Përurimet e dyfishta, Rama: Në 23 qershor, Berishës do i heqim gërshërët
Kryesocialisti Rama poston në profilin e tij foto që tregojnë gjendjen e keqe të rrugës Elbasan-Gjinar, një segment që i është hedhur një shtresë asfalti vetëm për të pasur mundësinë e përurimit. Rama shkruan se fenomeni i përurimit të dyfishtë të rrugëve dhe shkollave do të marrë fund në 23 qershor, kur vota popullore do t’i heqë Berishës gërshërët e përurimeve nga duart. Bashkëngjitur me foton, Rama sjell edhe rastin e përurimit të një ure në Fier.
“Sa për objektet që Saliu i inauguron dy herë, veç shkollave janë dhe rrugët, këtë herë jo në fillim të punimeve dhe në fund të tyre, pak më ndryshe… Bëhet fjalë për urën Belin-Kallm ne rrethin e Fierit , investim privat në fakt, te cilin Sala e inauguroi një herë nga Belina dhe pastaj nga Kallmi. Këtij gënjeshtari nuk do i heqim vetëm gërshërët nga duart po do i vëmë finishin përgjithmonë më 23 qershor!”, shkruan Rama.
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento