Pesë skenarët e PD kundër kryeprokurores dhe qeverisë

December 29, 2017 09:18

Pesë skenarët e PD kundër kryeprokurores dhe qeverisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka intensifikuar lëvizjet, takimet dhe konsultat në funksion të organizimit të protestave në janar, kundër zgjedhjes së kryeprokurores së përkohshme Arta Marku si dhe me qëllim rrëzimin e qeverisë ‘Rama 2’.

Kauza e aksionit të ri politik të opozitës do të amplifikohet edhe me çështjet e drogës, të lidhjeve të krimit me segmente të politikës, me koncesionet si dhe me problemet ekonomike. Pas takimit me krerët e fronit opozitar, me deputetët demokratë dhe krerët e degëve, kryetari i opozitës, Lulzim Basha, mësohet se ka zhvilluar dje një takim edhe me kryetarët e djathtë të bashkive.

Në të njëjtën kohë, Basha po zhvillon konsulta edhe me deputetë të caktuar dhe anëtarë të forumeve të larta të partisë. Sipas Shqiptarja.com takimet janë fokusuar në katër pika: Mobilizimin e sa më shumë njerëzve përtej bllokut të mbështetësve të PD, skenarët e protestës, raportet me parlamentin ku përfshihet edhe dilema për djegien e mandateve si dhe raportet me LSI.

Deri më tani është rënë dakord për formulimin e një numri kërkesash, para nisjes së protestës, duke përfshirë anulimin e zgjedhjes së kryeprokurores së përkohshme, kushte për reformën zgjedhore, largimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie të përkohshme etj.

Gjatë takimeve të Lulzim Bashës me përfaqësues të PD në nivele të ndryshme janë diskutuar dhe shqyrtuar një numër skenarësh të mundshëm. Një nga planet konsiston që, në muajin janar të organizohet një protestë, me qëllim për të testuar mbështetjen popullore.

Në varësi të mbështetjes, aksioni politik të nisë në fillim të pranverës. Një tjetër variant e konsideron pa asnjë efekt organizimin e një proteste të vetme, sa do e masive të tjerë. Ky variant i diskutuar parashikon organizimin e një proteste maratonë para Kryeministrisë, edhe si formë presioni për ndonjë veprim të kryeprokurores së re kundër eksponentëve të opozitës, gjatë javëve të para të janarit, kohë gjatë të cilës amerikanët kanë kërkuar goditjen e peshqve të mëdhenj. Por, protesta maratonë mbart një rrezik të madh dështimi pas ditës së dytë.

Në këto kushte, sipas burimeve, gjatë takimeve është diskutuar një tjetër skenar, i cili parashikon mundësinë e ngritjes së çadrës 2, me disa ndryshime nga çadra e parë, për të organizuar një protestë me turne, e cila mund të zgjasë disa muaj, në varësi të plotësimin të kërkesave.

Ndërkaq, ka një propozim tjetër për të gjetur një mënyrë më novatore dhe befasuese, për të mundësuar një protestës të gjatë, pasi përsëritja e çadrës do ta bënte protestën monotone dhe pa efekt. Është diskutuar edhe një skenar më ekstrem, i mbështetur nga një grup i caktuar, i cili parashikon djegien e mandateve dhe protestave të pakontrolluara.

Por, ky skenar mbart gjithashtu një rrezik të madh, pasi mund të çonte në një izolim të ekstrem ndërkombëtar të PD dhe në daljen e saj nga skena politike. Gjithsesi, kryetari i opozitës Lulzim Basha, ka paralajmëruar ambasadorët se zgjedhja e njëanshme e kryeprokurorit të përkohshëm nga mazhoranca mbart rrezikun e destabilizimit të vendit.

Sa i përket LSI, në Partinë Demokratike ka dy rryma mendimi. Grupi i parë e sheh Lëvizjen Socialiste për Integrim si një faktor që kompromenton kauzën e Partisë Demokratike, për shkak se LSI ka qenë deri para disa muaj në pushtet si dhe është bashkëpërgjegjëse me PS. Gjatë takimeve, përfaqësuesit e këtij grupi, kanë kërkuar një distancim gradual me LSI.

Ndërsa grupi i dytë, e sheh LSI si një fuqi shtesë për aksionin opozitar, duke i dhënë një dimension më të madh presionit ndaj qeverisë dhe protestave të planifikuara. Kryetari i PD, Lulzim Basha, deri më tani, ka mbajtur ekuilibrin mes këtyre dy rrymave.

Një nga planet konsiston që, në muajin janar të organizohet një protestë, me qëllim për të testuar mbështetjen popullore. Në varësi të mbështetjes, aksioni politik të nisë në fillim të pranverës.

 

December 29, 2017 09:18
Komento

6 Komente

  1. spata December 29, 10:54

    O Lul “perbindshi”. Prit pak sa te filloje rrjeta te nxjeri peshqit e medhenje dhe hidhu ne sulm. Nuk ke pse harxhon energji dhe para te kota per ata qe do te hedhesh ne protesta .
    Kaq nuk ke kuptuar se keto pune, qe ti vertitesh si pordha ne brek ,i kane marr ne dore te tjeret !!! Luja eshte shpreghur qart. Ne janar do te shikoni peshqit e medhenje qe do te nxerrin rrjetat e hedhura .Ti cfare kerkon me shume te besh. Jeni te gjithe ne rrethin e rrjetave .
    Populli ,qe ju kerkon ta hidhni ne sulm, pret rezultatin e Vetitingut. Po i pelqyen ndeshkimet dhe pastrimet do duartrokasi . Ne te kunderten ,ti po i kalove birat e rrjetes mobilizoje popullit dhe hidhu ne sulm kunder vendimeve te specialistve amerikan e evropjan .Te jap fjalen se do ti mobilizoje une 25 protestues qe te te bashkohen deri sa ti te realizosh ato qe thua .Por kam nje frik te madhe.Do me ngecesh ne sythet e rrjetes dhe do me shkojne kot angazimet per ty .
    Keshtu qe me mire po pres e me pas shohim e bejm. Te ham kaposhin e Vitit te Ri e te trokasim godat per peshqit e medhenj. Mos u prish qejfin shqiptarve se nje dite festojne . Ti se ke problem se je ngopur duke festuar e ngren cfare te ka patur qejfi.Beje pastrim e oxhakut se ka nevoje e jo si Monika qe e ka lene Meten vetem dhe ai nuk di se cfare shkruan pertej Oqeanit .Qofte per hair viti i Ri.

    Reply to this comment
  2. I papami December 29, 11:23

    Hahaaaaa, per te testuar mbeshtetjen popullore, sa kam qesh. Pas suksesit te cadres dhe Republikes se Re, rikthehet fuqishem , hahaaaa

    Reply to this comment
  3. lejlek December 29, 13:02

    Zoterinj, Kryeprokurorja e zgjedhur tashme eshte mese e mirepritur dhe e e miratuar ne heshteje nga mbare opinjoni i shqiptareve ,evropianeve dhe i miqve tane strategjike e te patndur nga istikami i drejtesise Amerika.
    Nes jane te verteta skenaret , jane” perpelitje te fundit”te njerezve te tmerruar dhe jo te popullit qe mund te kerkoni mbeshtetje .
    Mjafon t’i lexoje cilido qofte edhe pa nje gram shkolle eshte ne gjendje te kuptoje nga keto rreshta.
    Populli pret negociata per hapje te drites jeshile nga Evropa , por ata qe jane brenda saj duan me shume se kaq. Dhe koha ben te sajen “Ate qe kerkon e gjen “-thote popuulli.

    Reply to this comment
  4. Alban Dega December 29, 16:37

    Subject: Fwd: LUL SALI I NENES… KE TE QAJE ME PARE !

    LUL SALI I NENES…
    KE TE QAJE ME PARE !?

    – Nga Alban Dega. Nju Jork

    Lul Sali nenes
    Ke te qaj me pare
    Lul Xen Gerdecin !?
    A cadren e care!?
    Mushamaja grisur
    I kercasin trare
    Themelet i tunden
    Mbi gjak te pathare!
    Kulmin ne Gerdec
    Rrenjet 21 janar !
    Banda ne panik
    Duart me gjak lare
    Zeri u eshte cjerre
    Mbi te hapur varre!
    Kurr nuk ka mbetur
    Gjak i dlire pa marre!
    Ameriken kunder
    E Evropen mbare
    Nuk do u ngelet askush
    As per tu qare !
    Cadra juaj e krimit
    Po u behet varre!

    Reply to this comment
  5. Albsn December 29, 16:38

    Mendime mbi fakte me ze e ne figure

    CFARE NUK MUND TE PRESISH NGA
    KUCEDRAT E KRIMIT !?

    – Ja nxite jeten popullit tuaj me kusari e
    padrejtesi pa fund…

    – Ja nxite faqen Shqiperise….

    – Po per femijet tuaj a mendoni valle !?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Ndoqa drejtepersedrejti protesten e e deshtuar me sukses te plote te opozites shqiptare. Nuk ishte nje proteste dosido.
    Dy skajet ekstreme te politikes shqiptare PDSH e Sali Berishes dhe LSI e Ilir Netes ishin grusht bashkuar si kurre me pare per te mbrojtur koken e tyre nga Vetingu dhe Reforma ne drejtesi.
    Shpatat e te dy paleve ishin bashkuar ne mbrojtje te Gjysmagjelit te tyre me kontrate 50/50, kryeprokurorit te Shqiperise Adriatik Palla qe nga dita e pare e deri ne castet e fundit ne ate karrike beri krejtesisht kryeavokatin e e emeruesve dhe protektoreve te tij, Garden Pretoriane te tyre e aspak kryeavokatin e Ligjit dhe shtetit shqiptar, sic e percakton shume qarte Kushtetuta e Shqiperise.
    Deshtimi i kesaj proteste u paralajmerua qysh ne sebepin e perdorur nga protektoret e Balles qe ishte “ mbrojtja e Kushtetutes” !
    Si mund te mbrohet Kushtetuta e nje shteti qe u shkel hapur dhe ne menyre FLAGRANTE qysh diten kur Adriatik Palla grushtoi ne syte e gjithe prokuroreve te Shqiperise kolegun e tij Shkelqim Hajdari, kryetar i Shoqates Kombetare te Prokuroreve per shkak te detyres .
    Ne vend qe Adriatik Palla te arrestohej ne flagrance e te perballej me ligjin dhe Kushtetuten e dhunuar, ai u mbrojt si nga bosat e tij politik Sali Berisha dhe Ilir Meta ashtu edhe nga kapterri i Sales dhe SHQUP-it ne krye te shtetit shqiptar dhe te KLD-se.
    Pra shkelesit e Kushtetutes per mbi 25 vjet impuniteti e nje vit e gjysem plot pas incidentit Penal te Palles, tani na behen gardianet e saj te vonuar per te zgjatur e vonuar edhe me zbatimin e Vetingut dhe Reformes ne Drejtesi me hir a me pahir.
    Si asnjehere me pare ne politiken shqiptare dhe historine moderne nje parti e majte ka shkalluar ne ate fare feje sa do ti marre Tepsine edhe se djathtes si lidere e saj, duke bere edhe protagonistin edhe zjarrmetarin e nje zjarri qe me se shumti po e do ta demtoje Shqiperine !
    Sjellja banditeske, krejt rrugecarerore e Sali Berishes e Monika Kryemadhit jo vetem ne altarin e demokracise shqiptare, Kuvendin e saj, por edhe ne rruget rreth tij kur nderseu bandat e murrme te Sales per te sulmuar e zaptuar ate flasin me shume se cdo e se te gjitha komentet e shqiptareve dhe nderkombetareve !!!
    Jo vetem kaq por si njeri edhe tjetri ia nxine edhe me fytyren e Shqiperise por edhe te vetvetes se pari me sulmet tipike ala Kkm Jong Un e ala Sali Berisha ndaj miqve dhe aleateve tane strategjike SHBA-se dhe Bashkimit Evropian ku duhet e duam te integrohemi!
    Ne shqiptaret kemi nje urim tragjik, gati makaber :“ Shyqyr qe ra ku mort e u pame !”
    Cdo e keqe ka edhe te miren e vet:
    Jo vetem ne shqiptaret por edhe nderkombetaret, edhe miqte edhe armiqte pame me syte tane fytyren e vertete te kesaj “Bande gangsteresh “ dhe te “ kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit “ deri ne terbim, deri ne cmenduri, deri ne lemeri nga paniku dhe tmerri i Vetingut dhe Reformes ne Drejtesi !
    Ne keni dyshim per keto konkluzione rishihni edhe nje here pamjet e histerise, terbimit, cmendurise me ze e me figure te Sali Rame Berishes dhe Monika Kryemadhit !
    Jo vetem si politikane por se pari si njerez, si prinder !
    Se nje shqiptar nuk mund t’ia beje atdheut te vet nje permjerje te tille.
    Cfare nuk mund te prese Shqiperia dhe shqiptaret nga atdherrenues dhe atdheshites si Sali Berisha dhe banda e tij e gangstereve!?
    Cfare nuk mund te presim nga Kucedrat e Krimit ne panik dhe lemeri, ne historine dhe cmenduri perballe Vetingut dhe Reformes ne drejtesi !?

    Reply to this comment
  6. Adih December 29, 19:34

    o Lulzime …Mos e kruaj bythen me gjethe fiku . Me gjithe se nuk i kane dale akoma fiqve tane gjethet, do ti sjelle une nga afrika .Kete e ka mare ne dore Amerika dhe BEja . Ku ne populli me zi po e presim vettingun me padurim . Prandaj o LUL Te rroje sa mali i Tomorrit Amerika ,dhe i perhulemi duke i thene me gjithe thellesine e zemres Amerikes dhe BE ju faleminderit .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*