Pesë rregulla për një miqësi të vërtetë me të tjerët

July 28, 2016 12:46

Pesë rregulla për një miqësi të vërtetë me të tjerët

Të mbash në “këmbë” një marrëdhënie të vërtetë miqësore është çështje impenjimi dhe sensi praktik. Për të krijuar një miqësi të vërtetë është e nevojshme të keni durimin e kopshtarit, instinktin e atij që e do të vërtetën dhe çmendurinë për t’u hedhur “në lojë”

Më poshtë do të njiheni me pesë rregullat themelore për të gëzuar shoqërinë reale në jetë:

Pranoni defektet e miqve

Ai/ajo është gjithmonë me vonesë, ndërsa ju jeni shumë të përpiktë? Është paksa kurnac/e, ndërsa ju jeni gjithmonë gati për t’i ofruar një xhiro për të pirë? Diferencat janë normale dhe nëse nuk keni ngjashmëri në total, nuk mund të bëni gjë tjetër veçse t’i pranoni këto defekte të vogla. Richard Templar, autori i librit “Rregullat e dashurisë”, na kujton se “nuk mund t’u kërkojmë miqve tanë që të ndryshojnë. Nëse i ke për zemër, i pranon ashtu siç janë”. Nga ana tjetër, edhe neve nuk do të na pëlqente që të na e kërkonin këtë gjë. Dhe mbi të gjitha, bota është mjaftueshëm e madhe për të zgjedhur miqtë që na përngjajnë, apo që na kuptojnë. Ndryshe nga familja, jemi të lirë të vendosim se më kë të krijojmë një marrëdhënie miqësie. Ndërkohë, nëse defektet janë të shumta, në atë rast bëhet e nevojshme t’i ndërprisni marrëdhëniet.

Bëhuni të disponueshëm

Nëse dëshironi të krijoni një miqësi që ia vlen, është e rëndësishme që të pranoni defektet e përbashkëta dhe të përpiqeni të jeni një mik/mikeshë i/e mirë ku mund të mbështeten në çdo moment. Përpiquni të jeni të pranishëm kur kanë nevojë për ju dhe pranoni faktin që kur gjithçka u shkon mirë, bëhen më pak të “gjallë”. Të jesh një mik i mirë do të thotë të jesh prezent në momentet e mira, por mbi të gjitha në ato të këqija. Sepse nëse nuk mund të jeni të disponueshëm kur një mik/e ka nevojë për ju, a ka më kuptim të flasësh për miqësi?

Mos jepni shumë këshilla

Kur shihni se një mik bën një gabim, ose është pranë asaj faze, ju keni tendencë që t’i jepni shumë këshilla. Për Richard Templar, kjo gjë është gabim: “Nuk mund të jeni kurrë të sigurt se keni të drejtë dhe se miku juaj e di më mirë sesa ju atë që bën dhe atë që do për jetën e tij”. Edhe pse mund t’ju kërkojnë mendimin tuaj, tregohuni të matur që të mos e teproni me këshillat. Për sa u përket argumenteve të rëndësishme, opinionin tënd mbaje për vete. Me kalimin e kohës nuk do të pendohesh aspak.

A shkojnë bashkë miqësia dhe paratë?

Nëse merrni borxh dhe nuk ia ktheni më, ekziston rreziku që gjysma e miqësisë tuaj të marrë fund. Richard Templar thekson se e njëjta gjë ndodh edhe me objekte të tjera. “Të merrni borxh makinën dhe ta ktheni me defekt, librat dhe të mos t’ua jepni më, shtëpinë dhe ta lini në një gjendje të keqe, janë të gjithë elemente që vënë në rrezik miqësinë që mund të keni krijuar”.

Mësoni të kërkoni falje

Keni bërë gabime të pajustifikueshme? I keni lënduar, apo tradhtuar? Nëse miqësia rrezikohet për fajin tuaj, atëherë është mirë që të mësoni të kërkoni falje. Shpesh kjo gjë është e vështirë për ta bërë, por nëse keni me të vërtetë respekt për mikun apo miken tuaj dhe dëshironi që miqësia të vazhdojë, atëherë pranoni gabimet tuaja dhe bëhuni altruistë. Kjo është një provë e shpëtimit të miqësisë.

July 28, 2016 12:46
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim