Peter Lucas: 1946, Enveri dhe amerikanët

July 31, 2017 14:37

Peter Lucas: 1946, Enveri dhe amerikanët

Njohja e traktateve të para 1939-ës u hodh poshtë nga partizanët kur ata u mblodhën në Kongresin e Përmetit në maj të 1944-ës. Këto traktate ishin firmosur gjatë periudhës së Mbretit Zog. Partizanët anuluan si mbretin ashtu dhe traktatet e tij

 

Rrëfimi i gazetarit të shquar amerikan Peter Lucas lidhur me rolin e amerikanëve dhe anglezëve gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri është padyshim një nga më interesantët dhe më të vërtetët. Prindërit e Lucasit ishin me origjinë nga Shqipëria dhe kishin emigruar në SHBA një shekull më parë. Pavarësisht se lindi dhe u edukua në Amerikë, Lucasi ka pasur gjatë gjithë jetës së tij një interes të posaçëm për Shqipërinë. Mjafton të kujtojmë se tre-katër libra të tij janë tërësisht histori shqiptare, ose shqiptaro amerikane, si dhe fakti se pas vitit 1990 ai e ka vizituar Shqipërinë mbi njëzet herë, është i mjaftueshëm.

Por padyshim pjesa më e rëndësishme e rrëfimeve të tij ka të bëjë me rolin e misionarëve amerikanë gjatë Luftës Antifashiste, të cilët u inkuadruan pranë Shtabit të Përgjithshëm dhe Enver Hoxhës. Aleatët anglo-amerikanë e ndihmuan luftën antifashiste dhe e mbështetën ardhjen e tij në pushtet. Por më pas, ndodhi prishja e madhe midis Shqipërisë dhe SHBA. Kjo ndodhi menjëherë pas luftës. I mbështetur në dokumente të shumta të shërbimit inteligjent amerikan të kohës, Lucas tregon pse ndodhi kjo ndërprerje marrëdhëniesh që vazhdoi për 45 vjet me radhë.

Në këtë fragment që po botojmë sot tregohet se si ikën amerikanët nga Shqipëria. Ngjan si një film bardh e zi me ca episode të papara ndonjëherë. Ai që kishte qëndruar më pranë Enverit, shefi i misionit amerikan gjatë luftës, Tom Stefan, dashurohet me Lulu Vrionin, një vajzë e klasave tashmë të përmbysura dhe martohet me të duke e rrëmbyer, në ditën që largohej përfundimisht nga Shqipëria. Mandej misioni ushtarak u zëvendësua nga një mision civil i kryesuar nga Xhejkobs dhe i mirënjohuri Harri Fulc. Por pas disa muajsh edhe ata u detyruan të iknin nga Shqipëria…

Ja si ka ndodhur.

                                                           Përktheu dhe përgatiti për botim Xhevdet Shehu

 

 

Takimi i fundit me Enverin

Nik Kukiçi ishte ulur në diell në verandën e kafenesë pranë hotel Dajtit dhe vështronte njerëzit që shëtisnin para tij. Ishte një ditë e ngrohtë shtatori. Ai kishte filluar të fuste nëpër valixhe sendet për rrugëtimin e shumëpritur të kthimit në shtëpi. Do të iknin brenda pak ditësh. Lufta për të kishte mbetur prapa. Grupi i OSS-it në Tiranë ishte duke u shkrirë, për t’u zëvendësuar nga civilë që tashmë kishin hyrë në ndërtesat e populluara të legatës.

Ai piu pak verë italiane në pritje të mikut të tij Tom Stefani, i cili do të takohej pikërisht aty në kafenenë e parapëlqyer qëkurse kishin mbërritur në Tiranë gati një vit më parë.

Në mëngjes Kukiçi i kishte bërë vizitë Hoxhës në zyrë në një takim lamtumire për t’i shprehur respektin e tij. Me vete kishte marrë një qese me ndonjë çerek kile bathë që i kishte blerë në pazar. Hoxha së fundi kishte urdhëruar vendosjen e qindra hunjve me majë të mprehtë përqark Aeroportit të Tiranës. Ushtarët e tij i kishin ngulur hunjtë në tokë gjoja si për të mbajtur bathët. Por ideja ishte të pengohej ndonjë zbarkim i parashutistëve anglezë që Hoxha mendonte se mund të pushtonin vendin e tij. Lufta e Ftohtë kishte filluar dhe Hoxha kishte zgjedhur anën tjetër.

“Unë i zbraza bathët mbi tavolinën e Hoxhës dhe i thashë atij që ne duhet të mbjellim bathë nëpër fusha të hapura dhe të ndajmë së bashku fitimet kur të kenë arritur lartësinë e hunjve. Ne mund të jemi partnerë, 51 përqind për mua dhe 49 përqind për atë. Ai qeshi. I pëlqenin shakatë e kripura. ‘Niko, Niko, si do bëj unë pa ty!’, tha ai. Ai më tha që t’i merrja bathët e t’i mbillja në Amerikë sepse unë isha kapitalist, jo ai”.

Shefi i amerikanëve rrëmben shqiptaren

Stefani mbërriti i shoqëruar nga dy gra. Ato ishin motrat Vrioni, Luluja dhe Liliana. Të dyja ishin tërheqëse dhe të veshura mjaft bukur. Stefani ishte parë shpesh me Lulunë, më të bukurën midis tyre. Kukiçi e kishte takuar Lulunë me Stefanin nëpër mbrëmjet festive. Ajo fliste mirë anglisht dhe ishte mjaft inteligjente. Familja e tyre bënte pjesë në elitën e Tiranës, të cilën Hoxha e urrente. Kjo elitë përbëhej nga pronarë tokash, intelektualë dhe tregtarë, pronat e të cilëve ai i konfiskoi. Ata ishin anëtarë ose mbështetës të Ballit që ishin futur në rreth të kuq për hetime, arrestime, pyetje, gjykime, burgime dhe ekzekutime. Disa ishin përlarë në mes të rrugës, për të mos dëgjuar kurrë më për ta. Të tjerë ishin torturuar, vrarë dhe groposur në varre të panjohura. Ndonjë me fat ia kishte mbathur në Itali. Ç’kishin mbetur ishin strukur në Tiranë. Vetëm pak prej tyre lejoheshin të lëviznin ndonjëherë. I shoqi i Lilianës, një anëtar i Ballit, sapo ishte arrestuar dhe ishte në burg në pritje të gjyqit. Ajo nuk e dinte se në cilin burg ishte. Xhaxhai i tyre, Qemal Vrioni, mezi i shpëtoi ekzekutimit. I gjykuar nga gjykata speciale e Hoxhës si një kriminel lufte, Qemali u gjend fajtor dhe u dënua me vdekje. Megjithatë, dënimi i tij u zbut në burgim të përjetshëm me punë të detyruar. Të shtatëmbëdhjetë të bashkëpandehurit e tij u gjendën fajtorë dhe u ekzekutuan në të njëjtën ditë, më 15 prill, duke përfshirë Kol Tromarën dhe Bahri Omarin, kunatin e Hoxhës. Familja Vrioni, si shumë të tjera në Tiranë, kishte qenë e kamur dhe mjaft e respektuar. Hoxha kishte konfiskuar ndërtesat e tyre, por nuk mund të konfiskonte emrin e tyre. Luluja do të ikte jashtë. Ajo ishte një nga ato që patën fat. Liliana nuk e pati një fat të tillë. Ajo mbeti prapa.

Stefani i tha Kukiçit se ai sapo ishte martuar pa bujë me Lulunë. Ai hezitonte për dasmën. Luluja ishte e lumtur, por nervoze. Liliana ishte vetëm nervoze. Ai nxori nga brezi nëntë monedhat angleze prej floriri që i kishte me vete dhe ua dha atyre si dhuratë për martesën. Stefani ia dha florinjtë Lulusë. Pastaj ai foli për planet që kishte për ta nxjerrë Lulunë jashtë Shqipërisë. Nuk bëhej fjalë për ikjen e Lilianës; ajo ishte e vendosur të qëndronte aty dhe të ndihmonte të shoqin, nëse do të gjente dot se ku mbahej i burgosur. Stefanit i mbetej fare pak kohë për të gjetur një mënyrë jashtë rregullave për ta nxjerrë Lulunë jashtë shtetit, përderisa amerikanët brenda pak ditëve do të iknin për në Romë. Ndoshta Hoxha, po të merrte vesh martesën, nuk do ta linte kurrsesi Lulunë të ikte. Së pari ata menduan ta fusnin kontrabandë me një grup refugjatësh hebrenj të cilët po i ndihmonin për t’i nisur për në Romë, por Stefani e kundërshtoi prerë atë ide. Ai vuri veton. “Unë do ta nxjerr vetë”, tha Stefani.

 Dhe ai vërtet do ta nxirrte vetë. Me anë të kufirit ishte e pamundur. Hoxha e kishte mbyllur vendin. Njerëzit që kapeshin duke kaluar kufirin vriteshin në vend ndërsa familjet e tyre dërgoheshin në kampet e përqendrimit. Por Luluja ishte martuar me një oficer amerikan, pavarësisht se ai në këtë kohë ishte distancuar disi nga Hoxha. Luluja dhe familja e saj e kishin marrë parasysh të qenit ballistë, domethënë armiq, dhe Stefani kishte lidhur martesë me një nga këta. Vetëm ai mund t’i kapte shanset për ta nxjerrë atë jashtë. Stefani e dinte që Balli nxirrte ilegalisht njerëz jashtë shtetit nga deti nëpërmjet rrjetit të tij që ende funksiononte. Ai sigurisht që kishte miq ballistë. Por kjo ishte shumë e rrezikshme, madje edhe e pasigurt.

“Unë nuk e di nëse Tomi u martua me të nga dashuria apo për ta nxjerrë atë jashtë vendit. Ndoshta për të dyja”, thotë Kukiçi. “Tomi nuk i tha lamtumirë Hoxhës. Ata nuk shkonin më me njëri-tjetrin. Tomi filloi të pinte së tepërmi në Tiranë dhe ai shkonte në të gjitha llojet e mbrëmjeve që organizoheshin nga ballistët. Vetëm ballistët ishin në gjendje të organizonin party të tilla. Partizanët ishin trokë. Hoxha nuk i pëlqente këto lloj festash. Unë i thashë Tomit dhe O’Kifit se do të ishte më mirë të qëndronim larg tyre. O’Kifi dhe unë e bëmë, por Tomi vazhdoi të shkonte në to dhe atje takoi Lulunë. Dhe Luluja, sigurisht, ishte në anën tjetër. Unë nuk e di se si do të jetë bërë Hoxha kur ka marrë vesh martesën e tij me Lulunë. Hoxha kurrsesi nuk mund ta pëlqente atë.

Kukiçi shtonte: “Tomi ishte në opozitë kur iku nga Tirana. Ai thoshte se donte të bëhej ambasador në Shqipëri, ose një diplomat, ose do të zinte një punë në Departamentin e Shtetit a diçka të ngjashme. Ai mendonte që nëse nuk do të gjente një punë në Departamentin e Shtetit, do të shkonte të udhëtonte gjithandej dhe do të vizitonte çdo anëtar të OSS-it. Unë mendoj se ai e bënte shumë mirë këtë punë”.

Plani i Stefanit për të dalë nga Shqipëria bashkë me Lulunë ishte më i thjeshti që mund të imagjinohet. Ditën e fundit të detyrës në Tiranë ai i paketoi pajimet e tij në një Jeep dhe e ngau makinën nga shtëpia e Lulusë dhe e rrëmbeu atë. Mandej, tok me Kukiçin, O’Kifin dhe disa pjesëtarë të tjerë të Grupit të OSS-it në Tiranë në një Jeep tjetër, shkuan drejt aeroportit. Megjithëse Hoxha e kishte forcuar sigurinë në aeroport dhe përqark Tiranës, fluturimet e përditshme ushtarake të Dakota C-47 nga Roma në Tiranë ishin bërë aq rutinë saqë rojet e aeroportit vetëm sa i përshëndesnin me dorë amerikanët që zbrisnin apo hipnin në aeroplan. Shpesh amerikanët u jepnin atyre ndonjë shishe me uiski skocez, apo paketa me cigare. Stefani ishte familjarizuar aq shumë saqë ata i kushtuan shumë pak vëmendje kur ai hipi në aeroplan bashkë me të tjerët, përfshi edhe Lulunë. Tri orë më vonë Tomi dhe Lulu Stefani kishin hapur një shishe shampanjë dhe trokëllinin gotat në Hotel Excelsior në Romë.

Mbërritja e Fulcit në Tiranë dhe ikja përfundimtare

Xhejkobsi dhe Fulci mbërritën në Tiranë më 8 maj 1945, për t’u takuar me Hoxhën tashmë shef i Republikës Popullore të Shqipërisë. Nëse qeveria e Shteteve të Bashkuara do të zgjaste lidhjen e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë, kjo kishte të bënte me plotësimin e dy kushteve nga shqiptarët. I pari kishte të bënte me mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri. Kushti i dytë ishte që Shqipëria të njihte vlefshmërinë e traktateve të nënshkruara midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë para prillit 1939. Kushti i zgjedhjeve të lira ishte një nga parimet e artikuluara nga Tre të Mëdhenjtë në Jaltë. Kushti i traktateve ishte një parim i Shteteve të Bashkuara që datonte nga fundi i shekullit të 18-të. Më 2 dhjetor 1945 Shqipëria mbajti zgjedhje njëpartiake, të cilat, natyrisht që u fituan nga Hoxha dhe komunistët. Njohja e traktateve të para 1939-ës u hodh poshtë nga partizanët kur ata u mblodhën në Kongresin e Përmetit në maj të 1944-ës. Këto traktate ishin firmosur gjatë periudhës së Mbretit Zog. Partizanët anuluan si mbretin ashtu dhe traktatet e tij.

Ekziston një fotografi mjaft domethënëse e Fulcit e bërë gjatë vitit 1945 në ambientet e jashtme të shkollës që njihej me emrin e tij. Ai qëndron midis nja dyzet ish-studentëve të tij, disa të veshur me uniformë partizane përjashta ndërtesës së shkollës në një pozë që i ngjan një takimi pas vitesh të një klase. Fotografia tregon qartë që, të gjithë studentët, të cilët e kishin prejardhjen nga fshatrat e thella dhe malore të vendit, i mbajnë sytë nga Fulci. Ishte ai njeriu që, në fund të fundit, i kishte mësuar dhe përgatitur ata të përmirësonin veten dhe vendin e tyre. I jashtëzakonshëm ishte fakti që shumë nga studentët që kishin kryer këtë shkollë kishin luftuar për partizanët, Ballin Kombëtar dhe OSS-in.

Jo shumë gjatë pasi ishte bërë kjo fotografi dhe Fulci do të shihte me sytë e tij se si ish-studentët e tij vrisnin njëri-tjetrin në Tiranë. Në një letër drejtuar një kolegu në korrik të vitit 1946, Fulci theksonte që Major Frederik Nosi, kryetar i një gjykate ushtarake në Tiranë, dhe një i diplomuar i shkollës së Fulcit, kryesonte gjyqin ndaj 37 burrave të akuzuar si “armiq të popullit”. Nëntë prej tyre u ekzekutuan, ndërsa të tjerët u dërguan në burg. Midis atyre të nëntëve që mëngjesin tjetër u çuan në kodra dhe u vranë ishin Shaban Balli dhe Ali Jonuzi, të cilët juve ju kujtohen se ishin studentë të kësaj shkolle”.

Prapëseprapë, Xhejkobsi dhe Fulci vazhdonin përpjekjet e tyre për të koordinuar dhe shpërndarë ndihmat e UNRRA-s, të cilat më së shumti financoheshin nga Shtetet e Bashkuara. Mijëra shqiptarë i kishin varur shpresat për të mbijetuar te ndihmat e UNRRA-s. Por dy amerikanët do të ndeshnin gjithnjë e më tepër një burokraci penguese, e cila ndikohej nga një numër i shtuar së tepërmi specialistësh që Hoxha kishte sjellë aty nga Bashkimi Sovjetik. Hoxha vazhdonte të krijonte vështirësi. Ai me kokëfortësi këmbëngulte që të gjitha ushqimet dhe furnizimet e UNRRA-s të zbarkoheshin nëpër porte dhe që të huajt të mos lejoheshin të merrnin pjesë në shpërndarjen e ndihmave për popullin shqiptar.

Anglezët e tërhoqën misionin e tyre ushtarak nga Shqipëria në prill 1946 dhe nuk e zëvendësuan atë me ndonjë mision civil, sikurse bënë amerikanët. Anglezët fajësuan shqiptarët për vdekjen e marinarëve të tyre në incidentin e kanalit të Korfuzit më 22 tetor 1946. Hoxha nuk pranoi të kishte përgjegjësi për incidentin. Anglezët i ndërprenë të gjitha marrëdhëniet me Shqipërinë dhe thanë se do të mbanin floririn e paraluftës të Shqipërisë që ishte grabitur nga gjermanët. Një javë më vonë Shtetet e Bashkuara njoftuan se do të ndiqnin shembullin e anglezëve për të mos e njohur Shqipërinë. Amerikanët mbyllën veprimtarinë e tyre diplomatike në Tiranë dhe tërhoqën Xhejkobsin dhe Fulcin. Pesë ditë para ikjes së Xhejkobsit dhe Fulcit, dy të diplomuar të tjerë të Shkollës Profesionale Amerikane u çuan në gjyq publik. Abdyl Sharra dhe Kujtim Beqiri u akuzuan për komplot me Fulcin dhe një amerikan tjetër për të sabotuar projektin e tharjes së kënetës së Maliqit, projekt që ishte marrë përsipër nga UNRRA. Të dy burrat, krahas disa të tjerëve u gjetën fajtor dhe u ekzekutuan.

Fulci besonte se Hoxha i vrau ata dy burra për disa arsye. Të dy vinin nga familje të shquara të Vlorës, domethënë se ishin nga “armiq të klasës”; të dy kishin vëllezër që ishin arratisur në Itali, një nga të cilët ishte mësues; qeveria donte një kurban pasi ajo kishte prishur projektin e kënetës së Maliqit; dhe që gjyqi mund të shërbente për të diskredituar Fulcin, shkollën dhe Shtetet e Bashkuara.

Duke shkruar nga Roma për një koleg, Fulci thoshte: “Nëse juve ju kujtohet atmosfera e vitit 1933, 14 vjet të shkuara, ju do të keni një ide të qartë për atë që ndodh rëndom tani, veçse duhet të kuptoni që njerëzit e kanë shtuar dozën e së keqes në 14 vjet. Metodat dhe taktikat e tyre janë intensifikuar, përmirësuar dhe kanë kaluar çdo kufi. Këta në pushtet shfaqin një injorancë kokëforte ku mungon çdo lloj ndjenje mirësjelljeje, dashurie njerëzore ose tolerance. Ata nuk duan as amerikanët dhe as çdo gjë që amerikanët përfaqësojnë. Nisur nga ky fakt, atje nuk mund të ketë dyshim për gjithçka ndodh”.

Hoxha dyshonte se të gjithë ata që kishin mbaruar shkollën e Fulcit ishin spiunë, duke bërë një përjashtim të rrallë për Mehmet Shehun. (Tridhjetë e pesë vjet më vonë Hoxha do ta akuzonte Shehun se kishte qenë një spiun amerikan karriere). Hoxha i futi në rreth të gjithë shqiptarët që kishin mbaruar shkollën amerikane dhe i burgosi ose ekzekutoi. Këtu u përfshinë edhe të diplomuar si Kadri Hoxha, oficer i UNÇSH në Bari i cili ishte ankuar për Stefanin. Ai arrestoi të gjithë shqiptarët që ishin shoqëruar me amerikanët, sikurse ishte dhe një nga mikeshat e O’Kifit. Madje edhe shqiptarët që flisnin anglisht dyshoheshin se kishin spiunuar tek amerikanët.

Fulci dhe Xhejkobsi ikën nga Tirana në tetor 1946. Ishte hera e dytë që Fulci detyrohej të largohej nga Shqipëria, vendi që ai e pëlqente dhe donte ta ndihmonte.

Fati i Tom Stefanit pas lufte

Stefani dhe Luluja lundruan nga Roma për në Nju Jork në maj 1946. Stefani kishte me vete një kopje të një letre rekomanduese që Fulci i kishte dërguar Gjeneralit Donovan. Ai gjithashtu ishte dekoruar me urdhrin Legion of Merit dhe me Yllin e Bronztë. Ai e çoi nusen Lulu në shtëpinë e tij në Lakoni në New Hapshire, ku jetonte ende nëna e tij. Si adresë shënoi Hotelin Ambasador në Lakoni. Ai dhe Luluja mandej shkuan në Uashington ku ai u lirua nga detyra një javë më vonë.

Nëse Stefani kishte ndërmend se mund të sillte si argument njohuritë e tij speciale për Shqipërinë dhe rrjetin e kontakteve në vend për një punë ne Departamentin e Shtetit, do të zhgënjehej. Nuk ka dëshmi që ai të jetë takuar me Brenanin, shefin e zyrës shqiptare të OSS-it në Uashington, ose më ndonjë tjetër në Departamentin e Shtetit. Brenani nuk iu përgjigj kurrë atij kur Stefani i shkruante nga Shqipëria dhe i kërkonte një takim gjatë luftës, sikurse nuk iu përgjigj as kërkesave të Hoxhës. Kështu që nuk kishte ndonjë arsye për Brenanin të takohej me Stefanin tashmë që lufta kishte mbaruar. Ndoshta Brenani ishte dhe vetë i papunë.

Si qindra dhe mijëra veteranë amerikanë të luftës të kthyer Stefani pa se nuk kishte më nevojë për të dhe për përvojën e tij. Lufta kishte mbetur prapa. Masa e ushtrisë ishte zvogëluar në mënyrë drastike. Një masë marramendëse njerëzish ishin liruar. Një ditë ti ishe një oficer ushtarak i dekoruar dhe i respektuar që kishe ndihmuar Gjeneral Enver Hoxhën për të marrë pushtetin në një vend, ndërsa ditën tjetër qeveria jote të tregonte derën…

July 31, 2017 14:37
Komento

14 Komente

  1. elezi July 31, 19:17

    Nqs doni te mesoni se sa e donte ENVER HOXHA AMERIKEN duhet lexuar intervista e gazetarit Morris W. Rosenberg marre Enver Hoxhes pikerisht ne 30 nendor 1944 dhe botuar dy dite me pas ne NYT
    Nqs doni te dini si el na balte AMERIKA ENVER HOXHEN ndiqni emisionin video http://www.youtube.com/watch?v=AFsJFBnEPeE me titull Enver Hoxha, buka e thyer me amerikanët/Pjesa I& II
    ku gjoja ben fjale per hezitimin e shqiptarëve për tu lidhur me Perëndimin qe ne fakt ishin Amerika dhe Anglia qe e shiten shqiperne te Stalini ose me sakte te Tito..
    Ne kete interviste dhe ne pjeset e dokumentarit vihet re se drejtimi nr 1 i enver hoxhes ishte Amerika…por kete te fundit e mbyste akoma Anglia qe ishte pambarimisht armiqsore me shqiperine.
    Nje njeri normal nqs se do analizoje thirrjet e Harri Fullzit nga Bari Italise…thirrjet e Tomas Stefanit nga Tirana dhe me vone te J.E.Jakobsit drejtuar DASH-it (te shurdhuar) qe njiheni Shqiperine zyrtarisht se do kaloje ne prehrin e Stalint nuk u ndegjuan dhe Historia tregoi se amerikanet dhe anglezet na shiten si placke tregu..dhe ajo qe eshte kriminale sot akoma ka neo-fashiste si Romeo Kurvakuqi..qe thone se enveri shkoi te Tito….qe nuk eshte e vertete…enverin e cuan atje vete anglo-amerikanet..
    Ndiqeni videon me siper te shikoni se shteti i fundit qe e njohu shqiperine ishte amerika….biles as ne San Francisko amerika nuk e ftoi shqiperine..te pakten si ndegjuese….
    E duam ameriken por jo me shume se te verteten..Biles kur thuhen te vertetat e hidhura hapur jane sherim dhe per ameriken
    ,
    ka ardhur koha qe ato zyrtare amerikane qe merren me shqiperine ne washington e gjetke te nderpresin ‘ligjin e luftes ” me enver hoxhen dhe te kerkojne te falur per tejkalimet ne luften kunder enverit deri ne “deleted”
    .
    fakti qe amerika zyrtare mbron me cdo kusht sali berishen sot eshte lapidari qe ata i ngrene enver hoxhes qe nuk po e mundin as te vdekur

    Reply to this comment
    • ELIOT November 23, 11:53

      PO I SHTE FAJI I AMERIKANEVE QE ENVERI MVBYLLI KUFJTE …PO ISHTE FAJI I AMERIKANEVE QE ENVERI I MBUSHI BURGJET ME PRISONIER POLITIKE ..PO ISHTE FAJI I AMERIKANEVE QE ENVERI NUK NJIHTE OPOZITE .. NUK E DINTE CO TE THOTE LIBERTE EGALITE FRATERNITE … ISHTE FAJ I AMERIKES .. MORE ELEZ ..JA ANALFABET APO NAIVE …. NDOSHTA I KE TE DYJA .. POR NE MOS NA MERR PER BUDALLENJ ….. AMERIKA I LA KUFIJTE HAPUR ..PERSE S E BERI ENVERI .. NE AMERIKE TE LEJONI KRITIKAT ..KISHTE SHUME PARTIE ..PERSE ENVERI JOT SI LEJOI APO KISHTE FRIKE SE I IKTE TRUALLI QE E MORRI ME TRADHETI NGA DUART …ENVERI ISHTE NJE SOCIOPAT NJE EGOIST QE VETEM VETJA E VET I PELQENTE … I VRAU TE GJITHE SHOKET PARTIZANE . ????. I QUAJTI TRADHETARE ..SEPSE NUK DONTE TE LEJONTE TRUALLIN ..KUR I MADHI CHURCHILL NUK U ZGJODHE NE VOTAT MBAS LUFTE NE ANGLIE .AI NUK VRAU NUK FUTI NE BURG OPOZITEN ..POR THA FITOI DEMOKRACIA …. ENVERI TE VRISTE PER NJE IDE JO BOLSHEVIKE .. KUR I MADHI GENERAL DE GAULLE NUK U ZGJODHE PRESIDENT NE FRANCE … CFARE BERI ….?????? SVRAU SFUTI NE BURG ..POR JA LA QEVERINE PARTISE SE POPULLIT ….ENVERI KURRE SI LEJONTE VOTIMET E LIRA .. .AKOMA SE KE KUPTUAR …… ME DUKET SE KE NEVOJE PER TU KTHYER NE SHKOLLE …PYETE KADAREN KUSH ISHTE GENRELA DE GAULLE ……MERCI …

      Reply to this comment
  2. august July 31, 21:55

    Ketu ka nje genjeshter te madhe:

    Kur E.H u be kryeminister ne shkurt 1945 ju kerkua nga pala amerikane qe te rinovoheshin kontratat me shtetin amerikan.
    .
    E.H ju pergjigj:

    te gjitha dokumentat e shtetit shqiptar jane djegur..keshtu qe ju lutem dergoni kopjen qe keni ne amerike dhe ti firmosim….
    .
    keto kopje dokumente shteti amerikan nuk i dergoi kurre se mendonte qe te rrezonin enverin pas disa muajsh
    .
    boll me mashtrime !

    jepini cezarit ate qe i takon

    Reply to this comment
  3. demo July 31, 23:17

    Amerikanet ndihmuan serbofilet shqiptare te vijne ne pushtet,Florinjte e Englezit dhe armet e amerikanit i sollen ne pushtet.Hoxha u vuri minat dhe mire ua beri.

    Reply to this comment
    • Nero August 2, 13:10

      Zoti Xhevdet,

      A mund te na thoni se ne cfare libri te Lucas i keni marre keto shkrime qe te kemi mundesi te blejme librin?
      Ju lutem na e jepni kete informacion.

      Reply to this comment
  4. Al July 31, 23:45

    Kujtime interesante. Interesant eshte dhe fakti qe “Dita” i qemton dhe i sjell para lexuesit keto shkrime. Cdo deshmi, eshte e dobishme per te kuptuar se si ka qene e verteta. Ne fakt, e verteta eshte si nje mal, thelbi i se ciles eshte maja e tij. Maja shihet edhe nga larg, (deri ne nje fare largesie), por shpatet e tij ne ane te ndryshme, kane pamje te ndryshme. Varet se ne cilin pazicion eshte vezhguesi qe pershkruan malin dhe majen e tij, per t’u krijuar nje perfytyrim nga ky pershkrim. Po keshtu, tek ky perfytyrim, ndikojne dhe elementet qe zgjedh per t’i pershkruar vezhguesi, dhe kjo zgjedhje eshte subjektive.
    Keshtu, pra, duket e verteta historike, perfshire kete qe paraqitet nga redaksia e “Dites”.
    Gjithashtu interesant eshte fakti se redaksia ka zgjedhur te botoje pikerisht kete fragment, dhe ka pergatitur pikerisht ate recension, (hyrje). Nuk duket aspak asnjanes qendrimi emocional ndaj figures se Hoxhes, komunisteve, Kongresit te Permetit, Shtetit Shqiptar para pushtimit te 1939, duke e stigmatizuar permes perdorimit per te te imazhit te deformuar te krijuar pergjate 45 vjeteve te diktatures, me perseritjen e vazhdueshme te propagandes denigruese.
    Nejse, kjo eshte ajo pjesa kur vezhguesi(redaksia) zgjedh qendrimet e veta politiko-emocionale per te pershkruar (malin) ngjarjen, historine, te verteten.

    Reply to this comment
    • Besniku August 1, 05:23

      Pikerisht Al, varet nga kend veshtrimi i gjithseicilit , si e shikon majen. Por shkrim beresi e shikon ne nje kend te vetin ndryshe nga shumica e komentuesve, dhe akoma më me shume diference nga shumica e shqiptareve qe kane votuar per MAJEN.
      Por keta lloj shkruesish ne nje vrime I bien fyellit e nuk lodhen. Me vjen keq per Diten qe na harxhon kohen me ta e na servir genjeshtra historike.
      Ca si keta dhe muçka qe nuk di origjinen e tij, jane bere per tu çuar tek 5.

      Reply to this comment
  5. Al July 31, 23:56

    @august
    Me siguri nuk duhet te jesh i sakte, august.
    Ka dy gjera ne shkrimin tend qe nuk perkojne me te verteten, me ate reale, pra me majen e malit, te cilen e shohin te gjithe vezhguesit.
    E para, Hoxha nuk u be Kryeminister ne shkurt 1945, por me 24 tetor 1944, ne Berat.
    E dyta, eshte shenuar qartesisht ne rezoluten e Kongresit te Permetit qe Qeveria e pasluftes nuk do te njohe asnje marreveshje te Shtetit Shqiptar te nenshkruar para ketij kongresi.

    Reply to this comment
  6. Savon August 1, 00:31

    Si keto perralla une u tregoj nipceve cdo nate duke u shtuar edhe doza heroizmi don kishotian.
    Botimi ne faqe te pare i rrefenjave te tilla pa asnje interes publik,verteton se media ose nuk di se cfare te botoje ose botob shkrime me pagese.
    Po te donte,media sot ka aq shume materiake sa te furnizoje edhe Hollivudin.

    Reply to this comment
  7. Arber I August 1, 03:13

    Kujtimet kane nje moral te qarte: Enver hoxha gaboi me diplomatet amerikane. Hoxha ndoqi porosite e Titos, qe vete Tito nuk i zbatoi kurre. Hoxha ishte dogmatik dhe jo nje burre shteti, marreveshjet e nenshkruara midis shtetit shqiptar (nuk ka rendesi se i kishte firmosur kryeministri i Mbreterise Shqiptare) dhe atij amenrikan nuk duheshin hedhur poshte, sepse ishte nje shtet aleat. Hoxha donte te ishte ne pushtet derisa te vdiste, sic edhe ndodhi.

    Reply to this comment
  8. befana August 1, 10:08

    I pa harruar kujtimi i tij,qe punoi vetem per shqiperine.
    Per sa i perke””t aleateve””e pame se si na kane ndihmuar keto 27vjet….akoma kini shprese kur ne krye kemi vetem hajdute e antishqiptare te frymezuar nga keta “”aleat””.?

    Reply to this comment
  9. intelektuali August 1, 13:13

    Enver Hoxha e tregoi ashiqare se ku e coi shtetin pas viteve 80-te me bunkeret dhe tollonat e tij,

    prandaj:

    KUJT I DUHEN KETO LLOGJE PSEUDOHISTORIKE TE MASHTRUESIT PETER LLUKAS QE NUK ESHTE AS SPIUN DHE AS SHKRIMTAR, POR NJE BOLE IDIOTE QE SHKRUAN HISTORI PER DEBILE DHE DALLKAUKE.

    prandaj:

    O enveristi Xhevdet Shehu qe interviston papushin kriminelet e Enverit dhe kryesisht Nexhmijen dhe mbush gazeten DITA me citime te librit te mashtruesit Peter Llukas, pse o xhevdet Shehu nuk i jep pergjigje te vetems pyetje sic bejne edhe te gjithe fanatiket e tjere enveriste dru me pre:

    KU KA QENE ENVER HOXHA GJATE VITEVE TE LUFTES?

    sepse:

    Nga dokumentat e mirefillta del se ka jetuar si levend borgjez me gjithe Nexhmijen ne vilen e kunatit te tij Bahri Omari, qe ishte edhe kuisling edhe ballist dhe nga kjo vile spiunoi tek fashistet te gjithe kundershtaret e vet drejt pushtetit absolut.

    HE PRA PSE PETER LLUKASI I XHEVDETIT NUK TREGON SE KU KA JETUAR ENVERI ME NEXHMIJEN GJATE LUFTES?

    Reply to this comment
  10. Intelektuali me ore te ngec ke bahriu August 2, 21:52

    Po pse dhe bunkerat Enveri i beri mo?
    Po gjithe ata gjenerale e kolonele te armes se xhenjos cbene mo. Po pse mo Enveri i morri per dore e i tregoi se sa duheshin bere e ku.
    Po leket o inteloqjakoqja i dha kinezi pas ndihmes se pacmueshme qe i dha regjimi i Enver Hoxhes per tu pranuar ne OKB kur ishte pranuar taiwani.

    http://www.gazetatema.net/2017/07/04/beteja-e-ashper-shqiperi-shba-ne-okb-intervista-me-ish-presidentin-george-bush-atehere-ambasador-i-shba-ne-okb/

    E pacmueshme smatet dot me vlera monetare.
    E pe videon e youtubit kur fliste me vete amvasadori amerikan ne sesionin e OKB per albanian resolution

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*