Pesë pengesat që i bëjnë prodhimet tona jokonkurruese sipas FMN

January 6, 2018 09:45

Pesë pengesat që i bëjnë prodhimet tona jokonkurruese sipas FMN

Fondi Monetar Ndërkombëtar, në një analizë të posaçme, pohon se eksportet shqiptare po përballen me sfida, të cilat kërkojnë më shumë përpjekje për të krijuar një mjedis të përshtatshëm për investime.

FMN rekomandon se, për të lehtësuar kostot e prodhimeve shqiptare, autoritetet duhet të përfundojnë projektet kyçe të infrastrukturës, transportit dhe energjisë. Gjithashtu rritja e kursimeve të brendshme, përmirësimi i qeverisjes, sundimi i ligjit dhe rritja e efikasitetin e tregut të punës janë masa që ndikojnë në përmirësimin e ambientit mbi eksportet.

Eksportet në Shqipëri u rritën në vitin 2016, por krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ato mbeten të ulëta.

FMN analizon se, në dallim nga eksportet me vlerë të lartë të vendeve fqinje si Serbia dhe Maqedonia, eksportet e Shqipërisë janë kryesisht në sektorët e tekstilit dhe këpucëve, si dhe nafta dhe mineralet.

Ndërsa eksportet rajonale po rriten, më shumë se gjysma e eksporteve shqiptare shkojnë në Itali. Disa prej këtyre produkteve, veçanërisht tekstileve, përpunohen në Shqipëri nga porositësit dhe më pas rieksportohen në tregje të tjera, një pjesë e madhe janë destinuar për konsum final në Itali, duke e bërë Shqipërinë të varur nga një vend me potencial të ulët rritjeje.

A mundet Shqipëria të integrohet në zinxhirët e furnizimit europian? Literatura tregon se performanca më e fortë e eksportit në nivel global dhe në Europë ka qenë rezultat i integrimit të suksesshëm me zinxhirët e furnizimit.

Ky integrim lehtësohet nga afërsia me shpërndarjen e furnizimeve, hapja ndaj tregtisë, ngjashmëria e strukturave të eksportit, mjedisi i biznesit dhe cilësia e infrastrukturës.

Shqipëria është mirë në dy masat e para, por është relativisht e pafavorshme në lidhje me tre të fundit, analizon Fondi.

Pengesat më të mëdha strukturore të Shqipërisë për të eksportuar dhe për të rritur konkurrencën me mallrat e importit, janë:

Institucionet e dobëta

Mangësitë në infrastrukturë

Një sistem taksash tepër kompleks 

Qasje e dobët në financa

Mungesë e fuqisë punëtorë të kualifikuar, shkruan Monitor.

January 6, 2018 09:45
Komento

1 Koment

  1. Une... ti... ne te gjithe... January 7, 01:04

    D.m.th Shqiperia paska ngelur lesh. Hiq parlamendin dhe qeverrine qe i kane punet vaj dhe te tjerat jane si ne mesjet…

    FMN – flet me dorashka dhe jo drejt. Izolimi i shqiperise vjen fiks prej faktit qe ligjevenesit e shqiperise jane te gjithe zyrtate te UDB-se jugosllave dhe asfaljes greke.

    Politikanet tane nuk kane se cfare bejne. Ata thjesht u jane pershtatur rrethanave te kohes dhe vendtit ku banojne.

    Nese ata punojne per shqiptaret per te bere shqiperi atehere ata do paguhen vetem me rroga zyrtaresh. Ne te kundert nese punojne per grekun dhe serbin per ta prishur shqiperine ata paguhen me male, me miniera, me copat me te majme te bregdetit shqiptar… ata behen te pasur si askund tjeter per vetem nje mandat apo nje 6 mujorsh ne pushtet ne shqiperi nese ata punojne per ta prishur shqiperine.

    Tani FMN-se keto gjera nuk kane se ci duhen por jo se nuk i di apo se po e rruan per shqiperine.

    Ndersa shqiptaret duhet ti vene syve gjyslyk dhe ta mesojne njehere e mire se nese jep voten vetem se te japin 50 mij lek te vjetra mos dill e bejj gam-gam si qeni per edi ramen qe u be sheik duke e kthyer kryeqytetin e vendit ne nje xhungel te vertet betoni, apo per ilir meten qe vodhi thesarin e shtetit, apo per lulezim bashen qe futi rrugen e kombit ne xhepin e vogel, apo per sali berishen qe mori pushtetin dhe e shembi shtetin per ta bere placke per kalamajt e vet dhe te afermit e vet.
    Edhe kur e jep voten thjesht per faktin qe ai qe po voton eshte nga anet tona mos dil e ha mut duke llapacitur se shqiperia nuk behet.

    Menyra se si e kemi pare ne shqiptaret e thjesht politiken dhe si i kemi votuar ne politikanet do te thote qe ne e kemi shitur shqiperine per nje cope buke dhe bleresi bene tani cfare te doje me shqiperine dhe c’eshte me e keqja ata e kane blere shqiperine bashke me shqiptaret dhe ata bejne ca u do bytha edhe me shqiptaret tani e jo vetem me shqiperine.
    Ti qe kenaqe gruan se more 50 mije leke per te dhene voten duhet tu thuash kalajve hapur qe shqiperine e shita une dhe debilat e tjere si une per te mos u bere kurre vend i sakt e funksionues por per tua nxire jete juve dhe 10 brezave te tjere pas jush!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*