Të dhënë pas parasë së lehtë: Si na shihte Ambasada USA në 2008

February 10, 2019 10:42

Të dhënë pas parasë së lehtë: Si na shihte Ambasada USA në 2008

Pikat kryesore

  • AMBASADA: kafenetë janë institucioni ku mund të ankohesh, të zgjidhësh problemet apo të argëtohesh në Shqipëri. Pra, kur të shihni shqiptarë të ulur në një kafene, mos mendoni se është humbje kohe. Është një institucion social multifunksional për një vend në tranzicion

Në disa kabllograme të dërguara mes shkurtit dhe marsit 2008 të zbuluara nga Wikileaks, Ambasada Amerikane i ka kushtuar vëmendje mënyrës së jetesës në Shqipëri.

Në një kabllogram dërguar DASH-it më 03.06.2008, Ambasada Amerikane në Tiranë na përshkruan si përtacë dhe kumarxhinj.

Në kabllogram shkruhet:

“Sallat e kumarit dhe pikat e basteve janë shfaqur si kërpudha në Tiranën e sotme. Mania e kumarit është një provë e sëmundjes që ka prekur pjesën më të madhe të shqiptarëve: ëndrrën për tu pasuruar brenda natës, mundësisht pa derdhur asnjë pikë djersë.

Kjo ndjesi ka rrënjë shumë thellë në historinë e Shqipërisë. Mund të bazohet në stilin e jetës që kanë zhvilluar gjatë pushtimit Otoman dhe reflekton tradita që kanë mbijetuar që në atë kohë.

Pavarësisht shpirtit të admirueshëm të sipërmarrësit që kanë treguar disa shqiptarë, ende pas më shumë se 15 vitesh disa ngjarje konfirmojnë ekzistencën e ëndrrës shumë të përhapur për tu pasuruar brenda natës.

Pjesëmarrja masive në skemat piramidale në fund të viteve 1990 ishte prova më tragjike.

Përfshirja në aktivitete ilegale si trafikimi i njerëzve dhe armëve është një tjetër provë. Ka shumë shembuj të përditshëm nga shoqëria shqiptare, të cilat mund të përmblidhen vetëm në një fjalë: Korrupsion! I cili shkon dorë më dorë së bashku me paratë e lehta…”

b.m. / dita 

February 10, 2019 10:42
Komento

11 Komente

  1. katarakti February 8, 20:18

    Kryeveper. Askush me mire dhe me kthjellet nuk mund te kishte zhbiruar shpirtin e shqiptarit. Kumarxhi, dembel, i gatshem te beje gjithçka, (te trafikoje femra, droge, arme, te vrase dhe grabise per tu pasuruar brenda dites dhe pa djerse). Radiografi e sakte. Si gjithmone te huajt na njohin me mire sesa e njohim ne veten tone.

    Reply to this comment
  2. socialSSalisti pe Blushi February 8, 20:36

    ‘Sa i zgjuar’!
    Si duket do e kete informuar ambasadori qe rrinte gjithe diten ne kafe me Nanon tek Rogner.
    Si duket do e kete informuar ambasadori tjeter qe diplomacine e zhvillonte me ÇILIETAT neper motele deri sa i ra infarkt mbi dafllak e shkoi per ‘leshin’ e Topallit.
    Si duket do e kete informuar Arvi-ziu qe ngeli ne kafene me Blushin dhe ne elbasan per ‘hajdaret’.

    Reply to this comment
  3. TLN February 8, 21:45

    Pershkrimi eshte plotesisht i sakte.
    Sot ne 2019 jane mbyllur sallat e basteve por bastet vijojne njesoj neper bodrume.
    Dhe do masivizohet si veprintari e paligjshme duke nxjerre para si droga.
    Detisa t vij dikush tjeter ne pushtet dhe te ktheje taksimin si e vetnja menyre efikase per ekonomine, jo idiotesite e Rames

    Reply to this comment
  4. Edi February 8, 21:50

    Ky përshkrim është i tepruar dhe është i bazuar vetëm në vëzhgime sipërfaqësore.

    Reply to this comment
  5. red por jo i kuq February 8, 21:55

    Ne kemi punuar vetem ne komunizem
    Me ato qe jane bere nga puna e atehershme po jetojme akoma, vidh e vidh e nuk ka te sosur

    Reply to this comment
    • Nazim February 9, 00:20

      E vetmja periudhe qe ky popull ka punuar ka qene koha e komunizmit, kemi ndertuar hekurudha, thare keneta, ndertuar fabrika uzina, shtepi banimi, hidrocentrale, dhe kishim vetem nje dite pushim ne jave mor zoterinj amerikane, po juve nuk ju intereson ta thoni kete gje. Per pertacine qe pasoi komunizmin, faji eshte i juaji qe me zagarin tuaj, qenin salic berishovicit, shkaterruat cdo gje qe u ndertua, krijuat mentalitetin, o burra futjuni e shkaterroni dhe e degraduat kete vend e popullin e tij ne kafshe qe bejne krime e vjedhin dhe ne ata qe rrine kafeneve.

      Ka dhe shume per te thene, por nuk ja vlen s ju i dini me mire se ne.

      Reply to this comment
  6. gjermani i fundit February 8, 22:05

    ky ambasadori qenka nje amator estrade qe s’e paska shokun. Nuk e di, po a me shpjegon kush pse ekzistojne kafenete? Perse jane shpikur baret dhe lokalet? Sigurisht, kush hyn atje per te pire kafe apo kthyer nje aperitiv nuk mund te stigmatizhet si pertac dhe dembel. Nje bar eshte vend takimi dhe dialogu, te pakten keshtu ka qene qe ne origjine. Bisedon dhe gjen rruge komunikimi e zgjidhjeje. Ambasadori e paska njohur cektesisht temperamentin e shqiptareve, ne fakt Shqiperia nuk eshte vetem qender Tirane dhe shqiptaret nuk jane si 140 deputetet qe kafenosin me ambasadore dhe emisare.Jepi amerikaneve nje shtet te mbaruar si i joni dhe shiko sa te zotet do jene te bejne prokopi!

    Reply to this comment
  7. Asnjeansi February 8, 23:35

    Ndersa mua , nga kablogramet e ambasadorit , derguar DASH , me beri pershtypje dembelizmi shqiptar , i trasheguar nga sundimi otoman , si dhe menyra e jeteses te trasheguar nga ky pushtim shekullor . Me drejt e qarte , s’ka ku vete . Po kujt t’i thuash , turkofileve shqiptare , qe vdesin per nje çike Turqi ?

    Reply to this comment
  8. mano mano February 9, 03:22

    Kumarin, dembelizmin, korrupsionin etj. qe permend kabllogrami i dyte, na i ka sjelle vete perendimi i Withersit me propagandimin e parase si kult i njerezimit dhe perhapjen e te gjitha formave te degjenerimit. Te vjen te qeshesh kur lexon se me cfare merret ambasada e shtetit me te madh te botes.

    Reply to this comment
  9. Adih February 10, 14:00

    Ekzakt ky kabllogram .Ne na ka shkateruar komnuizmi ,edhe sot e 27 vitet e fundit ,per fat te keq , e te dhimbshem , kemi nje tranzicion post komunist .Prandaj eshte ajo fjala popullore shqiptare ,cfare te mbjellesh do korresh .
    Prandaj keni me se te drejte ,cfare komentoni ne kete kabllogram .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*