Personalitetet ndërkombëtare politike përshëndesin Kongresin e PS

March 19, 2016 13:17

Personalitetet ndërkombëtare politike përshëndesin Kongresin e PS

Përmes një video-mesazhi, Kongresi u përshëndet nga Martin Schulz, president i Parlamentit Europian, i cili u ndal tek reformat. Sipas, tij Shqipëria ka bërë hapa mbresëlënës, por reformat janë ende për t’u bërë. “Ju e dini që Bashkimi Europian është i gatshëm t’u ofrojë udhëzime për këto reforma. Të tregojmë që kriza të mos pengojë rrugën e stabilitetit të rajonit. Duhet të tregojmë shumë kujdes që kriza të mos pengojë stabilitetin në rajon. Kur isha në Shqipëri pashë me sytë e mi arritjet mbresëlënëse, por mos harroni se reformat janë ende për tu bërë. Keni mbështetjen e BE. Lavdëroj punën e Edi Ramës”, tha Schulz.

Tony Blair: Ne duam ta shohim Shqipërinë në BE

Po përmes një video-mesazhi, Tony Blair, ish-kryeministri britanik tha se Shqipëria është në duart të sigurta nën qeverisjen e socialistëve dhe me të ardhme të sigurtë në BE. “Shqipëria është vend optimist për të ardhmen. Vendi po bën progres hap pas hapi dhe me marrjen e statusit të vendit kandidat mund të shohë përpara dhe të vazhdojë në këtë rrugë ndryshimi dhe reformash për një të ardhme në BE. Lidershipi i Ramës politika të qarta vendi po bën progres hap pas hapi, vendi ka marrë statusin e BE. Ne duam të shohim Shqipërinë në BE;  ky është destinacioni. Duhet të vazhdohet rruga e ndryshimit dhe e reformave”, deklaroi Blair.

Sergei Stanishev: PS i mbijetoi regjimit autoritar të Sali Berishës

Ndërkohë, punimet e Kongresit po ndiqen nga afër edhe nga Sergei Stanishev, kreu i Socialistëve Europianë.  “E di që Partia Socialiste është një parti e fortë, me rrënjë të forta në Shqipëri, përndryshe nuk do të mund t’i mbijetonte regjimit autoritar të Sali Berishës”, tha ai. Për Stanishev prova më e madhe e çdo partie është pushteti dhe PS po e kalon me sukses këtë provë duke mbajtur premtimet përmes reformave të rëndësishme të ndërmarra në vend.

Massimo D’Alema: Shqipëria po bëhet një vend model

Ish-Kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema u shpreh i bindur se Shqipëria është duke ecur e sigurt drejt Bashkimit Europian. Gjatë fjalës përshëndetëse në Kongresin e Partisë Socialiste, Kreu i Fondacionit Kulturor të Socialistëve Europianë, Massimo D’Alemma, ish kryeministër i Italisë tha se, Shqipëria në udhëheqjen e socialistëve po bëhet një vend model, që po ndjek reforma kurajoze për tu integruar plotësisht në BE.

“Si President i Fondacionit Kulturor të Socialistëve europianë, dua ti bashkohem ndjenjës së krenarisë, që të gjithë socialistët europianë për faktin që nën udhëheqjen e PS, Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë vend model, që po procedon me reforma kurajoze, drejt integrimit të saj të plotë në BE. Nuk është më Shqipëria e njerëzve të dëshpëruar, apo Shqipëria e skafeve, gomoneve. Por Shqipëria sot është një vend që rritet, një ekonomi që integrohet me ekonominë e vendeve të tjera. Isha në Tiranë pak muaj më parë për asistuar takimin e kryeministrave dhe ministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Më duhet të rrëfejë se pashë që ishin në një tavolinë, Kryeministri Serbisë, Kosovës, Bosnjës, të Malit të Zi dhe praktikisht ishin të gjithë, më ka mallëngjyer. Sepse të gjithë ne e dimë që konflikte të shumta kanë përfshirë këtë rajon dhe e vlerësoj shumë ecurinë në këtë drejtim dhe në këtë prizëm Kryeministri Edi Rama ka qenë një nga nismëtarët kryesorë. Bëra tifozllëk që Shqipëria të ishte pjesë e Europianit dhe kjo u arrit. Europa po përjeton sot një krizë të vështirë, ekonomike, sociale, migracioni, por edhe një krizë raciste. Nuk është kohë e lehtë për të folur për ndërhyrje të reja në BE, por ne socialistët jemi të sigurt që Shqipëria është në drejtimin e duhur”.

March 19, 2016 13:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin