Pesë kryebashkiakë të djathtë nisin bashkëpunimin me Qeverinë
Kryebashkiakët demokratë të 5 bashkive, ndonëse ende pa u zyrtarizuar kanë nisur bashkëpunimin me qeverinë socialiste. Arsyeja e këtij bashkëpunimi është plani rregullues i bashkive ku ata drejtojnë. Pesë kryetarët e bashkive të djathta janë pjesë e fondit të posaçëm të miratuar nga qeveria për rishikimin e planeve urbanistike në 26 bashki të reja.
Drejtuesit e rinj vendor konfirmojnë se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me qeverinë në mënyrë që plani rregullues i njësive që drejtojnë tu shërbejë drejtpërdrejt qyteteve dhe banorëve të tyre. Pjesë e kësaj iniciative janë 21 bashki që drejtohen nga të majtët dhe 5 nga e djathta.
Kryetarët e djathtë të bashkive të Shkodrës, Kukësit, Lezhës, Pogradecit dhe Vorës kanë dhënë tashmë dakordësinë e tyre hartimin, miratimin dhe realizimin e planeve të reja të rregullimit dhe ky vendim ka një arsye të justifikuar që është interesi i qytetarëve të zonave të tyre, raporton A1 Report. Kryetarët e rinj të bashkive thonë se bashkëpunimi do të jetë në çdo hap që do hidhet për realizimin e planit rregullues, ndërsa roli i tyre sipas marrëveshjes do të jetë vendimtar për miratimin e planit rregullues. Mësohet se marrëveshja parashikon që qeveria, përkatësisht Ministria e Zhvillimit Urban, të kontraktojë kompanitë përkatëse për planet rregulluese e më pas projekti do të kalojë për konsultim dhe verifikim nga ekipet përkatëse të bashkive ndërsa kryetarët e kanë fjalën finale në këtë proces. Pjesë e këtij vendimi janë bashkitë Dibër, Durrës, Konispol Krujë Gjirokastër, Kurbin, Korçë, Librazhd, Kukës, Përrenjas, Lezhë, Pogradec, Shkodër, Poliçan, Tiranë, Rrogozhinë, Vlorë, Sarandë, Cërrik Shijak, Divjakë, Skrapar, Himarë, Urëvajgurore, Kavajë.
Me miratimin e fondit të posaçëm nga qeveria për rishikimin e planeve, parashikohet që të pezullohen lejet e ndërtimit deri në daljen e planit të ri rregullues. Fondi prej 200 milionë lekësh për përballimin e pjesshëm të shpenzimeve, për vitin 2015, për realizimin e procedurave të prokurimit, përballohet nga buxheti i miratuar për Ministrinë e Zhvillimit Urban për vitin 2015, ndërsa pjesa tjetër e fondeve prej 530 milionë lekësh përballohet nga buxheti i shtetit për vitin 2016. Vendimi është marrë në mbështetje të ndarjes së re territoriale, ku shkrirja e 300 bashkive dhe komunave ka sjellë detyrimisht dhe një tjetër vizion për zhvillimin ekonomik apo industrial të zonave.
Shkon shume mire dhe shume bukur kur bashkite e djathta bashkepunojne me qeverine.Kjo eshte ne te miren e komunitetit.Por Berisha dhe Basha nuk e duan kete bashkepunim se u bje hunda ne ……
Hunda e shpellarit duhet lene ne shpelle si kafshe e eger.Mashtrimi dhe egersia kunder te gjitha te mirave nuk i perket llogjikes njerzore.Funderrina e kombit kerkon me çdo kusht te diktoje shkaterrimin si arritje zhvillimi.Kush mund ta menfoje nje gje te tille perveç ketij anormali?
Hunda e shpellarit duhet lene ne shpelle si kafshe e eger.Mashtrimi dhe egersia kunder te gjitha te mirave nuk i perket llogjikes njerzore.Funderrina e kombit kerkon me çdo kusht te diktoje shkaterrimin si arritje zhvillimi.Kush mund ta mendoje nje gje te tille perveç ketij anormali?
Ju lumt K/bashkive te djathta,shifni punen e jo gunen e Sali-Lulit,se ata e duan shqiperin te coptuar,te varfer,te vuaj…se keshtu mund te vijne ne pushtet.Rama do i ndihmoi te gjithe siç ka premtuar.Dhe ai e mban fjalen..!
Eshte veprim e qendrim i duhur i ketyre Kryebashkiakeve te dale nga zgjedhjet e 21 qershorit te vitit 2015 . ku per hir te se vertetes nje pjese e tyre te kandiduar per P D , deshmoj per nje arogance te perzgjedhjes se kandidateve per Kryebashkiake teresisht sipas pazareve dhe deshirave te lidershipit te partive te Kualicioneve dhe Aleancave duke shperfillur kundershtine e qytetareve dhe bazes se partise , ndaj pazareve te lidereve partiake zgjedhjet e te cileve nuk perpulleshin ne bazen dhe nuk ishin ne te mire te votuesve zgjedhesave , por te interesave t e klaneve e mafjes qe fshiheshin pas Kandidimit te ketyre subjekteve Politik berese dhe konkretisht deshmi e atyre pazareve eshte rezultati i zgjedhjeve per Kryetar Bashkie ne Qyteti e rrethin e Pogradecit , ku votuesit perzgjodhen Kandidatin jo subjektin, arogancen L . S . I. prandaj dhe bashkepunimi do jete plotesisht i frutshem dhe nje mesim per padronet e Partive ne Qender te cilat shpesh deshmojne se nuk jane nje me interesat e bazes .