Përurohet rruga e re në Qesarakë, Veliaj: Rrit vlerën e zonës, investime edhe në shkolla e kopshte

May 12, 2016 10:30

Përurohet rruga e re në Qesarakë, Veliaj: Rrit vlerën e zonës, investime edhe në shkolla e kopshte

Banorët e Qesarakës në Njësinë Administrative Dajt kanë një rrugë të re që i lidh me pjesën tjetër të qytetit të Tiranës. Gjashtë muaj nga fillimi i punimeve, Bashkia e Tiranës ka përfunduar ndërtimin e rrugës, e cila ishte kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm për banorët e zonës. Pas përurimit të rrugës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se kjo ajo i shërben rreth 10 mijë banorëve, jo vetëm të Qesarakës, por edhe të zonës Kinostudio-Dajt.

Ai shtoi se kjo rrugë është një nga disa ndërhyrjet që Bashkia e Tiranës ka vendosur të bëjë në këtë zonë, për ta kthyer atë në një pikë tërheqëse për vizitorët vendas dhe të huaj, si dhe për ta kthyer gjithë zonën e Dajtit në një qendër të rëndësishme urbane. Gjithashtu, në vëmendje të Bashkisë së Tiranës janë edhe investimet në infrastrukturën arsimore dhe sociale të zonës, siç kopshtet, shkollat, etj.

“Më vjen mirë që këtë vit, investimit për këtë rrugë i bashkohet edhe investimi për shkollën e mesme. Do të kemi vitin e parë ku nuk do të ketë më shkolla të mesme me dy turne në qytetin e Tiranës. Në këtë zonë kemi filluar rikonstruksionin e disa kopshteve me nismën “Adopto një kopësht” dhe brenda verës do të kemi përfunduar të gjitha kopshtet e Tiranës”, shtoi ai.

May 12, 2016 10:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*