Çfarë po hamë? Pesticidet “vdesin” tokën, imagjinoni çfarë ndodh me njeriun

July 21, 2019 21:20

Çfarë po hamë? Pesticidet “vdesin” tokën, imagjinoni çfarë ndodh me njeriun

Entela Resuli – DITA

Tregu i fruta-perimeve në këtë periudhë është më me ngjyra se kurrë. Forma perfekte të prodhimeve bujqësore, produkte të cilat në pamje të parë duken të shëndetshme, por teksa i shijon zhgënjehesh. Shumë prej jush mund t’i këtë marrë malli për shijen e para shumë viteve të domates, specit, apo të luleshtrydhes…

Po çfarë ka ndodhur dhe sa të sigurtë jemi nga ato çka konsumojmë?

Në disa rrugica të Tiranës, edhe pse të frikësuar nga uniformat e policisë që mund të shfaqen befas, gjen tregtarë të cilët të ofrojnë: sallatën jeshile, spinaqin, gjethet e hardhive, qershinë, majdanozin…

Gjeja e parë që të thonë është se “i kemi bio, nga bahçja jonë!”. E vështirë të kuptosh se ku fillon dhe ku mbaron prodhimi bio, e aq më tepër, e kot t’i hysh debatit me gruan e ardhur nga Farka që më e shumta që kërkon është ta lënë të shesë “mallin” e saj.

Panoramë tjetër shfaqin tregjet e mirëndërtuara!

Hysni Gurra, inxhinier agrar, thotë se pas viteve ‘90, shqiptarët kanë konsumuar ushqime jashtë çdo lloj standardi. Individët që në vitet 1990 kanë qenë 20 vjeç, sot janë dyzetvjeçarë dhe po përjetojnë nivel të lartë sëmundjesh, sidomos tumoret, ndryshe nga vendet e tjera kur këto sëmundje shfaqen mbi të 60-at.

Gurra thotë se Shqipëria ka siguri ushqimore vetëm në legjislacion, në praktikë gjendja nuk është aspak pozitive.

Në këtë intervistë për Dita-n, Gurra bënë një panoramë të prodhimeve në Shqipëri, ku na shpjegon më tepër se çfarë po ndodh me fermerët, konsumatorët dhe tregon nëse ekzistojnë prodhimet Bio në vendin tonë.

Hysni Gurra

-Z. Hysni, jemi në kohën kur tregjet e frutave dhe perimeve janë të mbushura plot me ngjyra dhe forma të ndryshme, të cilat në pamje të parë janë joshëse, por a mund ta bëjmë pyetjen, çfarë fshihet pas kësaj “bukurie”?

Pas kësaj bukurie, në kushte normale, duhet të fshihen proteina, karbohidrate, fibra, vitamina… etj. Por, në kushtet e Shqipërisë është e vështirë ta pohosh me bindje këtë gjë. Është vështirë për arsye se mungon ose ka humbur besueshmëria tek dy palë, te prodhuesi dhe tek kontrolluesi i prodhuesit, që në këtë rast janë institucionet përkatëse.

Dhe, për sa kohë vazhdon kjo situatë, ne nuk jemi të sigurt se elementët e mësipërm që duhet të fshihen pas këtyre formave dhe ngjyrave janë në parametrat e duhura dhe të padenatyruara nga elementë të jashtëm apo jo.

-Gjithmonë në vendin tonë flitet për ushqime apo prodhime bio, por kaq shpesh kemi dëgjuar edhe që abuzohet me këtë term, a mund të kemi një analizë më të qartë nga ju, çfarë është bio dhe a prodhon bio vendi ynë?

Ushqimi BIO është një përkufizim i përcaktuar ligjërisht nga BE. Ushqimet që përfshihen në këtë kategori, prodhohen me burime organike të kontrolluara, jo të modifikuara gjenetikisht dhe nuk përdorin pesticide konvencionale, plehra artificiale apo llumra të ujërave të zeza.

Produktet duhet të rriten pa përdorim të pesticideve sintetike, gjeneve bio-inxhinierike, plehrave me bazë nafte etj. Nuk duhen përdorur antibiotikë dhe hormone që stimulojnë rritjen.

A prodhon Shqipëria? Sigurisht prodhon, por jo aq sa flitet në fakt. E para monitorimi i fermave organike nuk është aq strikt sa duhet, kjo për arsye nga më të ndryshmet. Kryesisht nga pamundësia financiare që kanë institucionet private apo shtetërore që merren me këtë punë.

E dyta të prodhosh produkte organike, është me një kosto shumë të lartë për fermerin. Ushqyesit e bimëve kushtojnë, mbrojtja nga sëmundjet është jashtëzakonisht e vështirë të arrihet nga fermeri shqiptar. Kjo, pamundëson ose vështirëson shumë pasjen e këtyre prodhimeve në treg.

Në Shqipëri, me sa kam vrojtuar unë, nuk ka në tregje apo supermarkete vende ku shiten prodhimet organike veç, dhe ato konvencionale veç. Dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme, sepse minimalisht prodhimet organike (bio) në tregjet e BE janë 4-5 fish më të shtrenjta se produktet jo organike.

-Jemi në një kohë, kur gjithmonë e më shumë flitet për ushqimin dhe problemet që kemi në lidhje me përdorimin e tyre. Ju jeni profesionistë në këtë fushë. Cilat janë problematikat e kësaj epoke me ushqimin?

Afërsisht 10 mijë vjet më parë lindi bujqësia dhe nga ajo kohë deri më sot ka patur faza të ndryshme në lidhje me ushqimin si elementi bazë që nënkuptohet kur flitet për bujqësinë. Njeriu dhe ushqimi janë dy gjëra të pandashme mes tyre. Nuk mund të kuptohen veç e veç. Përgjatë kohërave njeriu ka patur marrëdhënie të ndryshme me ushqimin, periudha kequshqyerje, pamjaftueshmërie e deri në ditët e sotme ku këto fenomene i kemi të pranishme në vende të ndryshme njëkohësisht. Rritja e numrit të popullsisë solli nevojën për konvencionalizimin e bujqësisë, nevojën për prodhim masiv. Dhe sot në jemi në fazën ku në botën e zhvilluar ka kaluar faza e sigurimit të ushqimit, pra ka me tepri tani më, dhe po lind nevoja e cilësisë së ushqimit. Sëmundjet kanë bërë që të kthehen sytë drejt ushqimit sa më organik. Dhe ky është një tjetër fakt që tregon se ka lidhshmëri të lartë midis sëmundjeve për shkak të ushqimit. Në vendet e Afrikës p.sh ka akoma pamjaftueshmëri në ushqim, dhe atje nuk bëhet fjalë për cilësi, kur ka mungesa nuk ka sens të pretendohet për cilësi të lartë.

Shqipëria bën pjesë në vendet ku faza e pamjaftueshmërisë së ushqimit ka kaluar dhe jemi në fazën kur duhet të kthejmë sytë edhe nga cilësia.

-Sa siguri ushqimore kemi sot në vendin tonë. Sa të kontrolluara janë produkte që ne konsumojmë?

Siç e theksova, jemi në fazën ku duhet të kthejmë sytë nga cilësia ose thënë ndryshe siguria ushqimore. Unë mendoj se nuk kemi sigurinë e duhur ushqimore, si për prodhimet vendase ashtu edhe ato të importit. Duhet më shumë punë, më shumë profesionalizëm dhe financime në këtë drejtim. Pasiguria vjen si nga neglizhenca e fermerit, ashtu edhe e institucioneve përkatëse. Kjo duhet të marrë zgjidhje sepse bëhet fjalë për ushqimin, bëhet fjalë për jetët tona. Sa më shpejt ta kuptojnë këtë institucionet përkatëse dhe prodhuesi, aq më mirë do jetë për të gjithë.

-Por çfarë duhet të bëjmë, si të afrojmë pranë vetes më të mirën?

E mira afrohet rreth vetes duke luftuar të keqen. E keqja luftohet duke u ndërgjegjësuar prodhuesit, duke bërë punën me përgjegjshmëri institucionet shtetërore dhe konsumatori duhet të jetë sa më i ndjeshëm në këtë drejtim. Ndërgjegjësimi dhe bashkëpunimi i këtyre hallkave të shoqërisë na sjell të mirën në tryezat tona.

-Çfarë ndodh në organizmin tonë kur konsumojmë produkte jo bio?

Kur konsumon produkte jo bio, pra, produkte konvencionale në të cilat janë përdorur pesticide dhe kimikate brenda normave të lejuara, nuk ndodh gjë. Nëse doni të nënkuptoni me jo bio, rastet kur nuk janë respektuar normat e kimikateve inxhinierike, atëherë mund të them se kësaj pyetje mund t’i përgjigjen më me kompetencë mjekët. Por, ajo që mund të them unë me siguri dhe përgjegjësi është se përdorimi i tepërt i herbicideve, pesticideve dhe plehrave kimike, vdes tokën, dhe kjo në disa raste shkon deri edhe atë fazë sa vështirë të rikuperohet më. Ju mund ta imagjinoni vetë së ç’mund të ndodhë me organizmin e njeriut në këtë rast.

-A janë sëmundjet e ndryshme kancerogjene rezultat i ushqimit që konsumojmë?

Sipas shumë studimeve të pasponsorizuara shkencore botërore, del se sëmundjet kancerogjene, infetiliteti, obeziteti, çrregullime të ndryshme seksuale janë të lidhura shumë më ushqimet që konsumojmë.

-Ç’do të thotë kjo?

Kjo do të thotë që ushqimi jo i kontrolluar ndikon shumë në shfaqjen e sëmundjeve të tilla tek njeriu. Fakti që kanceret dhe tumoret po shfaqen më shpesh se gripi e dëshmon këtë.

-Këtë të hënë ishte Dita Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për Shumëllojshmërinë Biologjike, e cila këtë vit kishte si moto “Biodiversiteti dhe turizmi” dhe përkon me “Vitin Ndërkombëtar të Turizmit të Qëndrueshëm për Zhvillim”, sa potencial ka Shqipëria në këtë drejtim?

Shqipëria turizmin e ka një nga degët e rëndësishme të ekonomisë së vendit, pas bujqësisë sigurisht. Të dyja këto degë të rëndësishme ekonomike nuk shfrytëzohen sa duhet. Potencialet e Shqipërisë në këtë drejtim janë realisht të konsiderueshme. Por, aktualisht “biodiversitet dhe turizëm” na ka mbetur vetëm në ato vende ku nuk është futur akoma njeriu. Në të gjithë botën luten njerëzit që t’u shtrohet një rrugë dhe të përmirësohet infrastruktura për në male, apo zona me larmishmëri biodiversiteti, në Shqipëri duhet të lutesh që mos shtrohet rruga p.sh se shkojnë presin pyjet dhe vandalizojnë gjithçka. Shqipëria mund t’i bashkohet kësaj dite ndërkombëtare në aspektin e agroturizmit, këtë mendoj unë të paktën, prandaj bëra parashtrimin e mësipërm. Gjithsesi ka mbetur diçka akoma dhe është e rëndësishme që ta zhvillojmë duke e ruajtur.

-A jemi në një vend i përshtatshëm për prodhime të shumta brenda standardeve?

Jemi një vend i përshtatshëm sigurisht. Dhe, këtu e kam fjalën për prodhimet e bujqësisë konvencionale, ato organike sigurisht që do të duhet shumë punë dhe nuk do të jenë asnjëherë masive, kështu është në të gjithë botën e zhvilluar, prodhimet organike janë elitare. Bota sot ka nevojë për konsum masiv dhe nuk mund të realizohet kjo duke prodhuar organike, por në mënyrë konvencionale. Pra, ashtu sikurse në të gjithë vendet e zhvilluara, edhe në Shqipëri, duhet të ekzistojnë të dyja llojet e prodhimeve, konvencionale dhe organike.

-Çfarë i sugjeroni ju fermerëve?

Fermerëve i sugjeroj të jenë më të përgjegjshëm në përdorimin e kimikateve dhe pesticideve, të jenë sa më të kujdesshëm në përdorimin e tyre mos tejkalojnë kurrsesi normat. Të jenë shumë të kujdesshëm në respektimin e karences sipas udhëzimeve përkatëse, është shumë e rëndësishme kjo. Nëse përdor pesticid apo kimikat sot nuk duhet kurrë ta vjelësh prodhimin dhe ta nxjerrësh në treg nesër. Kjo është vrastare! Gjithashtu do të shtoja të mos përdorin hormone, t’i mbajnë sa më larg fermave te tyre. Unë e di që ata janë shumë të varfër dhe këtë e bëjnë për të krijuar të ardhura për të mbajtur familjet, por kjo nuk është rruga e duhur. Unë do t’u sugjeroja të jenë më “agresivë” në drejtim të qeverive të çdo kahu qofshin, për të kërkuar më shumë investime, më shumë përkrahje më shumë vëmendje, dhe i siguroj se kjo është rruga e duhur dhe e qëndrueshme për ta edhe ne konsolidimin e të ardhurave të tyre afatgjata.

-Po konsumatorëve?

Denonconi! Zëri i një media mund të shuhet me një reklamë apo presion të çfarëdolloj, por zëri i shumë konsumatorëve nuk mund të heshtë. Sidomos në kohën e tanishme të rrjeteve sociale. Kushtojini rëndësi asaj që hani, shoqëri konsumi nuk nënkupton të hash çfarë të të dalë përpara. Numri i konsumatorëve shqiptarë që denoncojnë është shumë i ulët. Tjetra që mund të bëjnë konsumatorët është të shmangin blerjen në vende jo të përshtatshme dhe vende që janë larg çdo vëmendjeje të institucioneve që kontrollojnë. Kjo e fundit aq sa mund të jetë, por sërish nuk duhet neglizhuar dhe anashkaluar gjithsesi.

 

July 21, 2019 21:20
Komento

24 Komente

  1. Fatmir Lohja May 25, 10:50

    A ka shtet ne kete vend?Politika po na perze.Prodhimi venda po na mbyt.Vaj palme ne bylmetra.Herbicide vdekjeprurese tek perimet.Mishi me njqind semundje.
    Ju lutem, nga doganjeret e deri tek AKU.Mendoni pak edhe per femijet e tuaj,se ne te njejtin stan me ne, hane!

    Reply to this comment
    • Robert July 21, 21:51

      O zoti specialist!
      Me thua te denoncoj,por ku ta denoncoj nuk e thua!
      I shkruaj kryeministrit,nuk can koken,i shkruaj kryebashkiakut te Tiranesa as ta vershellen,i shkruaj Avokatit te Popullit me thote ja te pyes hajdutin qe ti denoncon,i sahkreuaj FIKS FARE dhe STOP as ta opranojne denoncimin se mbase duan leke!
      Ne fund i shkruaj edhe gazetave,por denoncimnin tim me fakte konkrete as si koment nuk e botojne e jo me te bejne vete investigime!
      Ku te shkoj me une?
      Ky vend ka marre fund nje here e pergjithmone!

      Reply to this comment
      • Na mbyten budallenjt July 22, 08:56

        Ti do besh mire te shkosh tek saliu se ta jep me garuzhde.
        Ketu po drogohen njerzit me politike dhe ja kane heq trurin me shiringa ju ankoheni per bimet qe i fusin droge me shiringa….
        Mos i beni kaq alarmante se ky pis milet ka lirine e fjales,eshte i lire te shkoj ku te doj ,te fitoj te shaj te vras te pushtoj e mashtroj dhe te behet i pasur dhe nuk jemi ne diktature ku bllokmenet na shtypnin dhe na e jepnin me racion jo si saliu qe ha makarona me garuzhde.
        Tani shkoni tek kafja futini nje dopio me cigare…

        Reply to this comment
    • Sigfrid July 21, 21:55

      Ja po denoncoj per te njezeten here:

      -BUKA PRODHOHET ME MIELL KANCEROZ NE SHQIPERI!

      A ka teme me te rendesishme dhe kriminale per nje krye artikull se kjo?

      Te shohim ne se do ndjehet njeri!

      Reply to this comment
  2. Erion May 25, 11:57

    Para pak vitesh ne nje nga emisionet Fiks Fare nxorri nje video me ze dhe figure te regjistruar nga nje kamera e fshehte ku nje fermer nga Lushnja i fuste acid me shiringe domateve ose i lyente nga jashte sipas rastit.
    Aty fermeri qe perdorte vet dhe shiste edhe nje lloj acidi per skuqje domatesh, porosiste klientin investigues qe vet mos ti perdorte sepse ishin te demshme, por njerezit qe do i blinin ne treg nuk do kuptonin gje, se sic shprehej do i shijonte sallata. Ilir Meta u shpreh atehere ne media qe produktet bujqesore shqiptare jane te nje cilesie te larte.. (sigurisht per efekt votash)
    Sigurisht qe atehere e kam harruar fjalen sallate, por ky eshte nje problem teper i mprehte qe njerezit duhet ta kuptojne dhe te mendohen mire para se te shkojne ne tregje dhe duhet ta detyrojne shtetin te investoje edhe me teper per laboratoret (qe jo se nuk ka) por dhe rritjen e personelit, dhe patjeter qe analizat e produkteve bujqesore ne treg duhen shumefishuar.
    Duhet kaluar deri ne penalitete per fermeret qe u kapen produkte te tilla sepse pesticide te demshme perdoren ne mase edhe neper sera.
    Perrallat per ndergjegjesimin e fermerit shqiptar per dëmin qe i sjellin shendetit te njerezve, vecse dëm sjellin, pasi shtojne gjumin e konsumatorit popull.

    Reply to this comment
  3. MH May 25, 13:21

    Hiq mos u pendoni e te mos keni fare fare frike.Jemi ne kohen ma te lumtur te jetese.Kemi dhe e ushtrojme me shume vullnet lirin e te berit pasuri.Keshtu e ka sistemi qe kemi ngjeshur per jetese.Sistem ky qe dhe Marksi,apo Lenin kane deklaruar:Sistemi qe ka rendimentin ma te larte do te triumfoj.
    Me kete sistem kemi rendimente te larta te cuditeshme.Njikohesisht kemi dhe semundje te shumta vdekje prurese.DMTH: Edhe populli nuk vuna.Ka dhe han,por dhe vjen e shkon shpejt me ate jete.Pa kene e nevojshme te vriten nga shteti si ne ate monizmin”faqe zi”.Harrojeni prodhimin BIO te ati sistemit te rendimenteve te ulta qe kishte jetegjatsis mesatare ma te larten ne Europe.Ose na kane rrejte statistikat.

    Reply to this comment
  4. Drejtesia do te behet duan apo nuke duan mijte e kenetash,apo avoketerit e tyre. May 25, 13:58

    Me kete artikull denoncues nga i respektuari e patrioti Gurra, tashme i del detyre prokurorise te beje detyren e saje, gje qe i justifikone dhe investimet e taksapaguesve shqiptare, e nderkombetare nga te cilet paguhen dhe specializohen keto paloprokurore qe deri me sot, nje pjese e madhe e tyre akuzohet me deshmi,fakte dhe prova si bashkeudhetare me boten e krim-korrupsionit-imoralo-politik ne dite e vite.Disidenca shqiptare dhe intelektuale te pa perlyer me te djeshmen dhe te sotmen sa korruptive aqe dhe kriminale, nuke duhet t’a toleroje apo injoroje kete denoncim te bere nga i nderuari dhe parioti Gurra,por te ngrihet ne protesta te fuqishme per te kerkuar vendosjen ne bangen e dretesise politikane e pushtetare per kete krim me pasoja semundje dhe humbje jete njerezore.Ky denoncim i patriotit Gurra te rikujto thenjen e babait te pavaresise Ismail bej Vlora;nje femije kur qane rritet, kurse nje popull qe hesht VDES. Indiferentizmi ndaj ketije denoncimi me pasoja semundje dhe humbje jete njerezore,do te thote ;nje grusht ndaj vetem,familjes dhe popullit ne progres njerezor .Eshte koha qe populli te ngrihet ne protesta te fuqishme per te kerkuar vendosjen ne bangen e drejtesise politikane pergjegjes per kete krim me pasoja semundje dhe humbje jete njerezore.
    Protesto ne emer te moralit, dinjitetit njerezore ku popullit ti thuhet popull,dhe jo ckllav apo lecke tregu sikurse eshte vepruar deri me tani nga riciklimi i botes se krim-korrupsionit-imoralo-politik ne te tri pushtetet.Mjaft me, c’do produkt ushqimore qe kalon standartet me ndergjegje ne dem te popullit quhet KRIM, pra si i tille duhet denuar.

    Reply to this comment
  5. Arben May 25, 14:22

    NUK KA NEVOJE PER IMAGJINATE.

    NE JEMI LIVE, ESHTE BERE KANCERI SI GRIPI, DUKE FILLUAR NGA FEMIJET MOSHE TE NJOME???!!!

    Reply to this comment
  6. Adih May 25, 15:36

    Respekte z Gurra. .E keqja me tronditese ,eshte se edhe keta prodhues ,i japin keto prodhime me helme ,edhe femijeve te tyre .Imagjinoni pastaj te mendojne per konsumatorin . Fai eshte kryekeput tek shteti ,politikanet qe e kane mendjen ,per te vjedhur .Me qe permendet ketu turizmi ,do vije dita kur shtetet perendimore ,te kujdesen per vendasit e vet ,te kontrollojne perimet ne shqiperi ,dhe ta keni te qarte nuk do vije as edhe nje turist me. I njoh mire keto perendimoret ,kam femine mjek ne perendim, ku ka sdudjuar tetvjecare gjimnaz e fakultet ne perendim ,kur ishte mjek u ri ,i kane cuar ne Greqi me detyrim me dieta nga shtetet e tyre ,kastile per keto probleme .Ku Greket frikesoheshin dhe ju serviloseshin ..Bile kane te drejten ligjore te bllokimit , Nuk e di per rastin e shqiperise mbasi nuk eshte ne BE.. Dhe ta keni te qarte ,perendimi nuk te fal per keto probleme..Bile e bejne propogande ,dhe ska per te shkelur as edhe nje turist ne shqiperi . Peshku eshte qelbur nga koka ,eshte e kote ta zgjasesh komentin . Mjere populli kush i drejton. .Edhe nje here faleminderit Z .Gurrra…

    Reply to this comment
  7. Patrioti May 25, 16:40

    Ai vend po helmohet nga gjithshka , mbi te gjitha nga Balli Kombetar -Qeveria dhe te ghitha qeverite pas 1990 ! Ata jane pergjegjsit kryesor qe kane krijuar sitemin “O Mete per vete ” por brenda e kane parazitet spesticided jane kudo duke filluar nga Presidenti e deri tek pastruesja e haleve ! Nje shoqeri e kalbur politike ekonomike sociale nuk mund te bej asgje per shume probleme te tjera lere pastaj per problemin e ushqimit tregut mallrave ect ..ky eshte fillimi I fundit qe ky sistem do shkatroj Vendin e Shqiponjave : shenim Ne Shqiperi nuk ka asnji shqoponje ! Kane ikur ose kane ngordhur nga shkatrimi Flores dhe Faunes ndotjes pa kontrol te ujrave lumenjeve liqeneve pyjeve ect..Eh duhet te ngjallet Xhaxhi qe te rregullohen perimet frutat mishi prasi domatja ulliri organik ! Cecua do bicak ! Ja tani ju mbani shpres tek “*Qeveria Teknike e Republikes se re ! Ha ha ..I bashkua Rama Basha ! Tani do kemi domate organike mish vici organik plazhe te pastra ushqim bio *Qeveri Bio *Drejtesi Bio ! Lol

    Reply to this comment
  8. Arben July 21, 21:36

    MOS U MERZISNI, SE SHQIPERIA UROPIANE I KA

    KETO. RROFTE POPULLI SHQIPETAR ,TRIM DHE

    HEROIK.

    Reply to this comment
  9. sami July 21, 22:09

    Punoj he Janine ne nje dyqan qe shet pesticide ,pleh kimik etj Nje fshat ketu eshte I njohur per kultivimin e patates dhe nje pjese e madhe jane klient te ketij dyqani dhe u them juve qe shkruani dhe komentoni se pataten e spekasin 6-7 here dhe kini parasysh per nje periudhe me pak se 3 muaj

    Reply to this comment
  10. Gazetarja e shkrimit ben nji pune te shkelqyer ktu me kte Teme ,por kjo s'mjafton July 21, 22:15

    Duhet te kete ne vazhdimesi Reagime ,

    protesta ne drejtim e origjines se ushqimit ,

    para Miistrive perkatese Bashkive ,
    dhe reagim individual gjithmon

    perball fshatarit te pandergjegjshem e papergjegjshem .

    Eshte e tmerreshme vetem kur degjon qe mosha 40-vjecare apo te rinje jae semure mha tumore
    te ndyshme .

    Shqiptaret kujtuan me ardhjen e Demokracise se

    erdhi ajo qe deshironin ,Liria ,bashke me te cilen

    erdhi edhe pasiguria , papergjegjesia ,liria e abuzimit

    ne nji hapsire ku Ligji jane thjeshte

    nji shprehje e se kaluares !

    Pa nji reagim total te shoqerise ne gjithe Shqiperine

    mbi shqetesimin e Produkteve ushqimore ne pergjithsi ,

    shtimi i semundjeve ,
    pa nji Ligj te fort te tregetise artikujve ushqimore ,

    asgje nuk do ndryshoje .
    Uroj qe te tilla shqetesime te jen me shume te pranishme ne Media

    madje te behen Tema te perditeshme diskutimi ne TV kryesore ,
    nqs duam qe te mos semuremi te gjithe e jetojme te pashprese ne kte Bote .

    Pa reagim asnji perfitim.
    Pa aksionn asnji Reaksion

    Reply to this comment
  11. lalai July 21, 22:31

    Unë e lexova dhe nuk kuptova asgjë nga specialisti i Bujqesise Gurra ….se komentet dihet që 90% janë jashtë loje.
    Ky tregon gjëra që shumë njerëz i dinë po nuk pashë dhe lexova që Bujku nuk eshte Profesionist si z.Gurra
    Nuk lexova që ketu ata që shesin fara janë të PARTISË dhe sjellin çdo gjë jashtë STANDARTIT,apo do Mbjellim zotin Guri në vend të farave.
    Nuk lexova si blihen ku blihen çfarë çertifikatash duhet të ketë 1 product…po lexova FUTJA PORDHËS E GRI SALLATE….
    Dmth…V.K punë Shqiptarësh.

    Reply to this comment
  12. Argjon July 22, 02:49

    Ende do të vazhdojmë me historinë e domateve që drogohen me shiringa?! 😀
    Më duket se është sport kombëtar të flasësh për gjëra që nuk i njeh, nuk i kupton dhe duke mos thënë asgjë të hajrit.
    Po shkëpus një pjesë nga fjalosja që të bën të vësh duart në kokë për profesionalizmin e zotërisë. E pakta tregon se është i palexuar. Më e shumta nuk ia ka idenë se për çfarë flet. Njerëz të tillë do të japin shembullin e profesionalizmit?!

    …………………………………………………………………………………………………………………..
    “-A janë sëmundjet e ndryshme kancerogjene rezultat i ushqimit që konsumojmë?

    Sipas shumë studimeve të pasponsorizuara shkencore botërore, del se sëmundjet kancerogjene, infetiliteti, obeziteti, çrregullime të ndryshme seksuale janë të lidhura shumë më ushqimet që konsumojmë.

    -Ç’do të thotë kjo?

    Kjo do të thotë që ushqimi jo i kontrolluar ndikon shumë në shfaqjen e sëmundjeve të tilla tek njeriu. Fakti që kanceret dhe tumoret po shfaqen më shpesh se gripi e dëshmon këtë.”
    ………………………………………………………………………………………………………………….
    Në rreshtat më sipër zotëria tregon se është i paditur në këtë fushë,por në vend të heshtë, bën terror.
    Këto janë tumoret më të shpeshta në Shqipëri. Cilët nga këta shkaktohen nga domatet e droguara me shiringa? Çfarë thonë studimet e pa sponsorizuara? Po Toka është e sheshtë? Po njeriu ka zbritur në hënë?
    https://gco.iarc.fr/today/data/factsheets/populations/8-albania-fact-sheets.pdf

    Sa për kureshtje
    https://www.sciencedaily.com/releases/2019/03/190315110908.htm

    Kujdes xhepin!
    https://www.altroconsumo.it/alimentazione/fare-la-spesa/news/prodotti-bio

    http://www.ansa.it/saluteebenessere/notizie/rubriche/alimentazione/2012/09/04/Salute-biologico-piu-sano-cibo-convenzionale_7421482.html

    Nëse mendja ikën për lesh, çfarëdo që të hash, po lesh të duket se je duke ngrënë!

    Reply to this comment
  13. Argjon July 22, 02:58

    Se harrova, në këtë faqen këtu keni të dhëna rreth tumoreve dhe përbërësit e riskut.
    http://www.healthdata.org/albania

    Kur flet për “Dietary risk” nënkupton:
    “Diet contributes to non-communicable diseases (NCDs) such as cancer, cardiovascular disease, and diabetes. Our data visualizations, including GBD Compare, depict which components of diet contribute most to which conditions. Risk factors include diets low in fruits, vegetables, whole grains, nuts and seeds, fiber, milk, calcium, omega-3 oils, and polyunsaturated fatty acids; and high in sodium, red meat, processed meat, sweetened beverages, and trans fats.”

    Reply to this comment
  14. Qylafi July 22, 09:00

    Nje gje eshte sigurt ne Shqiperi, shteti ka braktisur popullin e tij. Korrupsioni i larte nuk pyet per asnje mbi dhe. Po te ankohesh te thone, “Shpejt a vone do vdesim te gjithe, prandaj o popull fatkeq qe ke lindur ne shqiperi nuk ke nga ta kerkosh te drejten apo barazimin para ligjit per te gjithe. Rrofte OMGJ-ja.

    Reply to this comment
  15. labi July 22, 11:55

    Nuk eshte problemi vetem te shteti,po ata qe i shesin keto produkte nuk mendojne se kane familje,niper e mbesa,vellezer e motra,perfundimi ai popull ka probleme mendore,pastaj hajde te mendosh te shkosh per pushime ne Shqiperi.

    Reply to this comment
    • mirel July 22, 16:25

      Po more labi, po fshatari me ca do ushqehet? Kur shteti bie mallra maqedone e serbe dhe konkuron prodhimin vendas, bile e demton prodhimin vendas, ku do haje fshatari, apo ne kryeministri?
      Ministra dhe kryetare bashkie do behen gjithe fshataret?

      Reply to this comment
  16. mirel July 22, 16:37

    Problemi eshte qe qeveria kriminale e Ramutit nuk ka ne plan investimin per rimekembjen e prodhimit ushqimor vendas, por shkaterrimin e tyre.
    Vetem te mendohet se miliarda i rripen popullit per te ndertimin e rrugeve, ose me sakte per mbushjen e xhepave te koncesionareve te Ramutit dhe te PPPve te Arben Ahmetes e Gjiknurit, atehere e kupton qe qeveria jo vetem nuk do tja dije per popullin por vazhdon me ngulm te beje projekte qe cojne me tej ne demtimin dhe masakrimin e prodhimit vendas.
    Ndertimi i Heceve dhe tharja e lumenjve eshte nje praktike qe rezulton pikerisht me tharjen dhe prishjen e fermave ekzistuese dhe mbushjen e xhepave per koncesionaret, incineratoret e plerave po ashtu.
    Dhe pastaj indinjohemi ndaj fshatareve qe nuk kane nga tia mbajne.
    Po eshte shteti qe ju helmon o popull debil. Nuk jane fshataret. Fshatari merr barren e informalitetit, i duhet te paguaje dhe kuponin tatimor, ndersa miliarderet e Ramutit perfitojne miliarda nga taxat, nga taxat qe i rripen popullit, dhe taksat qe jua fal Ramuti me ligje te posacme.
    Derisa nuk protestoni per te ndalur politikat antipopullore te Ramutit, hani mut e te jini te kenaqur..ky eshte perfundimi.

    Reply to this comment
  17. tori July 22, 17:13

    Boll me parulla antishqiptare kunder prodhimeve bujqesore shqiptare
    .Vetem peralla e thashetheme tipike.Asnje ndryshim nuk ndodhe ne organizmion e njeriut nga produkte qe kan kaluar O.M.G.Kjo shkencerisht e then dhe e provuar nga institucionet me te njohura kerkimore shkencore .E perforcuar edhe nga kerkesa e 250 shkencetareve europiane qe gazetaria te paraqesin te verteten e studimeve te ndryshme shkencore e jo pjesen apo manipulimet interesante te saj nga padija per shkencen apo qellim I saj keqdashes

    Reply to this comment
  18. populli July 22, 18:07

    Duhet qe farat te jene pa hormone pasi une di qe fshatari qe pretendon se i ka pa kimikate me thote se kubiket fidane nuk e di si Jane duhet nje task forcc oSE pika te kontrolluara

    Reply to this comment
    • mirel July 22, 18:47

      o popull, task forca ose kontrolli jane nje pjese e masave qe shteti duhet te marri per mbrojtjen e popullsise, por kryesorja eshte politika ekonomike qe ndjek shteti per interesat e popullit. Keto politika ekonomike te shtetit jane kunder interesave te popullit, por te koncesioneve dhe te tregjeve te huaja. Sado task force te shtosh ti, nuk do mundesh te perballosh nevojen e popullit per ushqim dhe nevojen e fshataresise per mbijetese. Ku punesohet fshataresia konkretisht? Asgjekundi.
      Nese shteti nuk investon per prodhimin bujqesor ne vend qe te ringreje kooperativa te pronesuara nga vete fshataret, ketu cdo gje do manipulohet.
      pa lere cfare thote ai debili tori persiper OMG, qe do te thote Oh my God..
      Cope debili qe ka hallin e fames se Rilindjes dhe nuk ka hallin fare qe po helmohet nje popull i tere.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin