Përse Travis Scott i dërgoi 443 trëndafila të bardhë Kylie Jenner?

February 7, 2018 10:10

Përse Travis Scott i dërgoi 443 trëndafila të bardhë Kylie Jenner?

Miliarderja më e vogël në botë solli në jetë vajzën e saj vetëm 1 javë më parë, pasi mbajti shtatzëninë e saj të fshehtë.

Dhe në ditën më të bukur të saj ylli i televizioneve ka marrë 443 trëndafila nga i dashuri i saj Travis Scott.

Duke provuar se është romantik, reperi i dërgoi nënës së re trëndafila të bardhë dhe ajo nuk hezitoi që ti ndajë me fansat në Snapchat.

Po përse pikërisht 433 trëndafila?

Kylie ka zbuluar se pse Travis zgjodhi këtë numër.

Duke iu referuar lindjes së vajzës së tyre në 1 shkurt në orën 4:43, ajo shkruan: “443 nga zemra ime disa ditë më parë. Në orën kur ajo erdhi në jetë.”

Kylie sot ka zbuluar edhe emrin e vajzës me anë të një postimi në Instagram. Ajo postoi në foto me mbishkrimin: Storm Webster.

l.h/ dita

February 7, 2018 10:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*