Nga ARBEN DUKA (1957-2021)
Europa, kjo kurvë e mallkuar,
në gjithë vitet e historisë,
vetëm poshtërsira,
i ka bërë Shqipërisë!
Nga Europa s’na ka ardhur,
kurrë ndonjë gjë e mirë,
Po dhe klasa jonë politike,
është e dobët dhe e pështirë!
Na kanë bërë gjithë poshtërsitë,
Na kanë ndarë copa-copa,
Ndaj dhe po thërras me gjithë fuqinë e
zemrës: “Poshtë dhe më poshtë Europa!.”
Ata na kanë dashur të dobët dhe të
përçarë, si i thonë-halë në sy,
Ato që tuan vëllezrit kosovarë,
kërkojnë t’i çbëjnë tani!
Ajo para nesh preferon Serbinë,
që bëri genocid në fund të shekullit
Njëzetë, dhe Kosova ende s’do qe shtet më
vete, nëse s’do kish ndërhyrë Amerika!
KE bën rezoluta kundër Kosovës,
sipas raportit të një plaku gërdallë,
dhe gjysëm ‑ ale nuk thotë për Serbinë,
që ka djegur qindra fëmijë e pleq të gjallë!
Shpi‑ et e ndyra të Dick Martit,
në akuza ligjore u kthyen,
dhe gjithë udhëheqësit e UÇK-së,
si ordinerë nga Haga u rrëmbyen!
Si mund të akuzohen kosovarët,
për krime kundër njerëzimit,
akuzat që duhet të qenë ngritur për
Vuçiçin, sot janë në kurriz të Hashimit!
Unë me shokë kam vënë ulërimën,
kur po shkatërrohej ushtria shqiptare,
se përsëri në pikën zero,
mund të kthehet çështja kosovare!