Pesë gabimet e mëdha në Kosovën e pasluftës

June 26, 2020 12:04

Pesë gabimet e mëdha në Kosovën e pasluftës

Bedri Islami

Njoftimi i prokurorit të Specializuar për ngritjen e akuzave ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe liderit të PDK, Kadri Veseli, dy nga drejtuesit kryesorë të luftës në Kosovë, në fakt ka qenë një akt i paralajmëruar, si në një kronikë të ditur.

Nuk është ditur se ndaj kujt do të ngrihen akuzat e para dhe se cilët do të jenë të akuzuarit, por, që Gjykata Speciale, e cila njihet si Dhomat e Specializuara të Kosovës, do të fillonin aktivitetin e tyre, kjo dihej.

Rruga e tyre është hapur nga vetë deputetët e Kosovës, posaçërisht nga Thaçi dhe Veseli, dhe, vetëm forca e tyre bindëse dhe autoriteti politik e shoqëror bëri të mundur krijimin e kësaj strukture, krejt të veçantë, e pandodhur më parë, diçka që, aq sa ishte jashtë mendjes, aq ishte edhe e habitshme, pasi, ndoshta për herë të parë dhe të fundit në historinë e pasluftërave, të akuzuarit do të ishin ata që i kishin dalë për zot vendit dhe njerëzve të tyre, ndërsa bartësit e krimeve, masakrave, vrasjeve, përdhunimeve, djegieve, dëbimeve, do e kundronin të gjithë këtë nga një lozhë e epërme, si të ishte duke u zhvilluar akti i i fundit i tragjedisë së një populli.

Si erdhi puna deri këtu, pra deri në çastin kur viktima synohet të ketë rivrasjen e saj dhe vrasësi të shijojë këtë?

E gjithë ajo që thuhet nga strukturat jashtë Kosovës, se, “nuk e kemi me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por me individë të veçantë, që jashtë strategjisë së ndjekur, privatisht ose në grup kanë bërë krime”, është një përrallë që mund të nanurisë të vegjëlit, të shpërblejë strukturat kundër luftës e njëkohësisht kundër lirisë, të dëmshpërblejë agresorin dhe të vendosë nënshtrimin e atyre që fituan një luftë të përgjakshme, e fundit luftë në kontinentin e vjetër, që i ngjante asaj që kishte ndodhur afërsisht në mesin e tij, me falangat naziste.

Asgjë nuk e ka dalluar nazizmin nga fashizmi nacionalist serb.

Në përfundimin e luftës, gjërat ishin të qarta, të dukshme dhe të prekshme. Rreth 15 mijë të vrarë nuk ishin varrosur ende si duhet, ata ishin mbuluar me dherat e Kosovës, por varre nuk kishin; më shumë se 2400 ushtarë të UÇK-së, ishin vrarë, rreth 2800 civilë ishin zhdukur; në mesin e të vrarëve më shumë kishte fëmijë, gra dhe pleq, se sa burra të aftë për luftë.

Kushdo i shihte krimet, të pranishme, të kudondodhura. Në më shumë se 2 mijë vendbanime nuk kishte mbetur më asgjë.

Krimi dihej, emri i kriminelëve njihej, pritej ndëshkimi. Por, të trullosur nga ideja e fitores, nga ngazëllimi se tani po niste një jetë ndryshe, ku do të ishin zot dhe ku krimi njihej dhe dihej se kush ishte bartësi, të gënjyer se përkrahja ndërkombëtare, pasi e kishin prekur krimin, do të ishte edhe më tej, shqiptarët në Kosovë harruan dhe bënë pesë gabime të mëdha, ndonjërin edhe mund ta ndreqin megjithë vonesën, por kjo do u kushtojë.

Gabimi i parë: Shqiptarët e morën lehtë pasluftën. Deri asaj dite ata kishin njohur vetëm krimin serb, por nuk e mendonin se paslufta ka ligje dhe rregulla të tjera.

Naivisht menduan se lufta mbaroi, ne jemi këtu, serbët pushtues ikën, krimi dihet, kriminelët po ashtu, rrënoja e tragjedisë është e pranishme dhe kaq.

Ata harruan se mashtrimi është veti kombëtare serbe.

Të gjitha qeveritë dhe të gjithë parlamentet e Kosovës, që nga i pari dhe deri tani, herë herë i përbërë në shumicë nga ata që quheshin rryma e bisedimeve, shumë nga të cilët kishin qenë pjesë e mekanizmit pushtues serb, e deri tek i fundit, ku janë në shumicë dërmuese njerëz të ardhur nga lufta apo familje të njohura të luftës, nuk nxorën aktin themeltar të dëshmisë së  krimeve: të merrnin vendimin parlamentar dhe të akuzonin Serbinë për atë që në fakt kishte ndodhur: Gjenocidin shtetëror serb mbi një trevë shqiptare.

Ata nuk e bënë kurrë këtë. Me gjithë këmbënguljen e shumë figurave të njohura politike të Kosovës, parlamenti dhe qeveria, njëherësh, kurrë nuk e menduan se duhej shpallur gjenocidi serb, jo përmes deklaratave politike apo artikujve medialë, por zyrtarisht, mbi bazën e një vendimi të posaçëm, të formulohej akuza, të mblidheshin dëshmi dhe të paraqiteshin para botës, duke kërkuar dënimin e një shteti vrasës.

Të tkurrur nga trysnia ndërkombëtare, e cila po kërkonte rrugë paqtimi duke rënduar viktimën, secili politikan i nivelit të lartë heshti dhe tani ndjejnë pasgoditjen e pamenduar.

Gabimi i dytë: Kosova e pasluftës , më shumë se gjithçka tjetër, kishte nevojë për bashkëpunimin mes vetes. Shumë gjëra kishin ndodhur, tronditje të mëdha kishin kaluar, mëri të mëdha, deri në urrejtje ishin ngjeshur me njëra tjetrën, por nuk mund të ndërtohej shteti i ri duke pasur tronditje, mëri, hasmëri dhe urrejtje.

Nëse kjo frymë bashkëpunimi mes shqiptarëve dukej e natyrshme, ajo u duhej afruar edhe pakicave. Sidomos pakicave serbe që nuk e kishin implikuar veten në luftë, sado të paktë të ishin ato.

Në ditët e fundit të qershorit 1999, sapo lufta kishte mbaruar, Thaçi si kryeministër i Qeverisë së Përkohshme, në fakt një qeveri të cilën e njohën të huajt, por jo një pjesë e shqiptarëve, bëri një thirrje të pazakontë, duke u kërkuar serbëve të mos largohen nga Kosova dhe se, së bashku, mund të bashkëjetojnë si të barabartë.

E mbaj mend mirë furtunën e ngritur kundër tij, megjithëse në ato ditë ishte lideri i pakontenstueshëm. Më shumë u ngrefosën me nacionalizëm ata që sot duartrokasin akuzën ndaj tij.

Përdallimet u bënë të rënda. Një grup i ngritur nga LDK-ja, me drejtues Ekrem Kryeziun e Prizrenit, kishte marrë detyrën e evidentimit të krimeve të luftës nga UÇK-ja, duke e përjashtuar krimin serb dhe materialet, të krijuara nga mëria dhe jo nga e vërteta, tashmë janë pjesë e dosjeve të krijuara.

Asnjëherë nuk kishte ndodhur kjo. Nuk besoj se do të mund të ndodhë në një vend tjetër.

Paslufta risolli ndarjen, nga e cila përfitoi ajo që e kishte krijuar, struktura e fshehtë serbe dhe lobi serb në Kosovë, të cilët, kur shqiptarët ranë në gjumin e paqes, nisën vazhdimin e luftës.

Gabimi i tretë: krimi në Kosovë më shumë u dokumentua privatisht se sa nga qeveritë e Kosovës. Qeveritarët u dhanë pas plaçkës, tenderëve, harruan përse kishin luftuar ose përse u bënë qeveritarë, por krimin e harruan.

Të pasur, mospërfillës, shumë nga të cilët të paditur, duke e ruajtur veten zotërit e Kosovës, u bënë mospërfillës ndaj vlerave, së shkuarës, miqve dhe shokëve, ndodhi kthimi i tyre, mjerisht, në mercenarë.

Qeveritë e Kosovës që ndërroheshin, duke e quajtur gjithnjë opozitën tradhtare dhe opozita duke e trajtuar qeverinë si kolaboracioniste, harruan se kishin përballë një shtet mafioz, i mësuar me krimin dhe fshehjen e tij.

Ndërsa në Kosovë flinin dhe merreshin me pasuritë, shteti serb ngriti struktura të posaçme, me akademikë, shkencëtarë, gjeologë, historianë, specialistë të çështjeve të sigurisë, politikanë, u dha atyre një status të veçantë, si një qeveri në hije dhe, përmes tyre, ndërtuan strategjinë e mposhtjes në Kosovë në paqe, të cilën e kishin humbur në luftë.

Kur kishte dëshmitarë, të cilët e kishin parë ngjarjen me njërin sy, kjo strukturë u shtonte edhe dhjetëra sy të tjerë, i incizonte serbët e larguar nga Kosova, shumë nga të cilët kishin qenë paraushtarakë, që veshën uniformën dhe vranë fqinjët shqiptarë, mori pranë vetes “shqiptarë të ndershëm”, që u kishin shërbyer atyre, krijoi deklaratat e tyre, dhe, jo rastësisht, nuk tërhoqi asnjë, ose thuaj se asnjë, nga të njohurit si specialistë të njohur, të hapur dhe funksionarë të lartë të shërbimit të tyre të fshehtë.

Ata që mbetën në Kosovë u bënë pjesë e hetimeve, ata që i morën në shtetin serb do të mund të jenë një ditë dëshmitarët e fshehur.

Të tillë do të jenë edhe shumë shqiptarë “të devotshëm”, pa përjashtuar edhe rastet kur, qoftë për mendësi vetjake apo nga urrejtja, mund të jenë bërë krime.

Kosova humbi në pasluftë atë që kishte fituar në luftë.

Ndërsa shteti serb mbushi gjithë botën me “shifra” alarmante, bleu media të rëndësishme, e paraqiti një vrasje, që nuk dihej nga kishte ardhur , në dhejtëra variante, Kosova heshti.

Edhe libri “Mashtrimi i Madh”, i politologut të njohur Bardhyl Mahmuti, i përkthyer në disa gjuhë, shumë herë me kontribute miqësore, mbeti në magazinat ministrale.

 

Gabimi i katërt: Parlamenti i Kosovës, nën trysninë ndërkombëtare, miratoi ngritjen e Gjykatës Speciale, duke u ngritur nga një raport i Dik Martyt, i cili , po ashtu kishte shfrytëzuar dy burime, materialet e Karla del Pontes, ish kryeprokurores zviceriane për krimet e luftës, dhe, mbi të gjitha, një raport disa qindra faqesh që shteti serb kishte përgatitur, duke blerë haptas, pa droje, edhe ish funksionarë të lartë ndërkombëtarë që kishin punuar në strukturat e drejtësisë në Kosovë, e, po ashtu, edhe rioshë shqiptarë që u përfshinë në këto struktura, shumë nga të cilët përkthyes, por që bashkëpunuan mjaftueshëm.

A ishte i domosdoshëm ky akt, krijimi i një Gjykate, e cila do të hetonte vetëm pjesëtarët e ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila, edhe tani, pas kaq shumë viteve hetim e gjurmim, mund të akuzohet për rreth 100 vrasje, shumë nga të cilat, ose të gjitha pa autorë, ndërsa vrasjet e 15 mijë shqiptarëve të mbetnin anonimë.

Parlamenti u ndodh atëherë në dilemën nërkombëtare: Nëse nuk e miratoni ju, këtë do e bëjë Këshilli i Sigurimit, ku kishte shtete që nuk e njihnin Kosovën, si Rusia e Kina, që donin ta ndëshkonin, por, që ta ndëshkonin, duhet ta njihnin si shtet, ose shtetet që e kishin njohur të parët, si SHBA, Anglia etj duhet ta çnjihnin.

Është çudia e pasluftës.

Në ato ditë kam pasur takime të shpeshta me liderë politikë të Kosovës dhe, megjithë atë që kam qenë i detyruar të përcillja, u kam thënë edhe mendimin vetjak të disa institucioneve serioze, që të mos ketë ngutje dhe të mos ketë ndarje të krimit si veti nacionale.

Në muajin shkurt të vitit 1999, kur serbët kishin bërë masakrat e mëdha dhe po përgatiteshin për masakrat e stërmëdha, në një akuzë zyrtare të tyre, përmes një institucioni ndërkombëtar, ankoheshin për vetëm 5 serbë të zhdukur, disa nga të cilët jetojnë ende sot e kësaj dite.

Atëherë mendonin se luftën e kishin fituar dhe se shqiptarët do të dëboheshin. Kishin arritur të gjenin pesë emra dhe kaq.

Me kalimin e viteve ata e rritën dozën, shtuan gjithçka mundnin sipas vetisë së tyre tradicionale, mashtrimit; të gjallë u shpallën të vdekur, kriminelë të vrarë në luftë u quajtën të vrarë në pragun e shtëpive.

Cilin do të gjykojnë Dhomat e Specializuara të Kosovës?

Enigmë që e zgjidhi prokurori i specializuar përmes një njoftimi politik!

Gabimi i pestë: Në Kosovë ka pasur një detashment njerëzish në strukturat e larta të shërbimit të fshehtë. Shqiptarë të njohur, figura që kishin bërë një mijë e një të zeza mbi të burgosurit, të cilët, në pasluftë e gjetën veten si një veshkë mes dhjamit.

Ndodhi kështu sepse, ndryshe nga ajo që ndodhi në Shqipëri, ku sigurimi i shtetit, të paktën publikisht u dënua, aty nuk ndodhi asgjë. Oficer të shërbimit ishin dhe ashtu mbetën. Nëpunës të lartë, deri ministra të qeverisë së fundit të Milosheviqit në Kosovë ishin dhe ashtu mbetën. Disa u bënë deputetë, ndonjëri ministër e deri në shef qeverie.

Ish shefat e shërbimeve të fshehta u atashuan pranë strukturave ndërkombëtare dhe filluan ndëshkimin e luftës. Fadil Sylejviqi dhe Mehmet Loci janë disa nga emrat e njohur.

Fadil Sylejviqi që kishte rrëmbyer mjekun e njohur, atdhetarin e shquar, doktor Shala, pikërisht kur filloi lufta dhe e kishte zhdukur trupin e tij, u thirr të hetonte dhe krijoi aq shumë dosje të rreme dhe hapi aq shumë trillime, sa që u kërkua edhe në parlament ndëshkimi dhe dëbimi i tij.

Çuditërisht , edhe nga pushtetarët , u mbajtën afër. Mehmet Loci ishte këshilltari dhe ngritës i strukturave të sigurisë pranë LDK-së, Fadil Sylejviqi gjendej pranë një ish anëtari të Shtabit të Përgjithshëm. Funksionarë të lartë të shërbimit dhe të politikës morën frymë lirisht, pasi u shërbyen politikanë për të ngritur dosjet për njëri tjetrit.

Mos pastrimi i politikës ka sjellë forcimin e lobit serb në Kosovë.

Ata, shpesh herë, vendosin.

Si duket, qofsha i gabuar, do të vendosin edhe për shumë kohë.

 

 

 

 

June 26, 2020 12:04
Komento

43 Komente

  1. H. Osmanaj June 26, 13:00

    PESE gabime…qe sollen Kosoven ne ket situate absurdi…Ku ishin burrat, akademiket, dijetaret, luftetaret dhe prijesit e vertete qe bene aq sakrifica dhe derdhen gjak per çlirimin e saj… Ku ishin politikanet e Tiranes, qe nuk dhan alarmin, duke ju sugjeruar dhe hapur syte riosheve te Prishtines, se qeverisja don drejtesi, perkushtim dhe idealizem kombetar… don edhe trimeri dhe ndeshkim me goditje ndaj çdo elementi pengues ne rrugen e ngritjes se shtetit te ri te Kosoves…Po aleatet nderkombetar, me ambasadat dhe keshilltaret e tyre çfar ndikim kan dhene… Tani pas 20 vitesh, perballe nje mali me gabime pasoje e nje keq qeverisje te pa falshme te gjithe keta duhet te ndjehen bashke fajtor… A eshte ky fundi i botes per Kosoven… Kurresesiii… Mund te kemi humbur nje beteje, por jo luften… Duke nxjerre mesimet e duhura nga gabimet e te kaluares, klasa politike gjitheshqipetare duhet te percaktoi strategji te reja dhe te gjeje force per tejkalimin e kesaj situate…Sot ose kurre… !

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 June 26, 13:04

    “E gjithë ajo që thuhet nga strukturat jashtë Kosovës, se, “nuk e kemi me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por me individë të veçantë, që jashtë strategjisë së ndjekur, privatisht ose në grup kanë bërë krime”, është një përrallë që mund të nanurisë të vegjëlit, të shpërblejë strukturat kundër luftës e njëkohësisht kundër lirisë, të dëmshpërblejë agresorin dhe të vendosë nënshtrimin e atyre që fituan një luftë të përgjakshme, e fundit luftë në kontinentin e vjetër, që i ngjante asaj që kishte ndodhur afërsisht në mesin e tij, me falangat naziste.”
    unë mendoj se kjo është e vërtetë o bedriu shok,akoma i thaçit!
    përse e them këtë!!
    sepse ti i di shumë më mirë se unë bëmat e thaçit,mushit e gjithë lukunisë së çakejve të politikës kosovare!!bile ti para 9 muajsh bëre propagandë, si hamdi dega në 2009 për sali berishën,për arshim thaçin!!pra megjithëse ti e dije fare mirë se si ishte shëndruar thaçi në këto 20 vjet,prapë ti shkove në primitivizmin tënd!” e kam shok dhe e mbroj,çfardo që të bëjë”!!(e njëjta gjë po ndodh me të burgosurit për vrasjen e azomit që nuk hapin gojën kundër berishës!”janë të besës”)
    ti e njohe fare mirë inisiativën e thaçit,inisiativë 2 vjeçare e rënë në hije sot,për korigjim kufijsh!nuk fole gjë.
    ti e di fare mirë se me çfar parash ka ndërtuar thaçi e ramushi,mustafa e tuafa shtëpitë e tyre salltanetet që kanë dhe nuk e ke hapur gojën!!
    asnjë herë nuk ke folur se këto veprime të këtyre patriotëve,luftëtarëve të dikurshëm të uçk-ësë i ulin vlerën asaj!asnjëherë nuk ke thënë se,duke vjedhur duke mashtruar,duke bërë krime mafjoze për përfitim personal,ju ish komandantë të uçk-ësë po e turpëroni atë formacion luftarak shqiptar,atë formacion të pastër të patriotizmit shqiptar!!
    sot jo!!
    sot për tu shpëtuar bythën këtyre hajdutëve!?
    na dilni me fjalët,”e kanë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe jo personalisht me hajdutët”!
    se “nuk duan të dënojnë të korruptuarit,hajdutët vrasësit,por duan të mohojnë luftën e kosovës”!luftë e mohuar që nga këta ndyrësira që vjedhin pa pushim por duan dhe ti falin sërbisë pjesë të tjera të kosovës!!
    vazhdo e mbro tradhëtarët o bedri!!kot nuk je analist me hope!!
    shoqëria mbi atdheun!
    kjo është motoja e shumicës së shqiptarëve!atdheun e kanë subjek folklori,në praktikë ja shkërdhejnë rrobt!!
    sa për vazhdimin e shkrimit!?
    Gabimi i parë:
    i interpretuar tmerrësiht keq,pavarsisht se është i vërtetë në tërësi!!
    krimet u denoncuan,por qeveritarët nuk kishin kohë ta fusnin në hullinë shtetrore!!
    ATA DUHEJ TË VIDHNIN PËR TË MBUSHUR XHEPAT!nuk janë multi tasking!një gjë dinë të bëjnë,bile asgjë tjetër përveçvjedhjes!!
    Gabimi i dytë:
    shumë i vërtetë por problem shqiptar!!të përçarë si në luftë si në paqe!më “nacionalistët”janë ish bashkpuntorët e pushtuesit!!ata ulërijnë kundër pushtuesit pasi ai ka humbur jo se e urrejnë!ulërisin që të mos zbulohet tradhëtia e tyre!
    kjo ndodhi pas lufte në kosovë,e njëjta pas rënjes së komunizmit në shqipëri!!
    dy thënjet më të sakta të dy drejtuesve,si e thotë bedriu i i partisë,me hope,të pakontestueshëm për kohën,thaçi e berisha(të gjithë jemi persekutorë e të persekutuar)u kundërshtuan nga ata që e duan kosovën dhe shqipërinë në këtë gjëndje që kemi sot!!urrejtja nuk ishte as ndaj sërbëve e as ndaj persekutorëve komunistë!ishte thejshtë qëllimi i përçarjes deri në palcë të shqiptarëve!!gjë që funksionon në një mënyrë absolute tek ne!!
    Gabimi i tretë:
    duhej të ishte i pari!dhe kështu paksoheshin gabimet!si të bedriut në interpretim ashtu dhe në sasinë e gabimeve!
    të tjerët janë vazhdë e dy të parëve,pra i katërti e i pesti!!
    mungesa e patriotizmit,primitivizmi i theksuar i atyre që deri më sot kanë drejtuar kosovën,ka bërë që asgjë të mos funksionojë,përveç asaj që ka lulëzuar!
    korrupsioni është shprehja më e qartë e primitivizmit njerzor!
    unë për vete e të tjerët në të sëmës!!

    Reply to this comment
    • tani June 26, 22:14

      Karabushi i PD -Bedriu e njeh shume me mire se ti gjendjen ne Kosove.Ndryshimi i yt nga Bedriu eshte se:ti nuk din asgje ,vecse flet apo lehe(kte zgjidhe vet) e thane me shqip Shakllaban.Ndersa Bedriu ishte nder eksponentat kryesor te UCK e njeh mire situaten atje e analizon gabimet qe sipas Bedriut jane bere.
      Te vije turp pak.Je thjesht tallall i ndyte i PD krejtesisht i paafte ,por i afte vec te lehesh nga mengjezi deri ne darke.

      Reply to this comment
    • !!!! June 26, 23:51

      Për pasurinë që duket tek ish UÇK nuk duhet dëshmi por vetëm krahasim dhe po të krahasohet Villa e Ibrahim Rugovës në lagjen ma të shtrenjtë Velani i cili nuk pati kurfar burimi të ardhurash dhe pi ashtu vila e Fatmir Sejdiut në lagjen Tauk Bahqe vila e Veton Surroit dhe të gjitha kundër planit urbanistik dhe të krahasohen me shtëpitë e XY nga UÇK të ngritura nëpër katundet e tyre ose në lagje të varfra të Prishtinës vërtetë do të shifej se kush janë hajdutët politik por këto nuk i lejon propaganda serbe dhe ajo anti shqiptare e instaluar prej shekujsh aty

      Reply to this comment
      • Mollosi June 27, 10:24

        Po si s’te vie turp te krahasosh nje vile ne Velani apo ne Tauk Bahce me dhjetera vila, banesa, fabrika, qindera hektare toke, miliona euro te deponuara ne bankat turke, qipriote te Hashimit, Ramushit, Fatmirit, Rexhep Selimit, Lushtakut…

        Reply to this comment
        • !!!! June 28, 12:03

          Një ndër të akuzuarit për mega korrupcion ishte Limaj dhe ai është hulumtu nga 4 gjykata Zyrich Prishtinë Hagë dhe Istambull dhe deri te rrethi i tretë familjarë i tij edhe ate me vite fudi dihet i paster pra shpifjet nuk po nxjerrin fakte

          Reply to this comment
          • Mollosi June 28, 14:49

            Ti sigurisht e di qe nje deshmitar i mbrojtur qe duhej te deshmonte ne procesin kunder Fatmir Limajt u gjend i varur ne nje qytet gjerman.

          • anticensurë25642654 June 29, 08:03

            !!!!
            para disa kohësh thaçi bëri një mbrëmje në shtëpinë e tij të re ku ishin thirrur dhe rama e ramushi më duket!!
            mund të më thuash se me ça pidhin e sëmës e bëri atë shtëpi arsh thaçi??
            ku i gjeti paratë???????????????????????????????
            duke e ditur sa e ke rrogën!!

  3. lejlek June 26, 13:09

    Z Bedri, kreret e UCK e filluan ate lufte sa te drejte e te ndershme ndaj nje regjimi shtypes e gjakatar por nuk u ke thye ne nje levizje POLITIKEmbareKOSOVARE.
    Regjimi i Beogradit pas pushtimit Osman eshte me barbaret e gjakataret ndaj popullsise shqiptare.
    Shume shqiptare edhe sot e kesaj dite ne Sanxhak por edhe ne Bosnjen serbe kane frike te identifikohen si SHQIPTARE.Nje gje e tille ka ndodhur me vellezerit tane edhe ne Malin e Zi dhe ne ate te Maqedoni e Veriut.Serbi vrases e pushtues eshte si keta te paret ne federate.Pse Mali dhe Makedni vrapuan dhe e njohen Kosoven?!
    Sepse Kosova mbeti nje cope dhe jo e tera u clirua dhe te vendosej vija ndarese e kufirit edhe per pjeset e tjera.Pra edhe kete cope Kosove tashi qe u harrua lufta pse mos e gllaberoje ujk Serbi.
    Nje rol te madh ketu po luan edhe Evropi.Pese shtete nuk e njohin akoma …kosovaret jane pa te drejte levizje ne Evrope ….nddersa Serbgjakatarit i ofrohet hyrja ne Evrope dhe shume favore ekonomike .
    “Gomarin … e dime tashme kush e nxjer nga balta.
    Dashte zoti qe t’i vene gishtin kokes ata qe kurdisin plane djallezore ndaj shqiptareve….!
    Harrojne se nenat shqiptare u thone djemve:-“ne mos keni arme gjeni! Ja rrembeni atij qeni”
    Perandoria Osmane te hape letrat e pushtimit pesqind vjecar dhe bota te shohe kufijte tane..
    Evropa te mendohet dy here me ceshtjen shqiptare.perenduan ato kohe kur shqipot ishin te pashkolle….!

    Reply to this comment
  4. undergruond June 26, 13:32

    Nuk ka gabime por ka vetem nje realitet te hidhur – Lufta Kosoves vetem i nderroi pozicion, nga nen diktatin Serb kaloi nen diktatin e Perendimit!
    Kosoves pas lufte vetem i nderruan flamurin : Ate te Jugosllavise e zevendesuar me ate ne foto qe ka sot e qe e urren c’do kosovar ca me shume se ate jugosllav.
    Shkurt – Perendimi i hoqi Kosoves diktatin serb dhe i vuri diktatin e vet duke e quajtur hipokrizisht – Clirim te Kosoves!

    Reply to this comment
  5. Labi June 26, 13:38

    Zoti Islami keto pese gabime ju i gjeni tani mbasi jane bere 100 gabime perpara,Thaci dhe Veseli si shef i shik u akuzua nga LDK mbas lufte per vrasjet e politikaneve te saj,ata u akuzuan dhe nga nje ish ushtar dhe agjent i shik per urdhra vrasje,ata u akuzuan se fundi dhe per krime e korrjpsion nga A Kurti,athere pse duhet te na vi cudi kur keto akuza jane marr serozisht nga nderkombetaret,dosje ka mbushushur dhe Lul Basha per ta,e sot ben patriotin, kush ja kishte fajin trimave te luftes qe ziheshin me njrri tjetrin dhe leshonin akuza per krim e korrupsion, un mendoj se kjo akuze i ben nder Kosoves per tu pastruar dhe dergimin e nje ekipi te ri per negociate me njerez te respektuar e me dinjitet,ka ardh koha te thuhet boll, te rinjt e arsimuar e te formuar me dinjitet e zbythin Vucicin,keta qe jan sot jane kthyer ne letra higjenike qe nuk i hyne ne pune Kosoves.

    Reply to this comment
  6. doni June 26, 15:08

    Nje shkrim-analiz qe nuk e luan topi.Strukturat e vjetra te UDB qe u instaluan ne LDK dhe qe me vone krijuan rrjetet e tyre edhe ne disa parti tjera dhe institucione ,rrezikojne pavaresine e Kosoves.Elementi anti UCK eshte financuar nga shteti serbe eshte kultivu ,jane derdhe shume,para jane financu media dhe gazeta per te kriju nje atmosfere te urrejtjes ndaj clirimtareve.Motoja e ketyre shqipfolesve ka qene te fajsojne per cdo te keqe ,per cdo vrasje per cdo deshtim ,kurrupcion,ne stilin “komandantet jane fajtore jo ushtaret e thjeshte”dhe per fat te kaqe ja kane arrite.Te vjen per te vjellur kur ndegjon neper ndeja te ndryshme se si ofendohet lufta ,pa piken e turpit…..

    Reply to this comment
    • Illyria-Shqiperia June 27, 15:50

      Sakte. Ka kohe qe uck quhet organizate terroriste. Ne Rusi ka vite qe quhet veçanërisht keshtu. Behen artikuj, simpoziume. Thaçi quhet kryesori. Kjo qe oo ndodh tani ka kohe (te pakten 10 vjet) qe po pergatitej. Ndersa nga te dyja anet e kufirit flinin gjume. Mbrojtja me e mire esgte sulmi.

      Reply to this comment
  7. Aliu nga Selenic June 26, 15:15

    Kosova eshte shtet me mbikqyrje nderkombetar. Ata jane ne qeveri sigur nje gjujtare qe dele dhe gjuan ne mal me zagar lidhur,
    C`do veprim qe eshte marre aty eshte merre ne bashkepunim me nderkombetaret ose me rrekomandim te tyre.
    Ne se i ka leshuar ne ket Gracke jen vete nderkombetaret qe kane lejuar nje gjendje te TILLE.,
    Elita Kosovare e dalur nga lufta ishte nje elite e re e pa pervoje ne drejtimin dhe organizimin e shtetit. Shteti fillimishte komandohej nga Rugova dhe gjet gjith kohes gjysme e tyre ishte LDK qe at me pervojen e tyre e kan minuar nga brenda qeverin e pasluftes pasi ketyre u mungonte eksperienca e drejtimit dhe aqe me teper e ketyre sfidave qe i prisnin ku keta ase qe i kan diture.
    Ata menduan se Clirimi erdhi me lufte dhe me gjak dhe tani jemi ne shtepin ton sipas ides se Clirimtaret nuk gjykohen.
    Peregjegjesia kryesore ne ket drejtim bjen mbi LDK-ne te cilet kishin eksperiance pore nendhe ata i struken keto problem me iden e degradimit te Ushtrise Clirimtare t5e Kosoves.
    Keqe me vje edhe per Bedri Islamin qe u sulet Clirimtarve sikure keta e kishin ne dore vetem pushtetin. Jo nuk e kishin vete.Pore te paret ishin nderkombetaret, te dytet ishin LDK-ja qe kishte eksperience dhe pasta vijn te rijet Clirimtare te cilet per munges eksperience nuk vepruan.
    Megjithate edhe sote nuk eshte vone te marrin faktet Gjenocidale te Serbisqe3 beri ne ne Kosove dhe te ballafaqohen ne Gjykaten Speciale ku nuk ka force qe te ballancoj krimet serbe me ato shqiptare qe nuk ekzistoj fare.!

    Reply to this comment
    • intelektuali June 26, 15:44

      Pushti fanatik enverist dhe debil e budalla, Liu Firifiu:

      PO SI MENDON TI O KARAFIL?

      Meqe Edvini dhe fanatiket enveriste nuk i pranuan kurre dhe i fshehen si skutha krimet e Komunizmit dhe te Enverit,

      edhe:

      Gjykata e Hages do tí fale krimet monstroze te Hashimit dhe Killerave te tij qe kane vrare njerez te pafajshem si “zogj pule”?

      Reply to this comment
      • Aliu nga Selenic June 26, 16:02

        Gjykata e hages ne radhe te pare te gjej edhe 1000 te zhdukur nga forcat ushtarake serbe ku nuk u dihet ase varri e pastaj te merren me Thacin.
        Krimet e komunizmit jan te gjykuera ne driten e diellit dhe jo ne errsisre.!
        Ti tani me je bashkeputore me Serbet kunder UCK-se dhe drejtuesve te saje.!

        Reply to this comment
        • intelektuali June 26, 16:12

          PO Ç’A THU O MAVRI?

          Po ja ku e ke kriminelin me vule ne balle Gramoz Ruci ne krye te Parlamentit, po ja ku e ke prokurorin gjakatar me cante te zeze ne dore, Spaktak Braho si Keshilltar i Sigurise Kombetare, po ja ku e ke Hetuesin palaci te Enverit, Fatmir Xhafaj qe fshehu vellane e tij burgaxhi dhe narkotrafikant si nje ligjevenes per Reformen ne Drejtesi,

          PO JA KU E KE LUKUNINE E “VENUSAVE” TE ENVERIT NE MAJAT ME TE LARTA TE SHTETIT DHE TE PUSHTETIT

          prandaj:

          PO Ç’A THU O MAVRI?

          sepse:

          Kujt i plas se cfare konspiracionesh ben intelektuali?

          kur:

          HASHIMI DHE EDVINI ULEN NE TAVOLINE ME VUCICIN DHE DUAN TE NDAJUNE KOSOVEN SI BYREKU NE TEPSI NE TERRIN E NATES?

          Kush eshte PATRIOTI tani he?

          Reply to this comment
          • Aliu nga Selenica June 26, 17:34

            Sipas intelektualit qenka duke e shpetuar gjykatà speciale.?
            Ore kriminel i lajthitit!,

          • intelektuali June 26, 18:15

            Ore ti PUSHT i ndyre i Enverit:

            Kujt i thua ti kriminel o karagjoz injorant dhe budalla? Kriminelit te sateme qe te ka lindur cyryk nga trute dhe te ka edukuar si Kafshe pylli? Po meso te shkruash drejt dy fjale shqip o BOLE fanatike dhe pastaj repliko me intelektualin, kur nuk ke argumenta dhe je debil fillon te hedhesh jashteqitje dhe hidhesh nga dega ne dege si majmun xhungle duke dale nga tema e debatit qe ka hapur gazeta DITA me kete shkrim justifikimi te Bedri Islamit qe me ne fund e ka kuptuar nje pjese te vogel te vertetes duke i quajtur si:

            “… gabimet e e mëdha në Kosovën e pasluftës…”

            dhe:

            Qe nuk e ka kuptuar akoma se Gabimi me i Madh i Kosoves eshte se qe nga krijimi si Shtet, Kosova e Hashimit dhe e krimineleve vrastare me vule ne balle:

            KA IMITUAR TOTALISHT SHTETIN VRASTAR DHE MAFIOZ TE ENVERIT.

      • Lili June 27, 12:51

        Vertete keshtu kane menduar se nga njerezet e enverit si bedri zeza jane mesuar e stervit!

        Reply to this comment
    • Lili June 27, 12:59

      Atehere pse nuk dollen para popullit me thane : kjo po na imponohet, ne nuk e pranojme?!

      Reply to this comment
  8. intelektuali June 26, 15:31

    Bedri Islami:

    Me thene te drejten me shume me pelqeu dhe m’u duke bindes:

    GABIMI I PESTE

    sepse:

    Thaci ne Prishtine njashtu sic edhe Edvini ne Tirane hypi ne majat e Shtetit hajdute kusare dhe killera vrastare me vule ne balle,

    prandaj:

    Edhe Gjykata e Hages per Krime kunder Njerezimit e rihapi ceshtjen e Dick Marty-it me nje fuqi te re te papare,

    sepse:

    Gjykata e Hages per Krime kunder Njerezimit nuk e ka per here te pare takimin me vrastaret prej Shqypnie. Më 15 maj të vitit 1946, rreth orës 8 të mëngjesit, dy kryqëzorë britanike, ”Suberb” dhe ”Orion”, po lëviznin në drejtimin nga veriu në jug të kanalit, brenda ujërave territoriale të Shqipërisë. Bateritë bregdetare shqiptare hapën zjarr paralajmërues dhe më pas të dy anijet u larguan. Më 22 tetor 1946, katër anije luftarake britanike (1 kryqëzor e 3 destrojerë) të ardhur nga Porti i Korfuzit, kalojnë kanalin e futen në ujërat tona territoriale, duke u afruar midis kepit të Varesë dhe kepit të Kasiopeas. Në afërsi të kepit të Varesë, dy destrojerë ranë në minat e mbetura të Luftës së Dytë Botërore, duke shkaktuar dëme materiale dhe viktima në njerëz. Atehere Gjykata e Hages me nje vendim te formes se prere, me 11 vota pro dhe 5 kundër, arriti në përfundimin se Shqipëria ishte përgjegjëse për shpërthimin e minave në zonën e Kanalit të Korfuzit më 22 tetor 1946 dhe, për pasojë, fajtore edhe për dëmtimet dhe humbjet e jetëve të njerëzve. Sipas saj, bazuar edhe në ekspertizën e marrë për këtë qëllim, vendosja e minave në kanal ishte bërë rishtazi, pra jo shumë kohë para incidentit të 22 tetorit (minat ishin të grasatuar) dhe se, në bazë të rrethanave faktike, ishte e pamundur që autoritetet shqiptare të mos kishin dijeni për vendosjen e këtyre minave. Gjykata theksoi më tej se dijenia e presupozuar nga ana e Qeverisë Shqiptare përmban në vetvete detyrimin e saj për të njoftuar ”për të mirën e lundrimit në përgjithësi, për ekzistencën e minave në ujërat territoriale shqiptare”, duke paralajmëruar kështu edhe”Luftanijet britanike që po afroheshin për rrezikun e menjëhershëm që paraqisnin për ato këto mina”. Meqenëse pala shqiptare nuk e kishte respektuar këtë detyrim, Republika e Shqipërisë deklarohej se ishte përgjegjëse, sipas së drejtës ndërkombëtare. Lidhur me çështjen e kompensimit dhe shumën që duhej apo jo të paguhej me këtë rast, Gjykata e Hages urdheroi konfiskimin e floririt te Ahmet Zogut qe u gjend ne bunkeret e Hitlerit ne malet e Bavarise dhe e shpalli LANC-in e Enverit si nje “Organizate Terroriste”. Gjykata e Hages edhe ne 1946 si tani ne vitin 2020 nuk e mori parasysh kete argument juridik grotesk dhe e sanksionoi Shqypnine e Enverit me konfiskimin e floririt te Ahmet Zogut qe u be sebep qe vendi yne te mos merte pjese ne Koferencen e Paqes pas Luftes, ne San Francisko te SHBA si te gjithe popujt e tjere dhe Shqypnise tí mohohej antarsimi ne OKB per vite me radhe,

    prandaj:

    Hashim Thaci duhet te jape urgjentisht doreheqjen dhe te dorezohet ne Hage, te mos hiqet si “patriot” enverist, sepse shpetimin mund ta gjeje vetem ne brimen e miut tek Koreja e Veriut e Kimit dhe ju, fanatiket e Enverit duhet te lini menjeane dacibaot me propagande te shemtuar patriotike enveriste, te hapni syte e fanatikut qe shikoni krimet e Killerave gjakatare dhe mafioze te Hashim Thacit ne Kosove, vrasjet e deshmitareve si zogj pule, trafikimin e organeve njerezore tek Shtepia e Verdhe ne Burrel ne bashkepunim me Baronin enverist, Fatos Nano, pse jo te zgjerohet hetimi edhe tek trafikimi i organeve njerezore tek Klinika Frankenshtajn “Medicus” ne qender te Prishtines, njgitur me zyren e Hashim Thacit, por pse jo te mos i kerkohet hajdutit me cizme, Hashim Thaci se ku i ka gjetur lekat apo parate per te ndertuar Sarajet e tij ne Prishtine kur nuk ka punuar asnje dite ne biznes dhe kur erdhi nga Zvicra si nje kokpalare pa breke ne bythe,

    ne menyre qe:

    KOSOVA E MARE PENG NGA KILLERAT DHE KUSARET E THACIT, TE BEHET ME NE FUND NJE SHTET NORMAL DHE DEMOKRATIK, SI TE GJITHA SHTETET E TJERA

    Nga: intelektuali

    qe:

    Perfaqeson ata intelektuale properendimore qe u vrane dhe u masakruan nga xhelatet e Enverit vetem sepse deshen bashkimin e trojeve shqyptare ne nje Shtet qe ne Mukje 1943 dhe qe dhane jeten qe Shqypnia te behet ashtu sic po kerkon sot me insisitm:

    NJE SHTET LIGJOR DHE DEMOKRATIK PERENDIMOR.

    Reply to this comment
  9. Aliu nga Selenic June 26, 16:02

    Gjykata e hages ne radhe te pare te gjej edhe 1000 te zhdukur nga forcat ushtarake serbe ku nuk u dihet ase varri e pastaj te merren me Thacin.
    Krimet e komunizmit jan te gjykuera ne driten e diellit dhe jo ne errsisre.!
    Ti tani me je bashkeputore me Serbet kunder UCK-se dhe drejtuesve te saje.!

    Reply to this comment
    • Lili June 27, 12:57

      O ali nga seleniku , gjykata vepron kur dikkush ankohet: serbija cdo dite eshte ankuar e ka mbush dosjet,
      Komandantet tone asnje dosje per krimet serbe nuk i kane dorezuar e asnje padi nuk kane ngritur! Perkundrazi, ky Thaçi e ky Veseli kane nderuar kriminelete e kane darkuar me kriminelet serbe, deri ne kete qeverine Hoti!
      Pra fajeso keta e jo Hagen,
      Po keta kishe ne mend vetem pushtetin edhe grabitjet jo Drejtesine per vuatjet tona!

      Reply to this comment
      • Aliu nga Selenic June 27, 14:20

        Si ka mundesi. E gjith bo9ta dhe forcat nderkombetare si dhe gjykat e Hages i ka te gjitha krimet te certifikuera dhe te denancuera.
        Gjykata e Hages i ka te gjith dhe mbi kete baze ajo ka gjykuar edhe kriminelein Milloshevic dhe Kaqragjigjiqin e plote kriminel te tjere.
        Pra nuk ka ngelur kjo se nuk ka pasur denancime pore gjykata e Hages dhe faktori Evropian ngriti gjykat speciale vetem per udheheqesite e UCK-se.!
        Pra denancimet jan ne gjykate nje ne per nje.!
        Hilecaret Evropian e bejne te paditurin se keshtu u intereson atyre,!
        Pikrishte ne kete situat kure do te hapeshin bisedimet ata nxoren penalitetin per te penguar piukrishte bisedimet.
        Si mendoni juve perse nuk u thirr Thaci me pare pore pikrishte diten qe po hapeshin bisedimet .Kjo eshte e qellimshme.!

        Reply to this comment
  10. mirel June 26, 16:54

    Fajin e ka ngazellimi i fitores, dhe trullosja nga gezimi…
    Nuk ka me skandal, te jesh patriot, te jesh gazetar per kaq vite dhe per kete fatalitet qe po peson Shqiperia si Komb, dhe Kosova tja vesh fajin Ngazellimit te Fitores..
    Si mund te thuash, ” ..Por, të trullosur nga ideja e fitores, nga ngazëllimi se tani po niste një jetë ndryshe, ku do të ishin zot dhe ku krimi njihej dhe dihej se kush ishte bartësi, të gënjyer se përkrahja ndërkombëtare, pasi e kishin prekur krimin, do të ishte edhe më tej, shqiptarët në Kosovë harruan dhe bënë pesë gabime të mëdha, ndonjërin edhe mund ta ndreqin megjithë vonesën, por kjo do u kushtojë.”
    Shkruan gjithe kete mori fjalesh pa kuptim, per ti hutuar dhe njehere bashkatdhetaret e tu, per humorin patriotik me te cilin e trajtuat rrugen e tradhetise se ish lidereve te UCKse, per mashtrimin patriotik te cilit i beni tradhetise se Edvin Ramut Vucicit, per mashtrimin evropian qe i beni shitjes se atdheut nga Dule Ramut Janullatos..
    Per cdo gje fajin e paska ngazellimi, dhe trullosja. Ose naiviteti, gabimet e castit.
    Tradhetia nuk ka pjese ne gjykimet e Bedriut. Asnjehere tradhetaret nuk jane denuar ne shkrimet e Bedriut. Vetem jane justifikuar pse tradhetar ka qene Berisha.
    Kjo eshte rruga e tatepjetes Bedri. Per shume vite e ke vene shqelmin bashke me mikun tend Ramut, bashke me mikun tend Thac, bashke me mikun e tyre Vucic, bashke me mikun e tyre Bushat e Kotcias..
    Je pjese e kesaj katrahure qe zhyti Shqiperine ne Kaos. Dhe tani na ben fajtor ngazellimin.
    Ngazellimi, si ndjenje, ai e ka fajin.
    Njeriu, jo. Njeriu, ai tradhetari qe pasurohet me gjakun e Shqiptareve, qe pasurohet duke shitur lirine e shqiptareve, duke shitur Sovranitetin e shqiptareve, duke shitur tokat e shqitpareve, ai tradhetar paska qene tradhetar nga ngazellimi, paska qene tradhetar pa dashje. Thjesht i trullosur nga fitorja.
    Kete doje te thoje o Bedri mavria?

    Reply to this comment
    • Aliu nga Selenic June 26, 19:03

      Ngazllimi i fitores nuk do te zbehet.! Perkundrazi do te kemi ngazllim gjithmon.
      Pore keq me vjen per disa komentues te tipit” Intelektual” te cilet bashkohen ne nje llogore me pushtuesdit Serb.
      Te akuzosh Hashim Thacin me insinuatat e Dik Marty dhe te hales Karladelpono kjo do te thote qe te biej kryekeput ne kurthin e tyre.
      Nuk i kemi barxh askujte. Ata na kan Boxha deri ne fyt. Ata kan shperngulur sanxhakun e Nishit me njue urra sice deshi ta banet Slloba ne vitin 1999, pore fale SHBA-se e shpetuam.
      Une them per seri Qendro Neno Mos ke Frig /Se ke djemt ne Amerike./
      Pra partneret tane strategjik nuk do ta leshojn kombin ton ata do te jen si perher ne krahun tone.!

      Reply to this comment
      • Lili June 27, 13:05

        Aliu, sigurisht se ka djem e vajza qe mendojne per Atdhe si dje si sot nga bota! ! Sa prej tyre keta komandata thirren per te ndertuar shtetin?! Asnje !
        Sigurisht se prape mendojme e luftojme per Atdhe Po sa kohe po humbim per faj te ketyre komandanta analfabete!

        Reply to this comment
    • Lili June 27, 13:01

      Mirel,
      Kompliment!

      Reply to this comment
  11. Oso shkodrani June 26, 19:44

    Po qeveritaret shqiptare ( te Shqiperise “Londineze”), çfare qendrimi mbajten ndaj ketyre gabimeve te drejtuesve te Kosoves? Apo, nuk kishin nge, sepse merreshin me kanabisin . . . Pergjegjesia kryesore, zoti Bedri bie mbi drejtuesit e shtetit shqiptar, qe nuk levizen as gishtin ne interes te konsolidimit te shtetit te ri te Kosoves. Madje, siç ndodhi vitet e fundit, nisen edhe vizitat, buzeqeshjet dhe mareveshjet me besnikun e Milosheviçit, qe sot eshte president i Serbise.

    Reply to this comment
  12. VATRA June 27, 00:06

    O Bedri mundësitë manovruse të Thaqit dhe UÇK ishin zero në kohen e pas luftes ata u atakuan nga UNO UDBA nga LDK nga Sali Berisha dhe qarqe anti shqiptare të Vashingtonit Romes Parisit Bonit…
    fuqia zero e tij u pa kur ju burgos ish minisër në qeveri Rexhep Selimi pastaj Rrustem Mustafa …
    dhe në fund vetë kjo se 80%,e popullates nuk e mbëshetën luften bile e urrynë me të madhe se ashtu i krijoi rrethanat politika e jashtme përmes LDK dhe alkoholikut Brahim Rugova që gadi nji dekadë e gënjente popullin se e ka mbështetjen për të kriju shtetin por qe janë dofar problemesh ndërkombētare dhe shpejt do të ketë zgjidhje globale të problemeve paqësishtë e rinija të largohen jashtë dhe të sjellin ndihma se kemi institucinone në ekzil sistem shkollimi bodrumeve …

    Reply to this comment
  13. XXXL June 27, 00:14

    Hashim Thaqi nëse akuzohet duhej ta ndjek rrugën e Xhabir Zharkut që të mos dorzohet te drejtësia e nji anëshme ti le edhe ky me gishtra në gojë ata që që bëjnë padrejtësi me institucione drejtësie

    Reply to this comment
  14. Ethem Lalaj June 27, 10:40

    DITA:Po shkruaj me shume dhimbje.5 gabimet e Drejtuesve Kosovar qe shtjellon B.Islami jane “anatomia” qe u behet problemeve aktuale qe hedhin nokaud luften e UÇK per çlirimin e vendit,ardhmerine e Kosoves dhe triumfin Serbo-Rus-Grek-PPP Europiane,duke nxjerr fitues okupatorin dhe shpalljen hero te MILLOSHEVIÇIT pas vdekjes.Timonin tashme e ka Putini,pasi Trampi po merret me te vetet.!
    -Perçarja degjeneruese midis partive ne Kosove e Shpiperi ne 20-30 vjet te ndryshimit te sistemit ka derguare mesazhe te qarta ne bote se Shqipetaret nuk jane ne gjendje te bejne shtet.Ndaj hezitohet per negociata,viza,NATO,mos njohje te shume shtete te medha,e cila shkon drejt shperberjes se Shteteve Kosove-Shqiperi,dhe jo bashkimit te tyre.
    -Midis SHBA,BE dhe Rusise+Beogradit po fitojne keto te fundit,pasi Trampi Amerikan eshte ne kontradite me Merkelin Gjerman,etj,ku sherri midis te medhejve eshte neutralizim i te vegjelve dhe mohimit te ekzistences se tyre.
    -Nder 5 gabimeve Kosovare ka dore dhe politika e Tiranes,ku disa eksponent ne PD(KOPI) te punesuara ne UNMIK,kane dhene informacione per K.D.Ponten e Dik Martinin..shtepine e verdhe,pasi vetem keta e dinin ku ishte.Dhe kete e kam te dekumentuar nga Akademiku Rexhep Qose.
    -Duhet thene se njeriu shpirteZi ne Tirane qe leviz te gjitha fijet e krimit ne Shqiperi e Kosove eshte i derguari UDB ne 1992 ne krye te Shtetit qe ne 30 vite i ka bere dhe po i ben gjemen Kombit Shqipetar.Kjo vertetohet me kacafytjet e Sb me H.Thaçin ne TV te kapura nga Sb qe ne 1992,sikurse sistemin e drejtesise me kursin e plepave.Kete e di mire SHBA+BE,ndaj po kerkon te zhbej drejtesine e degjenerusre me nje drejtesi te RE,ne vend te nje gjykate speciale si ne Kosove.Por ne te dy rastet keto metoda kane qene te gabuara:
    1-Ne Kosove Gjykata po ha kokat e politikaneve te vete..ndersa..
    2-Ne Shqipri po shpetojne nga burgu politikanet hajdut e vrases me gjithe taborin e tyre,ku Dritan Dajti qe vrau 4 plic ne Durres ne krye te detyres nuk denohet se babai i tij ka qene kuzhiner i Saliut dhe per 3 vjet mbahet peng S.Tahiri pse shembi LAZARATIN e ligjeruare nga Sb,pasi ju hoqen nga dora miliardat e €+$.Dhe te mos hartojme 21 janarin,Gerdecin,ÇEZ,96,97,98..!
    -Po e persrise:Sa te jete Sb mbi toke nuk behet as Shqiperia dhe as Kosova.Mallkuar R.Alia,Elez Biberaj dhe Rajersoni.!
    -FLM-DITA,FLM B.ISLAMI

    Reply to this comment
    • Gzim Kulufi June 27, 12:29

      Et’hem, (duke te te ndrequr shkruajtjen e emrit tend, sic shkruhet ne sejcilen zyre te gjendjes civile ne Shq., duke mos u marre shume me shkrimin paksa kaotik te Bedriut, e duke mos dhene ndonje mendim ne kete drejtim “gabimesh”, sepse jane thene thuajse te gjitha dhe perseritjet behen boze), duhet saktesuar se propaganda e madhe e Luftes se UCK-s vetem sa ka cuar uje ne mullirin e nacionalizmit serb, sepse 1. justifikon deri diku nderhyrjen e ushtrise serbe ne Kosove, 2. sepse minimizon gjenocidin serb te vitit 1999, 3. sepse justifikon drejtimin e Kosoves nga njerez jo te afte per drejtimin e saj.
      Problemi kosovar eshte natyrshem problem europian. Dhe pa nderhyrjen e NATO-s policia dhe ushtria serbe do te luanin si macja me miun me te ashtuquajturen UCK. Fati i madh i kosovarve qe edhe politika ruse nuk e pranoi gjenocidin e 99-es, teksa min. jashtem rus, Ivanovi deklaroi se politika e Miloshevicit i ka kaluar kufinjte e durimit; ndersa Jelcini justifikohej para mikrofonve, por prapa mikrofonve i dha Klintonit driten jeshile te veprimit. Kjo nderhyrje e NATO-s beri qe Kosova te shkonte drejt shpalljes se panvarsise dhe jo endrrat me sy hapur mbi Luften e UCK-s! Nese hiperbolizohen disa beteja te vetmuara, kjo i jep dore nacionalisteve serbe te thone, se ata jane perballur ne shtetin e tyre me nje lufte te papare nga ana e kosovarve te armatosur prej Shq., dhe zhvillimi i kesaj lufte coi ne largimin e pavullnetshem te banorve kosovare nga Kosova e jone dhe e tyre! Ja pra, se si gjithmone patriotet folklorike cojne uje ne mullirin e armikut te tyre! Nacionalizmi nuk luftohet me nacionalizem!
      Persa i perket asaj tjetres Et’hem qe thua, per triumfin ruso-serbo-grek, duhet sqaruar se nuk ka as triumf e as koalicion ruso-serbo-grek, se po te kishte, ata e zhbenin Shqiperine brenda pak ditesh njehere e pergjithmone. Ka politika europiane e boterore, qe garantojne jeten e shqiptarve ne shtetet dhe trojet e tyre, padashur u japin dore edhe politikaneve shqiptare te vjedhin sa te munden aty ku jetojne.
      Problemi shqiptar eshte injoranca, ne Kosove me e madhe se ne Shq.; me injorancen pasojne pastaj me radhe, makuteria, miopia, genjeshtrat, mendjemadhsia, arroganca, krimi, mostoleranca, etj.. Kete injorance e sheh akoma ne shumecen e shkrimeve te DITA-s mbi problemin kosovar, nderkohe qe komentet e lexuesve kane permisime ne krahasim me disa vjet me pare, por fatkeqesisht jo komentet e tua!

      Reply to this comment
  15. Lili June 27, 12:39

    Edhe ty bedri zeza vetemsot po te kujtohet me denoncuar fadil Sylejviqin?! Po ku ishte me e denoncuar para Drejtesise se shtetit te kosoves?!
    Edhe ty bedri zeza vetem sot po te kujtohet me Qortuar levizjen mulle te kapimcka mundemi e komandanteve?!
    Edhe ty bedri zeza vetem sot po te kujtohet se hashimi nderoj ma shume serbet se ushtaret e vete a kontribueset per arrijtjen e tij aty, nder ta une qe organizova disa Gjera per ta , edhe pse LPKja e jote na kishte etiketuar armiqe!
    E morr bedri zeza kur keshillohen nga tij normal se ne burg do perfundojne si kriminela e jo siç i deshtem burr shteta!

    Reply to this comment
    • Mollosi June 27, 13:41

      Njeri nder themeluesit e UCK-se dhe anetar i Shtabit te Pergjithshem te UCk-se, Rexhep Selimi, i njohur edhe me nofken “Dhjeteshja” ishte mik i vjeter i spiunit Fadil Sulejviq. Tani Rexhepi eshte deputet i VV dhe udheheqes i grupit parlamentar te VV.
      Ndoshta do te ishte mire qe lexuesit ta lexojne edhe nje shkrim te bashkeveprimtarit te z. Bedri Islamit, Ibrahim Kelmendit :
      https://revistadrini.info/dezinformimi-destruktiv-i-bedri-islamit/

      Reply to this comment
      • VATRA June 28, 11:57

        Është interesant se ky Selimi në deklarimet e tij ma të angazhuar dhema të rrezikuar në luftë e nxjerr Kurtin që përkëthente në zyren e Adem Demaqit se Thaqin Haradinaj Limen Lushtakun…që ishin në fronte lufte dhe terene të minuara

        Reply to this comment
  16. Lili June 27, 13:49

    Bedri degjo edhe nje here glaukun kur deklaronte pse nuk do votoje gjykaten speciale?!
    Degjoje edhe nje here:: gazeta plisi, ndoshta do kuptojsh pse nuk keni ma perkrahjen e popullit!

    Reply to this comment
  17. Aliu nga Selenic June 27, 14:20

    Si ka mundesi. E gjith bo9ta dhe forcat nderkombetare si dhe gjykat e Hages i ka te gjitha krimet te certifikuera dhe te denancuera.
    Gjykata e Hages i ka te gjith dhe mbi kete baze ajo ka gjykuar edhe kriminelein Milloshevic dhe Kaqragjigjiqin e plote kriminel te tjere.
    Pra nuk ka ngelur kjo se nuk ka pasur denancime pore gjykata e Hages dhe faktori Evropian ngriti gjykat speciale vetem per udheheqesite e UCK-se.!
    Pra denancimet jan ne gjykate nje ne per nje.!
    Hilecaret Evropian e bejne te paditurin se keshtu u intereson atyre,!
    Pikrishte ne kete situat kure do te hapeshin bisedimet ata nxoren penalitetin per te penguar piukrishte bisedimet.
    Si mendoni juve perse nuk u thirr Thaci me pare pore pikrishte diten qe po hapeshin bisedimet .Kjo eshte e qellimshme.!

    Reply to this comment
  18. Lili June 27, 19:26

    Aliu, evropa e amerika kane cdo gje, cdo telefonateshte degjuar e sidomos telefonat e ketyre debilave: i dine te gjitha shume here bile ma mire se ne!
    Pse heshten deri tash, sepse ishte interesi i tyre me pasur njerezéflexibilé sipas shprehjes se tyre n’ato vite dmth njereze qe munden me shantazuar kollaj per cdo gje: prej tenderit e autostrades per Bechtellin fale Dellit, tek IPKO, apo sot Trepcen ku Grenelli e Trumpi kane futur hundet per ´miqté e tyre! Pra qillimi ishte zona ekonomike ku na s’marrim asgje e keta te gjitha si me autostraden qe na kushtoj dy fish ma shtrenjt se n’evrope!
    I dine te gjitha bile edhe bojen e brekeve te tyre e lere ma kontot e paret e tyre te depozituar kamos!

    Reply to this comment
  19. Blerimi June 28, 07:35

    Me pas mbajt; thmija shpi Kola im kish me i majt tri, kish pas thënë malsorja moti!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim