Vetëm një minutë para fundit, Shqipëria e madhe dorëzohet në “Velodrome” (VIDEO)

June 15, 2016 20:17

Vetëm një minutë para fundit, Shqipëria e madhe dorëzohet në “Velodrome” (VIDEO)

Shqipëria është e pafat në sfidën kundër Francës. Një pjesë e parë e bërë më së miri me mundësi shënimi dhe me zotërim të lojës, në fraksionin e dytë ndryshon gjithçka. Shënojnë shtyllë në minutën e 52 dhe më pas në minutën e 69 shpëtojnë nga një gol i sigurt.

Mbrojtja kuqezi nuk arriti që të mbajë të paprekur portën, ndërsa vendosja jo e mirë e Veselit debutues bëri që të pësojmë golin në minutën e fundit të kohës së rregullt.

Franca kalon në avantazh me Griezman në minutën e 90 dhe pëson në minutën e fundit të kohës shtesë nga Payet, duke mposhtur kuqezinjtë, ose më saktë iu shuan përqindje të madhe të shpresave për vazhdimin e ëndrrës europiane.

 

Pjesa e parë – Payet ekzekuton goditje dënimi në minutën e 4-t, ku sfera shkon te Giroud, i cili me kokë gjuan mbi traun e portës.

Nuk po ndodh si në ndeshjen me Zvicrën, lojtarët e Shqipërisë po ushtrojnë presion mbi kundërshtarin. Në minutën e 13 Lenjani nuk shërben për shokët, por gjuan drejt portës kur mund të kishte pasuar te shokët që e prisnin. Rasti më i mirë për gol për kuqezinjtë regjistrohet në minutën e 25, ku Hysaj merr një top nga krahu i djathtë, e dërgon në zonë të Sadiku, i cili nuk arrin në kohë që të zgjatet dhe ta devijojë sferën drejt rrjetës.

Ndërhyn në kohë Lloris dhe shuan këtë aksion të kuqezinjve. Memushaj kroson në zonë në minutën e 39, aty ku gjuan Lenjani, por Evra ndërhyn në kohë dhe eviton në goditje këndi. Shqipëria e pafat. Në fund janë sërish kuqezinjtë që tentojnë portën, këtë herë me Memushajn që ekzekuton një goditje dënimi dhe sfera “qeth” kuadratin e portës së Lloris. Në kohën shtesë Mavraj nuk është në pozicionin e duhur dhe humbet një tjetër rast goli.

Pjesa e dytë- Nis rrezikshëm fraksioni i dytë i lojës për tanët. Coman depërton mes mbrojtësve, por gjuan jashtë me kokë. Në minutën e 52 Memushaj kishte shansin e artë për të kaluar kuqezinjtë në avantazh, por shtylla iu vjen në ndihmë francezëve.

Në minutën e 69′ Giroud nuk depërton në zonë, por gjuan fort dhe sfera ndalet nga shtylla. Një gabim në mesfushë i Xhakës në minutën e 78, bën që francezët të shkojnë shumë shpejt në sulm me Pogba, ndërsa topi endet në zonën përpara portës së Berishës, ndërsa Sanja gjuan fort, por mbi traun e portës.

Duke menduar se gjithçka po shkonte në normalitet dhe se takimi do të mbyllej me rezultatin e barabartë, por Griezman në minutën e 90 përfiton nga eksperienca e paktë e Veselit dhe shënon me kokë. Por, kur kuqezinjtë përpiqen që të barazojnë, Payet bën një kundërsulm dhe shënon golin e dytë në sekondat e fundit të pesë minutave shtesë.

Minuta 95′, GOL! Pësojmë dhe golin e dytë. Payet dyfishon rezultatin për Francën

Minuta 90′, GOL! E Pamundur! Ndëshkohemi në fundin e ndeshjes. Antonio Greizman kalon në avantazh Francën duke përfituar nga një vendosje e gabuar në mbrojtjen tonë

Minuta 78′, Aksion i rrezikshëm i “Gjelave” por që nuk konkretizohet në mënyrën e duhur nga Sagna

Minuta 69′, Sërish Giroud që rrezikon portën tonë, këtë herë jemi me fat pasi goditja e tij ndalet nga shtylla

Minuta 67′, Aksion i rrezikshëm i Francezëve me Giroud që nuk godet saktë me kokë

Minuta 53′, Kundërpërgjigjet Franca me anë të Pol Pogba i afrohet shumë pranë golit

Minuta 51′, Të pafat! Shtylla na mohon golin e avantazhit pas goditjes së Ledian Memushaj

Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes me Francën që ka kryer zëvëndësimin e parë

Minuta 44′, Ledian Memushaj rrezikon portën e Hugo Lloris me anë të një goditje dënimi por topi i goditur prej tij kalon mbi tranvers

Minuta 38′, Cfarë shansi! Ermir Lenjani pranë golit të avantazhit por topi i goditur prej tij që po shkonte drejt portës devijohet nga mbrojtësit Francez

Minuta 24′, Sërish përfaqësuesja shqiptare që shfaqet rrezikshëm në portën Franceze. Hysaj hedh një top të rrezikshëm brënda zonës por Sadiku për fare pak nuk e dërgon në rrjetë

Minuta 13′, Rast i parë i rrezikshëm i takon Shqipërisë me Ermir Lenjanin që godet nga distanca por mbi kuadrat

SPEKTAKOLARE! Është ekzekutuar himni kombëtar mes spektaklit që “Tifozat Kuq e Zi’ po dhurojnë në shkallët e stadiumit “Velodrome”

June 15, 2016 20:17
Komento

5 Komente

  1. Fanol Bardhi June 16, 00:57

    Na nderuan duke e len shpirtin ne fushe e ne kete menyr ke plotesisht drejt ta mbash koken lart edhe si humbes. Nje kompliment per tifozez tane qe po paraqiten aq pozitiv neper qytete te franzes dhe po permenden neper mediat boterore si shembull shum pozitiv i nje tifozerie te kulturuar dhe kreative .

    Reply to this comment
  2. intelektuali June 16, 08:47

    FUTBOLLI LUHET DERI KUR ARBITRI I BIE BILBILIT DHE JO KUR MENDOJNE TRAJNERET DHE LOJTARET ME NDJENJA PATRIOTIKE.

    Ekipi kombetar luajti mire teknikisht, por dobesite ne pergatitjen fizike ne fund te lojes treguan se ku calon gomari. De Biasi e kishte renditur ne fushe Kombetaren me mire se me Zvicren, por zevendesimet qe kreu me Xhaken etj ne fund te ndeshjes ishin totalisht te gabuara ne vend qe te kishte udhezuar lojtaret te kalonin ne tipin e mbrojtjes KATINACIO dhe te mbanin barazimin per disa minuta. Ne kete variant edhe Zoti do te ishte me shqyptaret dhe rezultati do te gezonte milionat e fansave te ekipit tone. Pervec meritave te lojtareve tane nuk duhet te harrojme se Franca ishte nen nivelin e saj te kombetares me fame boterore, pa Benzemane e te tjere dhe nuk tregoi se ishte me lart teknikisht se Shqypnia, pervec pergatitjes fizike te lojtareve te bardhe, por me shume nga fiset ZULU afrikane, por qe nuk kane kaluar ne Kudhren e Partise se Punes te Enverit me tollona dhe bunkere si kundershtaret e tyre nga Shqypnia e varfer.

    Reply to this comment
    • Fanol Bardhi June 16, 12:39

      ” ta mbanin barazimin per disa minuta ” ? . Kombetarja jone qe ne fillim te ndeshjes esht munduar ta mbante barazimin . Goli mund te ndodhte edhe ne minutat e para dhe fakti qe ra ne minutin e 90 esht e dimbshme . Eksperta mrapa ndeshjes ka sa rere ne det dhe kombetarja jone me gjithe tifozerin tone te mrekuellueshem u perceptuan shkelqyeshem ne gjitha drejtime . Qe luajn kunder Rumanis ashtu sikur dy ndeshjet e kaluar do fitojm dhe na zgjat kampionati evropian edhe nje jave , jam shum i sigurt.

      Reply to this comment
  3. perkthyesi June 16, 09:44

    Keshu ka ndodhur dhe me pare! Mendoj se eshte thjeshte faktor psikologjik, qe nuk po u ndahet djemve te kombetares! Pergatitja intensive per tu ndare nga ky fat i mbrapshte, me siguri do na coje ne rrugen e suksesit!

    Reply to this comment
  4. Mollosi June 16, 12:19

    Me e rendesishmja eshte qe ne ne kete europian po e ndryshojme imazhin e keq qe e kemi ne bote. Eshte paraqitja shume e kulturuar e tifozerise sone ajo e cila po na ben qe te ndihemi mire.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*