhmija per kafe…ne menyre antiligjore Rajersoni me Berishen neogociojne per arin shqiptar te Londres dhe nje zot e di ku shkoi.
      Jam i bindur qe nese hapen letrat e arrit londres,armatimit te gerdecit,rruges kombit,albetrolit ne Tirane,washington dhe bruksel do te behej nje CUNAM i njejte me WATERGATE ne vitet 70″
      SOT SHTROHET PYETJE???
      kush jane ato segmente pro-berishiane,proserbe,progreke ne washington dhe bruksel qe po e mbrojne me cdo kusht kuislingun e tyre ELEZBIBERISTIN berishe me cdo cmim..qofte dhe duke na poshtruar kombetarisht:
      KUSH E MBRON SOT MOSTREN BERISHE NGA KETO SUPER KRIME:
      1-vrau ne 21 janar 2011
      2-dogji ne gerdec 26 veta
      3-tradhetoi qe shiti detin
      4-tradhetoi te varrezat e grekut
      5-sabotoi uck
      6-furnizoi miloshevicin
      7-beri genocid ndaj haklajve
      8-zhduku remzi hoxhen
      9-beri pucin e 14 shtatorin 1998
      10-dogji vendin e ne 1997
      Pra keto krime te berishes presin ndeshkim shembullor..dhe kjo nuk behet duke blegeritur me keto artikuj por ti drejtoheni
      SHTETIT AMERIKAN DHE BASHKIMIT EUROPJAN VETEM ME PAK FJALE:
      .
      PSE TE NDERUAR ALEATE PO MBRONI ME CDO KUSHT PERBINDESHIN E TROPOJES ??

      Reply to this comment
  9. [email protected] October 6, 19:07

    THIRRJE FUNDIT E PALOKES:
    .
    PO NUK E PERMBYSEM RAMEN
    ENVERI DO NA DUKET LULE..

    ESHTE NJE THIRRJE TERRORISTE
    QE ZOTI DONALD LULESHET … BEDRISLAMET POR DHE BOTUESITE DITES DUHET TI BIEN CANGAVE
    KUNDER KESAJ LEVIZJE NEONAZISKINE

    TE PAKTEN MOS BLLOKONI KOMENTET..DHE LINI BEDRIUN TJU TREGOJE PERRALLA ME LU LIL DHE LUL.

    Reply to this comment
  10. Mark .U.K October 6, 20:08

    More klysh i sigurimit te shtetit kto fjal i ke thene edhe ne vitin 1990.Gabimi ma i madh ishte qe nuk pat hakmarrje ne fillim te demokracis.

    Reply to this comment
    • 1 October 6, 22:00

      Po ti mor monster qe gjuan prapa gardhit ?

      ti mor hafije ( 90 % e hafijeve) ishin nga te “perndjekurit”

      kqyre si hapeshit bythesh…me qifteli ne ate kohe:

      Ku ka kangë që e merr kët’ burrë
      Kjo Shqipni ka qit’ kaq trima,
      si qet qielli bubullima.
      Nji kreshnik kan’ rrit’ kta male,
      pushkë e madhe, besë e madhe,
      nji kreshnik, nji lis me rrema,
      Enver Hoxhën me shtat’ zemra.
      Kërcet pushka në Tiranë,
      djemtë e Shqipes jan’ me nanë,
      djemtë e Shqipes s’janë jetima,
      vend për vend vetojn’ vetima.
      N’ball’ vetimash kush po prin?
      Enver Hoxha me Partinë,
      pesdhjet’ vjet në luftë e punë,
      pesdhjet’ vjet per ne pa gjumë.
      Shpata kurr’ s’e shpoj Skënderin,
      s’guxoi kush me e prekë Enverin.
      Sa jan’ malet rreth e rrotull,
      garda e tij asht mbar’ nji popull.
      Siç jan’ mbush’ malet me gurra,
      kjo Shqipni asht mbush’ me burra,
      kurrnjiher’ s’ka njoft’ ky vend,
      Enver Hoxha mal me mend.
      Gjith’ kreshnikët tan’ të lashtë
      te ky burrë jan’ bashkue bashkë.
      Duhet kanga nji mij’ rreshta,
      tan’ ortiqet që ka bjeshka,
      duhet t’vij’ deti me valë,
      duhet malet t’ishin fjalë,
      prap’ s’do t’bahej kanga kurrë.
      Ku ka kang’ që e merr kët’ burrë!
      Bajzë-Shkodër 1988

      Reply to this comment
    • KUFIRIN TE THANA October 6, 22:02

      Epo , njeri me idjot se ky shtaza Mark Ujk , nuk mund te kete tjeter shqipfoles ! ! !

      Reply to this comment
  11. ETHEM October 7, 09:34

    SHKRIM I SAKT.VETEM GAZETARET E D I T E S JANE REALIST.POR DIHET SE PD-ISTET E KAMUR NGA BERISHET NUK NXEN MEND PER 27 VJET.ATA NUK NJOHIN HUMBJEN.NUK DIN A NUK DUAN TE BEJNE ANALIZEN E HUMBJEVE NJE-PAS-NJ.SE UDHEHIQEN NGA PARIMI UDB”VTIT NJE NJE NGA TE TUT DHE HIDHJA FAIN KUNDERSHTARIT.”E BENE KETE ME A.BROCIN ME SHOK NE SHKODER,ME A.HAJDARIN.ME OLLDASHIN, ETJ.TASHME PERÇARJEN BRENDA PD JA HEDHIN RAMES.SE KESHTU I MARRIN DIREKTIVAT NGA UDB.E PSE NUK IKEN SALIU NGA POLITIKA ? SE NUK E KA ARRITUR MISIONIN E DESTABILIZIMIT TE VENDIT,SHPETBERJEN E TIJ.SE NUK E LEJOJNE PADRONET..TRUSTET SIÇ SHKRUAN IZET HAXHIA.PO IKU SALIU PD MERR FUND.DHE PESHQIT E MDHENJ NGELIN PA UJI.LU-JA PO THOT..ARRESTONI TE MDHEJT..PO KUSH JANE KETA..? EDHE AI KA FRIK TE NXJERR EMRIN E SB,LB,IM,FM E KO.KUNDERSHTARET E LULIT I TURREN KETIJ SE KAN FRIK NGA SALIU.KESHTU, PD PA SALIN DO JET NJE “0”.AJO ESHTE NJE BANDE VRASTARE QE PO VONON INTEGRIMIN NE BE.

    Reply to this comment
  12. Populli October 8, 20:31

    Bedri Islami, Ju duheni mirenjohur nga kombi shqiptar kudo ku jeton e punon. Çka shkruani eshte e verteta e vetme, por E VETME, E VETME. Te tilla te verteta i duhen Shqiperise qe ajo te behet. Te tilla te verteta iu duhen shqiptareve qe ata te behen. Ju faleminderit!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim