Zhvillohet ceremonia përkujtimore për Olldashin. Disa pjesë nga fjalimet

November 20, 2014 18:14

Zhvillohet ceremonia përkujtimore për Olldashin. Disa pjesë nga fjalimet

Në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta të Sokol Olldashit, u mblodhën familjarë, miq, ish-kolegë deputetë.

I pranishëm ishte edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu.

Në fjalën e saj, Majlinda Bregu u shpreh:

Nje nate si kjo s’do kishim dashur kurrë ta pranonim. Miku ynë i shtrenjtë u ndave nga ne një vit më parë duke lënë pas zbrazëti që koha do ta evidentojë. Kënga që dëgjuam ishte krijim miqsh për Sokolin. Ne nuk i gjejmë dot asnjëgabim këngës, vetëm Sokoli mund t’ia gjente po të ishte gjallë.

Astrit Patozi: Një vit pas ikjes së tij, Shqipëria ka nevojë më shumë për zëra kritikë. Kur mbaruam zgjedhjet në PD tha se një nga shkaqet e humbjes ishte distancini nga LSI, por gjashtë muaj më vonë nisi të flasë për qeverisjen Rama-Meta. Në PD hyri me pantallona të shkurtra e doli pres saj kur e thirri ai lart. Olldashi nuk ka bërë koncensionet e tij si ne të tjerët.

Genc Ruli: Me ty Koli flisja lehtë, për ty nuk flas dot aq lehtë. Ne që të ishim të afërt kur ishe gjallë do të të kujtojmë ashtu siç ke qenë. Sa kohë ishe mes nesh, nuk e kisha kuptuar mire që më ishe aq i çmuar dhe i nevojshëm.

Fjalimi i Genc Rulit riktheu lotët në sallë mes familjarëve dhe miqve, ndërsa nuk munguan edhe kujtimet me batutat mes Olldashit dhe Ramës në Komisionin Hetimor për Bashkinë e Tiranës. Po ashtu u përmendën edhe debatet e Olldashit në emisionet televizive. Në këtë ceremoni u lexuan edhe disa nga poezitë e Sokol Olldashit.

Vëllai i Olldashit, Ardi:

Kisha përgatitur një fjalim, por ndjej një zë të Kolit që më thotë zullap edhe ti do t’i bësh të qajnë? Trego diçka tjetër, trego ndonjë barcaletë. Por unë s’do tregoj barcaletë. Koli ishte shpirt i lirë, diçka e rrallë për t’u takuar.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, Sali Berisha dhe Jozefina Topalli, nuk ishin të ftuar në këtë ceremoni. Refuzimi për Bashën dhe Berishën është kërkuar nga familja.

Faleminderit. Kush e deshi tim bir, është i dashur për mua. Respekte” , shkruante nëna e Olldashit këtë 1 nëntor në Facebook.

ceremonia2

November 20, 2014 18:14
Komento

26 Komente

  1. enea November 14, 10:08

    Pavaresisht cfare ka qene e cfare ka bere se paku familja e paska respektuar kujtimin e tij
    Ngushellime

    Reply to this comment
  2. Zana Mullaraj November 14, 10:10

    Nuk do kishte kuptim qe nena fatkeqe e Olldashit te fonte vrasesit ne perkujtimore

    Reply to this comment
  3. sali-21-janari November 14, 10:15

    do te ishte nje vrasje e dyte per familjen sikur ti ftonte

    Reply to this comment
  4. lulushi November 14, 10:21

    ja fara e keqe salushi dhe lulushi te vrasin naten te qajne diten kriminelat e kombit ju shofte raca

    Reply to this comment
    • albano November 21, 08:41

      lulush ;KU e ka bo shkollen BERISHA NE KOHEN E ENVERIT …. I KA MARRE …KOPJUAR ANET E KEQIA ENVERIT ;;;si thonte Qazim mulleti ;;;qe edhe ai QAZIMI PO TE JETONTE 6 MUAJ NE BURG ME KOMUNISTAT ..DO TU BENTE KAMUNIST …. BERISHA JETOI 25 VJET NE ZYRAT E ENVERIT DHE JA KOPJOI PISELLIQET ..VRASJET MBAS KRAHEVE …VETEM SE TANI POPULLI ESHTE I LIRSHEM TE SHPREHI CFARE NDJEN .. NUK E MBYLLE ..BERISHA BASHA DUHET TE JEN NE BURG …POR RAMA NUK E BEN PUNEN E VET .. ..

      Reply to this comment
  5. Labi Vlore November 14, 10:22

    Nje gje eshte e sigurt.Sali Berisha dhe Lulezim Basha e vrane Olldashin politikisht.Nuk e di nese ata jane edhe ekzekutoret e tij fizik….!!!Por politikisht ata e ekzekutuan ne zgjedhjet per kryetar te PD-se.

    Reply to this comment
  6. tironas November 14, 10:41

    tamon ashtu eshte labo, e vrane politikisht por qe edhe fizikisht mund ta kene bo se ata te dy ashtu lloj njerezish jane…

    Reply to this comment
  7. Albani November 14, 10:45

    Nuk e dua Saliun per te gjitha krimet qe ka bere ne Shqiperi. Edhe pse ne traditen e shqiptareve eshte te mos flasesh keq per dike qe ka vdekuar (apo vrare, ne rastin tone), Olldashi nuk ishte me i mre se Luli. Ai mbarte tiparet me te keqia te nje qenie njerezore.

    Reply to this comment
  8. Lul November 14, 10:50

    Labi Vlore.. Kjo dihet tani qe Olldashi u vra nga Berisha & Basha po pse investigimi nuke ishte korrekt kjo gje po pervelon familjaret dhe ne tersi gjithe perkrahesit e e te ndjerit, apo me shume po funksjonon kjo te zhdukim deshmitaret qe te bejme gjumin e qete.

    Reply to this comment
  9. "Horri i Bulevardit" November 14, 11:25

    Zonja Mamaqi, besoj se e ka ditur, qe nje parti diktatoriale ushqehet me bijte e vet.
    Sokoli tashme i ndjere, ka lene shume krime te pazbuluara dhe ishte kjo rruge krimesh, qe e beri ate viktimen e rradhes se partise, se Sokoli ishte nje hallke e rendesishme, ne kurben e krimit dhe vrasja e tij, ndante partine me krimin, para drejtesise, qe do te vinte me pas.
    Sokoli ishte pjese e asaj propagande te ndyre, qe mbrojti me te gjitha forcat, krime si Gerdeci dhe 21 janari.

    Reply to this comment
    • albano November 21, 08:48

      OLLDASHI NUK KA TE BEJE ME GERDECIN …POR TY KATNARI I BULEVARDIT TI KA MBYLLE SYTE FRYMA E RAMES … E LENINISTEVE FRYMA E KAMUNISTVE … FRYMA E KRIMINELAVE TE REGJIMIT TE ENVERIT ..DHE BIJTE E TIJE META RAMA .. TY TI KA HONGER DHIJA LIBRAT .. KTHEHU NE SHKOLLE …DHE ZGJUARSOHU PAK ..DHE MOS I FUT NE NJE THES SOKOLIN ME KATNARET BASHEN DHE BERISHEN …MERCI .

      Reply to this comment
  10. labinot November 14, 11:28

    Stalini eleminoi Jagoden ,Hrushovi eleminoi Berian,Enver Hoxha eleminoi Kadri Hasbiun,Berisha eleminoi Olldashin.Eshte kenaqesi te shohesh luanin kur shqyen hienen!

    Reply to this comment
  11. Dan Cani November 14, 11:52

    Nuk eshte e habitshme sepse çdo familje Shqiptare i din miqt dhe armiqt e vet dhe per kete arsye ne tilla perkujtimore ftohen vetem miqt e afert. I shpreh ngushellimet familjes Olldashi dhe zoti i bekofte femijet e tij te mitur.

    Reply to this comment
  12. I.Troplini November 14, 11:56

    Saliun dhe Lulzimen, nuk i paskan ftuar. Vetem “miqte” e te ndjerit, do jene te pranishem ne sallen e hotel ROGNER.
    “Lum” ai qe ka miq te tille sepse nuk do kete nevoje per armiq.
    Ne vendin e se emes,,,do kisha zgjedhur vetmine, per te gjetur vetveten por kurrsesi folete e gjarperinjve, qe i klasifikon si miq. Dhimbja shpirterore, nuk mund te jete kurre aq e madhe, saqe te me marre mendjen e kokes dhe te mos shoh me realitetin.

    Reply to this comment
  13. shqiptar November 14, 12:18

    Olldashi ishte nje politikan qe vdiq me nje makine 80 000 euro. Nuk mjafton kaq? Eshte patetik qendrimi i Melises per “alternativen Olldashi”, eshte fyes dhe pa shprese per shqiptaret. Tregon sa pak shance kemi per jete me te mire me kete “mall” qe kemi ne bursen e politikaneve.

    Reply to this comment
  14. D O K L E A T I November 14, 12:53

    TMERROHEM KUR MENDOJ
    SI DO DUKEJ SHQIPERIA SOT SIKURESE PERSERI KRYEMINISTER TE ISHTE SALI BERISHA

    Reply to this comment
    • tomor labi November 14, 13:11

      Jo me keq se tani me Edushin tend te dashur.
      Shifemi vitin tjeter po te jesh gjall mor babush se do vuash sa do kenaqesh

      Reply to this comment
  15. dajti November 14, 13:10

    po cti ftosh moj nene korba …te marte perendia haken

    Reply to this comment
  16. Darius November 14, 13:12

    HIENAT e Glases Politike Shqiptare,pa bere asnje lloj perjashtimi,Shqyen PJELLEN e vet!!!!!
    KAQ!

    Reply to this comment
  17. plaku i mocem November 14, 14:00

    Me vjen keq qe flasin keq per Olldashin pas vdekjes dhe per me teper njerez qe nuk e kane njohur personalisht.Kontributi I Olldashit ne mandatin e pare te qeverise Berisha ishte domethenes,atij i dedikohet lufta pa kompromis ndaj disa grupeve te rrezikshme kriminale.Puna e tij si minister I brendshem do te rivlersohet.Si politikan ai ndoqi partine e tij,por gjithomne me nje qasje qytetarie,gje qe ne te shumten e heres ju mungon politikaneve te PD-se.

    Reply to this comment
  18. Amarildo November 14, 15:33

    Po ca ti ftoje keta te dy? Bashen nuk e di duke qene se eshte futur ne kete vorbull, por pervec vdekjes se Olldashit, sa vdekje te tjera ka brenda ketij lloji ? Gramoz Pashko, Azem Hajdari, etj etj. Si mundet qe ti ftoje ndoshta vrasesit e djalit te saj? Vetem nenat e dine se sa vuajne, aq me teper kur te presin ne bese. Eshte turpi i zotit qe te thuhet se Olldashi ka vdekur nga aksidenti.

    Reply to this comment
  19. M A R K O November 14, 22:38

    Si mund te ftohen vrasesit e Olldashit?

    Reply to this comment
  20. Roni November 20, 21:39

    Familia foli qarte ne kete pervjetor te pare.Kush don ta kuptoje e kupton ndarjen e pakthyeshme te klaneve ne PD.Problemi tashme jan miqte te cilet jane te paafte te nxjerrin nje Lider ne lartesin e Olldashit.Kur them lartesine nuk nenkuptoj ndershmerin,kete harroeni ne politike,por nenkuptoj tendencen prej lideri.Kete pervjetor te pare te organizuar ne kete menyre,opinioni duhet ta perktheje si nje tentative per riorganizim te asaj cka Olldashi mund te kete nisur nen fshehtesi te plote por qe su konkretizua.Pyetja eshte kush eshte lideri pasues i klanit?Lider deri ne keto momente nuk ka qe te krijoj vazhdimesi.Me keqardhje duhet importuar.Nqs ky grupim nuk fton Gjergj Bojaxhi ne krye te tij shum shpejt do asfiksohen dhe do kalojne ne periferi,pasi Berisha eshte mjeshter i shkaterrimit te karierave te kujdo ne politiken shqiptare.Te shohim nese do veprojne me zgjuarsi apo me egoizem!

    Reply to this comment
  21. Mark uk November 20, 22:00

    Kurse vrasesit e Xhindit e vrane naten dhe qan diten.Pysni Gramozin se ai i dine vrasesit.

    Reply to this comment
  22. orakulli November 21, 09:40

    si gjithmon godites ti mark uk hhahahaahah ti je me vari karin nga komentuesit e tjere , po kur ke fakte coi ne prokurori , kurse per fshatin qe duket nuk do kallauz the sala e luli jane fshati o qyq , po dhe olldashi nuk qe me pak i perfshire ne afera e zullume , po tani ai i pagoi fajet e tij , vetem zoti mund ti jape falje shpirterore , kurse familja ka te drejten e perjetshme ta kujtoje e ta nderoje emrin e kujtimin e tij , sic cdo familje tjeter shqiptare a boterore kur humbin njerzit e tyre te dashur , shume mire qe jane ftuar politikane qe ndoshta aty derdhin lote krokodili po te pakten po meditojne gabimet e tyre dhe po mendojne a do i qaj njeri kur te ikin dhe ata per lesh pasi te shkelin ndonje ne kallo , kjo eshte per tu pare , se populli voton vetem nje emer partie jo personat qe perbejne partine e do dalin deputet per ti prezantuar ne arenen kombetare dhe nderkombtare se , personat i vendos babai per te gjithe partite , si LSI qe humbi floriri se PD qe ka me shume krime qe nga vrasjet e me shume deri tek vjedhja e fullanit qe po harrohen , si PS qe po lejon te vazhdoje kjo farse me njerez te implikuar ne afera e zullume si ai qe po qajne , kurse populli i bie te vuaje cdo moment te jetes per femijet qe nuk shkojne dot ne shkolle , per buken e perditshem , per punen qe do i japi te mira materiale , kurse ata bejne qyfyre e show mediatike kush te flasi me shume em fjale te medha qe as vete nuk i marrin vesh cfare thone , po kuptohet me gazetare qe ishin ne kohe te enverit redaktore e dhenes te imazhi te gabuar dhe jane akoma sot me fytyre tjeter me imazhin e gabuar flasin per demokracine , si bashkim hoxha, fahri balliu blendi haleja e te tjere

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*