Pesë arsye pse duhet bërë Shqipëria e Madhe

May 15, 2015 13:22

Pesë arsye pse duhet bërë Shqipëria e Madhe

Portali zbavitës “Buzzfeed” ka postuar një artikull ku rendit pesë arsye përse duhet të krijohet Shqipëria e Madhe. Natyrisht, që nuk bëhet fare fjalë për aspekte politike.  Kështu, mes tyre janë toleranca fetare, ushqimi dhe taksat e ulëta. Le t’i lexojmë me radhë.

1-Pushime “falas”

Turistët mund të qëndrojnë në Shqipëri pa paguar mbi fjetjen, pasi tradita shqiptare e kërkon që kur dikush të troket në derë, atëherë ti duhet ta mirëpresësh dhe t’i sigurosh ushqim dhe vend për të fjetur. Kjo quhet mikpritje.

1

 

2-Parajsë taksash në Europë

Harrojini ishujt tropikalë që janë me mijëra kilometra larg. Nëse krijohet Shqipëria e Madhe, atëherë paralel me të krijohet edhe parajsa e taksave në Europë. Duke u mbështetur në sistemit tatimor në Shqipëri dhe Kosovë aktualisht, i bie që taksa mbi fitimit të jetë vetëm 10 % (Aktualisht 15 % shënim redaksie).2

3-Nuk ka McDonald’s dhe as Starbucks

Edhe pse Shqipëria është vend aleat i SHBA-ve, atje nuk ka kafene apo fast-food-e të shtrenjta. Kështu, një saundiç të mirë mund ta marrësh për 1.5 euro, ndërsa një kafe super të mirë, për vetëm 1 euro.

 

3

 

4-Tolerancë fetare dhe dashuri për futbollin

Katër krerët e komuniteteve të ndryshme fetare në Shqipëri parakaluan bashkë në marshin për “Charlie Hebdo-n” në Paris. Ata treguan se në Shqipëri ka tolerancë fetare. Të jesh i krishterë, hebre apo mysliman nuk do të thotë asgjë në Shqipërinë e Madhe, për aq kohë sa je edhe tifoz i Milanit, Interit, Juventusit, Barcelonës, Realit, Bajernit, Arsenalit, Liveprulit, Mançesterit apo edhe Çelsit.

4

5-S’ka trafik automjetesh në autostrada

Shqipëria e Madhe do të ishte i pari vend i madh pa trafik në autostrada. Një nga autostradat më të shtrenjta në Europë është aty, gati për t’ju shërbyer juve – Rruga e Kombit.

May 15, 2015 13:22
Komento

5 Komente

  1. enter May 15, 14:27

    Ka 10001 arsye pse ky concept nuk duhet te ekzistoje

    Reply to this comment
  2. lato May 15, 15:46

    Do te kryhet se s`ben.Grekosllavet me hir ose pahir duhet te na kthejne cfare grabiten ne marreveshjen Ballkanike,1912-13.Epiri,Cameria,kosturi,Negovani,Janina,Konica,Terhalla,Preveza jane tonat.Te paret na i kane lane.

    Reply to this comment
  3. shpatar May 15, 16:10

    Duan apo nuk duan qente, qe nuk pushojne se lehuri, Shqiperia eshte e madhe .

    Reply to this comment
  4. shqiptari May 15, 17:25

    Eshte drejt rruges per tu bere – GREAT Albania. Pisat e ndyre mund te shkruajne cfare te duan. Ai/ajo qe nuk ndjen veten Shqiptar rrugen e kane te hapur te behen e deklarohen greke, serbe, jevgj, bythqimsa etj etj e kane vete ne dore.

    Eshte fakt qe vete Greket i peshterojne ne masimum ata shqiptare (edhe minoritare) qe hiqen si greke – nuk te beson kush se je grek a serb vetem pse deklaron.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*