Përshkallëzohen tensionet mes dy vendeve, Korea e Veriut hedh raketë drejt Japonisë

July 4, 2017 09:57

Përshkallëzohen tensionet mes dy vendeve, Korea e Veriut hedh raketë drejt Japonisë

Është përshkallëzuar situata në gadishullin korean, pasi Peniani ka testuar këtë herë një raketë balistike ndërkontinentale.

Raketa ka fluturuar për 40 minuta dhe më pas ka përfunduar në ujërat territoriale japoneze. “Lëshimi i raketës ka rezultuar me sukses”, ka njoftuar qeveria në Penian, duke acaruar fqinjët.

“Testi i sotëm i Veriut tregon qartë se si kërcënimi i Penianit bëhet gjithmonë e më i rrezikshëm”, ka deklaruar kryeministri japonez Shinzo Abe.

Lidhur me testin ka reaguar edhe Seuli zyrtar. Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se raketa ka fluturuar për 930 kilometra nga baza Banghjun, në një provincë në veri të Penianit, ndërkohë që detajet si lartësia dhe shpejtësia janë ende në fazë verifikimi.

Zëdhënësi i forcave të armatosura koreano-jugore ka shtuar se, ushtria vazhdon të jetë në gjendje gatishmërie për t’i bërë ballë provokimeve të Koresë së Veriut.

Testi i fundit vjen pas një seri provash të raketave tokë-ajër të kryera nga baza lindore Uonsan muajin e kaluar. në këtë rast, distanca e përshkuar nga raketa ishte 200 kilometra, në gjendje të godasë njësitë detare.

July 4, 2017 09:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*