Përse qeveria e Kosovës nuk po sillet si qeveri e një shteti të pavarur?

Agim Vinca January 16, 2015 20:31

Përse qeveria e Kosovës nuk po sillet si qeveri e një shteti të pavarur?

Ka pasë thënë Stipe Mesiqi vite më parë, në një takim të kryetarëve të shteteve ballkanike në Ohër: “Serbia duhet të mësohet me Kosovën e pavarur, kurse Kosova duhet të mësohet të sillet si e pavarur”.

Kanë kaluar bukur do vjet nga ajo kohë, por thënia e ish-kryetarit të Kroacisë, politikanit serioz dhe burrështetasit të vërtetë, Stipe Mesiq, nuk ka humbur aspak nga aktualiteti.

Serbia nuk po mësohet me Kosovën e pavarur, kurse Kosova nuk po sillet si e pavarur!

Që Serbia, udhëheqja e saj, nuk po mësohet me Kosovën e pavarur, kjo është e kuptueshme për shumë arsye, por që Kosova, institucionet e saj, nuk sillen, shumë herë, siç u përket të sillen, si institucione të një shteti të pavarur, siç po ngjet sidomos këto ditë, këtë nuk kemi si ta kuptojmë!

Vjen kryeministri serb Vuçiq në vizitë në Kosovë, hap spitale e zyra paralele, inauguron shtatoren e një mbreti mesjetar serb në Graçanicë, as 5 km. nga selia e Qeverisë së Kosovës dhe thotë me gojë plot: “Kosova është zemra e Serbisë” dhe askush nuk reagon. Madje, ka një tendencë të çuditshme nga qarqet tona qeveritare që vizitat si kjo të konsiderohen si diçka e zakonshme dhe normale!

Çohet ministri serb në Qeverinë e Kosovës, Jabllanoviq (një Vuçiq i vogël në krye të shtetit, që ai e quan, ndryshe nga ç’shkruan në Kushtetutën e tij, “Kosovë e Metohi!) dhe i quan “egërsira” nënat gjakovare dhe qytetarët e Gjakovës, por edhe të Kosovës në përgjithësi; pastaj bën sikur e korrigjon pak veten, ngaqë nuk paskësh qenë i informuar “për humbjet në Gjakovë”, por, sa çelë e mbyllë sytë, sërish, me një cinizëm primitiv, deklaron, mu në prag të 16-vjetorit të masakrës së Reçakut: “Pse, a paska pasur masakra në Kosovë?” dhe askush nuk mban qëndrim ndaj tij. Për më keq, kërkesa e një anëtari të kabinetit, Ministrit të Diasporës, Valon Murati, heshtet dhe injorohet nga kolegët e tij, kurse shefi i qeverisë, kryeministri Mustafa, thotë: “Këtu nuk jemi në Kuvend!” (me demek në Kuvend lejohet të flitet gjithçka, kurse në qeveri jo, nuk po u lejuaka!). Dhe, për më keq, i mbyllet mikrofoni anëtarit të kabinetit, ministrit i cili ngre një problem real dhe shtron një kërkesë normale, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, të cilat e ka për obligim moral dhe ligjor t’i mbrojë qeveria e Republikës së Kosovës dhe të gjithë shtetasit e saj!

Dikush mund ta quajë mençuri politike sjelljen e këtillë të politikanëve dhe qeveritarëve kosovarë. Nuk përjashtohet kjo mundësi. Unë mendoj se kjo nuk është kurrfarë mençurie dhe kurrfarë strategjie. Është krejt e kundërta e mençurisë dhe e strategjisë: është mendësi tipike vasalësh, të nënshtruarish e karrieristësh, që asnjë problemi nuk i qasen seriozisht, pos ruajtjes së pozitës vetjake, karriges së shkretë! Një herë e një kohë e kemi humbur autonominë me sjellje politike të nënshtruar e vasale; me frikë e padije, si dhe me mendësinë anadollake: “Hajt, se s’kanë ç’na bëjnë!”.

Është herezi të mendosh se mund ta humbim edhe pavarësinë, të njohur tani edhe nga bota, me këso sjelljesh të qeveritarëve tanë, por se kështu relativizohet shtetësia e Kosovës dhe shtohen orekset e Beogradit zyrtar dhe të serbëve lokale për kinse “kthimin” e Kosovës (në sensin, ja, megjithatë, nuk është humbur gjithçka!), kjo s’do diskutim.

Qeveritarët tanë duhet të sillen në Prishtinë, por edhe në Bruksel e kudo tjetër, së paku ashtu siç u soll kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Beograd: në mënyrë dinjitoze! E kjo do të thotë ta thonë atë që duhet, që u takon, që e kanë obligim ligjor dhe që e pret prej tyre jo vetëm opinioni vendor, por edhe ai ndërkombëtar.

Dhe jo vetëm të flasin, por edhe të veprojnë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e shtetit të cilin e përfaqësojnë, Republikës së Kosovës.

Çdo sjellje tjetër është me pasoja, të vogla e të mëdha dhe plotësisht kundërproduktive.

Agim Vinca January 16, 2015 20:31
Komento

17 Komente

  1. N.VJOSA January 16, 20:52

    Shume i sakt Autori i shkrimit!
    Por keta lloj p u s h t – tetaresh, i tundon karrikja, karjera
    Or Mik !…

    Reply to this comment
    • andi January 16, 23:07

      Keto soj Pushtetaresh jane te kapun e inkriminum nga rinija e hereshme e nuk guxojne te ngrejn krye se ju shtypet me faktet e kahereshme qe ka UDBa

      Reply to this comment
  2. DRENICA E KUQE January 16, 22:04

    Qeverise se Kosoves duhet me ja kendue ate kengen e moçme “Jem Ilira jem Teuta”, por pakez me ndryshe, se qeveritaret tane jane tjere, gjithmone te njejte, si ky Ise Mu…ti, per te cilet me se miri vlen ajo kjo kenga e re qe po kendohet jo rralle: “Jemi Ilira e jemi Teuta, tane te rritur neper mu…ta!… Po a ka ku shkon ma zi moj “Qeveri”!?!…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  3. lilo January 16, 22:14

    Bravo per materialin
    Isa duhet the largohet

    Reply to this comment
  4. D O K L E A T I January 16, 22:55

    BESOMENI NUK MUND TE KUPTOJ SJELLET E LIDEREVE TE KOSOVES. KESHTU NUK DO SILLESHIN AS UDHEHEQESIT E FISDEVE TE NJOHURA SHQIPTARE, SIKURESE ISHTE HOTI APO KELMENDI. HASHIM THAHCI, SI DIKUR SALI BERISHA, VIZITON MALI E ZI, TAKOHET ME TE GJITH LIDERET MALAZEZ DHE NUK GUXON TE PERMEND EMRIN SHQIPTARE.

    PO A E DINI KURE RAMA ISHTE NE BEOGRAD, DEKLAROI SE SHQIPTARET NE SERBI DUHET TE I KENE TE GJITHA TE DREJTET SI SERBET NE KOSOVE. E KETA “LIDER” TE NJEJTEN GJE PO FRIGOHEN TE E SHKRUAJNE EDHE NE FACEBOOK.

    Reply to this comment
  5. feniks January 17, 00:45

    E kam thene edhe me pare se ne Kosove ligjin e bejne pinjollet e atyre qe formuan DIVIZIONIN NAZIST “SCANDERBEG” dhe qe me vone u vune ne sherbim te UDB-se ish Jugosllave!!
    Kjo ndodh se bijte e atyre qe LUFTUAN PER CLIRIMIN E KOSOES ME ARME NE DORE GJATE LUFTES SE DYTE BOTERORE dhe qe e rrershtuan veten ne anen e FITUESVE TE LUFTES,NUK KANE GUXIMIN ta permendin kete LUFTE e jo me ta quajne per NDER!
    Ne se PARTIZANET kosovare nuk do kishin krijuar Brigadat e tyre LUFTARAKE ,atehere KLIKA TITO-Rankovic nuk do t’ia jepte Kosoves statusin e KRAHINES AUTONOME,per rrjedhim sot nuk do kishte Kosove,por Serbi!!!
    Kjo per pak ndodhi edhe me Shqiperine,qe organizoi nje LUFTE TE FUQISHME PARTIZANE,e njohur edhe nga FUQITE E MEDHA,por ne Konferencen e Parisit ne 1946 Greqia kerkoi gjysmen e saj nga Shkumbini e poshte,gjoja se kishte bashkepunuar me gjermanet!
    POR NE SHQIPERI KISHTE NJE BURRE SHTETI HEROIK QE UA PERPLASI TE GJITHEVE NE FYTYRE duke deklaruar se-“POPULLI SHQIPTAR NUK E KA CUAR DELEGACIONIN E TIJ PER TE DHENE LLOGARI POR PER TE KERKUAR LLOGARI….”!!
    Ndersa PAVARESINE e tanishme Kosova e ka ne saje te NATO-s,por qeveritaret e saj po punojne kunder interesave te popullit te tyre,njelloj si Sali Berisha ne Shqiperi!
    Por Berishen,qe ju e doni shume,ndonese furnizoi tanket serbe me nafte per t’ju gjakosur,e SHPORREM me 1 milion vota,kurse ju kosovaret pranuat si kryeminister nje sherbetor te Milloshevicit!!!
    Do pendoheni,por do jete vone!
    Sic duket SPIUNET E SERBISE NE KOSOVE jane te shumte!!!

    Reply to this comment
  6. Hysi January 17, 02:31

    Si arrijne te marrin vota keta lloj tipa?Duket se jemi popull I leshte.

    Reply to this comment
  7. Alfade January 17, 04:39

    Skllavi nuk mund t’i shpetoje ndjenjes se inferioritetit !!! S’ke c’i ben ?!…..

    Reply to this comment
  8. Alfade January 17, 04:43

    Prandaj shqiptaret fituan pavaresine 100 e ca vjet me vone se sa fqinjet tane sepse kane
    psikologjine e inferioritetit te nje skllavi apo bujkrobi , ndersa me te vetet merr pozat e pa-
    shallareve, bajraktareve,diktatoreve ,etj.etj…….

    Reply to this comment
  9. Arben January 17, 07:27

    O NJEREZ.

    TE GJITHE KETA JANE ME DOSJE DHE PRANDAJ I MBAN MERKELI SEPSE I PUNON SIPAS OREKSIT TE SAJ, A E PATE KUSH U VU KRYETAR KUVENDI????!!!!!
    KRYETARI I BANDES SE EKZEKUTIMIT TE KUNDERSHTAREVE POLITIKE TE THACIT,
    KY NJERI KA URDHERUAR VRASJEN E NJEREZVE, A MERRNI VESH APO JO.

    NE VOTIMET E KALUARA POPULLI VOTOI REALISHT PER NDRYSHIMIN, E MERKEL NUK PORDHI FARE GJERAT VAZHDUAN SIC ISHIN.

    A DO ARMIQESOHEMI ME GJERMANINE PER KETE APO JO, KJO ESHTE CESHTJE TJETER, POR GJERAT DUHEN PARE NE SY DHE TE THUHEN SIC JANE.

    Reply to this comment
  10. Vedat Shehu January 17, 08:12

    Plotesisht dakord me kete shkrim. Dinitetin dhe sovranitetin e shtetit demonstron vetem kur ne cdo hap mbrohet fuqishem e ne menyre konseguente kushtetute nga çdo perfaqsues i zgjedhur dhe i vendosur ne çfardo posti te institucioneve te Kosoves Sovrane e barabarte me cdo shtet dhe sigurisht dicka me teper me Serbin ish sunduese e padenje dhe terroriste.

    Reply to this comment
  11. Lul January 17, 10:14

    Haha ku i gjejne keta spijuna mor aman? Mutstafa nje k/ minister qe pritet ti dalin fotot porno me Ziran Sllubovicin.

    Reply to this comment
  12. keni January 17, 11:00

    oo popull shqiptare i kosoves po lehte po e harroni zullumin perkunder komunikimit te kohes bashkohore ju po shihni nji realitet tjeter ate te endrrave qe ju pruri ne kete gjendje po lehhte e harruet se ky qe eshte kryeminister si erdhi ne kete detyre e ju prape veshet i futet ne leshe tash haptas punon per serbine e ju prape beheni qorra ministri i tije serb per kah ideologjija vlla i tije thot ate qekane thane qe njiqinde vjet per ne shqiptaret e ky far isa as qe guxon me e permend me e ndrrue por po me duket po admirohet qe ka asi ministri qe esht trim si rahmon morina shefi i tije tradhtare zgjohuni prej gjumi o shqiptare se ujku ka hyre ne stalle

    Reply to this comment
  13. bilal January 17, 14:54

    ju Lumte profesor, jeni nderi i Kosoves…

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi January 18, 01:59

      Bravo prof. Agim Vinca? Kini thënë atë që duhet dhe kur duhet. “Heshtja është virtyt i skllavit” ka thënë një filozof i lashtësisë greke dhe që të jem i qartë po shtoj se paska edhe skllevër me kollaro qeveritare! Qeveritarë të dalë nga “nëntoka” sërbe, ky është “skllavi qeveritar” i Kosovës së sotme? Nderime!

      Reply to this comment
  14. Kasem January 18, 07:57

    Mire e ko, oprofesor, por kur mbur edi ramen e ke zgerlaqur shkrimin. Po ku ndryshon Edi Rama nga Hashim Thaci e kadri Veseli? Hashim Thaci asht ai qe e bani Isa Mustafen kryeminister e nuk e bame ne, he burre. Po kete varferi ekstreme ne kosove a e solli Hashim Thaci me Kadri Veselin me shoke, apo Is Mustafa? is Mustafa te pakten ka qene e asht besnik i Serbise dhe nuk e mohon, por Hashim Thaci na hiqet si clirimtar e ne ane tjeter po na tradheton haptas, apo ti profesor nuk po te vjen mire se dikur ke qene minister i Hashimit? Qe te dy, si Isa edhe Hashimi jane nji, o profesor

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*