Përsiatje mbi urimin “Gëzuar, gjithë bashkë” për festat e Nëntorit

November 27, 2017 15:18

Përsiatje mbi urimin “Gëzuar, gjithë bashkë” për festat e Nëntorit

Çapajev Gjokutaj

Në festat e nëntorit gjithnjë më vjen ndër mend urimi i moçëm. ‘Gëzuar’, thoshje ti dhe tjetri ta kthente po me urim: ‘Gjithë bashkë!’.

Përgjigja ‘gjithë bashkë’ përdoret më rrallë sot, më shumë nga të moshuarit se sa nga të rinjtë.

Po qe se gjuha do ndiqte logjikën e fakteve, kjo përgjigje do të duhej të ishte masive, sidomos për festat e nëntorit. Një varg arsyesh e mbështesin këtë.

Çështja kombëtare shqiptare akoma nuk është zgjidhur tërësisht. Trojet etnike shqiptare janë të ndara në pesë shtete të ndryshme.

Politikanët thonë se trojet amtare do bëhen bashkë në Europën e Bashkuar. Zgjidhje e mundshme, por nuk vjen vetiu, si në ato përrallat me petulla që bien nga qielli.

Duhen shumë punë e mund, që të përshpejtohen proceset integruese, qoftë ato me BE-në, por sidomos ato ndërshqiptare.

Ngjan se këto të fundit janë të tipit ‘shtatë ujë e një oriz’, kanë kjamet retorikë e fare pak hapa konkretë. Përgjumje dembelësh, si në atë këngën  ‘seç më fle në hije t’ferrës’.

Urimi ‘gjithë bashkë’ do të bënte sens për festat e nëntorit edhe nga që jemi të ndarë e të shpërndarë në gjithë botën. Një në tre shqiptarë është emigrant. Dhe shumica e të ikurve jetojnë me kokën pas, me mall për njerëzit e për vendin, për festat e për flamurin.

Malli e dashuria kanë qenë e janë. Dhe shyqyr që janë. Por na duhen edhe politika bashkëkohore, që do të lehtësonin ivestimet e emigrantëve në atdhe. Të fitonin ata e të përfitonte dhe vendi.

Na duhen politika e projekte, që do të nxisnin mijëra të rinj të talentuar dhe të shkolluar në universitete prestigjoze të botës, të bashkëpunonin me institucionet amëtare, qoftë edhe në distancë. Se jemi popull i vogël e burimet njerëzore i kemi të pakta.

Urimin ‘gjithë bashkë’ e bëjnë edhe më të domosdoshëm ndarjet e përçarjet që synojnë të mbjellin politikanët. Edhe tek dëshmorët shkojnë veç e veç. Jo po 28-a, jo po 29-a.

Datat e festave i kanë caktuar të zotët e punës, ata që bënë historinë, qoftë më ‘12, qoftë në ‘44.

Politikanët e sotëm bëjnë mirë të zgjidhin hallet e sotme. Dhe, po të kenë këllqe, të përpiqen që ndonjë datë nga e tanishmja të mbetet në histori e të kujtohet nga ata që do të vijnë.

Me sa duket nuk e kanë mësuar akoma se beteja për betejat, që i kanë fituar gjyshërit e stërgjyshërit, bëjnë vetëm kalamajtë, burracakët dhe furacakët.

( Nga cikli ‘ Selanik e tatëpjetë’ )

November 27, 2017 15:18
Komento

13 Komente

  1. Populli November 27, 17:28

    Më 44 hyri djalli i kuq në Shqipëri,
    as ndërmend s’ka t’a lërë këtë mavri…

    Reply to this comment
  2. Dine November 27, 17:34

    Akoma nuk na kane gjetur kockat e gjyshërve, që na i pushkatuan në Nëntorin e 1944
    Dhe ju dashkeni të festojmë bashkë?
    A jeni në çmendinë, o gazetarë?
    Asnjë nga ata të brigadave të pushkatim nuk tregon.
    As anon nuk tregojnë…
    Dhe ju doni të festoni?
    Nuk qënkeni njeri me ndjenja…
    U shpallën të pafajshëm….dhe kockat akoma nuk i varrosin dot!
    Ju jeni me keq se serbët….

    Reply to this comment
  3. Tironsi November 27, 17:35

    E di kush t’a kthente gjithë bashkë, ata morrat e kuq, që vodhën vranë, plaçkitën tironsit…
    Se erdhën, të gjithë me morra..

    Reply to this comment
    • Raimond vlonjati November 28, 05:15

      Ca i vodhen Tiranes moraman ?

      Tirana ishte si Kandahari , shtepite me balte,ruget si ruge dhish , femrat te mbuluara koke e kembe ngjanin si sorra te zeza e si laraska

      Mileti gjithe diten rinin me bythe peprjete,ose kembekrysh me tespie ne duar ,
      ,hanit buke ne sofer si kinezet ne kohe te pordhes dhe si arabet sot.

      Tirana ishte tamam nje turp,sepse dukej si nje Gelbaze arabi ne zemer te Shqiperise

      Po shyqyr thuaj, qe erdhi Enveri me komunistet dhe ju ndryshoi jetesen, e ju beri njerez, se ju nuk kishit asnje ndryshim nga AFGANET …

      E keni sy e surat shani ju funderina te neveriteshme turkoshake

      Reply to this comment
  4. Rrofte 28, poshtë 29! November 27, 17:36

    Rrofte 28, poshtë 29!

    Reply to this comment
  5. E drejta do dilte njëherë.. November 27, 17:39

    Ata dëshmorët e t’u shko e tregoja fëmijëve për përralla dhe fitoren e socializmit, nuk e fdestoi as Rusia këtë vit…
    Se po del që më shumë vrau socializmi ruse, sesa Hitleri ushtarë rusë…

    Reply to this comment
  6. Nene Shqiperi November 28, 14:38

    MJAFT me me NDASIRA-Therret MBARE SHqiperia!

    Capajeb Gjokutaj fet si CAPAJEV i lumte GOJA.
    Keta komentuesit antishqiptare c’mi nxirni ne faqet e gazete sone DITA.
    Pa tjeter 28 NENDORI eshte Kryefesta e fitores pas 500vjet rriberi Osamne.Po 29 Nendori solli clirimin nga pushtuesit rinj Fashisto-Nazistet.
    5 vjet lutfte me 28 mije desmore nuk mund te hidhen poshte.
    Turpi politikaneve tone.E mira do jete nga VLORA drejte ne Vorezat e Kombit ne Tirane NESSER 29 NENDOR e me nderime te mbedha.
    Pa ndasi Partiake e tjera pas saj.
    Mblidhni mente-Odjem e vajza-po ju drejtohem, qe aktualisht keni drejtimin e vendit.
    Mjaft me me NDASI se kete duan armiqte tane si te brendeshem dhe te jashtem.Shikoni anen pozitive te atij 29 nendori dhe kohes,qe pasoi dhe jepini hakun.
    Mjaft me me NDASI;O DJEMTE e MIJ!po ju quaj.
    Pra nga VLORA Heroike-ne Tiranen KRESHNIKE!
    Ne Vlorre u shpall PAVRESIA per mbare shqiperine
    Ne Tirane fitoi lufta Clirimtare MBAREKOMBETARE.
    NENA SHQIPERI !

    Reply to this comment
    • Patrioti November 28, 17:39

      O Nëna Shqipëri,
      E mjera ti për çka mban në gji.
      29 Nëntori
      Fillimi i terrorit komunist
      Që ja kaloi atij nazist…

      Reply to this comment
  7. Tironsi November 28, 17:36

    Po pse ike nga Vlora, zotrote, kur paska qenë Tirona, me e keqe, ore lab?
    Mbi cilat toka i ndërtuar shtëpitë, ore brekgrisur, e morracake?
    Jeni dhe të parespekshem…
    Turp nuk keni…
    E vodhet e na e shkatërruar Tironen, ore delenxhinj..

    Reply to this comment
    • mirel November 28, 18:16

      O hajvane qe shkruan me 20 nick name.
      Shkruaje Magda me mire
      Tirana ta kete per nder qe u mbush me leber se me shallvare do rrinit akoma. Aty te shallvaret..

      Reply to this comment
  8. mirel November 28, 18:21

    Po pse ike nga Vlora, presje
    zotrote, presje
    kur paska qene Tirana, presje
    me e keqe, prape presje
    ore lab, pikepyetje..
    Nje keshille: deficenteve nuk u lejohet te japin mendim.

    Reply to this comment
  9. Nene Pashako D December 6, 00:06

    Komentuesi “Patriot” te pakten kete sigel mos e bege e di cdo me thene mos e BEGE-…e shkruan dhe me germe te madhe P.verte je per p.po p.te voge me mbarese ..jerdhur.
    Nene Pashako

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*