Peshorja

December 17, 2012 12:42

Peshorja

Mida ishte mbreti që gjithçka që prekte, e kthente në ar. Ata nën shenjën e Peshores duket se do të kenë pak nga fati i tij këtë vit. Gjithsesi, ashtu si Mida, është mirë që të jenë të kujdesshëm. Për të lindurit mes datave 23 shtator dhe 22 tetor, mund të lëxojnë më poshtë parashikimin e yjeve për ta.

 

E përgjithshmja

Këtë vit 2013 do të shikoni që idetë dhe planet tuaja afatgjata, do të gjejnë zbatim. Vlerat dhe ndërgjegjja juaj do të vihen në provë ndërsa muajt kalojnë. Do të jetë një periudhë në të cilën do t’ju mungojë çdo lloj frymëzimi. Nevojat tuaja personale dhe financiare do të materializohen. Qëndroni në kontakt gjatë gjithë kohës me personat rrotull jush, të afërmit dhe të dashurit. Komunikimi duket se do të jetë shumë i rëndësishëm në kohë të vështira.

 

Karriera

Ky është një vit kur aftësitë tuaja profesionale vihen në  provë. Duhet të dilni i padëmtuar dhe i paprekur prej tij. Është e rëndësishme gjithashtu që të vilni frytet e punës suaj. Promovimi dhe një rritje page janë shumë të mundura. Do të keni gëzoni mirënjohjen për të cilën keni pasur nevojë për një kohë goxha të gjatë. Kushtojini rëndësi edhe detajeve. Kolegët e punës do të jenë pranë jush këtë vit. Mundohuni ta përdorni këtë situatë në favorin tuaj për të arritur ambiciet tuaja personale. Ndoshta do të keni edhe mundësi të mira për të filluar studime të mëtejshme këtë vit.

 

Dashuria

Në fushën e ndjenjave do të keni një vit të mbarë. Do të jeni të aftë që të kuptoni partnerin dhe marrëdhënien tuaja më mirë gjatë kësaj kohe. Magjia e dashurisë do t’ju mbajë në krahë duke ndikuar mbi anën tuaj emocionale. Shmangni çdo lloj gabimi trashanik në marrëdhënie gjatë vitit 2013. Punoni për të pasur harmoni me partnerin tuaj. Nëse jeni vetëm, ky vit do t’ju sjellë takime shoqërore të tilla që do t’ju ndihmojnë për të pasur një lidhje të qëndrueshme. Nëse tashmë jeni të përfshirë në një marrëdhënie, kjo periudhë do t’ju ndihmojë që të jeni më të hapur me partnerin dhe të sheshoni diferencimet që mund të jenë shfaqur mes jush.

 

Financat

Ky vit do të jetë për ju fatlum kur bëhet fjalë për paratë. Gjithçka që prekni do të kthehet në ar, apo në fjalë të tjera, çdo gjë që dëshironi do të materializohet në diçka pozitive. Mund të ketë edhe disa probleme financiare që mund t’ju acarojnë, por kjo do të ndodhë rrallë, sepse nuk do të jenë probleme për të cilat duhet të shqetësoheni. Projektet tuaja do të realizohen për mirë. Jepuni besim të tjerëve rrotull jush kur bëhet fjalë për çështjet e financave.

 

Shëndeti

Ky vit 2013 do të sjellë shumë energji në jetën tuaj. Metabolizmi juaj në përgjithësi do të ketë rritje të mëdha. Do të jetë një periudhë pozitive në çështjet tuaja të shëndetit. Disa çrregullime tretjeje dhe nervoziteti janë të pritshme, por do ta merrni veten shumë shpejt. Është koha për të marrë vendime të mëdha lidhur me dietën ushqimore dhe ushtrimet fizike. Planetet do të sigurojnë që ju të keni një shëndet të mirë përgjatë gjithë vitit, megjithëse herë pas here mund të keni shqetësime të vogla.

 

(Nesër do të lexoni për Akrepin)

Përgatiti: Arlinda Gjypi

December 17, 2012 12:42
Komento

1 Koment

  1. dashi February 1, 14:37

    Luanin nuk e shoh apo e beni me zgjedhje

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*