Pesë vite burg mjekut italian që kuronte tumorin me sodë në Tiranë

January 15, 2018 15:37

Pesë vite burg mjekut italian që kuronte tumorin me sodë në Tiranë

 

Gjykata e Romës ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burg italianin Tullio Simoncini, i cili ushtronte më mënyrë abuzive profesionin e mjekut në një klinikë private në Tiranë.

Ai premtonte shërimin e tumoreve duke aplikuar një kurë me bazë bikarbonatin e sodës.

Gjykata e Romës e akuzon për abuzim në ushtrimin e profesionit të mjekut e vrasje të qëllimshme ndaj pacientit italian 27-vjeçarit Luca Ernesto Olivotto i cili vuante nga një tumor në tru.

Tullio Simomcini ishte i përjashtuar nga Urdhëri i mjekëve italianë më vitin 2006, megjithatë ai vazhdonte ta ushtronte profesionin e tij në një klinikë të hapur në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur më 2013 kur pacienti nga Katania e Italisë Luca Ernesto Olivotto iu nënshtrua në Tiranë kurës mjekësore antitumor me bazë bikarbonatin e sodës të ish mjekut Tullio Simoncini.

Dy ditë pas kurës ai ndërron jetë.

Gjykata e Romës ka dënuar me dy vjet heqje lirie dhe  Roberto Gandini, me profesionin kardiolog e bashkëpunëtor i Tullio Simoncinit.

January 15, 2018 15:37
Komento

2 Komente

  1. Alkion January 15, 17:30

    Denojne me burg nje doktor qe perdori nje metode alternative per trajtimin e kancerit sepse deshtoi. Atehere pse mos te denojne edhe doktoret qe perdorin trajtime konvencionale dhe deshtojne? Ai qe vdiq per dy dite mbas terapise nuk kishte asnje shans te mbijetonte edhe sikur te kishte vajtur ne kliniken me te mire te botes.Pacienti duhet te jete i lire te zgjedhi terapine qe do ne fatkeqesine e tij.

    Reply to this comment
  2. From Shkodra with love. January 16, 10:48

    Denohet per dekonspirim dhe jo per deshtim.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*