Peshku qelbet nga koka (dhe një sugjerim Ramës për drogën nga Dita)

June 5, 2019 23:55

Peshku qelbet nga koka (dhe një sugjerim Ramës për drogën nga Dita)

Një gazetë gjermane publikoi dje disa audio-përgjime të reja që kanë lidhje me Shqipërinë. Bëhet fjalë për zgjedhjet e vitit 2017 dhe përgjimet rizbulojnë mekanizmin e njohur të lidhjes së të fortëve të rrugës me piramidën e politikës shqiptare.

Qytetarit jomilitant partiak nuk i duhet edhe aq nga e kanë burimin, kush i nxori dhe pse.

Atij fillimisht i bën përshtypje gjuha e halabakëve të rrugës, të cilët bëjnë ligjin në një parti politike, në më të madhen, më të qetën e deritashme, ku kanë milituar në vite figura të nderuara të skenës politike dhe intelektuale shqiptare.

Njeriu i zakonshëm dëgjon se si një bandit ordinier vendos se kush do të jetë kandidat për deputet; ai thërret në takim shefat e bashkive si të thërriste dy nevojtarë që shohin duart e tij; ai premton një rezultat fantastik zgjedhjesh që të habitë shefin e qeverisë, atë nga i cili pret të shpërblehet dhe “të dali i nderum” ; ai telefonon drejtorët “e zgjedhur me konkurse” dhe i kërkon listat e rrogëtarëve që “t’i qethë”; ai i thërret njerëzit një nga një “për kafe” dhe u tregon se për cilin duhet votuar.

Nuk është as drejtues fushate, as njeri që haptas punon për një forcë politike, por thjeshtë një i rrugës. I cili e sjell partinë nëpër duar si një palë tespije.

Që PD-ja e ka pasur këtë tabiat kurdoherë, kjo është e ditur. E kanë dëshmuar si budallenj të klasit të parë në zgjedhjet e vitit 1996, e kanë përsëritur në zgjedhjen e Bashës si kryetar bashkie ku shqyen kutitë, e kanë risjellë në zgjedhjet e vitit 2009, kur nuk lejuan të hapej asnjë kuti e vetme dhe dogjën mes shkurreve të gjitha fletët e votimit.

Por PS-ja nuk është votuar të bëhet si ajo, por të ishte ndryshe; ajo nuk është votuar që të nxjerrë në krye një farë Rilindje të vjedhjes dhe abuzimit, të mediokritetit, papjekurisë, amatorizmit dhe gagaçllëkut politik; nuk është votuar për të kthyer një parti të madhe që ka mbështetjen e shumicës së qytetarisë shqiptare, në kapsollë të kryetarit fjalëshumë e punëlumë; është votuar të promovojë mendjet e mençura të vendit, jo palaço dhe karagjozë batutash; ajo nuk ka fituar për t’u sjellë në majë të gishtërinjve nga disa banditë, por për të bërë zap banditët. Përfshirë ata që zëvendësoi në pushtet të cilët, të pandëshkuar, sot po i rikallin flakën vendit; përfshirë oligarkët e tyre që dikur ishin klientë të PD e sot janë jo vetëm klientë, por ca më keq: mentorë të Rilindjes që na shkruajnë ligjet si ua do xhepi, madje edhe programet e qeverisjes për vitet e ardhshëm.

Në fakt banditët e kanë kapur Rilindjen dhe kjo e fundit ka kapur PS-në.

Si shkuan gjërat deri këtu, sa që njerëzit sot nuk e krahasojnë më të mirën me të keqen, por të keqen më të vogël, me të keqen më të madhe? Pse Rama gjithnjë e më shumë po rrëshket në drejtim krejt të kundërt me atë për të cilin e votuam?

Përse të gjithë këta njerëz, të cilët janë pjesë e përgjimeve dhe të tjerë ish-burgaxhinj dhe ordinerë gjithëfarësoj, deri edhe vrasësit e 21 janarit janë kandiduar e rikanduar, janë mbështetur dhe rimbështetur, janë zgjedhur dhe rizgjedhur? Shefi i gjatë, i ka ditur dhe përsëri i ka promovuar. I ka njohur dhe u ka hapur rrugën. I bën drejtorë, deputetë, kryebashkiakë e ministra. Ua merr edhe në mbrojtje hajdutërinë me shprehje vulgare që fyejnë inteligjencën e çdo qytetari të mesëm se “kështu na ndodhka në gjithë botën”. A përnjimend?

Asnjëherë më parë PS-ja nuk ka qenë e njohur për banditizëm të tillë. Rama, përmes Rilindjes, po shkon drejt kriminalizimit të PS-së, njëjtë si kanë bërë e po bëjnë dy B-të me PD-në. Po bëhen dy qershia të lidhur në një rrfanë, por të prishura.

Rama, për hir të pushtetit ka shkuar larg me imazhin që duhej të kishte një forcë e majtë, progresive, më e madhja në vend, e cila ka vuajtur nga dhuna e rrugaçëve politikë dhe nuk ka menduar kurrë se duke qenë kudhër, një ditë do të bëhet çekani i së keqes.

Shkurt e shkoqur: U pëlqen apo jo disave që humbasin privilegjet e pamerituara apo thjesht çobanin, ai nuk duhet lejuar të vijojë kriminalizimin e mëtejshëm të forcës politike që e grabiti përmes një besimi të rremë që krijuan ata që ende sot, i rrinë pranë dhe heshtin.

PS, shumë më e pastër, më fisnike, më inteletuale dhe më qytetare se sa halabakët e PD-së, nëse vazhdon të lerë shefin në rrugën e banditizmit, do të halabakëzohet përfundimisht. Sepse bindja po zevendëson arsyen dhe është koha, ndoshta e vonshme, që forcat e duhura brenda saj të mendojnë seriozisht që të venë më parë Shqipërinë e pastaj partinë; të vendosin nderin e fjalës dhe të jetës së tyre përpara servilizmit ndaj shefit që nesër i nxirrka në rrugë; të vendosin dinjitetin dhe të kërkojnë mëvetësinë e mendimit të tyre, duke ndryshuar drejtimin e PS si dhe sistemin e zgjedhjes, të cilën e vendosën brutalisht dy autokratë në 2008.

Shihni ku është katandisur grupi parlamentar i PS, organet drejtuese: një kryesi me individë pa personalitet, të pashkolluar, plagjiaturistë diplomash, të verbër politikisht; partia sundohet nga kalibrat më të ulët të jetës së saj politike, nga mediokër politik të tipit Balla etj.

Pse? Sepse vetëm të tillët sundohen lehtë, por kjo është kaq banale dhe kaq e pafalshme t’i rindodhë Shqipërisë.

Reagimet skandaloze të djeshme të një farë ulsiu për audio-përgjimet tregojnë se nuk ka asnjë reflektim, nuk ka asnjë ndjesi përgjegjësie, asnjë qëndrim serioz dhe të dinjitetshëm. Kjo të frikëson, kjo e errëson edhe më shumë të ardhmen në një shoqëri që po tkurret, po zhbëhet, po zbrazet.

Një tufë lapanjozësh sot si dje, i janë vërsulur shtetit përmes pushtetit.

Rilindja po e shkëput të majtën nga shtresa e varfër dhe e mesme, nga veteranët e luftës dhe familjet e tyre; po e ballistizon, në formë, frymë, ide, vizion, përkushtim, mendim; po e kthen në “pulari” shumë milionëshe, një forcë politike, e cila, nëse nuk reagon, pas ikjes së Ramës, sepse shpejt do të ikë, do të katandiset në një copëz të mëshirshme, por do të jetë vonë të kuptojë se e gjitha i erdhi nga heshtja e saj, nga koka e saj dhe nga bashkimi me të keqen.

Çfarë po lejojmë të lërë pas Edi Rama? Një parti të marrë fund, një parti minore që nuk do të kujtohet për asgjë tjetër, veçse si iu dorëzua në fund një njeriu që e rropi, e shplau nga idetë, e vendosi në duart e horrave dhe e ktheu në një harem politik çupërlinash e dylberësh me rroba firmato dhe kokën bosh?

Çfarë do jetë PS pas Ramës? Një institucion? Siç e gjeti dhe e mori i gjati, i pashmi, karizmatiku i Rilindjes? Apo një gërmadhë? E zbrazur nga minjtë e hajdutërisë së re që do braktisin me shpejtësi anijen në mbytje?

Rama mendohej të ishte njeriu i shpresës. Në fakt, ai e vrau shpresën.

Ne të Ditës kemi dhe një lutje për të.

Në shkrimin e djeshëm të gazetës gjermane ngrihej pyetja pse ai vetë dhe drejtuesit e tjerë politikë në Tiranë nuk pranojnë të bëjnë testin e drogës.

Ftojmë Ramën ta bëjë këtë test që t’u japë fund dyshimeve që është vetë një përdorues droge.

Ne të Ditës e dimë më mirë nga të gjithë që ai nuk merr drogë. Dhe ai e di, që ne e dimë.

Bëje testin Edi, mos ki frikë.

Se po e bëre ti, do ta bëjnë të gjithë e do shpëtojmë nga këta të drogumit. Si thua?

Dita

June 5, 2019 23:55
Komento

78 Komente

  1. Feniks June 5, 23:37

    Nuk eshte vetem Rama KALI I TROJES ne PS,por ai e ka mbushur ate KALE me ushtare te tij,qe uzurpuan PS-ne duke e kthyer ate ne nje KUFOME politike pa shpirt e pa ideale!
    Sot antari i PS-se trajtohet vetem si numer,si skllav,qe i duhet partise vetem per diten e votimit se me pas as qe do t’ia dije njeri ne se eshte gjalle apo ka vdekur!
    Rama eshte kthyer ne nje SULLTAN me ndihmen e Rucit,Veliajt,Balles,Braces etj,ndersa antaresise vetem sa u hidhet ndonje kocke mashtruese!
    Anti protestat e Rames me njerez te ulur ne karrige jane tregues i sjelljes mashtruese te Rames dhe tru shplarjes se antaresise!
    Ne PS askush nuk kritikon,askush nuk jep mendime ,se per ato mendon vetem sundimtari Rama!
    PS ka vdekur dhe duhet te linde nje parti e re!

    Reply to this comment
    • Nje emigrant i hershem June 6, 01:48

      C’kale Troje troje mor i uruar,po si nuk e kuptoni qe keta jane gangstere,hajdute,qe ju kane hedhur trute e gomarit e ju kane ndare ne tre kope e ju mjelin me radhe,c’parti zeza mor te mjere,ata kane 30vjet qe bejne c’u do qefi e marrin miljona e miljona e tallen me ju,Berisha,Meta,Rama,Basha.Po edhe sikur te rene nga qielli te ishin do ju ishin neveritur per 30vjet.rrjesht Po leviz o popull,zgjohu o popull se nuk jane askushi, mjaft ju mashtruan,per 24 ore populli i bashkuar i ben te marrin arratine.Forca studentore duhet te mendoj per te miren e vendit,per ate qe do per te ardhmen e saje.

      Reply to this comment
      • Nard Ndoka June 6, 06:25

        Spartak Ngjela ka thene nje te vertete shume te madhe ” Korrupsioni eshte kryeministror” qe do te thote se ata poshte jane te korruptuar sepse Ai lart eshte i korruptuar. Te ishte i “paster” Ai lart nuk kishte zog kur’ve poshte ne administrate qe te zhvaste.

        Reply to this comment
        • qytetar June 6, 09:43

          O Nard Fill;ozofi ju jeni te gjithe muter te nxjerre nga bytha e partise se punes,ju kermat e pd-s e futet keto krime ne shoqerine tone dhe pas shembullit tuaj po hecin gjithe jashteqitejet e tjera qe marrin pushtetin tek ne.

          Reply to this comment
          • Nard Ndoka June 7, 07:37

            Rama po ndjek te njejten rruge si paraardhesi i tij Saleh Vampiri. Shpresa qe ai ndezi tek shqiptaret kur po vinte ne pushtet, tashme eshte shuar. Administrata eshte e mbushur me militante kokboshe njesoj si ne kohen e Salehut. Parlamenti po ashtu eshte i mbushur me kokeboshe, ku me te “ndriturit” jane tipa si Taulant Balla i denje per kryetar kooperative dhe Spiropali e denje per shitese butiku. I flas ketij te gjatit se kishim shume shprese, se po te jete per Saliun eshte e kote te lodhesh ta diskutosh, sepse dihet qe eshte thjesht nje nenprodukt i jashteqitjes se qenit, psikopat akut, qe ne Amerike do ta kishin pjekur ne karrige elektrike per krime kunder njerezimit.

      • Feniks June 6, 08:52

        O “emigrant i hershem”!
        Ty te duket hajduti,gangsteri etj me i rrezikshem se Kali i Trojes?
        Po ne se nuk ke aq arsim,kulture dhe aftesi llogjike,qe ta dish se cfare ishte ne legjende,ne histori “Kali i Trojes” me mire mos iu refero ketij perkufizimi qe dhashe me siper dhe vazhdo e tjerr arsyetimet e tua!
        Kali i Trojes nuk ishte kale lodre per femije i nderuar,por nje menyre mashtrimi qe perdoren greket e lashte per te pushtuar ,djegur dhe gjakosur Trojen dhe trojanet!
        Pra sic e kupton nuk jane hajdutet me te rrezikshem!
        Pra Rama ishte dhe eshte KALI I TROJES ne PS,ndaj i ftoj te gjithe antaresine socialiste,qe te dalin nga KOMA,te shkundin turbullirat qe kane ne tru dhe te heqin dore nga adhurimi si perendi i ketij SHARLATANI,qe ka uzurpuar kreun e PS-se dhe te vendit duke e cuar Shqiperine drejt shkaterrimit si shtet dhe si komb!

        Reply to this comment
    • Raimond vlonjati June 6, 04:16

      Nre krye te PS-se keni nje krijese me Moral qelbesire , qe per te mbajtur pushtetin ,
      me te cilin vjedh ne cdo gje , eshte gati te beje cdo gje .

      Ndaj hiqeni, se do diskretitoheni per jete

      Reply to this comment
    • Lulushe Berisha June 6, 05:16

      Testi i droges te behet per zgjedhesit jo te Zgjedhurit!
      Une dhe Edi, Likja, Familja, Mona jemi kremi i vendit!
      Testi te behet per ata qe na votojne!
      Pike?!
      Moret vesh apo jo?!

      Reply to this comment
    • Bledi June 6, 06:00

      Ore cfare nxirrni pergjime ushtaresh , BASHA; SALA ; RAMA; META, te gjithe kreret e partive politike jane koka e TRAFIQEVE. I nxjerrin lakrat njeri tjetrit dhe perdorin koka turku njerez qe skane lidhje me politiken. Bashovici dhe te gjithe ketas politikane qe rropen per gati 30 vjet kete vend dhe nuk u lane njerzeve asnji alternative per te jetuar duhet te varen ne litare tek sheshi Skenderbe.

      Reply to this comment
  2. Qani Seferaj, Vlorë June 5, 23:41

    Koha eshte e alabakeve
    E killerve ogurzi
    Dual nga ferri
    Kapen majat
    Parlament e qeveri

    Per ate karrige gjaku
    Ngrene me mijera alibi
    Njera palë, flakën vendit
    Tjetra vjedh në qeveri

    Populli iku ja mbathi
    Cau detin me fuci
    Ai qe doli matan
    Zor se kthehet perseri

    Kreret jane pozicionuar
    Si te jene superfuqi
    Perin askush se leshon
    Mjer ky popull ky i zi

    Koha s’mund te jete statik
    Ndonje dite do te kete drejtesi
    Killeret do ti vene ne rresht
    Do te japin llogari

    Reply to this comment
  3. Peza June 6, 00:19

    Ne PS ka akoma njerez me ideale te pastra atdhetare,qe duht te organizohen e ta vene Ramen me shpatulla per muri!
    Mos te prese njeri se ky termet do bjere ne Tirane,ne Asamblene socialiste apo me keq ne Kryesi!
    Pastrimi i PS-se duhet te filloje nga baza,duke e akuzuar Asamblene Socialiste te njejte me Asamblene tradhetare te kohes se pushtimit nazist!
    PS nuk eshte PD,prandaj kam besim se shpejt do te filloje revolta popullore per shporrjen e Rames nga PS-ja,ketij armiku pushtues qe e ka cuar ate parti ne koma per qellimet e veta antishqiptare!

    Reply to this comment
    • Komunisti June 6, 04:21

      Peza,Kush jane keta njerez me ideale te pastra atedhetare,ku jane mshehur qe se nxjerrin koken,paskan frike te dalin ?! Nga kush ?
      “Nuk lexohesh” hic fare o zoti Peza ,jo pa qellim e thua qe PS.nuk eshte si PD,ate qe nuk thua eshte ajo pjese “socialiste”qe perfaqeson,Nuk jam as me Ramen
      as me Bashen.Sa per ju te llogores as qe behet fjale,

      Reply to this comment
      • Peza June 6, 08:25

        Kush je ti surrogato “komunist”,qe me kerkon llogari se kush qenka ne PS njerez me ideale te pastra atdhetare?
        Nje nga ata jam edhe une qe po shkruaj sot,por qe kam shkruar edhe shume kohe me pare duke e akuzuar. jo me nick,por me emer e mbiemer Edi Ramen si njeriun qe ka uzurpuar PS-ne duke e rrenuar ate totalisht duke e privatizuar ate me njerez pa ideale,pa vlera njerezore dhe profesionale!
        Kam ngritur mjaft probleme,por ndaj shkrimeve e komenteve te mija ka patur shume pak reagime rreth fakteve dhe argumenteve qe kam dhene,gje qe tregon se o lexuesit e tyre jane treguar injorante ose gazeta do kete censuruar komentet kur nderkohe jane lejuar komente me sharje pa fund per njeri tjetrin qe nuk kishin lidhje me materialin!
        Mos i kerko njerezit idealiste ne kazanet e plehrave ti “komunuistr”,se ata jane vlera te cmuara te partive,por e keqja eshte se ka shume njerez si ty,qe nuk u punon truri dhe as kane sensoret e nevojshem qe te kapin sinjalet e ndomosdoshme qe paralajmerojne rrezikun e shkaterrimit te shtetrit dhe kombit shqiptar!
        Edhe ti o palo “komunist” ,qe habitesh se ku qenkan keta atdhetare ne PS ,qe nuk dalkin je nje nga ata sherbetoret e pushtuesve te Shqiperise!

        Reply to this comment
        • Komunisti June 6, 12:25

          Ti me sa duket je nje enverist i felliqur,”patriot ” palaco
          i komunizmit me emerin “socialist”Ju o kerma
          jeni pengesa me e madhe e ati kombi,shume shpejt do ngordhni fizikisht dhe bashke me ju edhe mentaliteti i kafshes para historike

          Reply to this comment
          • Peza June 6, 12:44

            O mender “komunisti” ballist!
            Se kush jam une e kam thene hapur mendimin,por se kush je ti,o vrrome nuk ke thene gje per vete!
            Ne se enveristet pasklan mendimet e mija atehere i bie qe qenkan me te mire nga plehrat si ty,se ti mbron hajdutet,kriminelet dhe shitesit e Shqiperise!
            Thuaj me cilin je dhe ben mire te shkruash rreth temes qe shtron redaksia e DITA-s e jo te hash mut duke llapur kunder komentuesve!
            Ne se ne qenkemi pengesa qe nuk ecen Shqiperia,pse nuk e thua se cfare paskemi penguar ne te pa punet,invalidet,pensionistet,femijet,emigrantet,mesuesit,lypsat etj dhe ne radhe te pare pse nuk thua edhe ti se cfare duhet bere me mire?
            E sheh o ,”komunist” ballist se je ti kerma qe duhet zhdukur nga faqja e dheut e jo ne?

          • Komunisti June 6, 14:21

            Peza e nxorre koken kush je,ate thuaj o skuth i sigurimit,jeni mesuar ju,qente mbrapa ferres O shemtire enveriste koha juaj ka mbaruar,harrove qe monstren ta ckulen nga varri, “Komunizmi” juaj o qelbesira e kaloj edhe fashizmin per krime.Tani dilni si uritha poshte tokes per pushtet Nuk ka shans,Perendimi do jua shtypte ato kokat e shtrembura qe keni o pjellat e turpit te shoqerise.

    • anticensurë25642654 June 6, 10:31

      peza
      mesa duket ka mundësi të jetë kjo që thua ti,dhe unë shpresoj në një gjë të tillë,përndryshe kemi marrë fund si popull!!
      disa të dhëna po dalin pak nga pak,po testohen ngadalë, ngadalë,po jepet mesazhi ndarës!!
      ndoshta jo shumë vonë do të kemi një ridhjerje që do ti largohet PSsë!!
      kjo ndarje mund të jetë një “pluralizëm modern” alla ramiz alia!!
      nëse të kujtohet ai pluralizmi fallco që deshte të sajonte ramizi me PPSH,me front demokratik,bashkimin e grave,sindikatat e kështu me rradhë!!
      të presim e të shohim!!
      sidoqoftë nuk duhet të flëmë,duhet të vazhdojmë ti biem kokës si ndyrësirave të politikës ashtu dhe kakërdhive të tyre në komnetet e përditëshme!!

      Reply to this comment
  4. Ujku Plak June 6, 01:27

    Perkunder qejfmbetjeve reale apo Hipotetike qe mund te kete artikullshkruesi ndaj Qehajajit apo taksidarit Edi Rama , shkrimi eshte nje kambane alarmi per forcen politike te rreshtuar ne Taborrin qe quhet PS .
    Ka ende PS -ja figura te paparlyera qe ta Zbyth Halabakun dhe Frikacakun arrogant , genjeshtarin , Harbutin Ballistin modern Edi Rama kete Palaço me Shallvaret e Haxhi Qamilit me atlete .
    Ne intermexon e ndeshjes se futbollit kur nderrova kanal mu shfaqen 2 Silueta qe flisnin per Turizmin ne Vlore :
    Jargaçi Ben Klosi dhe Pederasti Dritan Leli qe perpiqeshin ti benin reklame Turizmit ne Vlore te ankoruar ne nje motobarke te nje privati , e denje per shekullin e 18- te e cila qe perpara 7-8 vitesh bente rrugen Vlore -Karaborun , por te Dy keta hajduter e reklamonin si pune te tyren .
    Kupola drejtuese e PS -se eshte mbushur me Ku. va dhe Ku. vare qe nuk kane asnje lidhje me idealet socialiste , me antarsine e cila mbush kutite e votimit por qe eshte shkelmuar , lene rrugeve e pa pune dhe a zhveshur .
    Te gjitha te mirat ne PS i korrin hajdutet , halabaket , rrugeçerit wagabondet , trafikàntet deri dhe kriminelet Forcat perparimtare dhe dinjitoze e te pasterta te cilat jane ende ne PS duhet ta shporrin Karagjozin RAMA qofte dhe me menyren qe Brezhnjevi shporri Nikita Hrushovin perpara se Lokunia e PD -Lesh e Lise ta detyroje PS ta zbyth Ramen , sepse atehere do te jete vone .
    Ne vendin tim dhe tonin eshte Vrare Shpresa qe ne 1991 .
    Nje dore e zgjatur dhe e padukshme po e shpopullon Shqiperine si nga krahu fizik ashtu dhe nga mendja intelektuale .

    Reply to this comment
  5. Kreshta 0041 June 6, 02:36

    Info per kryeredaktorin Thano

    Kam një info lidhur me shëmbjen e një pjese të tunelit në fshatin Murriz në Xibër, cilësuar: “Për shkak të lëkundjeve gjeologjike”.

    Sipas të dhënave, që një agjent i SHISH, ka grumbulluar nga burime brenda ekipit drejtues dhe nga teknikë e zjarrmëtar (mina-plasës) të firmës koncesionare “Gjoka Konstruksion”, informohet shefi i SHISH, Helidon Bendo (Johan Johanes), se shëmbja e tunelit të Murrizit në “Rruga e Arbrit”, nuk ka ndodhur nga lëkundje gjeologjike të tokës, por është skemë e sajuar dhe simuluar nga oligarku koncesionar Rrok Gjoka, për të shtuar disa miliona euro “thelë mbi bisht”, mbi fondin fillestar 250 milionë euro.

    Po sipas informacionit, që tashmë ka rrjedhur e disponohet dhe nga drejtoria e Anti-Krimit Ekonomik Financiar (që po e mban sekret), rezulton se pjesa e tunelit, është rrëzuar qëllimisht natën, me shpërthim dinamiti nga vetë zjarrmëtarët e firmës “Gjoka Konstruksion”, me udhër të Rrok Gjokës, për të justifikuar marrjen e një shtese fondi, pas pazarit që ka bërë me kryeministrin Rama.

    Nuk e dimë nëse kjo shtesë fondi e sajuar, do të përdoret, ose jo për votat e 30 qershorit 2019, apo si “humanizëm” për përfundimin e kompleksit “Partizani”, që prej 2 muajsh ka marrë 22% aksione e tashmë, kanë deklaruar, se për 9 muaj do përfundojnë punimet e lënë shkretë për 2 vitesh, për shkak të bllokimit të rrugëve të “niseshtes”.

    Por dimë faktin, që kryeministri Rama, ka urdhëruar “sulltaneshën e haremit Rilindja”, ministren Belinda Balluku, që bashkë me drejtoreshën e rrugëve, Sonila Qato, të bëjnë gati propozimin, për 10% shtesë (25 milionë euro), në fondin “Rruga e Arbërit”, nga fondi rezerve i emergjencave natyrore, si kompensim për dëmet e sajuara të “usta” Rrokut në tunel.

    Urdhri i Edi Ramës, ka nisur zbatimin urgjent, dhe sipas burimeve nga Drejtoria e Rrugëve, vajza e Llambi Gepriftit, ka bërë kërkesën tek mbesa e Beqir Ballukut dhe kjo e fundit, ka çuar dosjen për vulën ligjore tek Komisioni i “tigrit” Ahmetaj dhe prej andej, për t’u firmosur nga “peneli” i kryexhambazit Ram

    Reply to this comment
  6. apollon June 6, 02:39

    Me mire per Shqiperine PS e Rames apo PS e Nanos? sigurisht qe Ramen nuk e ka per hise PS por Rama i duhet Ps deri ne pastrimin e plote nga fryma revanshiste dhe detanta qe grupi i nanomejdanisteve beri per 30 vite ne kurriz te Shqiperise bashke me mbeturinat e Ppsh qe vune perfund Pd.rama e emancipoi Ps aq sa mund te emancipohej dhe reformohej Ps e Benito Musolinit.

    Reply to this comment
    • Albi June 6, 12:41

      Apollon, duhet te rifreskosh pak memorien.

      Mejdani hyri ne politike ne vitin 1996, kur PS afroi nje numer profesoresh te respektuar, dhe u largua praktikisht kur i mbaroi mandati ne 2004. Pra gjithe karriera politike e Mejdanit eshte 8 vjet, e jo 30.

      Nano hyri ne politike ne 1991, beri kater vjet burg nga 93 ne 97, dhe u largua ne 2005. Pra praktikisht karriera e tij zgjati 10 vjet.

      Rama eshte 14 vjet ne krye te partise, dhe ka edhe 8 vjet te tjera angazhime te larta me pare. Nese mendon ende se fajin ta ka Nano-Mejdani, problemin e ke vete.

      Reply to this comment
  7. Zef Shpatari June 6, 02:42

    Me terhoqi vemendjen paragrafi i fundit. Cfare provash ka Dita per perdorim droge nga Rama? Ironi apo cfare eshte?

    Ne fakt ka një zë të shtuar për të kaluar në “Vettingun” e drogës të gjithë politikanët shqiptarë, duke filluar nga kryeministri Edi Rama e deri tek politikani më i thjeshtë, majtas apo djathtas qoftë.

    Peter Tiede shpreh habinë se përse Rama nuk bën testin e drogës.

    E vërteta e kulluar është se, duke parë vendimet e mbrapshta që ka marrë politika shqiptare në këto 29 vite të periudhës postkomuniste, është me vend akuza se janë marrë nën efektin e drogës.

    Ndaj, duhet të fuqizohet zëri i të gjithë shqiptarëve që të kërkohet me mënyrë taksative test droge për të gjithë politikanët shqiptarë përpara zgjedhjeve, për të verifikuar ndikimin që narkotikët japin në premtimet elektorale dhe në keqqeverisjen e vendit.

    Testit të drogës duket t’i nënshtrohen nga kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij, Lulzim Basha, Sali Berisha e lidershipi i PD, Ilir Meta e Monika Kryemadhi dhe lidershipi i LSI si dhe krerët e partive të vogla apo drejtuesit e institucioneve më të rëndësishme në vend.

    Kërkesa e gazetarit të “Bild” le të shërbejë si shtysë ndërkombëtare për testin e drogës

    Reply to this comment
  8. Nuk ka armik me te urryer per shqiptarin se sa vet shqiptari June 6, 06:17

    Gjate ketyre 6 vjeteve Shqiperia ka ndryshuar pamje imazhin ne disa aspekte si agro turizmi, rregullime fasadash te qyteteve disa permisime te rrugeve urbane krijimin e nje politicimi te qarkullimit rrugor, por por por asgje nuk ka ndryshuar ne aspektin e nje mentaliteti qe cdo shqiptar sheh nje armik perpara kur vjen puna tek zotrimi i pushtetetit !
    Te gjithe kane zili dhe urrejtje per ate qe eshte ne pushtet qe panvarsisht qe ka bere disa ndryshime nuk i hyjn ne sy, dhe nuk duan ta mbeshtesin sepse jane ziliqare dhe zullum qare, kur qimen e bejn tra !
    Peshku qelbet edhe nga koka edhe nga bishti – ky nuk eshte argument !
    Eshte i qelbur ambienti pa eshte qelbur koka ! Jeni ju pa eshte Rama !
    Jeni ju qe qimen e beni tra dhe trun qime !

    Reply to this comment
    • Mbrojtesi i Detit June 6, 12:48

      Shoku, je thjesht i helmuar nga propaganda 3 D

      Une po te shkruaj nga skaji më jugor i ujrave shqiptare, në Ksamil, ku “të fortët” e lagjes, po pushtojnë edhe ato zona ku mund të jetë e rrezikshme për pushuesit të bëhet plazh, për shkak ndotjes së lartë që ka kjo zonë, për shkak të tabanit të mburuar me llucë dhe mbetjeve të ndryshme. Për më tepër mjedisi rreth e rrotull mbulohet me materiale inerte, duke shkatërruar natyralitetin dhe origjinalitetin e zonës. Pamjet që na janë dërguar nga disa pushues, janë bërë bërë mu përpara postës së #Policisë_Kufitare në Ksamil.
      Betonizimi i bregdetit nuk ndalet!!!!!!

      Reply to this comment
  9. intelektuali June 6, 06:46

    O gazeta e nerume DITA dhe o kryeredaktori i nerum Thano:

    “BALLISTIZIMI” I PS-SE ESHTE “PALO GJE” NE SFONDIN E “ENVERIZIMIT” TE POLITIKES SONE KOMBETARE NGA MAFIA E DROGES ME PUSHTET TE CUNIT TE KRISTAQIT QE KA FIRMOSUR VARJEN NE LITAR TE HAVZI NELES NE VITIN 1988 SI ASNJE KRYEMINISTER TJETER NE BOTE.

    Prokurori i Enverit, Saprtak Braho, Ministri i Rendit i Enverit, Gramoz Ruci, Gerdalla e Ramizit dhe Enverit, Skender Gjinushi qe dekoron djalin e Kryefashistit dhe kryeballistit, Bahri Omari, me Lukunine e “Venusave” te Sigurimit ne majat me te larta te Shtetit, kjo estrade enveriste qe drejton sot Shqypnine nuk fshihet dot me propagande komuniste me mballoma “ballistizimi” te PS-se,

    sepse:

    “BALLISTIZIMI” ME MITHAT FRASHERIN DHE LUAN OMARIN ESHTE E “KEQJA” ME E VOGEL QE KA KAPLUAR SHQYPNINE NE KRAHASIM ME RILINDJEN ENVERISTE TE BASHKIM ULAJT&LUKUNI TE RILINDJES SE EDVIN DROGES QE PO KTHEN KOHEN E QEPES TE ENVERIT ME TOLLONA DHE BUNKERE KUR FALIMENTOI EKONOMINE DHE RENOI SHTETIN.

    Reply to this comment
  10. mirel June 6, 07:05

    Keshtu duhej shkruar qe para 5 vjetesh o Dita. Po na ktheheshit neve, komentuesve “maskarenj”, se cfare perdornit disa sharje te tilla..nen logon: “Kam besim te Edi Rama”
    Kaq driteshkurter valle?

    Reply to this comment
    • 56 rroga shtese dhe nje milion rrocka mangut June 6, 20:02

      Qysh pas haleances se 1 prillit 2013 (dita e genjeshtrave me bisht) me strumullarin e protestes se militanteve te keqperdorur si mish per top, u pa qaerte se cfare frytesh te tharta do sillte ridhjerja katovicare. Para gjashte e kusur vitesh u dha alarmi per eren e qelbur qe po leshonte kazani i sapo ridhjere (kujto pak lendet helmuse), por gazepat shpirtshitur benin sikur nuk ua vinin veshin zhurmes se kembanave. Edhe sot e kesaj dite ka nga mjaft zhurmues medhiatike qe i fryjne pa pushim tellallit per rrezikun qe e kanos vendin nese do rikthehej ne pushtet “monstra e vicidolit”. Sot pas gjashte vitesh gojekycje kurverore prej letrashitesve te vetequajtur gazetare eshte gjynah te besh me faj vetem “trojanin salinist” per deshtimet spektakolare te kesaj qeverisje me “thonj te paprera”. Bej testin e droges qe te shpetosh – i thone ditaret te perkedhelurit te tyre. Ose e thene ndrshe, beje testin e droges or mik se e ke te sigurte qe do dalesh me i paster se NE

      Reply to this comment
  11. jaku June 6, 07:11

    un nuk shoh patrotizem ne shkrim
    kur flitet pewr hapje nga europa
    1 perpara te cojme vendin drejte europes
    pastaj zihemi ne shtepi sa te duam
    por ketu kemi nje gje qe vetem ne shqiperi ndoth
    TRADHETI
    LULI NUK JU DOGJ BARKU PER SHQIPERINE
    POR PUNON PER SERBET E RUSET
    DHE JU QE SHKRUANI KETO PACAVURE NUK JENI TE NDRYSHEM

    Reply to this comment
    • Po mer shok po June 6, 12:26

      Po te jen te zote Edi dhe Luli o Jak e sjellin Europen ketu, nuk ka nevoje teg shkojme ne atje, sepse kemi vendin tone te bukur qe del e tepron per te gjithe.
      Por keta nje grusht njerezish aty ne krye qe jetojne si pashallare, e duan Europen dhe luksin e aj vetem per veten dhe Zamiret e Ulajt.
      Dita ben mire qe u bie kokes dhe bravo i qofte.
      Nuk eshte ky qe thua ti patriotizmi, ligjerimi i dores se shtrire drejt nje Unioni qe po shkermoqet
      Une jam dakord me ato qe shkruan gazeta ne kete redaksionale: PS te ndryshoje drejtimin te zgjedh nje kryetar te ri dhe me votat qe ka ne Parlament te zhbeje ndryshimet e 2008 dhe te ktheje pushtetin atje ku e kane vjedhur ne 2008: te sovrani.
      Edhe PS shpeton, edhe Parlamenti pastrohet
      Nese ben kete levizje, as PD nuk ka pse ha mut kot
      Dhe sistemi i ri i drejtesise te lihet vertet i pavarur qe me vone ti ndeshkoje te gjithe, te djeshem e te sotem, e te neserm
      Jo me nderhyrje dhe sjellje te Prokurorise si ajo qe pame dje qe dukej qe shkruante deklaratat e Arta Markut i shkrunte Ulsi Manaja dhe ia diktonte Endri Fuga nga celulari i Rames
      Ja pra, ky ndryshim ne PS, ne Kushtetuten e 2008 dhe ne Drejtesi eshte PATRIOTIZEM
      Jo lepiju hajdutit dhe zjarrvenesit
      Mos u beni mendje te ceketa, qartesohuni dhe luftoni

      Reply to this comment
  12. Endri June 6, 07:30

    Ju duhet bere jo test droge, por test inteligjence, dhe ka per te dale se kane intelekt nen mesataren e Shqiptareve.
    Drogen e marrin per te nxitur aktivitetin mendor, se pa te do dukej menjehre sa te mefshte qe jane.

    Reply to this comment
  13. NEBI DRAGOTI June 6, 07:36

    Deshtimi me i madh i qeverive dhe i kesaj qe kemi sot eshte SHENDETESIA
    Reklamon gjithandej nje klinike me emer te huaj: bëke vizitë vetëm 14000 lekë të reja. Po qiqra në hell vizitoni? Qiqra në hell kërkoke! Më shumë kërko, se populli është miliarder! E ke pak kaq. Po qiqra në hell a keni ngrënë? Kaq lekë pensionisti merr në muaj. Po, ja, ia bëre vizitën…po pastaj? Të vdesi për të ngrënë, se… lekët e varrimit i heq poliklinika, apo…qeveria?

    Lëmsh kjo punë, lëmsh. Ky lëmsh, rrokulliset gjithandej edhe në poliklinika të tjera private. Lëmsh, lëmsh. Eh, sa lëmshe ka për t’i shllizur! Po kush ka për detyrë t’i shllizi? Rroftë shëndetsia në shërbim të njeriut! Gjeje po të duash,se, sikur i ke gjetur fillin lëmshit…

    Reply to this comment
    • Pal Coli June 6, 12:33

      Nebi keni shume te drejte
      Duke udhetuar ne rruget e jetes kam njohur shum bashkudhetar te cilet me jan bere si vellezer e kaluar vellait.Nje dite takoj doktor Bardhok Doden i cili pasi me beri pershendetjet e rastit me pyetje:Ingj:te shikoj shum rralle ne Rreshen dhe ke te drejte me tha miku dhe shoku im i Kurbneshit qe dikur ndanim kafshaten e gojes me njeri-tjetrin me ma te madhen fisnikeri.Une me korrektesine time njerzore i’u pergjigja:

      “Ne spital nuk du me te pa per vete por edhe miqt me takuar sa ma rralle.Per “sherr” takova dhe nje mjek tjeter doktor Simon Kalaj keshtu quhet une shoqerues i gruas time dhe me shum miresjellje me pranoi ne vizite mjeksore.E pershendeti gruan time beri vizitat me patur zili mjeksia Italiane,Gjermane apo komshite tane Greke.Pasi percaktoi diagnozen doktor Simoni dhe ne onison me koleget me dha porosite dhe medikamentet e nevojshme per rigjinirimin mjeksor dhe dha porosite e nevojshme.Uroj nga zemra juve doktoret veteran por gjithni te rinj ne moshe dhe fisnikeri:Bardhok Doda e Simon Kalaj uroj mos te dilni ne pension se Mirdita i’u ka gjan.Dr Simon Kalaj more zoteri se maj mend ku te kam pa ty por ti je por si flori e te semurin e ngjall ti.

      Faleminderit Gazetare te Dita jeni te mire por si Petrita fjala jote e fjala jone po perhapet si jehone.E them me bindje te plote duke qene ne kontakt te vazhdueshem dhe me opinionin publik se shteti duhet te punoji me teper dhe me mire ne dobi te shendetit te popullit dhe jo te ja leje spontanitetit ket sektor kaq vital te jetes njerezore siq eshte mjeksia.Ne menyre te veqante mjeksia nuk duhet lene ne meshire te spontanitetit por te kete administrate te orjentuar dhe drejtuar nga kompentent profesionalist dhe jo te lihet ne doren drejtuese te partiakeve.

      Mjeksia nuk duhet te jete komercialitet por aktivitet humanitet ne dobite e jetes,nuk duhet te drejtohet nga amator por nga profesioniste,edhe sherbimi farmaceutik nuk duhet te lene spontanitetit por te kete orientime konkrete ne dobi te shendetit te popullit.Nje komb i shendetshem eshte i pa vdekshem.

      Reply to this comment
  14. anticensurë25642654 June 6, 08:08

    “Rama mendohej të ishte njeriu i shpresës. Në fakt, ai e vrau shpresën.”
    rama e ka bërë këtë që nga dita e parë që u fut në PS,nga tos pianeci!!veprimet e tij ishin të tilla që të linin përshtypjen që po provojmë brutalisht sot!!por si i thonë shpresa vdes e fundit!
    menduam,mendova personalisht,se njeriu ndryshon në një farë mënyre dhe nga rrethi që e rrethon!!kjo shpresë vazhdoi deri në maj të 2010ës,kohë që përkon me fillimin e demostratave gjigande të PS dhe u mbyll me darkën e krokodilit!!këtu filloi ti dridheshin këmbët shpresës time të dobët!!
    21 janari,maji i 2011 dhe SIDOMOS 1 prilli i 2013shit bëri që shpresa të vdiste!
    sot ajo është fosilizuar komplet,bashkë me të dhe shpresa se shoqëria e ndërron individin!!në rastin e palloshit tonë të çmëndur deri në maksimumin e çmëndurisë,ishte ai që ka kalbur një parti të tërë një shoqëri të tërë!!deri dje menduam se kishim një pjesë të kalbur,atë të PD dhe të berishistëve,por sot mund ta themi se gjithçka u kalb!!
    çdo të bëjmë??
    ka dy variante!
    1-të vazhdojmë e të qurravitemi dhe për nja 30 vjet të tjera për fatin tonë të keq,për europën kurvë,për armiqtë që nuk na duan të mirën dhe ndoshta për kohën herë me djell e herë me shi!!
    2-të gjejmë zgjidhjen!!
    më duket se kjo e dyta është më e thjeshta,më e shpejta dhe më e drejta!!

    Reply to this comment
  15. Orli June 6, 08:43

    Pervec testit te droges,une kam qene i mendimit qe politikanve t’ju behet dhe testi i ADN-es sepse shumica jane kopila.

    Reply to this comment
    • kopil kerkuesi June 6, 14:29

      hahahahahaaa
      FIKS!
      Jane te gjithe ose femijet e bllokut si Edvini, ose sherbyesit e Bllokut si Saliu, ose kopilat e bllokut te ngjizur ne kuzhinen e viles se Enverit si Lulzimi
      Meta nga Skrapari nuk e di, po do kete qene ndonje sekretar partie andej me koke te madhe lart dhe poshte
      hahahahaaa

      Reply to this comment
  16. Dash June 6, 08:56

    Tani eshte ne mode testi i droges ,per Ramen te parin , sepse keshtu tha DIKUSH” , me duket Berisha ,ky enjgjell qe eshte mbrapa gjitheckaje qe ndodh ketu, …….si nuk kujtohet dikush te perhapi “moden” e kontrollit te pasurise se politikaneve duke nisur nga Rama i pari ,natyrisht, si eshte e mundur qe nuk kerkohet kjo gje qe do te ishte guri i pare tregues i pasterise se politikes …personalisht mua nuk me pellcet by…a ne e bejne apo se bejne testin e droges ,une dua te di sa para kane vjedhu keta njeres ,e perseris Rama i pari…..pas kesaj flasim dhe vendosim se kush duhet te iki dhe kush duhet te rri… nuk me pelqen indiricimi , drejtimi i polemikave shume here me pretekse ne drejtimin qe i pelqen “DIKUJT” ………gjej ne kete artikull qefmbetje deri ne ligesi , jo korrektesi ne pergjithesimin e gjerave dhe furberi ne shtrimin e tyre , ne perfundimin per te treguar qe kjo qeveri eshte e lidhur e gjitha me krimin , zgjedhjet e 2017 jam te blera me para droge ….keto i thote Berisha dhe Basha dhe me shume furberi i mbeshte gazeta jone DITA…bravo (nuk dua te them asgje per pergjimet telefonike se kur pash titullin die prisja “skandalin” e madh , por ato ishin vetem karagjoslleqet e rradhes , gjithashtu prisja nje reagim korrekt me editorial nga DITA sot por hap gazeten dhe gjej nje shkrim te nje gazetari qe mu duk edhe ai me i zhgenjyer se mua nga pergjimet ,vetem se gazetari e ka hedhur gjithe zhgenjimin e tij tek Rama “ballist” ) …..zhgenjimi kryesor jeni JU…..pershendetje

    Reply to this comment
  17. Alban Hamzai June 6, 09:07

    Pushteti nuk korrupton.Frika korrupton,frika se mos humbet pushtetin .Dhe pushteti absolut I injoranteve dhe I te korruptuarve,I vendosur permes sistemit demokratik,eshte me I keq se cdo diktature. Ky eshte pushteti real ne Shqiperi sot.Sa me shpejt te ndryshoje kjo gje ,aq me mire eshte per te gjithe .

    Reply to this comment
  18. bilua June 6, 09:46

    Kush e ka bere kete artikull Thano!A thua se Shqiperia dhe proçeset demokratike filluan pas marrjes se pushtetit nga Rama!Ku ishit deri dje ju ku toto Likja blinte me parate e vjedhura te tere taksapaguesve shqipetare votuesit,apo skishit sy e zemer asokohe!Lerini dokrrat se ky fenomen ka lindur kur lindi demokracia e felliqur qe na u servir si sistemi me i kulluar ku njeriu gjen vetvehten e ku hajduti e vrastari vesh kollaren e kostumin me imunitet te perjetshem!

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 June 6, 10:24

      o bilo
      ti pyen me pikëçuditëse se “ku ishit ju deri dje ku toto Likja blinte me parate e vjedhura te tere taksapaguesve shqipetare votuesit”??
      ta sqaroj unë!!
      dhe fare thjeshtë,por fare,fare!!
      ishin në atë pozicion që je ti tashti!!dhe këta shtronin të njëjtat pyetje që shtron ti sot!!
      e rëndësishme është se këta i kanë rënë në të pisllëkut që bëjnë këta ndyrësirat e politikës,kurse ti akoma nuk e ke kuptuar!akoma vazhdon të mbrosh njërën anë të të keqes!!
      shpresoj që dhe ty të të vijë një ditë mëndja në rregull dhe të mos merresh me datlindjen e korrupsionit,por të japësh ndihmën tënde në shkrimin e datës së vdekjes!!

      Reply to this comment
  19. Qylafi June 6, 09:49

    Politikanet duhet te bejne edhe testin e majasellit, te gjithe jane bythcpum

    Reply to this comment
  20. Limani June 6, 10:34

    Kjo PS duhet të shkrihet . Sa më gjate kështu , aq me shumë do qelbë dynjanë . T’i lerë ham-hamet e gam-gamet me dridhu e spërdridhu . Kryetari është mish i huaj në ketë parti , është vetë kanceri .
    Antarësi socialiste, ku je ?!
    Që të mos marrë pushtetin Saliu , largoni Edvinin nga kryetar partie dhe ps të qeverisë . More , në fund të fundit , bëni ç’të doni , por , me këtë palaco në krye , jini edhe të humbur edhe të turperuar . Kryesia juaj është po aq e qelbur dhe mashtruese , sa edhe kryetari !

    Reply to this comment
  21. Romak June 6, 10:41

    Me test, pa test, Rama eshte nje shkerdhate politike dhe njerezore

    Reply to this comment
  22. Pjetër Bubaj June 6, 11:03

    Duke ndjekur intervistat e fundit të Edi Ramës po na shtohen dhimbjet e kokës pasi Rama ka filluar të flasë sikur është me arra në gojë.Na duket sikur bëhet shaka në ndjekjen seriozisht të problemeve për të cilat janë të shqetësuar votuesit e së majtës shqiptare.

    Se ç’far thotë kur kryeministri përmend fjalën ” DIALOG” me opozitën nuk po e kuptojmë!? Në se është aq i lehtë dialogu për zgjedhjet e 30 Qershorit,sa e paraqet Rama pse e len dhe pse e ka lenë atëherë që të agravohet deri në këtë gjendje problemin pa e zgjidhur?

    Mbi kërkesën që i është bërë Ramës për dorëheqje prej shumë kohësh edhe asambleja Socialiste duhet të kishte dalur me ndonjë qëndrim pasi mundësitë e zëvendësimit të Ramës partia Socialiste e ka të plota.E kemi thenë dhe herë tjera se socialistët në përbërjen e tyre kanë elementë për të ngritur 20 qeveri e nuk paskan kuadro drejtues për të zëvendësuar një njeri qoftë ku dhe kryetari i partisë që është edhe kryeministër.

    Të bëhen zgjedhjet vendore dhe le të caktohet përsëri kryeministër vetë e ka në dorë partia Socialiste që është mandatuar të qeverisë vendin sipas afatit të caktuar. Gjithë kjo kohë e humbur me përplasje opozitë-kryeministër ka sjellë dhe zvarrisjen e shumë problemeve në vëndin tonë e kryesisht avancimin e problemeve për pranimin në B.E. dhe reformën në drejtësi si dy drejtimet kryesore për vendin.

    Qendrimi që mund të mbajë Rama mund të jenë zgjidhje por e humbasin vlerën se prej shumë kohësh Shqipëria ka qenë në rrëmujë qoftë nga dëmtimet ekonomike apo dhe humbjet e reputacionit në arenën ndërkombëtare për mos gjetjen e konsensusit pozitë – opozitë në shërbim të popullit dhe të vendit dhe kjo përgjegjësi me bindje e themi se i mbetët që ta mbajë vetë Rama.

    Tani na përmend kushtetutën që nuk e lejon shtyrjen e zgjedhjeve sikur ne nuk kemi qenë këtu që kushtetuta është shkelur nga politika gjithënjë,që me pluralizmin në vendin tinë,por është shumë e vërtetë se mësime prej këtyre shkeljeve nuk janë nxjerrë dhe prandaj vazhdohet kështu!

    Ne e kemi kuptuar se ndryshime do të bëhen por që kokëqarje na kanë sjellë pasi nuk mund të ketë shqiptar që nuk i ka dhëmbur koka gjatë kësaj përjudhe me këto përplasje politike të dy krahëve që tani dalin se kanë qenë vetëm të kota sa që detyrohemi të mbajmë indiferentime ndaj politikës dhe politikanëve të vendit tonë që të paktën të na pushojë koka.

    Reply to this comment
  23. f.b. June 6, 11:26

    Z. Thano ju pershendes ju dhe gjithe stafin tuaj ne vecanti mikun tim poetin e madhe Arben duka.
    Godinat made dhe karrigët ne zyrat e politikes janë te popullit, pushtetaret veç prapanicen kanë të vetën.
    Respekte Frrok Bardhoku!

    Reply to this comment
    • Patrioti June 6, 11:53

      Edi Rama ose e pati harruar proverbin, ose ndoshta nuk e pati degjuar kurrë se “ujku qimen nderron vesin s’e harron”
      Tashmë ndoshta është tepër vonë pendesa por jo shpresa, se shpresa vdes e fundit ndajë Edi Rama sot ka vetëm një rrugëdalje për tu komfirmuar vertetë si një lider rreformator: Te iki

      Reply to this comment
      • Preng June 6, 12:29

        Edi Rama duhët ti qendroj strig ligjeve dhe kushtetutes vendit.
        Dialogu s’është farmaku me i pershtashmëm sot per sot per të semurët mendorë të opozites tonë rrugore.
        Ndersa marrveshja politike është kanceri vdekje prures per një shtet demokratik me rregulla dhe ligje.

        Reply to this comment
  24. DOMI June 6, 12:21

    NGA VJEN SHPETIMI??
    SI SHPETOJME NGA KETA GJAKPIRES ME NDER MAJTAS DJATHTAS

    Nga historia e lavdishme e popullit tone kemi mesuar se njerez te thjeshte te dale nga gjiri i popullit, prijes demokrate perparimtar, revolucionar, luftetar progresist, patriot e atdhetar te flakte jane ven kurdohere ne mbrojtje te interesave me te larta te popullit e atdheut. I tille ishte dhe demokrati i flakte revolucionar, Avni Rustemi. Dihet historikisht dhe boterisht ( se dhe gjyqi i eshte bere ne France) qe Avni Rustemi aktin heroik te vrasjes se kriminelit dhe kryetradhetarit Esat Pashe Toptani e beri ne Paris ne emer te popullit shqiptar si nje akt hakmarrje per tradhetine e tij te larte ndaj shqiptareve dhe Shqiperise. Dhe ky eshte çmimi per tradhetaret dhe tradhetine, jo vetem per shqipetaret por per te gjithe popujt e botes. Kjo eshte e shkruajtur dhe e vulosur nga historia e njerezimit dhe e tille do te mbetet. Populli keshtu e ben, e vlereson dhe e shkruan historine e tij. Koha eshte e maskarenjve, Shqiperia eshte e shqipetareve.

    Reply to this comment
  25. katarakti June 6, 12:41

    Thirrja e “Dites” me kete editorial eshte: “Te vije ne krye te PS-se nje socialist i vertete. I cili te veje njerez te afte ne krye te puneve. Te mos kete te beje me oligarket dhe te fortet e katundit. Qe te respektoje Luften Nacionaçlirimtare. Qe te veje ne vend drejtesine. Qe te kete nje sistem zgjedhor ku te jete populli qe zgjedh dhe jo kryetaret e partive”. Me nje fjale kerkohet nje Mesia i ri.Problemi eshte se ku ta gjejme kete shpetimtar. Kete Mbinjeri.
    PS kishte Nanon, kishte Meten, sot ka Edi Ramen. A ishte ndonjeri nga keta i paster, i paperlyer?! As qe behet fjale. Pse? Sepse ky stan kete bulmet ka.Secili per vete, Zoti per te gjithe. Te aftet, te ndershmit, atdhetaret luftojne sot per buken e gojes.

    Reply to this comment
  26. nga lezha June 6, 12:54

    Mjergull kjo pranvere.
    Dielli fytyrë mbuluar më mapë grih…!
    Hëna strukur si grua e pa”nderë”
    Pranver e perthime pa grim!
    Një Zot e din pse u prish rituali..
    Toka buzeplasur si plakë.
    I gezohët fatit bukëshkali.
    I ndershmi djersë hurgj i pa nafakë!
    As diell,as hënë .
    S’duket gjëkundi sot…
    Toka zemër plasur
    Qielli pikon veç lot…!

    Reply to this comment
  27. maja kovski June 6, 12:57

    Problemet ne artikull qendrojne te gjitha. Doja te beja me dije dhe disa problematika qe jane evidente ne lidhje me gjyqtaret e prokuroret te cilet aktualisht po kalojne ne procesin e Vettingut por dhe zyrtaret deklarues prane ILDKPKI. Ky proces po tregon dita dites kalbezimin e sistemit gjyqesor, pa bere nje analize te qarte se perse keta gjyqtare dhe prokururore te majmur dhe korruptuar nuk jane evidentuar me pare.

    A nuk lind pyetja e arsyeshme se perse institucionet e kontrollit nuk e kane kryer misionin e tyre ligjor me koshience. Nga viti 2003, eshte krijuar institucioni i kontrollit te pasurive dhe konfliktit te interesave, ose ndryshe ILDKPKI. Normalisht me ate fillim ndoshta u mendua qe ky institucion do ti bente zap zyrtaret qe deklarojne por dhe gjyqtaret dhe prokuroret te cilet jane deklarues nga 2003 subjekte deklarimi. Por shpejt u kuptua se ky institucion, nuk po e kryen misionin per te cilin eshte krijuar.

    Fatmira Laska, Inspektorja e Pergjithshme e pare ndoshta e pati punen me te veshtire se e krijoi si institucion, dhe u mendua se pasardhesit do ta kishin me te lehte misionin per evidentimin e zyrtareve te korruptuar. Por kjo gje nuk ndodhi. Perjashtuar ndonje perndjekje politike ne vite per ti bere qefin mazhorances se rralles, asgje nuk ndodhi me zyrtaret e korruptuar..Keshtu kaloi Adriatik Llalla dhe Zana Xhuka. Me ardhjen e Shkelqim Ganaj ne shkurt 2014, u mendua, duke patur parasysh eksperiencen e tij ne kete institucion, u mendua se tani korrupsioni do vihej me shpatulla pas muri.

    Por, perjashtuar disa qindra masave administrative zyrtareve te cilet kishin disa vite qe ishin larguar nga sistemi, pavaresisht se u hoq dhe shorti, dhe mijra zyrtare kaluan ne kontrolle te plote ose hetim administrativ si quhet rendom, shumica e korruptuar, kundrejt bakshisheve te majma paguar tek sejmenet e Ganajt, e kaluan pa lagur situaten e tyre…Jane gjobitur vec zyrtare (viktima) te cilet nuk i gjenin lidhjet z. Ganaj. Ish kryetaret e komunave, bashkive, doganieret, tatimoret jane vjele nje me nje duke u paguar me miljona leke apo euro vec te kalonin pa lagur kontrollet ose qe te mos kallzoheshin penalisht.

    Ka patur dhe zyrtare qe kane qene pa problematika por qe jane penalizuar ose kallzuar per faktin e vetem se nuk pranonin te paguanin. Inspektorati i Deklarimit te Pasurive ose ILDKPKI eshte shenderruar nga z. Ganaj ne nje kamzhik qe po nuk pagove, mund te penalizohesh.

    Ne vitet 2014-2016 ne hetim administrativ kane kaluar te gjithe gjyqtaret, prokuroret, keshilltaret ligjore..Nga informacione te besueshme, konstatohet, se asnje nga prokuroret nuk ka dale me probleme gjate kontrollit, dhe kjo ka qene direktive e z. Ganaj. Kjo me qellim meqe z. Ganaj vjen nga rrallet e Prokurorise por dhe me e patur “mire” me organin e akuzes. Ne lidhje me gjyqtaret, ata kane paguar shuma te majme prane seksereve te z. Ganaj, kompromisi me keta ka arritur deri aty sa jane lejuar te bejne ndryshime ne deklarimet qe ata kane bere ne vite per te qene sa me rakorduar me Vettingun qe pritej te niste. Mund te verifikoni pasurine dhe deklaraten e gjyqtares si F.Decolli etj, miljonerja nga Berati e cila hyn dhe del ne ILDKPKI si ne shtepine e saj, fakt qe mund te verifikohet….meqe ka miqesi shume te ngushte me z. Ganaj..

    Deklaratat e saj jane perpunuar ne menyre te tille qe ajo te dale pa probleme nga Vettingu…Gjithashtu nje problem i madh jane dhe presionet qe ben z. Ganaj ne zyrat ku ofrohen sherbime, per te regjistruar dhe legalizuar objekte te miqve te tij qofte dhe jashte ligjit. Nje problem i madh eshte dhe presioni qe ushtron z. Ganaj mbi gjyqtaret e gjykates Administrative ne lidhje me masat administrative per probleme ne hetimet administrative mbi subjektet e deklarimit per lenien ne fuqi te tyre qofte dhe te vena padrejtesisht…

    Gjyqtare dhe prokurore jane nen trysnine juristeve te ILDKPKI te cilet me urdher te z. Ganaj, ushtrojnr trysni duke i shanatazhuar gjyqtaret me problemet qe do kene me raportet qe bene ILDKPKI per organet e Vettingut.
    Evidente eshte se shume gjyqtare dhe prokurore gjate Vettingut kane dale me probleme. Por ne vend te dale ne pah dhe te analizohet arsyeja perse ky institucion nuk ka kryer detyrat e ngarkuara nga ligji si dhe problematikat qe kane ekzistuar ne ILDKPKI, mbylljen e syve nga ky institucion kundrejt kompromiseve, opinioni po bombardohet me justifikimin se gjoja ILDKPKI dhe z. Ganaj nuk kane patur kapacitetet e duhura, fakt qe nuk eshte i vertete…Ky institucion ka patur cdo hapsire dhe kapacitet per evidentimin e ketyre problemeve, por per to jane mbyllur syte me koshience dhe me kompromis. Gazeta juaj ka nxjerre ne pah shume probleme te Vettingut prandaj dhe po ju drejtohem ju me kete shkrim.

    Flm. M. Toma.

    Reply to this comment
  28. Ylli Meçe June 6, 13:02

    PERSHENDETJE I NDERUARI ARDIAN !

    Në matematikë ka segmente të kufizuar, gjysëm të kufizuar por dhe të pakufizuar.
    Dhe nuk di sepse mu kujtua mbase dhe krejt rasësisht, se ja që dhe jeta e njeriut qenka e ndërtuar në shkallë të tillë, që veprimtaria dhe liria e tij ka një pikë fillimi por edhe një limit të caktuar si nga të drejtat ashtu dhe nga detyrat individuale, përkah familjes, shtetit dhe shoqërisë.
    Në çfarëdo shoqërie njerzore me klasa, liria e individit mbaron atje ku preken intersat e klasës sunduese. Kjo ndodhte dhe në socializëm, paçka se klasa e përmbysur gradualisht duhej “klimatizuar” dhe integruar gradualisht në jetën e asaj shoqërie. Shkurt klasa sunduese dikton dhe dekreton me kushtetutë limitet e lirisë , në përputhje me intresat e saj.
    Po në shoqërinë kapitaliste?!..
    Edhe në kapitalizëm ekziston” liria”, “demokracia”,”shteti i të drejtës” dhe “sovrani popull” por ja që liria e individit tërësisht është e do të ngelet një farsë për puntorin, fshatarin, njerzit e papunë, shkurt për të gjitha shtresat e varfëra gjysëm të varfëra por edhe për atë shtresë intelektualësh të cilët me ndrojë qëndrojnë nën ankthin e pasigurisë për të nesërmen tyre.

    Në kapitalizëm, për klasën që shtypet dhe shfrytëzohet, shumë nga këto të drejta ngelen thjeshtë në letër dhe kur shprehem klasën që shfrytëzohen e kam fjalën për të gjithë ata simpatizantë dhe antarë partish të qorollepsur, të cilët nuk arrijnë të kuptojnë se lirinë e vërtetë nuk e gëzojnë ata, por e gëzon borgjezia e re shqiptare e cila është ngritur dhe vazhdon të ngrihet ,mbi mundin djersën dhe në shumë raste sikurse e ka treguar praktika historike e deri tanishme dhe mbi gjakun e fukarasë.
    Historia gati 30 vjeçare e këtyre vitve të fundit ka treguar e tregon se kjo borgjezi e re u ngrit nga aparatçikët hipokritë e të degjeneruar të PPSH, prej burokratëtve me mendësi borgjezi, e deri te përgushja me ish klasën përmbysur, në bashkëpunim me llumin e rrugaçërisë së rëndomtë, që në çdo lloj sistemi i gjen brenda hekurave të kryqëzuar. Deklarata e R.Alisë se kapitalistët e ardhëshëm do të bëhemi, ne komunistët që luftuam dhe fituam luftën, është tradhëtia më e madhe që ju bë popullit shqiptar, tradhëti kjo e cila u manifestua me drama të mëdha me humbje të jetëve njerzore me hemoragji demografike deri në luftë të vërtetë civile si ajo e 1997-tës ku sipas statistikave të paktën kanë humbur jetën mbi 2000 qytetarë shqiptarë.
    Pyes: Po ndonjë deputet, ministër , zv/ministër , drejtor drejtorish, prefekt apo kryetar bashkie a u vra ?..Po nga jerarkët e lartë të Partive duke filluar nga ajo arkitekja e vëllavrasjes, sikurse ish PD-ja apo dhe partive të tjera si PS..PSD.. PR..PPDNJ etj.. a e humbi jetën, përveç një Tritani i cili vetëm sa u lëndua pak, por dhe ai e hodhi dhe i doli për zot vetes si mjek që ish.
    A kini vrejtur të nderuar lexues të çdo lloj ngjyre politike, që dikush nga këta që përmenda më sipër bile dhe më poshtë tyre, sikurse janë avokatët, noterët, prokurorët gjykatësit të japin intervista se do largohen nga Shqipëria apo të imbarkohen në anije e të marrin rrugët e mërgimit, sikurse çdo ditë po i marrin bijtë tanë që në çdo fushatë zgjedhore dalin dhe ulërijnë me brohorima për partitë dhe përsëri, të nesërmen si ata që fituan, por dhe ata që humbën, përsëri dalin veçse kësaj here qetë- qetë , nga ku të gjithë zhyten përsëri në varfërinë dhe mjerimin e tyre, në papunësinë që u ka zenë frymën dhe në “helmimin trurit” duke e manifstuar këtë, me një paqartësi sa të ë dukshme, aq dhe të pa kuptueshme mendore, ngaqë kanë votuar skllavërimin tyre.

    Kjo rini e Atdheut tim, nga ku një pjesë e madhe vazhdojnë studimet e larta, a e kupton se kush kontrakdita kryesore e sotme e shoqërisë shqiptare?! A nuk e kuptojnë se ajo që i çon drejt rrënimit dhe skllavërimit ekonomik e shpirtëror, është pikërisht kontakdita midis puntorit të shtypur, rinisë së pa shpresë dhe shtresave të tjera të vuajtura- me bossët e mëdhenj e gjakëpirsa të kapitalizmit

    shqiptar?!..

    A nuk e kuptojnë, se kontrakdita midis brenda për brenda vet bossëve kapitalista( sikurse po ndodh aktualisht) është kontrkditë konkurrence brënda llojit të tyre për tu pasuruar sa më shumë mbi kurrizin e popullit, ose për të ruajtur privilegjet që u jep pushteti.? Manjakët e ekonomisë dhe parasë, këtë gjë e dijnë shumë mirë dhe për të arritur objektivat e makutërisë së tyre, nuk e kanë për asgjë të na dhunojnë, të na vrasin, të na mbytin, të na hedhin dhe ndërsejnë ne me njeri tjetrin dhe kjo thjeshtë për intersat e tyre, interesa këto, që ata nuk e kanë për gjë të hedhin ushtrinë( që dikur ish e popullit) kundër popullit, të hedhin policinë( që dikur ish e popullit) me shkopinj gome kundër popullit dhe në spitale përfundojnë fatkeqët e papunë dhe policët e thjeshtë..!

    Kini parë juuuuuu… çuditërisht asnjë deputet apo ministër !

    Pra ne “karamelen” liri e paskemi fasadë, e paskemi thjeshtë një letër zbukuruese plot ngjyra marramendëse që mbështjell lirinë e vërtetë të cilën e shijojnë vetëm” dinastitë” Berisha..Lili-Mony, “Madam” Lu-Luja , Rama e sa e sa jerarkë të tjerë të cilët, pa zhurmë e bujë rrisin çdo ditë e më tej pasuritë e tyre marramendëse.
    Parë nga ky prizëm jo më kot në kupolat e Partive të mëdha mbas marrjes së pushtetit vrejmë se drejtusit kryesorë menjhëherë bëhen zyrtarë të lartë shteti e në bashki dhe po me atë shpejtësi ata rrisin kapitalet e tyre ekonomiko- financiare, teksa pagat e puntorëve të thjeshtë janë të mjerueshme. Ndërkohë, ata që çliruan Atdheun që morën plumba, që punuan në të pastajmen një jetë të tërë; veteranët e pensionistët i poshtërojnë me një rritje 2,5% dhe në fund të vitit . Interesant ! Një shembull indetik si ai ekonomati i filmit “Lulëkuqet mbi mur”, ku duke qeshur e zgërdhirë u hedhin nga një kofshë gjeli, kjo më shumë për ti poshtëruar se sa për ti ndihmuar.
    Po këta”Padrinot” sa i kanë pagat tyre ?

    Pytje pa vend . Po ku kanë paga ata ?! Ata kanë vetëm të ardhura, që as vet nuk e dijnë se sa kanë. Babai historik i mafies shqiptare, ai që vrau e preu , ai që shiti naftën Serbisë shoviniste, njeriu i skutave të errta që me paratë e Gërdecit konstruktoi varrin më të madh historik të bombardimve,( Dhe Rama na e ngushëllonte Saliun , kur tradita dhe dinjiteti i shqiptarit e kërkonte të ngushëllonte familjet e tyre) pra ai që i niste avionët “Mig” për të hedhur lëndë helmuese luftarake, ai që hapi zjarr kundër katër fukarenjve duke i vrarë në mes të bulevardit dhe që deklaron se është gati ta ridjegë përsëri Shqipërinë ( i cili sot duhet të ish zhytur në qeli ) në fakt është i zhytur familjarisht në pasuri marramendëse. Deklarata e tij në fakt nuk është kundër Edi Ramës, por kundër Evropës dhe Amerikës është indirekt një ndihmë për kompromis duke u tatuar pulsin me anë të kërcënimit të lexueshëm : …”Kjo është një betejë që pa diskutim do të shkojë në një finale. Dhe te kjo betejë nuk shoh zgjidhje veç një përplasje shumë të fuqishme. Kjo është një betejë në të cilën janë konsumuar mjetet e tjera. Është konsumuar çdo mjet”
    Shkurt Sala, duke qenë se në shumë raste qëndron me tablet në dorë, është mësuar të marrë e të dërgojë SMSveçse kësaj rradhe e ka me Euro- Atllantikët:
    Doni ju qetësi në Shqipëri dhe Ballkan?! Hiqni urgjent Ramën dhe Shqipëria do qetësohet.Por me këtë rast ai kërkon të qetësojë të gjithë “Grandkastën” dhe korrupsionin shqiptar i cili nuk është vtëm i Pd apo dhe i LSI.Të gjitha Partitë ku më shumë e ku më pak e kanë” lyer sqepin”

    Pra me sa duket liria e këtij njeriu arrin konceptin e segmentit të pa kufizuar që ai mund të thotë e të bëjë si të dojë dhe askush nuk mund ta ndalojë dorën e tij vrastare. Nëse do shprehesha në mënyrë kimike ai në tabelën e tradhëtisë do ta kish simbolin “Sa”, si simbol fatkeqësie që lidhet dirket me kuptimin: “Sa “ kam vrarë,? “Sa” kam mbytur..? ”Sa” kam zhdukur ? “Sa kanë ngelë në Shqipëri pa e rrëmbyer ende ? “Sa” kam vjedhur.. ”Sa” jam pasuruar “Sa” do të jem përsëri në pushtet ?!…dhe nuk besoj ti shkojë ndër mend të thotë: Dhe “Sa” ditë do të jem i lirë e të livadhis si të dua?!

    Kur përmend këto e them me bindje të plotë, se sot në Shqipëri nuk ka burra shteti që tu peshojë e thëna dhe e bëra e ta bëjnë zap këtë monstër, që tashmë është kthyer në simbol të fatkeqsisë kombëtare i cili me pishtar zjarri në dorë si Neroni është gati përsëri të djegë Shqipërinë duke i hedhur bijtë tanë kundër njeri tjetrit për interesa të kapitalit të tij dhe gjithë skuadroneve të vampirëve që ende duan gjak për të ngritur lumturinë e tyre mbi fatkqësitë tona.
    Nëse përmenda Saliun si simbol të veçantë vargani tjetër i “ numrave negativë” vjen dhe është aq i gjatë saqë për me emrat tyre do të duhesh një zyrë e posaçme dhe jo zyrë si ajo e rregjistrimit të pasurive që i ka “defterët” bosh (ngaqë fukarai nuk ka se çtë rregjistrojë , por edhe i pasuri nuk do që t’i rregjistrojë)
    Në disa raste është edhe për të ardhur keq, që punonjës të massmedias bien viktimë duke u faktorizuar me apo edhe duk rënë në grackat oligarkëve. Disa të tjerë në vend që të mndojnë se vendin kjo kastë e vjetër po e çon përsëri në fund të greminës “jep parashikime” bile dhe me data, që në fakt as që janë të tilla, por unë do ti konsideroja ato si thirrje për tu futur në vëllavrasje me njëri tjetrin.
    Pyes popullin tim a do ti lejonte bijtë tij të vriten për kapitalin ?
    Pyes rininë tonë…do ta jepnin jeten për interesat e pasurimit marramendës të kapitalistëve tanë?
    Unë jo ! Do ta jepja atëhere. nëse do të më duhet të luftoja për të drejtën e fukarasë, sikurse dhe njëmijëjtë të kishja ato do ti jepja vtëm për Atdheun
    Kemi katër parti komuniste që duhet të jenë përfaqësues të proletarjatit a mundet ndonjera të bëjë thirrje që të parandalohet kjo projekt tragjedi e dytë që mund ti kushtojë shternjtë popullit dhe Atdheut? Kemi dhe sindikatat puntorëve. Të më falni dhe ju kërkoj ndjesë lexues të nderuar ! Më doli nga mëndja që ne s’kemi sindikata, ato i kanë varrosur për së gjalli .

    Reply to this comment
    • Ralf Gjoni - Deputet liste June 6, 15:44

      Vizitohu o kar meqe e kemi shendetesine falas. Shkrimi 1 faqe debili 40 faqe hartim ne mbrojtje te komunisteve pjelle jugosllave e modifikuar gjenetikisht nga sovjetiket dhe kinezet.
      Sa per shkrimin merr 2 . Kane dhene miell edhe leke ne dore te gjithe kandidatet per deputet , bashki e komuna e deri edhe keshilltare te komunave me 200 votues. Kete nuk ka shqiptar me mend ne koke qe se di, perveç militanteve te semure dhe ish beksave(oficerre dhe kapterra pa perjashtim). Por qe te krijosh struktura kriminale apo te vesh te gjhitha bandat ne funksion te blerjes se votes nuk ishte pa ndonjehere deri me tani me kete pjellen e incestit Edvin Rracqir Rama. Te shofesh te keqen vetem tek berishat , bashat metat por jo te neokomunistet , je ose trap ose ke pjerdhur me kohe bashke me ripjelljen. Keshtu qe lerini idealet se nuk ka patur shqiptar me ideale, per leverdi te rrasin plumbin.

      Reply to this comment
  29. truboshi June 6, 13:05

    He mo se ne Shqiperi jemi, mos e beni kaq te madhe

    Reply to this comment
    • Tanush June 6, 13:11

      Hë mo se në Shqipëri jemi!

      Kjo shprehje vulgare është bërë e rëndomtë dhe neveritëse në mjediset tona publike. E dëgjon poshtë dhe e kundërshton, por kur e degjon edhe lart, të nervozon e të revolton. Vërtet çudia ngrihet në grotesk e paradoks:
      – Kaq poshtë bien të sipërmit tanë sa hedhin poshtë edhe të vetmen që kanë?!…
      E vetmja është Shqipëria more liderucë, ndërsa ju jeni flluckë!
      Votuesi i shkretë pas vote i ankohet deputetit te emëruar për një problem që ka dhe “babai i kombit” ia kthen si pa të keq duke shtrembëruar turinjtë:
      – Ngadalë ore se nuk u bë kiameti,
      në Shqipëri jemi!
      Publikohen me zë dhe figurë fakte kriminale për lidhjet e elites se krimit me eliten e politikes, per kimikatet vdekjeprurëse që hidhen në qumësht, mish, perime, bukë dhe nënministri qose e ministri leshtor i qeverisë, pasi mbrojne kriminelët e heshtur, ciasin si minjtë e vrimave të zeza:
      – E po ka dhe të tilla se në Shqipëri jetojmë!
      Administrata e fryrë në bashki e në ministri sa s’kane as ndenjëse ku te ulen. Burokratë të korruptuar që nuk lëvizin as prapanicën për t’i bërë qoftë edhe shërbimin më të vogël qytetarit që i mban me taksat e shumta. Besojnë dhe shkruajnë skamnoret e shkretë ne portalin e famshem. Presin e presin derisa pergjigja zbret ngeshëm nga lart:
      – Problemi i drejtë, do zgjidhet po prit se në Shqipëri jetojmë!
      Na mbyt smogu, na pushtojnë plehrat, na vjedhin shitoren dhe përgjigja po ajo.
      Ne tv emisione ku vipat lozin lojna fëmijesh e femijët që në jetë bëjnë punën e tyre dhe prapë po e njëjtë përgjigja!
      Grinden liderucët, shahen, akuzohen, shtrembërojne nofullat, kërcasin dhëembët, shtojne rogat e shërbesat për vete e rishtas
      – Hë mo se në Shqipëri jemi!
      Kudo, kurdo, ngado e njëjta përgjigje sikur Shqipëria qenka lavire!
      Jo o asliderucë, Shqipëria s’është lavire por Zonjë e bukuroshe mesdhetare qe ju e zhvatni dhe e perlyeni. Sjellja juaj i ka bërë shqiptarët të rilexojnë rishtas skicën e Migjenit të famshëm dhe të pyesin njëlloj si ai:
      – A durohet ma?… Deri kur kështu?

      Reply to this comment
      • deri kur... June 6, 13:16

        Deri kur te ndryshohet Kushtetuta dhe te zhbehen thagmat e 2008 me deputete kukulla te listave te mbyllura, lepe peqe.

        Reply to this comment
        • vezhguesi i paanshem June 6, 13:17

          Komentusit deri kur..
          pa mbrëmjen e prillit të 2008-s në Kuvendin e Shqipërisë, nuk do kishte mesnatë të 22 korrikut të 2016-s për kushtetutën amerikane që çon drejt burgut një pjesë të mirë të vetë 140 vetëve që e votuan pro atë… Sot po flitet përsëri për ndryshime kushtetuese të ligjit zgjedhor dhe sidomos termi “lista të mbyllura” po njeh një rezonancë përdorimi kritike në rritje. Ashtu është. Nuk është demokratike dhe autokracia e kryeministrit që reflektohet nga kushtetuta e 2008-s, del e plotësisht e pa nevojshme pas votimit të fundit që pritet nga mbi 84 deputëtë për SPAK-un…

          Reply to this comment
        • sal kari June 6, 15:47

          koha tregoi se nuk eshte keshtu, ja ke plot qe plotesuan listat dhe siu binden kryetareve respektive. Kujtim Gjuzi simboli i rezistences ndaj padrejtesive te PS+PD per sistemin zgjedhor.

          Reply to this comment
  30. ETHEM LALAJ June 6, 13:44

    E LEXOVA D I T E N -ANONIM..SI PERHERE.EDHE KOMENTUESIT ANONIM.
    -KUPTOVA SE ARTIKULLI ESHTE PERGATITUR NGA BILD-GJERMANI DHE BOTUARE TE D I T A..PER TE CILEN THEMI SE KA KOHE QE ESHTE KTHYER DJATHTAS QEKURSE RAMA REABILITOI MIT’HAT FRASHERIN.DHE PER KETE I JAP SHUME TE DREJTE.
    -ZOTRINJ:NE KTE VEND KA 30 VJET QE ESHTE KRIMINALIZUAR GJITHSHKA NGA POLITIKANET SHARLATAN SI SB,IM,LB,MK..E KO.RAMA E GJETI KTE MOÇAL TE NDOTUR SHUME RENDE.DHE U MUNDUA TA PASTROI POR NUK PO JA HARRIN DOTE,PSE:
    1-NE FILLIM NXORI EKONOMIN NGA KOLAPSI..NGA “O”%-4.5%.
    2-LAU BORXHET E BISNESIT TE LENE NGA SALIU..
    2-AI U NDESH ME DREJTESINE E DEGJENERUARE,KERKOI NDIHMEN E SHBA+BE,ATA BEN LIGJIN DHE PO PASTROJNE PLEHRAT E KURSIT 6 MUJOR TE PLEPAVE..
    3-PER VETINGUN NE DREJTESI U PENGUA NGA PD+LSI.DHE PO PENGOHET AKOMA NE KRIJIMIN E INSTITUCIONEVE.KJO KA SJELL KOLAPS TE MADH PASI KRIMINELET E RRUGES…QOFTE DHE NE PROTESTAT E DHUNES PO DALIN NGA BURGU.
    4-DOLEN DOSJET E SAJUARA TE TIPIT BABALE PER TAHIRIN,XHAFEN,XHINSELEN DHE QENDROJNE NE SIRTAR,KU BABOLJA U PAGUA NGA PD DHE ÇAU FERREN,KURSE TAHIRI PA PROVA RRI NE ARREST..!
    5-DOLEN DOSJET 339,184 KU DISA SMS TE NXJERA NGA PREKURORET E SB JUA DHANE GAZETAREVE DHE KTA I DERGUAN NE SHBA+GJERNANI(VOA+BIRLD) PER TE NXIRE VENDIN,KU NUK KA FAKTE PER VJEDHJE VOTASH.SE PO TE KISHTE FAKTE DUHEJ TE DILNIN 2 VJET ME PARE.
    6-DHE KAUZA E OPOZITES PER BLERJE VOTASH PO DESHTON SI DOSJET E TJERA SHPIFSE..DHE SE OPOZITA VRAU VETEN POLITIKISHT QE DUHET:
    1-OSE TE FUTET NE ZGJEDHJET LOKALE..
    2-OSE TE REFORMOHET DERI 2021.
    -RAMA KA MBESHTETJEN E POPULLIT NE 90 %,POR DHE 100 % TE FAKTORIT ND/KOMBETAR.PIKE.

    Reply to this comment
    • Lugar June 6, 17:06

      Hahahaa
      Shif cfare logjike Ethemi
      Dita u kthy djathtas qe kur rehabilitoi Rama Mitatin
      Uaaaaaa sa i ceket
      Ore Etem
      Po sikur t themi u kthy Rama djathtas me Mitatin kurse Dita ndenji aty ku ishte, majtas?
      Ti ishe ai me 17 vite shkolle??

      Reply to this comment
  31. ai qe ju do te miren June 6, 13:53

    Gazetari gjerman qe ka nxjerre keto pergjime duket qarte qe eshte shok i lulushit
    pse bini ne keto kurthe??

    Reply to this comment
    • Aladini me eskorte June 6, 13:54

      Doli militanti “as buke, as uje, as drita”
      Or ti

      GAZETARI MUND TE JETE SHOK I LULUSHIT
      PUNA ESHTE SE NË PERGJIME ESHTE ZËRI I GJUSHIT

      Ti do partine me shume se te verteten, po ja shyqyr qe nuk jane si ty te gjithe allahile

      Reply to this comment
  32. HAHAH JAN MBLEDH TUFA PSIKOPATEVE TE KAFENEVE E BOJ KOMENTE KTU !!!!!!! June 6, 14:04

    HAHAHAHAHAHA

    TRURIT TUJ I KA SKADU DATA E PERDORIMIT

    DUHET ME JU BO OPERACION ME JU VU TRU GAMORI
    MRENA PATLLAKES SE PASHA ZOTIN KA ME JU PUNU MO MIR

    JENI TE TAN KATIN QELBUR

    NUK E NDJENI SI QELNBI GJITHE SHQIPERIN !

    Reply to this comment
  33. XXX June 6, 17:08

    Gazeta DITA mendoj se po flet PERCART PO,PO FLET PERCART! Gazetaret e redaktoret e saj sikur jetojne ne ndonje planet tjeter…O MJERANE. bShkruani e flisni si GOMARI NE ENDERR. NE LUFTE LIGJI HESHT! HANIBAL ANTE PORTAM! VINI GISHTIN KOKES SE HISTORIA NUK FAL ASKEND!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  34. Block June 6, 18:08

    Ky kryeminister ka deshtuar qe ne momentin kur energjia elektrike per nje familje me 4 persona vjen me shume se rroga minimale mujore. Po e nis vetem nga kjo se po u shtuan dhe te tjerat kush e di ku dalim.
    2 here e votova, ia dhash mundesine une me voten time te dali te hapet me shprehjen e 1 milion shuplakave, nderkohe po i bere kritike te ben block ne fb (imagjino ca te ben ne jeten reale). Ne keto dhe ne asnje zgjedhje tjeter nuk ka shans te marri asnje vote me nga une ky showman i fasadave.

    Reply to this comment
    • Peza June 6, 20:05

      O Block,nuk paske marre vesh gje akoma ti!
      Nuk vjen kaq energjia elektrike,se faturat e ujit te piste,qe na e shesin per te pijshem e ka cmimin 7.6 leke per m/3,kurse energjia e ka cmimin 9.5 leke per kw/ore,pra afersisht e njejte kur dihet qe energjia e ka koston e blerjes dhe prodhimit disa here me shume se uji!
      Mos harro se shpenzimeve te ujit te piste i shtrohet edhe me teper se kaq blerja e ujit te pijshem dhe per gatim dhe del qe njerezit paguajne me shume per UJIN se sa per DRITAT dhe te gjithe HESHTIM!
      A ka popull me budalla se ne shqiptaret?
      Kur Rama ka bere kaq korrupsion e kaq padrejtesi ndaj popullit,cfare mut vlere ka parulla “Rama ik”,kur vetem me keto denoncime Rama duhet te shkoje ne BURG e jo te ike!
      Ke degjuar ti,qe Banka Boterore raportoi se ketu 37% e te punesuarve punojne ne te zeze ,pra per gjysmen e te punesuarve nuk paguhen kontribute per sigurimet shoqerore e shendetesore,qe i behet dem jo vetem njerezve por edhe buxhetit te shtetit prej 29 miliard leke qe te kompesoje pagesat e pensioneve?
      Po kete tjeten,qe vete institucionet shteterore,ne vitin 2018 kane krijuar nje dificit ne pagesat e kontributeve per sigurimet shoqerore te punonjesve te tyre 110 milion euro?
      Pse shtet eshte ky?
      Cfare do tjeter opozita fakte me makabre se keto per ta nxjerre para drejtesise Ramen?
      I dhjefsha me gjithe parullen “Rama ik”,qe me ate nuk pjerdh as ai e as populli!

      Reply to this comment
      • Block June 6, 20:50

        Jam shume dakort me ju, dhe permenda vetem energjine prandaj thash mos ti futem te tjerave. Kam punuar veten ne disa kompani (njera ne pronesi te nje miku te KM) qe te siguronin me rroge minimale edhe nese rrogen e kishe 500 apo 600. Etj etj etj.
        Por di te them qe as ato qe pretendojne te vijne nuk jane me mire.
        Dava hajdutash qe bejne kerdine po dhe ky nuk doli me i mire. Nuk do shkoj te votoj sepse nuk dua ti rris statistikat e pjesmarrjes me qe vdesin per statistikat boshe ! Ndersa plehra si Monika qe punesoi gjithe llumin e llumit, banakiera te pashkolle ne poste drejtuese dhe qe ne fund te dites benin bilance me sa leke e kane mbyll diten e punes uroj te shohin vetem birucen e burgut bashke me Saliun e Armines qe kane gjet menyre te lezetshme per te kamufluar $$ e korrupsionit. Shikoja vetem njerin nga byzyluket Cartier sa e ka cmimin 9000 e ca euro ( Cartieri nuk ka nevoje per blogere si armina x ti bere reklame me qe ra fjala) .. njs e zgjata shune, shkurt ketu ka humb shpresa sepse ato qe duhet te kujdesen per mbarvajtjen e vendit dhe jetes se qytetareve jane njeri me i ndyre se tjetri !

        Reply to this comment
        • anticensurë25642654 June 11, 13:02

          Block
          “Por di te them qe as ato qe pretendojne te vijne nuk jane me mire.”
          or ti me mëndje të shqiptarit të trashë!or ti që ngrë gracka ose ke rënë në grackën që ka ngritur ky koka e qelbur!!
          shqipëria me gati 3 milionë banorë,sot për sot,nuk ka vetëm një alternativë qeverisëse!pra muti të zëvëndësojë kakën!!sepse në këtë vënd ka dhe njerëz të ndershëm!sepse në këtë vënd ka dhe njerëz më të ndershëm se këta të dy që po e rishkatërrojnë shqipërinë!!
          përse mor njerëz ju ka mbetur sahati pa ndrequr??thënja se “sahati i prishur tregon orën e saktë dy herë në ditë”,nuk është e vërtetë mor debila!
          sahati i prishur nuk tregon asnjë kohë të saktë,sepse gjëja e prishur nuk mund të tregojë kohën e saktë!!është koha që lëviz dhe jo sahati!!
          kështu dhe me debilllëkun tuaj!!nëse ky është i ndyrë,ai tjetri është dhe më i ndyrë,pra sahati i prishur paska kupruar se të dy janë “të saktë” në përcaktim!!por ky vlersim nuk shkon për pjesën tjetër jashtë kësaj dysheje!!nuk shkon tek gjithë masa tjetër e popullit, që njerëz si ti,njerëz të pjerdhur nga ky indoktrinim i qelbur,e lini jashtë!!
          ti,unë dhe gjithë të tjerët nuk duhet ti përgjigjemi thirrjes së pjesës tjetër të të keqes!!ne duhet të ngrihemi vetë,dhe pjesën e keqe ta largojmë!ashtu si bënë në protestat për LHL siriane,si bënë studentët!!
          po të bëhet kjo KEMI SHPRESË QË ATA QË DO TË VIJNË TË JENË MË TË MIRË SE TË DY PJESËT E TË KEQES,që na ka kapur për fyti,që na ka pjerdhur trutë me indoktrinim!!

          Reply to this comment
    • anticensurë25642654 June 11, 12:51

      block
      “Ky kryeminister ka deshtuar qe ne momentin kur energjia elektrike per nje familje me 4 persona vjen me shume se rroga minimale mujore. ”
      sepse ti duhet të paguash dhe për vjedhjen që bëhet me këmbë e me duar të rrymës elektrike!!
      duhet të paguash për karburantin që mban të ndezura dritat e makinës natën në autostradën e ndriçuar sikur të ishte ditë!!
      në asnjë vënd të botës,përveç turqisë së vëllait të ramës,erdoganit,nuk gjen rrugë të ndriçuara natën!!as në norvegjinë e rrymës së tepërt as në gjermaninë që e ka pothuajse falas!!
      këta janë hajdutë e kaluar hajdutëve!!
      falë idiotësisë tonë si popull këta nuk quhen grabitës!!
      po të ishin diku tjetër këtë që bëjnë tek ne duhet ta bënin me armë në dorë!!pra duhej ti vinin koburen në kokë njerzve për ti grabitur në këtë mënyrë!!

      Reply to this comment
  35. qazim June 6, 18:16

    Dikur e lexoja me kenaqesi Diten por sot e neveris me shkrimet e saje.I ka ngelur vec te botoje dhe plakun dixhital.

    Reply to this comment
  36. EH June 6, 19:21

    BUDALLENJT NUK KANE BRIRE ASHTU SI NUK KANE BRIRE EDHE STAFI I DITES QE PO PRET DEGEN KU ESHTE ULUR VETE SI BUDALLAI…………….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim