Peshqit e mëdhenj? Më 27 Janar ishin në shesh

January 30, 2018 12:32

Peshqit e mëdhenj? Më 27 Janar ishin në shesh

Iku dhe Janari,
i dashuri Lu,
asnjë peshk i vetëm,
me rrjeta s’u zu!

Unë s’jam peshkatar,
por më ha dyshimi,
në është Janari,
një muaj peshkimi?!

Gjithë problemi është,
të kapen të parët.
Na mungojnë rrjetat,
apo peshkatarët?!

Po unë mendoj,
dhe bëj sherr me vete,
se ka për peshkim,
dhe të tjera mjete!

Dhe vetvetja ime,
përgjigje më jep,
se peshku për qejf,
kapet dhe me grep!

Po ka dhe mënyra,
që s’duan talent,
kur hedh dinamit,
apo vë korent!

Po me dinamit,
ju kam thënë:”Mos!”,
sepse dinamiti,
peshkun e shfaros!

Për me dinamit,
mos e paçim fatin,
se shkatërron vezët,
edhe gjithë rasatin!

Gjithë sa thamë më lart,
është figurative,
por koha e kapjes,
është deçizive!

E tha dhe Lulashi,
që s’është fare gropë,
pa krimin në burg,
nuk ka Europë!

Në këtë rrëmujë,
nuk ka si ta dish,
vetë Luli i shkretë,
kë ka parasysh?!

Do të ishte mirë,
të na thosh një herë,
kambana e parë,
për kë do të bjerë?!

Mua me Lulashin,
më vjen që të qesh,
peshqit e mëdhenj,
i nxorri në shesh!

I nxorri në shesh,
në një demostratë,
peshqit e mëdhenj,
gjithë aty i patë!

Domosdo ata,
i pashë edhe unë,
shumica me qejf,
folën në tribunë!

Po prokuroria,
këtë punë e zgjati,
të mbledhur në shesh,
peshqit ishin gati!

Dhe do qe në fakt,
një goxha gallatë,
po të hidhej rrjeta,
në shesh-në të thatë!

Rrjeta në të thatë,
po shumë do të zinte,
i pari në rrjetë,
Saliu do binte!

Do kapej i pari,
do fashitej frika,
pastaj do të binte,
Luli dhe Monika!

Këta pa dyshim,
do ishin të parët,
aty qenë të ÇEZ-it,
edhe Gërdecarët!

Aty Arta Marku,
do bënte shumë gola,
se në shesh qe mbledhur,
e gjithë kupola!

E gjithë kupola,
që dihet qysh herët,
gjithë politikët,
edhe ordinerët!

Aty të punonte,
një orë policia,
dhe do qe pastruar,
gjithë Shqipëria!

Se Janari është,
muaj simbolik,
për të hedhur prangat,
përmbi çdo të lik!

Cubat qenë rikthyer,
tek vëndi i krimit,
ndaj do qe i mbarë,
fillim’ i fillimit!

A.DUKA

January 30, 2018 12:32
Komento

5 Komente

  1. anticensurë25642654 January 30, 14:00

    “Peshqit e mëdhenj? Më 27 Janar ishin në shesh”
    këtu e ke fjalën për ata që kanë vjedhur vrarë e kanë shitur shqipërinë beno??
    me siguri!!
    por me qëllim ke harruar ata që nuk ishin në shesh!!ata që po vazhdojnë tradhëtinë!ata që jo vetëm që po tradhëtojnë por dhe po na i shesin për patriotë!!
    njerëz si ti o ben duka,po na i paraqet esatët e rinj si patriotë,si mbrojtës të shqipërisë!!
    beno dhe për tradhëtarët ka boll këngë!
    ti je një nga ata që shkruan vargjet!!

    Reply to this comment
  2. Populli January 30, 17:29

    Peshqit e medhenj, thote Duka mes nesh,
    ne 27 Janar paskan qene ne shesh,
    ne shesh kishte popull, nga kjo Shqiperi,
    nuk ka Shqiperia, Peshq te medhenj 100 mij.
    me kot rrekesh o Duke te besh alibi,
    Peshkaqenet sot jane ne qeveri.
    ka varferi ky Popull, e ka skamje plot,
    nga kjo qeveri, e ketij Rames idiot.

    Reply to this comment
  3. Izeti January 30, 17:50

    ARBEN DUKA. FALEMINDERIT. RESPEKTE,,,,,,,,,SHENDET,,,,,,

    Reply to this comment
  4. anticensurë25642654 January 30, 18:22

    o ben patrioti!!
    a i lexon shkrimet e kësaj gazete ku bën pjesë dhe ti??
    “Në mungesë të një marrëveshje mes tyre, që prej vitit 2013 palët kanë kryer një sërë diskutimesh eksploratore për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për këtë çështje.”
    në artikullin e mashës së tradhëtisë,ministrisë së jashtëme shqiptare:”“12 milje det më tepër për Greqinë”, reagon Ministria e Jashtme: Ja e vërteta”
    deri më sot nuk është folur për një gjë të tillë o beno!
    kjo është trasparenca e qeverisë shqiptare o ben!!
    prandaj duhet tu besojmë dhe ne si ju beson dhe ti!?

    BEN DUKA PO BËHESH KRAH ME TRADHËTINË!
    TURPI TË MBULOFTË!!
    DHEU YNË DO TË JETË SHUMË I RËNËDË!

    Reply to this comment
  5. info analitike January 30, 19:37

    Peshqit e medhenj po hane me tre tepsia po per ta nuk ndihet bejtexhia.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*