Përzgjedhja e kandidatëve – përfaqësues të shoqërisë civile në Këshillin Kombëtar për Shoqërinë Civile

March 3, 2016 10:05

Përzgjedhja e kandidatëve – përfaqësues të shoqërisë civile në Këshillin Kombëtar për Shoqërinë Civile

Në vijim të procesit të përzgjedhjes së kandidatëve – përfaqësues të shoqërisë civile në Këshillin

Kombëtar për Shoqërinë Civile (KKSHC), Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile

(AMSHC) njofton se pas konsultimeve dhe rekomandimeve të deritanishme të zhvilluara me

ekspertë vendas dhe të huaj, u vendosën kriteret për kandidatët, dokumentacionet mbështetëse

dhe se periudha e nominimeve do të vazhdojë deri në datën 21 Mars 2016, ora 17.00. Nominimet

e dorëzuara pas kësaj kohe do të konsiderohen të pavlefshme.

Kriteret

Kriteret për kandidatët dhe dokumentacionet mbështetëse, janë si më poshtë:

  1. Dokumentet që duhen dorëzuar nga organizatat që nominojnë kandidatët:

 Formulari i Aplikimit, i publikuar nga AMSHC

 Kopje e dokumentit të regjistrimit në Gjykatë

 Konfirmim nga zyra e e tatimeve që organizata e ka statusin “aktiv

  1. Kriteret që duhen përmbushur nga kandidatët për KKSHC:

 Të ketë të paktën 3 (tre) vjet eksperiencë në rol drejtues në organizata të shoqërisë

civile në fushën ku kandidon

 Të mos ketë role koordinuese ose drejtuese në organizata politike ose parti politike

  1. Dokumentet që duhen dorëzuar nga të nominuarit:

 Jetëshkrim (CV – Curriculum Vitae)

 Letër motivimi nga kandidati për të shpjeguar kontributin që mund të japë pranë

KKSHC-së

 Letër konfirmuese nga organizatat e shoqërisë civile, që provon se kandidati ka të

paktën 3 (tre) vjet eksperiencë pune në profilin ku kandidon

 Letër mbështetëse nga të paktën 5 (pesë) organizata të tjera të cilat rekomandojnë

kandidatin

Ju njoftojmë se AMSHC do të organizojë takime informuese në tre qytete, duke filluar më datë 8

Mars 2016 në Shkodër dhe më pas në Vlorë dhe Pogradec.

Këto takime kanë për qëllim informimin sa më të gjerë të shoqërisë civile mbi rëndësinë dhe

procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për Këshillin Kombëtar për Shoqërinë Civile (KKSHC).

March 3, 2016 10:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*