Përshkallëzohet tensioni mes dy vendeve, pas anijes së kërkimit të naftës edhe 4 anije luftarake turke hyjnë në ujërat e Greqisë. Athina njofton NATO-n dhe BE

August 10, 2020 18:58

Përshkallëzohet tensioni mes dy vendeve, pas anijes së kërkimit të naftës edhe 4 anije luftarake turke hyjnë në ujërat e Greqisë. Athina njofton NATO-n dhe BE

Përshkallëzimi i tensionit greko-turk hyn në një faze të re pasi pasditen e së hënës, anija sizmografike turke “Oruç Reis” ka hyrë në skajin lindor të raftit kontinental grek duke ardhur nga rafti kontinental qipriot.

Sipas mediave greke ajo shoqërohet me katër anije luftarake turke.

Përballë saj kanë shkuar menjëherë tre luftanije greke ,ndërsa një pjesë tjetër e Flotës detare të Greqisë është përhapur në këtë rajon detar.

Vihet re se transmetuesi i anijes sizmografike turke vazhdon të jetë i mbyllur që 24 orë më parë , siç është regjistruar në sistemin e zbulimit “marinetraffic”.

Theksohet se vërtetë që anija turke “Oruç Reis” ka hedhur në det kabllot përkatese të kërkimeve ,por ky kerkim në këto kushte kur ajo ështeë e rrethuar me disa anije luftarake nuk mund të kryhet për shkak të zhurmes. Gjithashtu burime nga ministria e Mbrojtjes së Greqisë bëjnë me dije se anijet  e Flotes Detare greke që ndjekin nga afer këtë zhvillim u bëjnë thirrje çdo 15 minuta anijeve turke duke u kërkuar të largohen, duke u shpjeguar se ndodhen ne territorin grek.

Zhvillimit të fundit i ka paraprire e ashtuquajtura lufta e Navtex-eve pasi menjëhere sapo  Athina ka bllokuar një zonë detare brenda raftit të saj kontinental ,Ankaraja është përgjigjur me të njëjtën mënyrë në të njëjten zonë duke sjellë tensionin mes tyre në nivelin më të lartë përsëri brënda disa javëve.

Ministria e Jashtme greke ka reaguar menjëherë me një deklaratë të ashpër duke theksuar se Greqia nuk do të pranojë asnjë shantazh, do të  mbrojë të drejtat e saj  sovrane dhe i bën thirrje Turqisë t’u japë fund menjëherë veprimeve t e saj të paligjshme që dëmtojnë paqen dhe sigurinë në rajon.

Gjithashtu ministri i Jashtem Dhendias ka urdhëruar ambasaden greke në Ankara të dorëzojë një notë proteste në ministrine e Jashtme Turke, ndërsa  ka zhvilluar bisedime me homologët e tij të Gjermanisë, Qipros e Bahreinit, të cilëve u ka shpjeguar pikat kryesore të marrëveshjes që Greqia ka nënshkruar me Egjiptin për zonat e tyre eksluzive detare, duke sjellë në plan të parë edhe provokimet turke.

Nga ana e tij edhe kryeministri Mitsotakis ka komunikuar në mëngjesin e së hënës me presdientin e Këshillit Europian Charles Mishel duke e informuar atë për marrëveshjen në fjalë si dhe për zhvillimet në Mesdheun Lindor ,ndërsa se fundmi ka njoftuar edhe Sekretarin e Përgjithshme të NATO-s Stoltemberg duke i thënë atij se politika e qëndrimeve te ekuilibruara me Turqinë nga ana e Aleances nuk po jep asnjë frut.

Pak më pare SHBA me anë të një deklarate janë shprehur të shqetësuara për veprimet e Ankarasë duke ju bërë thirrje autoriteteve  turke të ndalojnë çdo operacion kerkimor për hidrokarbure në zonat mbi të cilat Greqia dhe Qipro pretendojnë juridiksionin në Mesdheun Lindor duke theksuar se veprime të tilla janë provokuese dhe rritin tensionet në rajon.

j.l./ dita

August 10, 2020 18:58
Komento

19 Komente

  1. Gzim Kulufi August 10, 19:25

    Dhe ka mundesi qe kjo lloj perplasje gjelash te monopolizoje Mesdheun, cfar ne fund te fundit na del se kjo paskesh qene loja per te shmangur te tjeret e per te terhequr investime ne projektet e tyre ne Mesdhe!

    Reply to this comment
    • Raimond vlonjati August 11, 03:45

      Ou duket bukur shume

      I thoni te dergojne edhe nja 2 anije si keto ,aty ne Sarande , te bejme ca stervitje te perbashketa,

      I duhen thyer hundet Greqise, se eshte shtet me ligesi akrepi

      Reply to this comment
  2. demo August 10, 19:26

    E kane llastuar shume Greqine.
    Cdo gur grek qe del mbi uje pushton hapesire detare njelloj me Kontinentin..
    Jooooo,jooo grekeria!Nuki behen hesapet keshtu.
    Hapesira ekonomike detare midis Turqise dhe Greqise do te ndahet e baraslarguar nga Distanca Athine-Stamboll.
    Jepeni Rodosin ne Harte.Distanca e Rodosit nga bregdeti i kontinentit turk eshte sa distanca Korfuz Sarande.
    Greku jo vetem nuk ka te drejte,por nuk ka as bythe tja ngushtoje hapesiren detare Turqise deri ne reren e plazhit.
    Gjermania dhe BE,boll e llastuan Greqine.
    Zonja Merkel nuk duhet te nderhyje fare

    Reply to this comment
    • BIZANTI August 10, 20:27

      Per ty si mbetje osmane cdo maskarrallek qe bejne turqit eshte e drejte.Por mos harro dhe do shikosh se turqia do te shkaterrohet nga Ruset per vetem nje jave.Do te paguajne per te gjithe krimet dhe genocidin qe kane bere ne Arberi dhe Ballkan.

      Reply to this comment
    • hajdari me presh ne dore August 10, 20:32

      Hapesira ekonomike detare midis Turqise dhe Greqise do te ndahet e baraslarguar nga Distanca Athine-Stamboll? Atehere ne baze te llogaritjeve i bie qe turqia duhet ti beje kerkimet ne token e vet e as ne ujrat e saj territoriale, ne mesdhe jo e jo ….

      Reply to this comment
    • mirel August 10, 20:56

      E qeteson Ramuti Greqine, Turqia ja merr andej, Shqiperia ja jep ketej

      Reply to this comment
  3. shtetas shqiptar August 10, 20:09

    Asgje nuk do ndodhe. Turqia do bindet se nuk futet dot ne Europe as si anetar i BE as me pak me lufte.

    Reply to this comment
  4. Ketu eshte ulur turqia kembekryq August 10, 20:26

    Prisni kur te bashkohet flota jone me vellaznit e nje gjaku te turqis.
    Kumandant do jete njai saleh birrisha qe na beri sunet dhe na ngriti gjithe ato xhami me ngrit sumen perpjete.

    Reply to this comment
  5. HIJENAT AFRO - VERIORE TE ATHINES August 10, 21:39

    Sa me shume probleme te tjera te kete Greqia , aq me pak do te fryhet si gjel ndaj Shqiperise , me pordhet e tyre shekullore se “po shkelen te drejtat e [email protected] ” , edhe atje ku nuk ka te tille . Megjithse Greqia nuk e ka firmosur konventen per minoritetet dhe Shqiperia eshte vend model per respektimin e minoriteteve , ata kerkojne qimen ne veze , kurse Evropa si gjithenje mbyll syte perpara ketyre hijenave . Greqia qe preej krijimit si shtet , ka qene faktor destabilizues ne rajon dhe nuk ka marredhenie miqesore me asnje shtet te rajonit . Ajo rron me mentalitetin e mykur mesjetar te ringjalljes se Perandorise Bizantine , e cila na paska qene perandori greke e jo romake . Te mjerit Janullaqis , ka rrezik qe sot a neser t`i bjere infarkti i dyte dhe i fundit , dhe nuk do ta trete dheu ! Keshtu ju pafsha , te hiqeni zvarre …… !

    Reply to this comment
  6. demo August 10, 23:15

    Athina nuk ndodhet ne Ceceni,or Hajdar!

    Reply to this comment
  7. demo August 10, 23:35

    BE dhe SHBA po se paten kuptuar se Greku eshte nje provokator i poshter,do te mesojne qe Turqit dijne te mbrohen.
    Me Lojen e delimitimit te Hapesires Detare,qe po ndermerr Greqia me te gjithe fqinjet e saj,kerkon te shtrije sundimin ne Detin Mesdhe dhe detrat rajonale duke shfrytezuar ca gure qe dalin mbi siperfaqe,qe Greqia i perdor si gure kufiri.
    Greqia leshon gurin dhe pastaj vete fshihet ne preherin e BE dhe NATO,si ai rrugaci mistrec.
    Kos harrojne greket se edhe ne 1915 dhe 1921 paten ndihmen e englezeve,francezeve,por nuk u beri pune.
    Populli turk shpartalloi flloten e Admiralit Winston Cercill qe la aty 600 mije marinsa australiane dhe gjithe floten e mbytur.Ushtria e gjeneralit Venizellos u shpartallua me turp nga Mustafa Qemal Ataturku dhe mezi shpetuan nga peshkarexhat e peshkatareve greke te Bosforit.
    Mos harroni edhe Qipron ne 72.

    Reply to this comment
  8. AM August 11, 01:43

    Koken henkshin me njeri tjetrin. Ne shqiptareve vec na kane vrare ku nga mbrapa kraheve e ku drejtperdrejt . Si grek si turq na kane bere varrin kur u kemi rene ne dore. Greket na duan kur behemi grek , turqit na duan kur behemi si turq. Si shqiptar asnjeri sna do. Ne djall shkofshin.

    Reply to this comment
  9. Arben August 11, 06:32

    Përpara Sulltan, je shpresë për miletin

    Tregoju vendin zullumqarëve

    Reply to this comment
  10. tomorraku August 11, 16:02

    Greqia po kerkon te behet “Perandoria Bizantine ne det”se ne te nuk jane percaktuar akoma kufijte!Sa per anijet “luftarake “te dy shtetet jane anetare te NATO-s dhe mund te merret se po bejne stervitje!

    Reply to this comment
  11. Debatik August 11, 18:42

    O shqiptare po kokat hongshin te dyja kto shtete. Kujt i plasi se te dy palet jevgj jane

    Reply to this comment
  12. Doda August 11, 20:38

    O shqiptare po kokat hongshin te dy shtetet se te dyja palet jane jevgje

    Reply to this comment
  13. Doda August 12, 13:22

    Kesaj rradhe me ka pagu sulltani

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim