Përurohet Muzeu Mesjetar në Korçë, Rama: Qasje e re e tashëgimisë

October 3, 2016 18:50

Përurohet Muzeu Mesjetar në Korçë, Rama: Qasje e re e tashëgimisë

Kryeministri Edi Rama mori pjesë e ceremoninë e hapjes së Muzeut Mesjetar të Korçës. Në fjalën e tij, kreu i ekzekutivit tha se qeveria e tij ka bërë për trashëgiminë kulturore aq sa nuk është bërë në 25 vjet. Rama tha se ky muze është pjesë e një qasje të re për të rilindur trashëgiminë.

Sot ne çelim dyert e këtij muzeu që është pjesë e një qasje të re për ta rilindur jo trashëgiminë tonë kulturore, por raportin e respektit me të. Sot edhe pse jemi një vend që nuk i ka të pakufizuara mundësitë financaire dhe kemi kaluar përmes një faze të vështire për të dalë nga një krize e thellë nga cdo sektor, edhe pse na është dashur të shlyejmë shumë borxhe ne kemi bërë për trashëgimin kulturore aq sa nuk është bërë në 25 vite së bashku.

Në të njëjtën kohë kur nisëm punën tonë, jo vetëm ky muze priste dorën e qeverisë, por dy qytete muze të Shqipërisë Gjirokastra  dhe Berati kishin hyrë në listën e zezë të UNESCO-s dhe konsideroheshin si pasuri në zhdukje”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se për herë të parë u bë inventari i monumenteve dhe për herë të parë u krijua lista kombëtare e monumenteve të kulturës.

October 3, 2016 18:50
Komento

1 Koment

  1. L.H October 3, 21:46

    KOLONJA AS SHITET E AS BLIHET E AQE ME TEPER TE BEHET DHURATE E PROSTITUCIONIT POLITIK TE ‘LIKE FLORIRIT’.Fatkeqesi qe kolonjaret jane shumica ne emigrim qe te zgjidhnin nje KANDIDAT nga EMIGRIMI!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*