Përvëlon burrin, i hedh vaj të nxehtë në kokë

June 10, 2016 09:51

Përvëlon burrin, i hedh vaj të nxehtë në kokë

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur më Gremmensdorf të Gjermanisë.

Gruaja 45 vjeçare me prejardhje nga Kosova i ka hedhur mbi kokë burrit të saj 47 vjeçar një tenxhere me vaj që po vlonte.

Gjykimi i saj ka filluar javën e kaluar ndërsa vendimi pritet të merret më 27 qershor. Është e mundur që gruaja të gjykohet me qëndrim të përhershëm në psikiatri pasi konsiderohet se është e papërgjegjshme dhe vuan nga skizofrenia.

Ai po rrinte i shtrirë, me krahun e majtë mbi fytyrë ndërsa televizori ishte ndezur.

Gruaja ia hedh atij lëngun e trashë, të yndyrshëm e të vluar në fytyrë, në qafë, në krah. Lëkura u dogj brenda pak sekondave.

Pasi i ka derdhur tenxheren me gjysmë litri vaj të vluar, gruaja ka ikur nga shtëpia, përcjell albinfo.ch.

Burri ka pësuar djegie të rënda, të shkallës së dytë dhe të tretë. Atij i është dashur të qëndrojë tri javë e gjysmë në gjendje kome në një spital të specializuar të Bohumit, si pasojë e djegieve të rënda, ka thënë viktima para trupit gjykues në Gjykatën e Landit, ku bashkëshortja e tij po gjykohet.

Trupit gjykues i mbetet të vendosë nëse ajo do të dërgohet në psikiatri të mbyllur, për tërë jetën.

Çifti nga Prishtina kishte kërkuar azil në Gjermani në vitin 1991.

 

June 10, 2016 09:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*