Peshkopi, protestohet kundër dhënies me koncension të ujërave termale

January 25, 2019 19:42

Peshkopi, protestohet kundër dhënies me koncension të ujërave termale

Në Peshkopi protestohet kundër dhënies me koncension të ujërave termale.

Pasi firmosën një peticion, banorët e lagjes së llixhave në hyrje të qytetit, u mblodhën para bashkisë për të kundërshtuar siç thanë ata, një vendim të marrë në prefekturën e Shkodrës në Këshillin e Bazenit Ujor Drin-Bunë dhjetorin e kaluar.

Për banorët është e papranueshme që prefekti i Shkodrës të vendosë për fatin e një lagjeje të tërë në Dibër, e cila është ndërtuar nga fillimi në funksion të ujit kurativ. Banorët dyshojnë se praktika për dhënien me koncesion të ujit është korruptive, njësoj si me koncesionet e tjera.

Banorët gjithashtu akuzojnë Bashkinë dhe Prefekturën Dibër se kanë ndihmuar me procedura fiktive firmën duke anashkaluar konsultimet publike me banorët.

l.h/ dita

January 25, 2019 19:42
Komento

2 Komente

  1. katarakti January 25, 19:51

    Shkrim i paqarte. Dakort qe banoret jane shprehur kunder dhenies me koncesion te llixhave, por si duhen administruar ato dhe nga kush?!

    Reply to this comment
  2. mirel January 25, 19:56

    Bravo! Vetem keshtu marrin vesh hajdutet e shtetit. Drurin te gjithe koncesionareve. Le te filloje prape protesta kunder koncesionit te Rruges se Kombit. Arsyet e koncesionut nuk jane aspak legjitime dhe te sinqerta sic pretendon qeveria Ramut, por hapur u duken ne tenderin e Unazes qe jane turrur vetem per te vjedhur.
    Protesta popullore kunder koncesioneve eshte e vetmha pergjigje, dhe i vetmi akt per ti thene Stop vjedhjes se prones publike

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*