Përse Shqipëria ia la Serbisë kryesimin e OSBE-së në 2012?

January 12, 2020 16:40

Përse Shqipëria ia la Serbisë kryesimin e OSBE-së në 2012?

Nga Shaban Murati 

 

“Kryesimi serb i OSBE nuk mund të mos risjellë në skenë pyetjen e madhe një milion dollarëshe se si qeveria dhe diplomacia e Shqipërisë lejoi me pëlqimin e saj dhe mundësoi që Serbia të caktohej në 10 shkurt të vitit 2012 për të marrë kryesimin e OSBE për vitin 2015. Nuk mund të mos kërkosh përgjigjen dhe llogarinë se përse qeveria dhe diplomacia e Shqipërisë në vitin 2012 pranoi që kryesimin ta marrë shteti, që nuk e njihte Kosovën, kur Kosova është pjesë e pandarë e çështjes dhe e interesit jetik kombëtar mbarëshqiptar. Nuk mund të mos shtrosh pyetjen dhe llogarinë se si diplomacia e Shqipërisë nuk bëri asnjë tratativë dhe nuk vuri kushtin për t’i kërkuar Serbisë, në shkëmbim të votës së Shqipërisë, njohjen e Kosovës ose të paktën pranimin e Kosovës në OSBE. Zyrtarë të MPJ të Shqipërisë, që janë të njohur me dinamikën e çështjes dhe që folën në konditat e anonimitetit, tregojnë se Shqipëria nuk i ka vënë asnjë kusht Serbisë as për raportet Serbi-Kosovë dhe as për raportet Serbi-Shqipëri, kur ka dhënë në vitin 2012 pëlqimin e saj për kryesimin serb të OSBE.

Diplomacia e Shqipërisë e asaj kohe u përpoq të lante duart si Pons Pilati, duke bërë një deklaratë interpretative, e cila është një artific diplomatik i lejueshëm për të gjitha shtetet anëtare, për të shprehur disa sugjerime se si duhet të bëhet më mirë kryesia e ardhshme, për të cilin jepet pëlqimi. Diplomacia e Shqipërisë nuk ka vënë asnjë kusht, as në marrëdhëniet dypalëshe, dhe as ka bërë tratativa dypalëshe me palën serbe, por as ka kërkuar ndonjë gjë si shkëmbim në tratativat shumëpalëshe. Madje në deklaratën interpretative të MPJ të Shqipërisë, të bërë pas dhënies së votës shqiptare, mund të gjesh xhevahire apo idiotësira të tilla si “suksesi i Serbisë është suksesi ynë”.

Në fakt, bashkë me këto dyshime për përkrahjen shqiptare të kryesimit serb të OSBE, vjen edhe një dyshim dhe më i vjetër lidhur me arsyet përse qeveria e Tiranës hoqi dorë nga kandidimi për ta marrë Shqipëria kryesimin e radhës të OSBE. Sepse në ministerialin e 15-të të Këshillit të Ministrave të OSBE në nëntor të vitit 2007 në Madrid, ministri i Jashtëm i kohës, Lulzim Basha, paraqiti me pompozitet në fjalimin e tij plenar kërkesën zyrtare, që Shqipëria të kryesonte OSBE për vitin 2012. Dhe nuk u dha kurrë shpjegim për ç’arsye u bë kjo tërheqje dhe kujt i hapi rrugë tërheqja shqiptare.

Diplomacia e Shqipërisë e dha në vitin 2012 konsensusin e saj për kryesinë serbe të OSBE, pa marrë në konsideratë as marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën dhe as marrëdhëniet e Serbisë me Shqipërinë. Shqipëria nuk fitoi asgjë, kur dha konsensusin e saj në vitin 2012, sepse nuk kërkoi asgjë. Shenjat janë se nuk pritet të fitojë gjë nga presidenca serbe e OSBE as gjatë vitit 2015.

Ndaj, gjatë gjithë vitit 2015, kur diplomacia e Shqipërisë do të përplaset me pengesat apo me veprimtaritë negative apo rrethuese të Serbisë lidhur me çështjen e Kosovës apo me interesat e Shqipërisë, do të na duhet të bëjmë vazhdimisht pyetjen se kush dhe përse ia dha falas pëlqimin Serbisë për kryesimin e OSBE”.

 

****

Shkruar në dhjetor 2014. Ribotuar dje në faqen e autorit në Facebook. Shkrimet ekskluzive të z.Murati mbi gjeopolitikën dhe çështjet rajonale mund të lexohen një herë në javë në DITA, versioni print dhe online

January 12, 2020 16:40
Komento

16 Komente

  1. Aliu nga Selenic January 12, 17:17

    Pyetni Ish Kryeministrin e sahqiperise Sali Berishen i cili ne ate kohe ky ka qen kryeminister i shqiperise. Shaban Murati i bjen rrotull dhe jo direkte e ne koke atije qe ja fali kete detyre qe u takonte shqiptarve.?

    Reply to this comment
    • mirel January 13, 18:15

      Sikur ate po pyet o Ali, apo nuk e kupton dot akoma?
      Ke ngrene ndonje gje sot nga mullari i Dule Ramutit, apo e ke stomakun bosh e s’mendon dot qarte

      Reply to this comment
  2. Alberti January 12, 17:23

    Po me zhgenjeni z. Murati kur dhe ju perdorni logjiken “drejtim” apo “kryesim” te OSBE per sejcilin nga 57 shtetet qe merr me rrotacion te beje per nje vit hapjen dhe mbylljen e mbledhjeve te OSBE. Sepse eshte realisht vetem nje hapje e mbyllje mbledhjesh ne OSBE ai “kryesimi” e asgje tjeter!
    Vertet besoni z. Murati se ne 2020 drejtimin e OSBE do ta beje Shqiperia? C’fare roli luajti “drejtimi” i OSBE nga Serbia ne 2015? Vetem u hapen e u mbyllen mbledhje atje prej tyre, kaq!
    Sikur OSBE te drejtohej c’do vit nga orekset e sejcilit prej 57 vendeve qe me rradhe hapin e mbyllin mbledhjet e saj ahere nuk do quhej OSBE por Kulle e Babelit.
    Drejtimi i OSBE behet tjeterkund, larg nga ato zyrat e saj. Pyeteni Edi Ramen ne ka tjeter gje pervec celsave te kashtes ne duar si “kryesues” i OSBE.

    Reply to this comment
    • Aliu nga Selenic January 12, 17:44

      Meqnse paska Celset e Kashtes Ateher perse ja mori vucici keto Celsa dhe nuk ja la Berishes,?
      Duhet nje analize e thelle se Berisha eshta ai qe Milloshin e furnizoi me nafte dhe nje pjese e budallejev te qifti Kurti akom i puthin doren ketij Krimineli me Damke.!

      Reply to this comment
      • Alberti January 12, 20:08

        Serbia ne 2015, Shqiperia ne 2020. Ka rrotacion drejtimi mbledhjesh ne OSBE qe natyrisht nuk e vendos Shqiperia. Sikur drejtimi i OSBE te varej nga qeverite shqiptare atehere do ishim anetare te BE.
        Shqiperia kurre nuk ka qene vend eksportues nafte. Ajo nafte kontrabande qe benin shkodranet ne Malin e Zi vetem per motorcikletat e malazezve sherbente. Jugosllavia eshte furnizu me nafte nga Rumania fqinje, vend qe ka burime nafte dhe eksportues i saj ne Europe.

        Reply to this comment
  3. ETHEM January 12, 17:34

    Z.MURATI:Pak e sakte.Nuk me kujtohej ky fakt gjunjzimi i qeverise Sone para asaj Serbe.Tashme kam nje arsye me shume midis gjithe atyre mori fajesh te renda te shpures Berishiste ne vite.
    -Si dipllomat kariere Ju dini dhe duhet te nxirrni konkluzionin pse ka ndodhur kjo.Pasi keni aty Tropojanin Besnik Mustafain qe i thur lavde Saliut per çdo dite-nate.Une pa frik them se:
    1-SALIU nuk mund ti vinte kushte per Kosoven-VUÇIÇEVE serb si pasardhes te MILLOSHEVIÇIT-mikut te tij me te mire qe me ndihmen e te tijve erdhi ne pushtet ne 1992.
    2-SB nuk ka punuar asnjehere per Kisoven-Shtet.Ai e perdor sot ate per tju kundervu Edi Rames,duke i thirrur ne zyren e tij ne PALLATIN E BASHKIM ULAJT-Kurtin,Ramushin,Buzhalat,Palloshet,etj,deri ne krijimin e levizjes VV si dikur Bujar Bukoshin e gryshtit te shtetit 1998.
    3-SB po e saboton akoma Kosoven kur deri tashme nuk eshte ndjere fare per vonesen e krijimit te qeverise se Re.Athere pse e takoi Kurtin disa here ne 2019!?
    4-Dalja kunder Edi Rames e drejtuesve Kosovar per shume çeshtje-eshte nje arsye me shume per te thene se SB eshte fatkeqsia Kombetare ne 30 vite.
    5-Tashme qe E.Rama drejton OSBE-n,Qeveria Kosovare duhet te kerkoi b.punim me te mire me ATE,siç u veprua me partit Shqiptare te Maqedonise se v.
    6-Edi Rama ne 2020 do jet faktor plus per stabilizimin ne rajon e me gjere te cilen e kerkon SHBA+BE.
    7-Nese drejtuesve Kosovar u BIE HUNDA,te kerkojne ndihmen e DITMIR BUSHATIT,si zedhenes i E.Rames fuqiplot ne OSBE.PIKE.

    Reply to this comment
    • sotiri January 13, 00:04

      O Ethem, te ka ngetur qafa e ngrire, sheh vetem te Berisha dhe aspak te Rama. jane qe te dy njesoj, por Sami Frasheri thote: “Ai qe ti do, nuk ka asnje te mete, provoje te mos e duash dhe shih se sa te meta ka”. Provoje te shikosh edhe krimet e medha te Rames, pavaresisht se nuk ka dale gjak, dhe do shohesh se jane edhe me te medha se te Saliut. Por nuk mund ta besh kete nese te aste atrofizuar truri.

      Reply to this comment
  4. Aliu nga Selenic January 12, 17:41

    Te lumte Etehem.!

    Reply to this comment
  5. Gzim Kulufi January 12, 18:17

    Me llogjiken e Sh. Muratit i bie qe Shqiperia ia ka lene Serbise kete kryesim OESB-je nga fakti se drejtohet nga agjente serbe! Mirpo, po kete lloj llogjike, mund te themi se vete Shaban Murati eshte nje agjent serb, i cili mban ndezur konfliktin serbo-shqiptar, per insinuata te se ardhmes, ku shqiptaret denohen, ndersa serbet lavderohen dhe shkaterrojne edhe Shqiperine. Llogjika te tilla bardh e zi cojne uje atje ku nuk deshiron! Ndaj dhe llogjikra te tilla po e demtojne Kosoven edhe me shume!

    Reply to this comment
    • mirel January 13, 18:17

      Ou, qenka Shabani qe vendoska prioritetin serb per denimin e shqiptareve.!!
      Qenka Shabani shkaku qe serbet dhunojne dhe vrasin shqiptaret?
      Aman o si e gjete formulen e dekriminalizimit te Serbise, si Ramist apo si Salist? Si kurve e Vucicit, apo si prostitute e Arkanit?

      Reply to this comment
  6. te luash me zjarrin January 12, 18:45

    Poshte qeveria Sali Berisha 2012 qe u be vegel qorre dhe vegel dore e Vucicit 2020 me ate Mini Legen Shengen qe plot e quajne New Yugoslavia.

    Reply to this comment
  7. Tana January 13, 13:52

    Kush e pirdhte Shqiperine per OSBE mor serbomedhenj ramutra .Ate pune e dine vetem shtetet Baze , e qeverite e pjerdhura e te vogla nuk i pyet njeri…Si do ja beni me KRIMINELAT SERBE qe po pushtojne SHQIPERINE EKONOMIKISHT ..A ka njerez kjo toke e bekuar jona apo iken te gjithe e tradhetari rama hedh valle me vucicic padron ,

    Reply to this comment
  8. PO , PO January 13, 21:57

    Me shume te drejte e trajton kete problem z.Shaban Murati , por mua me ben pershtypje nje gje : Ku ishte ne vitin 2012 opozita e atehereshme dhe mazhoranca e sotme , qe nuk eshte bere e gjalle fare ?! Pse u dashka te zbulohet tani kjo pune dhe jo ne kohen e saj , kur “hekuri ishte i nxehte” ? Pse nuk e permendi fare , gerdalla islamike , Besnik Musytafai dje ne shkrimin e tij , kete problem , por u perpoq te flase , gjasme per Belul Gjeraqinen , kur ne fakt e nisi dhe e bitisi te gjithe shkrimin e tij , duke folur e rrahur gjoksin vetem per veten dhe partine e tij , kurse socialistet heshten atehere , heshtin dhe tani , si uje i vaket e njeres te rraskapitur , apo indiferent ?!

    Reply to this comment
  9. krasta January 14, 17:31

    O milet po ala nuk e kuptoni,pas te madhit Enver Hoxha,asnje qeveri asnje kryeminister nuk ka punuar per Shqiperi.Te gjithe kan punuar haptas ose te kamufluar kundra Kosoves,Po te mos ishte SHBA,Shqiperia tash do ishte krahine e Greqis ashtu si qe ishte Kosona e Serbise.Arqitekti i politikes shqiptare eshteZoti Janulatos.Duhet nje ndryshim i vogel ne shtepin e bardhe dhe skenari i tije perfundon shpejt,

    Reply to this comment
    • Kleptokrati January 15, 15:00

      Ju o ithtare te mbaruar PS-ista nga e nxoret qe Shqiperia ne 2012 e la vullnetarisht kryesimin e OSBE-se ne duart e Serbise. Na thoni more shkencetare nga cili arkiv e nxoret, apo doni qe ti beni qejfin Edrames qe e beri kete vend si Republikat e Bananeve, qe ne Europe mbahet ne goje vetem per Export Hashashi…. turp te keni me te mbaruarin Edrama…

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*