Pyetje-Përgjigje: Ai doli nga shtëpia, por… u kthye brenda një gjysmë ore!

Dr. Adem HARXHI November 27, 2017 09:36

Pyetje-Përgjigje: Ai doli nga shtëpia, por… u kthye brenda një gjysmë ore!

Pyetje:

Doktor, një mikja ime drejtoreshë, shumicën e kohës e harxhonte jashtë shtëpisë, ngaqë i duhej të punonte fort. Bashkëjetonte prej disa muajsh me të dashurin e saj, i cili insistonte të martoheshin. Ajo ishte tridhjetë e shtatë vjeçe, e pamartuar më parë.

I dashuri i tanishëm, ashtu si edhe ajo, kishte një program  pune të ngarkuar. Ai e donte dhe e respektonte shoqen e tij dhe i lutej që t’i kushtonte më shumë kujdes dhe vëmendje, kur ata ishin bashkë.

Një ditë mikja ime më tregoi këtë moment nga jeta e saj:

“Një natë, unë u ktheva nga puna shumë vonë. Gjithçka, që desha të bëja, ishte që të ngatërrohesha në shtrat me burrin, të bisedoja, të flinim bashkë, pse jo të bënim seks. Përfytyroja si do t’i kalonim bashkë këto pak orë deri në mëngjes, kur duhet të shkonim përsëri në punë. Kur hyra brenda, atë e gjeta duke punuar me dosjet e tij. Më pa ftohtë, më tha “ngjatjeta” dhe filloi të bëjë llafe. Më tha që unë jam një skllave e punës time. Më tha, në një mënyrë disi kërcënuese, se do të dalë jashtë, jo se ka ndonjë arsye të veçantë, por vetëm se iu zu fryma dhe i duhej pak ajër.

U tërbova, kur më tha se do të shkonte jashtë në këtë orë, menjëherë, sapo unë hyra në derë! Kohë më parë, unë do ta kisha shprehur tërbimin tim pa u përmbajtur. “Si guxon !” , do të kisha bërtitur dhe do të fillonte një luftë e vërtetë mes nesh. Por, vendosa të bëja një ndryshim, të mos i thosha, absolutisht, asgjë. Mora frymë thellë dhe u përpoqa të qetësoj veten (sikur të isha nëna ime, që qetësonte një bebe të madhe, që qan kur nuk e lënë të bëjë ashtu si ajo do.)

Burri më pa i çuditur. Habia e tij vinte ngaqë unë nuk po çirresha. Ai  më pyeti nëse u mërzita. Mora frymë thellë, ngadalë dhe qetësisht i thashë, se nuk isha e mërzitur, por e pakënaqur. Kisha menduar, i thashë, t’i kalonim këto orë  bashkë dhe se nuk më vinte mirë që ai të dilte nga shtëpia, tani, që unë sapo erdha. Ndërsa i flitja në këtë mënyrë, ndjeva dhe pashë  shprehjen e tij të ngrohtë dhe të butë., Kur unë hyra në shtëpi, ai dukej si i veshur me çelik, për të luftuar me një luan. Pas qëndrimit tim befasues, një zog i vogël zbriti nga parajsa dhe qëndroi në supet e tij.

Ai doli nga shtëpia. Unë e di, ai ishte shumë krenar që të ndërronte mendimin aty për aty. Por, ai u kthye brenda një gjysmë ore. Ne patëm të dy natën më të ëmbël e më të ngrohtë, që kemi patur ndonjë herë, në vite.”

Pasi e dëgjova historinë e mikes time, i thashë asaj se, për mendimin tim nuk veprove mirë. Ti u nënshtrove dhe nuk e ruajte personalitetin tënd.

A keni, ju, doktor, një përgjigje lidhur me qëndrimin e mikes time?

 

 

Përgjigje:

Gjithkush, që e lexon këtë letër, padyshim,  ka përjetuar momente jetësore të përafërta, të cilat i ka zgjidhur sipas mënyrës së vet. Disa kanë vepruar si kjo grua dhe më pas kanë provuar momente të lumtura, që nuk i kanë harruar kurrë. Të tjera janë sjellë ndryshe dhe kanë provuar gjithashtu, momente që nuk i kanë harruar, por në drejtim të kundërt. Ato kanë provuar fyerjet, zemërimin e zgjatur, dhunën dhe jo rrallë kanë humbur jetën. Ti mendon, se mikja jote nuk veproi mirë. Unë mendoj se kjo grua e mençur veproi drejt. Ajo nuk donte të dorëzonte as punën, as burrin, ndaj thirri në ndihmë qetësinë dhe durimin për të zgjidhur këtë konflikt, që tanimë kishte lindur në marrëdhënien e tyre.

Ju duhet të dini se burrat reagojnë shumë më mirë, kur gratë e shprehin qejfmbetjen në mënyrë të  heshtur, pa shpërthyer në zemërata. Cdo grua, cilado qoftë ajo, e ka provuar se sa e vështirë është të fitosh mbi burrin duke luftuar. Shprehja hapur e zemëratës ndaj burrit, është një agresion jo i mençur nga ana e gruas. Krejt ndryshe, heshtja dhe shprehja e pakënaqësisë pa agresion, inspiron tek burri mirësi dhe e motivon atë të rivlerësojë veprimet e tij, që shpesh, janë impulsive dhe të pamenduara. Kjo është biologjia, kjo është fiziologjia kjo është psikologjia!

Çfarë duhet bërë?

Përgjigja është shumë e thjeshtë dhe këtu nuk ka për të zgjedhur. Është krejt normale, që gratë, ashtu si dhe burrat, ta kërkojnë suksesin dhe forcën. Por është, gjithashtu, me rëndësi, që gratë të dinë, se kur janë në kërkim të dashurisë, ato, domosdoshmërisht, duhet të heqin dorë nga disa instinkte të forcës. Ato duhet ta rrokin botën me zemër, më shumë se me kokën. Fuqia e zemrës, është fuqia e dashurisë dhe dashuria arrihet kur gruaja zotëron aspektet më të mira të personalitetit të saj femëror. Nga gjithë këto aspekte, më të vlerësuarat janë qetësia dhe durimi, të cilat testohen çdo ditë, tek çdo grua. Suksesi në një marrëdhënie personale varet, kryesisht, nga aftësia e gruas për të qenë e qetë dhe e duruar. Humbja e qetësisë dhe durimit gjithnjë çon në thartimin e marrëdhënieve. Qetësia dhe durimi janë cilësi sfiduese, veçanërisht, kur burri vepron “keq” dhe është i irrituar e i frustruar. Kur në një marrëdhënie krijohen situata të vështira, gruaja, ka dy opcione :

a-Të fillojë dyluftimin me burrin, gjë që e detyron burrin të mbrojë veten, të sillet arbitrar, të mos lëshojë pe dhe të jetë i dhunshëm.

apo

b-Të ruajë qetësinë, të ngrihet mbi situatën dhe t’i japë burrit atë që ai e admiron tek gruaja e tij. Këto sjellje të gruas, janë shumë inspiruese dhe motivuese për burrin. Gratë duhet ta dinë dhe ta pranojnë faktin, se për arsye biologjike, ka shumë pak burra, që kanë “durimin e një shenjti”.

Çfarë thonë studimet?

“Sa më e suksesshme të jetë një grua, aq më intensive bëhen konfliktet e saj. Sa më shumë suksese profesionale të gëzojë një grua, aq më pak e sigurtë do të ndjehet në nivel personal dhe emocional.” Këtë realitet jetësor për gruan moderne, e ka paralajmëruar vite më parë, Matina Horner, Presidente në Radcliffe College, në studimin e saj klasik : “Feminity and Succesful Achievement: A Basic Inconsistency”. (Feminiteti dhe Arritjet e Suksesshme: Një Mospërputhje Bazike)

Çfarë thotë Martina Horner? Ajo tregon se gratë e Radcliffe që ajo studioi, kishin  një   frikë të çuditshme nga suksesi. Një frikë, që për kohën ishte e paarsyeshme. Këto gra mendonin, se sukseset e mëdha në aktivitetet profesionale dhe jopersonale, janë shkatërruese për lumturinë e tyre në jetën personale e familjare. Gratë e Radcliffe jo vetëm nuk i besonin, por ishin kundër gënjeshtrës feministe që thotë: “Kompletimi i suksesshëm, e bën një grua më të dëshiruar prej burrave”. Në realitet ndodh krejt ndryshe thotë Horner. “Kur një grua preferon forcën dhe e vë atë mbi dashurinë, ajo mohon shumë aspekte të feminitetit të saj. Instinkti për fuqi (pushtet) dhe instinkti për dashuri, janë dy pole të kundërta.”

Unë e di se shumë gra nuk do të jenë dakord me mendimin tim, ashtu sic do të ketë edhe shumë të tjera që do të mendojnë si unë. Gjithkush ka të drejtën të mendojë sipas vetes. Por, unë di me siguri, se kur një grua shumë e suksesshme shkoi tek doktori, sepse ishte e lodhur, e stresuar dhe me pagjumësi kronike, doktori i tha: “Ti, po e lë në punë pjesën tënde më të mirë”.

 

 Dr. Adem Harxhi – DITA

 

Dr. Adem HARXHI November 27, 2017 09:36
Komento

8 Komente

  1. aqif thumbi August 18, 14:38

    MIR E KA HARXHI PO KUJT ITHUA?

    Reply to this comment
  2. keli August 18, 17:10

    Doktor me kete logjike i bie qe burrat qenkan ‘ irracionale, te eger nga natyra,se fyejne, agresojne dhe disa jane dhe te dhunshem’

    Me falni, por na e keni nxjerre mashkullin si njeri te pakontrolluar nga natyra dhe se femrat duhet te jene te qeta qe te ekuilibrojne mashkullin, ndryshe mashkulli iken, largohet ose qendron dhe dhunon.

    Une mendoj se i keni lene barren femres per zgjidhjen e konflikteve duke e trajtuar mashkullin si nje adoleshent irracional qe duhet te trajtohet me butesi dhe embelsi ndryshe ‘behet agresiv’

    Ku eshte logjika e mashkullit? Ku eshte mirekuptimi? Ku eshte logjika?

    Po flasim per meshkuj, apo per ‘Kafshe’ te dala nga kopshti zoologjik ?!!

    Reply to this comment
    • dr. Ademi May 18, 03:15

      Lexo paragrafin e fundit te ketij shkrimi.

      Reply to this comment
    • epo kjo pune May 19, 01:37

      Fiks fare, doktori po na e paraqet bardhe e zi 🙂 Nderkohe qe nuk eshte keshtu, burri eshte racional dhe i logjikshëm po ashtu si edhe femra, nuk mund te beje femra ate qe thote doktori te rrije e te pres me durim qe burri te behet racional, se eshte idjotesi, se burri nuk eshte tiger i nxjerre nga kafazi, nese do seks do vije te zbutet 🙂

      Si ne karriere si jo, nuk ka nenshtrim ndaj seksit tjeter…te pritet me durim per burrin… per te qeshur fare…:)

      Doktori kam pershtypjen qe eshte ne bus ende 🙂

      Reply to this comment
    • Niku November 27, 17:47

      Une jam me doktorin qe jep keshilla me vlere, por tema eshte komplekse. Doktori e ka fjalen per dy persona qe duhen moj Keli dhe jo per dy “kafshe” qe kane dale nga kopshti zoologjik ku e ka marre “ferra uraten”.

      Reply to this comment
  3. o... May 17, 15:08

    Sepse jane koqe.

    Reply to this comment
  4. Arben May 17, 17:20

    RUBRIKA E VETME E DITES QE JA GJEN GJENE E DUHUR KUR E LEXON.

    TE TJERAT JANE 90% LEPIRJE E 10% TE REJA.

    Reply to this comment
  5. Doktori desgtak... December 1, 16:12

    Lexojeni ketu. Doktori ka te drejte.Rasti paraqitur me llogjike pozitive.keshtu duhet vepruar.
    Faleminderit Dr.megjitse, une i kam mbaruar ato angazhime.pres butesine e saj te shperbleje TIMEN.
    Dokori deshtak…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*