“Peshkaqeni” Phelps nuk ndalet, thyen rekordin 2 mijë vjeçar

August 12, 2016 13:02

“Peshkaqeni” Phelps nuk ndalet, thyen rekordin 2 mijë vjeçar

Michael Phelps dominon 200 metrat stil i përzier dhe fiton medaljen e katërt të artë në këtë Olimpiadë me kohën 1’54”86.

Në fund të garës, notari amerikan hoqi kufjet dhe ngriti 4 gishtat lart, ndërkohë që të tjerët nuk kishin mbërritur ende.

Në podium edhe japonezi Hagino (1’56”61) dhe kineze Whang (1’57”05).

Kjo medalje e artë është e 22 në karrierë për 32-vjeçarin Phelps, i cili do të garojë edhe në dy gara të tjera, kështu që bilanci mund të shtohet.

BBC pyet se kush ishte Leonida i Rodosit, rekordin e të cilit e ka thyer Michael Phelps pas 2 mijë vitesh.

Leonida i Rodosit kishte 12 tituj invividualë.

Phelps ka 22 medalje të arta, por 9 prej tyre kanë ardhur nga stafetat.

Leonida i Rodosit garoi në katër olimpiada në vitet 164, 160, 156 dhe 152 Përpara Krishtit.

Si vrapues, ai fitoi në olimpiadën e parë, garën e sprintit që njihet si stadion (200 metra), garëndiaulos, që ishte sa dyfishi i stadion dhe garën hoplidromos, ose ndryshe vrapimi me armatim.

Ata vraponin nudo, të ngarkuar me armatim, në temperatura që shkonin 40 gradë.

Ka pak informacion biografik për Leonidën.

Ajo që dihet është se emri i tij vjen nga fjala greke luan.

Mendohet se ai vinte nga një familje e pasur aristokrate.

Rodosi njihet për traditën e tij të atletëve.

Në kohën e Leonidasit nuk kishte medalje argjendi apo bronzi, fituesi i merrte të gjitha.

Pas vdekjes, Leonida adhurohej si një Zot.

Një statujë e tij në Rodos shkruante: Ai kishte shpejtësinë e një Zoti.

August 12, 2016 13:02
Komento

1 Koment

  1. XXXL August 13, 03:38

    Shume respekt per Phelps i padiskutueshem dhe ikone e sportit boteror, por ne not.
    Per Leonidasin flitet si atlet, sportist ne toke e jo me kembet ne uje ku 12 rekordet e tij personale meqenese te dhenat e asaj kohe jane te sakta, ai eshte perseri i paarritshem.
    Po te kishte gara noti ne Greqine e lashte mbase do te kishte edhe ndonje Leonide ne garat e ujit.
    Krahasimi i Leonides duhet te behet me atlete e jo me notare.
    Neser mund te behet gare ne Olimpiade edhe hedhja e shurres e te kete medaliste, por keto gara nuk mund te vihen ne balance e t’i krahasojme me ATLETIKEN mbretereshen e sporteve ne bote.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*