Si lidhet dashuria me shikim të parë me imazhet e fëmijërisë

November 26, 2017 10:04

Si lidhet dashuria me shikim të parë me imazhet e fëmijërisë

Ndodh ndonjëherë të shohësh dikë dhe të tërhiqesh prej tij/saj menjëherë.

Gjithçka funksionon si një energji që i tërheq dy persona, të cilët bien në dashuri me njëri-tjetrin.

Kjo ndjesi “dashurie” është kaq e vërtetë dhe e pastër, saqë nuk mund të krahasohet me asgjë tjetër.

Sipas kërkimeve të dikurshme të Frojdit dhe psikologëve të tjerë, kur bie në dashuri me shikim të parë, në fakt, ti bie në dashuri me pamjen e personit tjetër dhe kjo përbën diçka shumë të rëndësishme.

Fytyrën e personit tjetër ti e konsideron si një fytyrë shumë të bukur dhe shumë të dashur, njësoj si ato që shihje atëherë kur ishe fëmijë dhe persona të ndryshëm të afroheshin.

Normalisht, ti vetëm disa prej tyre pëlqeje dhe kjo histori përsëritet kur rritemi. Ne rritemi me atë koncept të bukurisë që kemi nga koha, kur ishim fëmijë.

Tërheqja që ndiejmë ndaj pamjes së dikujt tjetër, është më shumë një ndjesi për të rikujtuar ato imazhe që na kanë lënë mbresa gjatë fëmijërisë sonë.

Subkoshienca jonë përbëhet vetëm nga dëshirat dhe emocionet tona. I injoron arsyet. Dëshiron atë që dëshiron, shpesh larg normave sociale apo ndjesive të tjera të mendjes njerëzore.

Kjo do të thotë që në hapat e parë të dashurisë, ne ndihemi si fëmijë të lumtur, ashtu siç ndiheshim kur ishim të vegjël, me duart që na djersiteshin, me fluturat në stomak, si dhe me zemrën që na rrihte më shpejt.

Duke rënë në dashuri me shikim të parë, subkoshienca jonë kërkon t’i risjellë ato ngjarje sërish në jetë.

Ndërkohë, kur në një lidhje hyn në mes rutina e mërzitshme, është kaluar në stadin e dytë të dashurisë, ;por sido që të shkojë çdo histori na ndihmon të njohim më mirë veten tonë dhe nëse diçka na ka bërë të lumtur në kohën e vetë, ajo kurrsesi nuk mund të quhet e gabuar – shkruan bota.al

November 26, 2017 10:04
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*