Përurimi i bustit- Papa Francesku bashkon Nishanin me mazhorancën

March 15, 2016 10:37

Përurimi i bustit- Papa Francesku bashkon Nishanin me mazhorancën

Prej mbrëmjes së djeshme, busti i derdhur në bronz i Papa Franceskut do të qëndrojë në zemër të Tiranës, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, në krah të “Këmbanës së Paqes”.

Dhe për ta bërë simbolikën më të fortë, autorët e veprës kanë gdhendur mbi bust mesazhin e Atit të shenjtë gjatë vizitës historike të 21 shtatorit 2014: “Shqiponja simbol i atdheut tuaj, nuk e harron folenë, por ngjitet lartësive, fluturon lart”.

Përurimi i bustit të Papa Françeskut është zhvilluar paraditen e sotme, ku të pranishëm në këtë ceremoni ishin Presidenti Bujar Nishani, zëvendëskryeministri Niko Peleshi, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ministri Blendi Klosi, si dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, si dhe përfaqësues të klerit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e nisi fjalën e tij pikërisht me unanimitetin që treguan të gjitha forcat politike të përfaqësuara në Këshillin Bashkiak në miratimin e vendimit për vendosjen e këtij busti në këtë vend si shenjë e vlerësimit të figurës së Papa Françeskut. “Nuk e di nëse ka ndonjë vendim tjetër të Këshillit Bashkiak që të jetë marrë në mënyrë aq unanime dhe aq pa hezitim sa vendimi për të nderuar sado modestish Atin e Shenjtë përmes këtij gjesti. Përtej tensioneve, përplasjeve e sherreve që kemi për shumëçka, nuk mund të mos ishim në një mendje për një çështje si kjo”, u shpreh kryebashkiaku. Gjithashtu Veliaj theksoi se ardhja e Papa Franceskut në Shqipëri ishte padyshim një moment i bukur për të gjithë shqiptarët, pavarësisht përkatësive fetare, kjo pasi sipas tij mesazhi që ai dha nuk lidhej ekskluzivisht me ndonjë besim fetar, por shkonte në zemër të filozofisë e moralit të secilit prej besimeve: mesazhi i vëllazërisë, harmonisë, bashkimit e solidaritetit.

 Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi të premten e kaluar vendosjen e bustit të Papa Franceskut, ndërsa gjatë vizitës në Shqipëri, Ati i shenjtë u shpall qytetar nderi i Kryeqytetit. /H. M/ Dita

March 15, 2016 10:37
Komento

4 Komente

  1. "Horri i Bulevardit" March 15, 10:51

    Shume shpejt do te shohim, qe bulevardi Deshmoret e Kombit, do te quhet Gastoret e kombit.
    Nuk jam kunder bustit se papes, por bulevardi, sduhet te mbushet me gjithfarlloj emrash, qe skane te bejne me qellimin e emrit, per te cilin eshte quajtur ai bulevard.

    Reply to this comment
  2. Ateisti March 15, 11:38

    E kujt i shërben kjo përkulje 90 gradë para kreut të kishës katolike?
    Shqipëria është vendi ku besimet jetojnë prej shekujsh në harmoni të tillë që nuk e gjend në asnjëvend të botës. Përkulja ndaj njerit kah të besimeve fetare në Shqipëri do të kërkojë të paguhet me të njejtën monedhë për kahet tjerë, do të duhet të ngrihen përmendore edhe për drejtuesit e feve të tjera me ndikim të drejtpërdrejtë në popull. Ngritjae monumentit të papës do të shkaktojë përçarje të pariparueshme midis besimeve fetare në Shqipëri.

    Reply to this comment
  3. faro March 15, 11:55

    Ju lutem mos harroni autorin!
    Qazim Arifi – skulptor
    Veper e arritur.

    Reply to this comment
  4. Dr. Vehip (Veip) Proda March 15, 15:03

    Urime për bustin e Papa Franceskut në “zemër” të Tiranës! Kush nderon-nderohet! Por, vetvetiu më lindi pyetja legjtime: Ku gjendet busti i Papa Gjon Palit II, përndryshe i kundërfashistit polak-proshqiptarit Papa Vojtila? Mos harroni deklarimin e tij për ne, shqiptarët: “Unë respektoj popullin rrënjës të Ballkanit”! Kujtoj se Papa Vojtila është iniciatori i shenjtërimit të Nënë Terezes, punë që po e finalizon Papa Francesku, i cili, besoj, do të gëzohej shumë po të “shikonte” në krahun e djathtë të tij bustin e Papa Gjon Palit II. Do të ishte një binom tepër domethënës. Fjala ime në veshët e të “zotërve të punës

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim